121 foto  të zonjave shqiptare  në 121 histori suksesi në shekullin XXI

Në fund të qeshorit , ngjarja e madhe

Tiranë, 7 Maj/AE/-Albanian Excellence  do të çelë këtë  fund qershori  në Tiranë një Ekspozitë Ndërkombëtare  kushtur suksesit të gruas shqiptare kudo është. Ky është një event llogjik  dhe shumë i rëndësishëm  i punës më se shtatë vjecare që kjo Qëndër  ka realizuar nga krijimi i saj  , në nëntor të vitit 2012, në 100 vjetorin e shtetit  shqiptar, duke krijuar një data base të vyer  suksesi, tashmw  edhe për ta treguar në  foto.

Ky është nje gëzim  pune në fakt për stafin e Albanian Excellence, sepse zonjat që do të jenë pjesë e kësaj Ekspozite , janë më së shumti histori suskesit të zbuluara e të hulumtuara prej saj, të nderuara nga Albanian Excellence me tituj, medalje dhe ajo që është më  e rëndesishmja,  të intervistuara dhe të botuara në librat e Albanian Excellence të cilat deri më tani arrijnë në  nëntë botime shumë cilësore.

Në fakt prej rreth një viti drejtuesit e kësaj qëndre kanë pohuar në disa media se , “ tashmë ka adhur koha që hisoritë e suksesit të hulumtuar dhe intervistuar nga Albanian Excellence të dalin nga librat  dhe të jenë në ndimë e në mbështetje të komunitetit”. Kjo Ekspozitë , duket një tentativë më shumë dret kësaj iniciative shumë të vyer pas krijimit në dhjetor të vitit të kaluar të orkestrës Albanian Excellence, me pjesmarrjen e instrumentistëve shqiptarë në botë kurorëzuar më një koncert të organizuar nën kujdesin e Pressidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij , z.Iir Meta , apo edhe  me krijimin në mes të muajit prill të  Aleancës Globale ët Gruas së Suksesit shqiptar, një organizëm vullnetar për marrjen e iniciativave globale në mbështetje të gruas shqiptare kudo është.

Janë  121 zonja të suksesit shqiptar 2019, që do të marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gruas së Suksesit Shqiptar,  që do të hapet në  Tianë në kuadër të vitit 2019,   shpallur si , “Viti i Gruas nga Albanian Excellence dhe në kuadër të  Cmimit të madh të dhjetorit , “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “.Ekspozita mendohet të celet në 30 Qershor në Tiranë , në një vend të rëndësishëm  me pjesmarrjen e personaliteteve të rëndësishme të jetës së vendit , por që do të vijojë të prezantohet mbi bazë të një axhende që është duke u përpunuar në shumë vende në botë.

Ajo që ka shumë rëndësi  është edhe fakti se , tema e Fotgrafisë është prezantimi I Zojnave shqiptare që i përkasin , të gjitha trojeve shqiotare dhe të gjitha vebdeve të botës është prezantimi artistik përmes detajit I cili tregon dhe shpreh suksesin.

Si e tillë , fotoja mund të jetë një gjëndje e Zonjave të suksesit shqiptar në punë apo në komunikim me njerëz që ka lidhje me ju dhe me suksesin .

Kjo Ekspozitë pas qëndrimit të saj në Tiranë prej disa ditësh , do të vijojë të hapet në disa vende të tjera si në Prishtinë, Ulqin, Strugë, Zvicër , SHBA, me idene të botimit të këtyre fotove në një album fotografik  që do të mbajë  autorësine e Albanian Excellence.

Të gjithë foografët që  do të jenë realizues të fotove të këtij eventi do të jenë autorë të shpallur të tyre duke gezuar të gjitha të drejtat autoriale. Ndërkohë një grup fotosh do të realizohen dhe nga fotografi zyrtar i Albanian Excellence, Olsi Beci.

Ne mesin e muajit Prill, Albanian Excellence, organizoi me sukses të plote Konferencën Ndërkombëtare, “Vlera e të qënit grua në shekullin e XXI”, një aktivitete nga e cila u krijua Aleanca e Gruas së suksesit shqiptar në botë   si dhe u rivitalizua nënshkrimi i Peticionit “Në Mbështetetje të  grav e të dhunuara gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999”, një iniciative e Albanian Excellence që nisi në qershor të vitit të kaluar në Nju Jork të SHBA.

Albanian Excellence metodikën e saj në mbështetje të Gruas mbarëshqiptare e mbështet në Memorandumin e  nënshkruar tri vite më parë 2016, në Manhattan –Nju Jork, kur  u nënshkrua  Memorandumi,  “Të qënit grua në shekullin e XXI” . Ky memorandum i organizuar në kuadër të  Mbrëmjes Gala që promovoi librin , “Zonjat shqiptare në Nju Jork”,  u nënshkrua në prani të Presidentit të Republikës së asaj kohe Shkëlqesisë së tij zotit,  Bujar Nishani. Në këtë kuptim, të gjitha aktivitetet e zhvilluara në vijimesi të këtij eventi i cili u komentua për suksesin e tij aboslut  , janë në përputhje me nënshkimin e këtij memorandumi.

Një vit më parë në këtë kuadër, Albanian Excellence organizoi në Hotel Sheraton në Tiranë, aktivitetin  shumë planësh , Zonjat që nëjnë Shqipërinë, kur u nderuan me kete titull të paktën 23 zonja shume të rëndësishme të jetës shumë planëshe shqiptare .

Këtë dhjetor, po në këtë kuadër, në një mbrëmje Gala  në 12 dhjetor, do të shpallet cmimi mbarëkombëtar, “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”,  në disa fusha .

Ky është pari cmim  i këtij lloji që promovon gruan shqiptare  dhe suksesin e saj kudo ajo është.

      

 

3 Koment

  1. Romina thotë:

    Urime dhe Bravo per kete event kaq te rendesishem

  2. Majlinda thotë:

    Shume urime pergezime , nje grua e rralle, inteligjente dhe vizionare Flora Nikolla, ke hyre ne histori per kete iide,, organizim dhe pune nga ana juaj e nderuar ku shume gra te suksesshme qe kan lene gjurme ne art kulture dhe sipermarrje kane kontribuar nder vite dhe jane promotor i suksesit ne vend dhe bote ju i nderoni dhe i jepni vleresim, me te cmuar ne vendin tone duke marre me shume kuptim madheshtor fakti qe krijohet nga nje grua qe quhet Flora Nikolla. Vleresim dhe respekt per ju. Urime Albanian Excellence 💖

  3. Nje event ku radiografia e zonjave me vlera kontribute formim vleresime dhe aktivitete do driteroje per te vezulluar imazhin e zonjave qe jane ne galerine e krenarise shqiptare. Pune te mbare dhe suksese Flora Nilolla dhe stafi juaj

Lini një Përgjigje te FARIDA Zmijani Ramadani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *