12 Dhjetori : Nata e madhe e zonjave shqiptare!!!

Flora Nikolla shkruan :

Zonjat që bëjnë Shqiptarinë,  do të takohen në një mbrëmje simbol Gala,  ne natën e 12 dhjetorit në një nga hotelet më tradicionale të kyeqytetit shqiptar, në Mak Albanian Hotel,  për t’i dhënë nderim, një grupi zonjash që punojnë sot në të gjithë botën e globalizuar pavarësisht kombësisë shqiptare tashmë e ndryshuar në amerikane, franceze, italiane, austriake, gjermane apo malazeze,  maqedonase, etj.

Ka nje te vecante kete here dhe shume te rendesishme, sepse e gjithë kjo mori vendesh nga i gjithë rruzulli ynë, do të nderohet me një emër shumë të madh që quhet Shqiptari, ne emer te një kuptimi të madh që quhet: sukses !

Kjo nuk ka të bëjë  me nacionalizëm dhe as më shumë me ndonjë patetizëm të rastësishëm!!!

Kjo ka të bëjë me një nderim që institucionalizohet për hërë të parë me nje cmim të madh që nderon zonjat tona në një botë globale,  ku ato me dinjitetin dhe personalitetin e tyre , kane ditur të  krijojnë suksesin kudo janë .

A nuk është kjo një krenari legjetime për të gjithë ne ?

A nuk duhet ne të mos harrojmë  se si shqiptarë dimë të krijojmë sukses, të paktën të plotë jashtë trojeve tona ?

A nuk duhet vallë që në ditët tona, të mos  komentojme në sharje jetët tona andej e këndej dhe as të komentojmë me grimca hakmarrje jetët e të tjereve, por më buzëqeshje ti themi , bravo suksesit ???

Albanian Excellence, ka një mision fisnik per te treguar suksesin tone te perbashket shqiptar dhe që në vitin e saj të shtatë, ka arritur të ketë së bashku mbi 1000  histori suksesi të të dy gjinive.

Po zonjat e suksesit, si nisi ky rrugëtim  ?- me të drejtë do të pyesni ju.

Rrugëtimi i suksesit të zonjave nis një ditë tetori të vitit 2016,  në Manhattan , Nju Jork, kur u nënshkrua  Memorandumi,  “Të qënit grua në shekullin e XXI “.   Firma e parë ? Presidenti i asaj kohe  Bujar Nishani që ishte prezent në një mbrëmjë Gala të  paharuar në Symphoni Space ku u promovua  libri  “Zonjat shqiptare në Nju Jork “.

Ja kështu me këtë ngjarje të madhe e  të mbarë nisi ky rrugëtim yni me zonjat shqiptare kudo janë . Më pas  ???

Më pas me, “Peticioni për viktimat e dhunës seksuale të Luftës në Kosovë në vitin 1999” , nënshkruar në Nju Jork në qershor të vitit 2018, në  Galanë e mrekullueshme “Zonjat që bëjnë Shqipërinë” në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë  kur u botua  libri “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, për të vijuar në muajin prill të vitit 2019, me Konferencën Ndërkombëtare , “Vlera e të qënit grua në shekullin e XX”, në Tiranë dhe në Shkodër kur u botua  libri, “Në botën e bukurisë”  dhe kur u krijua  Aleanca  Globale e Gruas së suksesit shqiptar, me librin dhe ekspozitën ndërkombëtarë “121 foto në 121 jetë suksesi”, në muajin qershor në Presidencën e Republikës me prezencën e Presidentit Ilir Meta, si simbol i kombit, për të qënë së bashku gjatë muajve, korrik,  gusht, shtator, tetor,  në një ekspozitë plot me mesazhe fisnike në  Strugë (Maqedonia e Veriut),  në Pogradec, në Preshevë (Republika e Sërbisë) në Patos , Prishtinë dhe në Ulqinin e bukur.

A nuk është një odise e mrekullueshme dhe fisnike e gjithë kjo ?

A nuk është një prolog i bukur nata e 12 dhjetorit në këtë parakalim të pandalshëm vlerash të zonjave tona shqiptare kudo janë ?

Shumë kemi nderuar dhe respektuar në emër të vlerës. Ka qënë shumë kënaqësi, ka qënë dhe teper lodhje, emocion, ka qënë shumë punë  dhe shumë përkushtim dhe dashuri.

Po ja ku jemi  !!!

Nata e 12 dhjetorit po afron …!!!

Ne të gjitha duhet të jemi bashke dhe më afer … pavarësisht se kush do të marrë nominalisht titullin Zonjë që bën Shqiptarinë…! Duhet të jemi së bashku sepse emërues të përbashkët kemi suksesin dhe dinjitetin tonë.

Ndaj them se :

12 dhjetori do të jetë një natë simbol për disa mjëra zonja shqiptare që dinë të bëjnë sukses .

12 dhjetori do të jetë një natë shëmbulli për më të mirën e të qënit grua, në mjekësi, arsim, estetikë, art, kulturë, shkencë, biznes, filantropi, media … , politikë, e pa fund mund të vijoj kështu…!!!

12 dhjetori  do të jetë një natë embëlemë e zonjave shqiptare , pavarësisht se nuk mund ti kemi të gjitha së bashku , e për ti thënë : Faleminderit  për koontributin e tyre në shqiptar !!!

Ndaj ju drejtohemi me zemrën plot per t’ju thene:

Mirë se të vini,  Ju Zonjat e suksesit mbarëshqiptar në Natën e Madhe te 12 dhjetorit ne Tiranen e te gjitheve !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *