Nga Flora Nikolla
Hero Covid 19: “Mjekët, në vijën e parë, nuk menduam se çfarë do të ndodhte me ne”
Tirane, 30 Prill/AE/.-Kur në vitin 2000, Dr.Kita Sallabanda shkoi në Spanjë i duhet të punonte shumë per të marrë titullin e neurokirurgut dhe të profesorit të asociuar të neurokirurgjisë në Universitetin Komplutense të Madridit.
Ju desh të mbronte përseri titullin Doktor në Mjekësi dhe kështu sot, të jetë dy herë Doktor ne Mjekësi, në Shqipëri dhe në Spanjë.
Filloi si ndihmës kirurg në një klinikë private dhe tani ka konsultën e tij private, punon në një nga spitalet më të mëdha të Madridit e të Spanjës, në vitin e katërt e të pestë të mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Komputense në Madrid, jep lëndën e neurkirurgjisë, është tutor i specializantëve të nerurokirurgjisë, drejton komitetin e neuro-onkologjisë në spitalin ku punon . Është Drejtor i ¨Master Internacional En la Radiocirugia del Sistema Nerviosos central të Universitetit Komplutense te Madridit, bashkëpunëtor në Radiokirurgjinë e Sistemit Nervor Qëndror në Genesicare Madrid, ne qëndrën e Cyberknife, është koordinator i radiokirurgjisë shoqatës shoqatës spanjolle të Neurokirurgjise, SENEC, anëtar i komitetit shkencor të EANS it dhe SENEC, ka publikuar rreth 26 artikuj në revistat e ndryshme kombëtare ne revistat e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe dy libra mbi Radiokirurgjinë e Sistemit Nervor Qëndror.
Është, President i Shoqatës Spanjolle të Radiokirurgjisë, President i Shoqatës Ibero-Latoinamerikane të Radikirurgjise, dhe President i Komisionit të Neuro-Onkologjisë së Hospital Clinico San Carlos, Madrid. Ka punuar shumë në fushën e Radiokirurgjisë së Sistemit Nervor Qëndror dhe sot është një nga figurat e rëndësishme në Spanjë, Europë dhe Amerikën Latine. Për këtë karrierë brilante në Spanjë, Dr. Salalbanda i është shumë falenderues edhe gruas së tij, Mimoza dhe vajzës së tij, Morena, të cilat e kanë mbështetur realisht dhe kanë qënë ndihmë e madhe për të. Morena sot, është kolegia e tij, të dy punojnë bashkë në trajtimin e të sëmurëve si Onkologe Radioterapeut në Qëndrën Cyberknife Genesicare, Madrid.
Duke folur për situatën e Covid 19 në Spanjë por edhe në planin global, Dr. Sallabanda, më shumë se transparent, tregon hap pas hapi përhapjen e këtij virusi, zhvillimin e tij galopant në Spanjë. Ai i referohet OBSH dhe gjithë qeverive e shteteve më të përparuara të botës, me disa përjashtime, të cilat sipas tij, për arsye politike ose mungesë informacioni nuk reaguan në kohën e duhur dhe nuk vlerësuan si duhet rrezikshmërinë e këtij virusi. Informacioni i pakët që erdhi nga Kina dhe dhe mesazhet shumë pak profesionale të OBSH, u shfrytezuan nga politikanët për mos të marrë masat e duhura në kohë në duhur. Etja për fitim dhe politikat populiste bënë që këto qeveri të mosparandalonin dhe të mos përgatiteshin për këtë pandemi. Arsyet e përhapjes sipas mendimit të tij, janë, globalizimi, kontaktet e përditshme me të gjitha vendet dhe mungesa e alarmit nga OBSH. Dr. Sallabanda tregon për kolëgët e tij të kujdesit primar, mjeket e urgjencës, të reanimacionit si bashkeshortja e tij. Të gjithë kanëi punuar së bashku dhe jetuar me Covid 19 , operuar të sëmurë me Covid 19, mbështetur kolegët e tyre, në rrezik të përditeshëm por otimist. Ai, këmbëngul se nuk ka vetëm të sëmurë me Coronavirus të gjithë jane të sëmurët e tyre me ose pa Covid 19 dhe që duhen trajtuar.
Kolëgët dhe ai, kanë punuar, pa patur frike se do të infektoheshin , pa mjetet e duhura mbrojtese. Spanja, nuk reagoi në kohën e duhur, nuk mori masat e duhura masat e duhura gati 30.000 personel shendetesor u prekën, 34 mjekë kanë ndëruar jetë, 11 farmaciste nuk kishim mjetet e duhura mbrojtese. U gjetëm të papërgatitur dhe ishte si të shkoje në luftë pa fishek, shkruan Dr. Sallabana në këtë intervistë duke shtuar se, ”në fakt nuk është luftë, është emergjencë shëndetësore e shoqërore kur mjekëve ju desh të ishin në vijën e parë dhe të mos mendonin fare se çfare do të ndodhte me ne. Ai nuk e di në se kjo, do të quhet heroizëm, por mendon së është në nder të shoqërisë të vlerësojë punën e mjekëve dhe kjo që Albanian Excellence po bën, e nderon.
Ju ftoj të lexoni intervisten e relizuar nga Albanian Excellence në kuader të librit “Suksesi dhe heronjtë e Covid 19”, që do të promovohet në dhjetor në një mbremje Gala ne Tiranë.
F.N: Cilat janë disa nga karakteristikat që duhet të ketë një njeri për të qënë mjek?
K.S: Për të qënë mjek duhet të kesh një karakteristike të veçantë që quhet vokacion, përkushtim, është një dëshirë që lind nga brëndësia e një njeriu që i kushtohet këtij profesioni, mbi të gjitha që të bëhesh mjek, duhet ta duash profesionin tend. Sepse, mjekesia është një profesion që kërkon pasion dhe sakrifica dhe siç dhe e vërtetoi kjo situatë e krijuar nga Covid 19, duhet të pranosh rrezikun.
F.N: Dhe pse zgjodhët ju të bëheshit mjek ?
K.S: Pyetje interesante, e kam pyetur edhe unë veten shpesh herë se pse u bëra mjek. Kam qënë një student i shkëlqyer në matematike, profesori im i Gjimnazit Mishel Fundo ma vinte shpesh here në dukje. Kur përfundova shkollën e mesme në familjen time, u bë një diskutim i madh dhe kam përshtypjen se plotësova një dëshirë të babait tim. Në ato vitë, nuk isha i qartë dhe kam përshtypjen e plotë, se brënda vetes time, mjekësia kishte qënë ajo që më do të më pëlqente që të bëja në jetë.
F.N: Cilat ishin fillimet tuaja ?
K.S: Mbarova Fakultetin e Mjekesisë në Universitetin e Tiranës më një notë mesatare , 9.6. Nuk do ta harroj atë ditë kur Dekani i Fakultetit Prof. Ciril Pistoli, më dha diplomën dhe më tha që ishte krenar që kishte studentë si unë…, më emocionoi.
Mbarova Fakultetin e Mjekësisë dhe më çuan të punoja në veri të Shqipërisë, në Maqellarë, Dibër, si mjek i përgjithshëm, atje bera një tjetër shkollë, atë të jetës. Vitet që kalova në Maqellarë, netët pa gjume, rrugët me dëborë, shi, balte, largësia nga familja, më formuan si njeri. Ruaj, kujtime të mrekullueshme për ata njerëz, që më pritën u kujdesën dhe më ndihmuan të tejkaloja shumë vështirësi. Ishin vite shumë të vështira për mua dhe për të gjithë.
F.N: Ishte kusht apo zgjedhje specialiteti i neokirurgut ?
K.S: Në vitin e tretë të mjekësisë Prof Petrit Gaçe, një nga kirurgët më të shquar të Shqipërisë , në mes të leksionit të kirurgjisë së përgjithëshme më thotë : Sallabanda ngrihu, dhe pasi u ngrihem më thotë : “Ti do bëhesh kirurg”. Nuk do ta harroj kurrë profesorin tim te nderuar që në atë kohë më jeptë mësim, kirurgjinë e përgjithshme po nuk e dija që fjala e tij do kishte një influence të jashtëzakoneshme në jeten time.
Faleminderit profesor. Me pas, në vitin e pestë të mjeksësisë, një profesor tjetër i nderuar, Bajram Preza, me thërret për tu futur në rrethin shkencor të neurologjisë për t’u futur në rrethin shkencor të neurologjiesë, atje fillova të mësoj më tepër për trurin dhe Sistemin Nervor Qëndror. Po momenti që më bëri të zgjidhja perfundimisht specialitetin e neurokirurgjisë ishte ajo që unë pashë, kur njoha neurokirurgët e shquar Xhelal Kurti e Arjan Xhumari dhe profesorin, mikun tim të nderuar Mentor Petrela, që i dedikoj vendimin tim për tu bërë neurokirurg . Të gjithë jetën time , do t’ju jem mirënjohës që më mësuan dhe më formuan si neurkirurg.
F.N: Si do ta përshkruanit në këtë intervistë karrierën tuaj të gjatë si mjek ?
K.S: Kam pasur një jetë në mjekësi shumë komplekse, një pjesë te formimit tim si specialist e kalova ne Barcelonë, në Hospital de Bellvitge, nën drejtimin e Profesor Fabian Isamat, një nga Isamat,neurokirurgët më të famshëm të Spanjës në atë kohë, më pas u ktheva në Tiranë, dhe pastaj vajta përsëri për t’u specializuar në Institutin e Karolinskës në Stockholm , Suedi, bashkë me kolegun tim Ritvan Alimehmeti ku u specializova ne Neurokirurgjine Funksionale dhe Radiokirurgji. Në Tiranë, në atë kohë ishin shumë pak neurokirug që punonin në kushte të vështira. Nuk i harroj vitet 1997-1998, kur punonim nën breshërinë e plumbave dhe kur lëviznim në mes të natës dhe në çdo vend të Shqipërisë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe duke rrezikuar jetën tonë. Kam kujtime shumë të frikshme dhe të bukura me koleget e mi Roland Xhaxha, Kliti Pilika kur udhëtonim nën frikën e kallashnikovit dhe shpëtonim jetë njerëzish. Në vitin 2000, erdha në Spanjë, në Madrid, nëna ime është spanjolle dhe unë vendosa vendosa të vija të jetoja në Spanjë.
F.N: Si ka evoluar shkencërisht kohët e fundit specialiteti juaj ?
K.S: Neurokirurgjia që unë mësova nuk i ngjan neurkirurgjisë aktuale, edhe pse në Karolinska unë pashë ate që quhet Neurokirurgji minimamente invasive, mu deshën shumë vite që ta zbatoja. Sot teknikat e endoskopisë, kirurgjia me paciente të zgjuar, kirurgjia esterotaktike, Radiokirurgjia, deep brain stimulation, MIS për kolonën vertebrale, janë në rend të dites dhe buka jonë e përditeshme. Neurokirurgjia vazhdon të jetë një specialitet i komplikuar por rezultatet e saj janë shumë më pozitive dhe të sëmurët tanë për ditë e më tepër jane të kënaqur me ne.
F.N: Po karriera në Spanjë … cili është historiku i karrierës tuaj atje?
K.S: Nuk ishte e lehtë në Spanjë, më duhet të punoja shumë për të arritur të merrja titullin e neurokirurgut dhe së fundit të profesorit të asociuar të neurokirurgjisë të Universitetit Komplutense të Madridit. Mu desh të mbroja përseri titullin Doktor në Mjekësi dhe kështu të jem dy herë Doktor ne Mjekësi, në Shqipëri dhe në Spanjë. Fillova si ndihmës neurokirurg në një klinkë private dhe tani i kam të gjitha,konsultën time private, punoj në një nga spitalet më të mëdhaja të Madridit e të Spanjës , jap mësim në vitin e katërt e të pestë të mjekësisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Komputense të Madridit, lëndën e neurkirurgjisë, jam tutor i specializantëve të nerurokirurgjisë, drejtoj komitetin e neuro-onkologjisë së spitalit tim. Jam Drejtor i ¨Master Internacional En la Radiocirugia del Sistema Nerviosos central të Universitetit Komplutense te Madridit, bashkëpunëtor në Radiokirurgjinë e Sistemit Nervor Qëndror në Genesicare Madrid, qëndrën e Cyberknife, jam koordinator i radiokirurgjisë shoqatës shoqatës spanjolle të Neurokirurgjise, SENEC, anëtar i komitetit shkencor të EANS it dhe SENEC, kam publikuar rreth 26 artikuj ne revistat e ndryshme kombetare e nderkombetare ( I gjeni në Pub med) dhe dy libra mbi Radiokirurgjine e Sistemit Nervor Qendror. Eshte shumë për 20 vjet që kam kaluar në Spanjë.
Dua të falenderoj gruan time Mimoza dhe vajzen time Morena, të cilat më kanë mbështetur realisht dhe kane qene një ndihmë e madhe për mua. Morena sot, është kolegia ime dhe punon bashkë me mua në trajtimin e të sëmurëve si te semureve si Onkologe Radioterapeuta në Qëndren e Cyberknife, Genesicare, Madrid.
F.N: Ju jeni nderuar edhe me cmime shumë të rëndësishme në Spanjë…
K.S: Nderi më i madh që kam pasur në jetën time është dhënia e Medaljes së Arte të Akademisë Mbretërore të Mjekësise së Spanjës në 14 Mars 2012 dhe fjala që 2012 dhe fjala që kam mbajtur në atë sallë ku janë nderuar shkencëtarët e mëdhenj si Ramon Y Cajal, Severo Ochoa, Nobel en medicina dhe Gregorio Marañon si dhe Encomienda de Orden de Merito Civil që m’u dha nga mbreti Juan Carlos , një titull shumë fisnik në Spanjë . Po një nder i madh ka qënë për mua edhe dhënia në Berat e titullit Albanian Excellence –Berati-Histori suksesi në vitin 2013. Familia ime është me origjinë nga Berati dhe unë kam kaluar të gjitha vitet e shkollës së mesme në atë qytet magjik.
F.N: Jeni President i Shoqatës Spanjolle të Radiokirurgjisë së bashku me Neuroligjinë në Spitalin klinik San Carlos në Madrid
K.S: Po jam President i Shoqatës Spanjolle të Radiokirurgjisë, President i Shoqatës Ibero-Latinamerikane të Radikirurgjise, dhe President i Komisionit të Neuro-Onkologjisë së Hospital Clinico San Carlos, Madrid. Kam punuar shumë në fushën e Radiokirurgjisë së Sistemit Nervor Qëndror dhe sot jam një nga figurat e rëndësishme në Spanjë, Europë e Amerikën Latine.
F.N: Në këtë karrierë të gjatë, cila pjesë e profesionit tuaj ju tërheq më shumë ?
K.S: Kontakti me të sëmurët, trajtimi njerëzor dhe aplikimi i teknikave modern në trajtimin e tyre. Si mjek kam menduar qete semurit duhet ti japësh zgjidhjen e duhur dhe më të mirën për të, por jo më të voliteshme për veten tënde. Kur një trajtim nuk e zotëron ose nuk e disponon duhet ta nisesh tek kolegu që ke në krah. Në vend të parë, është i sëmuri e pastaj egoja profesionale.
F.N: Cila ka qënë përshtypja juaj në fillimet e para të përhapjes së Covid 19. Si e keni konsideruar ? Pse lindi dhe pse u përhap?
K.S: Kjo është një pyetje e komplikuar dhe përgjigjia aktualisht akoma më e komplikuar. Une nuk jam partizan i teorive konspirative, por jam mbrojtës i ndërgjegjshëm i teorive të trajtimit . Natyra biologjike jo eksperimentale e virusit tashmë është e vërtetuar, por shkencëtarët kinezë dhe qeveria kineze duhet të sqarojnë atë që ndodhi ne Wuhan, për hir të së vërtetës. OBSH dhe gjithë qeveritë e shteteve më të përparuara të botës, me disa përjashtime, për arsye politike ose mungesë informacioni nuk reaguan në kohën e duhur dhe nuk vleresuan si duhet rrezikshmërinë e këtij virusi. Informacioni i pakët që erdhi nga Kina dhe dhe mesazhet shumë pak profesionale të OBSH, u shfrytezuan nga politikanët për mos të marrë masat e duhura në kohë në duhur. Etja për fitim dhe politikat populiste bënë që këto qeveri të mosparandalonin dhe të mos përgatiteshin për këtë pandemi. U reagua shumë vonë, shumë vonë, sidomos në Spanjë ku shëmbulli i Italisë ishte shumë i qartë. Arsyet e perhapjes për mendimin tim, janë, globalizimi, kontaktet e përditshme me të gjitha vendet dhe mungesa e alarmit nga OBSH. Shëmbull janë shtetet si Gjermania, Portugalia, Taivani, Salvadori, Rumania, Çekia , Rusia etj të cilat që në momentin e parë morën masat e duhura dhe sot shijojnë frutat e punës së tyre.
F.N: Dhe më pas ?
K.S: Me pas situate doli jashtë kontollit , mijëta të vdekur , qindra mijëra të infektuar, mungesë materiali shëndetësor, mungesë shtretërish në reanimacion , mugesë ilaçesh, mungesë respiratorësh, mungesë të skemave të mjekimit, të sëmurë në korridoret e spitaleve, të sëmurë të pa trajtuar. Nuk kemi ditur si të veprojmë , nuk dinim se çfarë po ndodhte,. Skemat klasike të trajtimit të virozës na dështuan dhe pak nga pak filluam të studionim, të mësonim nga gabimet, të kuptonim se çfarë po ndodhte. Në këta dy muaj , vetëm në spitalin tim kemi pasur 700 shtretër të Covid 19 dhe 73 të reanimacionit. E gjitha ishte një beteje e përditëshme. Tani jemi me të përgatitur por akoma nuk kemi gjetur formulën e saktë dhe as vaksininën që do jetë zgjidhja përfundimtare.
F.N: Mjekët në Spanjë pavarësisht specialiteteve kanë luajtur rolin e tyre në këtë pandemi botërore në Spanjë e cila është një nga shtetet më të prekura…
K.S: Në vijen e parë kanë qënë koleget e mi të kujdesit primar , të urgjencës, të reanimacionit si bashkeshortja ime, por të gjithë në kemi punuar së bashku dhe jetuar me Covid 19 , operuar të sëmurë me Covid 19, mbështetur kolegët tanë, në rrezik të përditeshëm por otimist. Gjithmone e kam thënë që nuk kemi vetëm të sëmurë me Coronavirus të gjithë jane të sëmurët tanë dhe me ose pa duhen trajtuar, dhe kolëgët dhe unë kemi bërë dhe me ose pa duhen trajtuar, pa patur frike se do të infektoheshim , pa mjetet e duhura mbrojtese. Për fat të keq tre prej nesh u infektuan , unë jo. Spanja me dhimbje nuk reagoi në kohën e duhur, nuk mori masat e duhura masat e duhura gati 30.000 personel shendetesor u prekën, 34 mjekë kanë ndëruar jetë, 11 farmaciste nuk kishim mjetet e duhura mbrojtese.
U gjetem të papërgatitur dhe ishte si të shkoje në luftë pa fishek. Në fakt nuk është luftë, është emergjencë shëndetësore e shoqërore po ne mjekëve na deshte të jemi në vijën e parë dhe të mos mendonim fare se çfare do të ndodhte me ne. Nuk e di në se kjo do të quhet heroizëm, por mendoj së është në nder të shoqërisë të vlerësoj punën e mjekëve dhe kjo që ju po bëni ju nderon. Tani që po shkruaj këto rrjeshta situata është më e qetë, me jetët e mbrojtjes individuale të plotesuara, po akoma nuk e kemi të qartë si do dalim nga kjo pandemi.
F.N: Cilat kanë qënë ndjesitë tuaja profesionale që doni të përshfaqni në këtë intervistë ?
K.S: Mendoj që po kalojmë një etapë të re në shkencën e mjekësisë, të gjithë kemi nisur të mësojmë dhe të mendojmë ndryshe. Jemi të ndërgjegjshëm që mjekësia gjenetike do të zëvëndësojë aktualen , që skemat e deri tanishme nuk do të funksionojnë dhe që duhet të ëprgatitemi për pademira të reja e ndofta më të komplikuara. Po gjithashtu nuk kemi vetëm Pandemira, duhet të zgjidhim dhe të trajtojmë të gjithë të sëmurët tanë, kjo ka qënë ajo që më ka frymëzuar në të gjithë këta muaj të vështirë të punojmë, të shërbejmë, të studiojmë në kohët e COvid 19 dhe të trajtojmë të gjithë të sëmurët tanë .
F.N :Po në planin njerëzor ?
K.S: E vështirë, shumë e vështirë, kam patur pacientë të mi të operuar që kanë ndëruar nga Covid 19, jemi të gjithë të izoluar, ndofta ne mjekët kemi atë dreq fati që dalim se shkojmë në spital. Por është vështirë, të mos mundësh të pëqafosh fëminë nënën tënde nga frika se mos i ngjisësh virusin. Është e trishtuar ?
F.N: A keni patur frikë në këtë situatë doktor ?
K.S: Po kam patur dhe kam, ditë të tëra ngrihem në mëngjes dhe them, : O zot sot nuk jam i infektuar dhe hyj në spital me mendimin :”Sot do të infektohem “. Mendimi më i keq, është kur mendon se mund t’ia ngjisësh familjes tënde, është një tmerr . Frika është njerëzore.
F.N: A mund të tregoni një histori tuajën që ju ka lënë mbresë në këtë ditë të vështira ?
K.S: Shume raste, kam parë të sëmurë që shuheshin nga vdekja, të sëmurë të abandonuar nga familjet, të sëmurë mirënjohës. Para disa javësh më vjen në konsulte një grua që nuk ecte dot dhe me dhimbje të medha mesi, u rrezua përpara meje dhe u detyrova ta ngrija, ta ulja në shtratin e konsultës dhe ta ekzaminoja, kishte një problem kirurgjikal urgjent. E dërgova në urgjence dhe po përgatisja sallën e operacionit, anestezistët i bënë një radiografi të pulmonit, kur më thërrasin , doktor ka Covid 19, është me pneumoni, u trëmba e kisha mbajtur në krahë, pa mbrojtje. I bënë PCR dhe doli pozitiv. E semura u shtrua ne reanimacion dhe tani u shërua nga Covdi 19.
Po unë deri sa bëra testin e nevojshëm një jave , isha me frikën se kisha marrë Covid 19. Do ta operoj javën tjetër. E semura kur doli nga reanimacioni më shkroi :Buenos dias Dr. Sallabanda, Nesër është dita ime e fundit e karantinës, jam pacientja që erdhi në konsultë me ty pa ditur që isha semure me CV 19. Ju them 1000 herë faleminderit për trajtimin njerëzor që më dhe, jeni një njeri me zemër të madhe dhe humane dhe një mjek i mrekullueshëm. Faleminderit që u kujdese për mua… Ky mesazh të jep jetë. Eshte një nga qindra historitë që kanë jetuar mjekët këto ditë.
F.N:A jeni optimist për të ardhmen nga situata e krijuar nga pandemia botëtore Covid 19 ?
K.S: Pa dyshim, po mësojmë, po studiojmë, shoqëria po ndryshon, me siguri që do t’ia dalim mbarë.
F.N: Cili është një mesazh që doni të jepni në këtë periudhë ?
K.S: Dy gjëra. Kujdesuni për të gjithë të sëmuret dhe ruani vehten. Mjekët janë një vlerë e çmuar e shoqërisë, kanë qënë dhe do të jenë .
F.N: Si i shihni ju mjekët e së ardhmes ?
K.S: Shkencëtare, studiues, të sakrificës Studentët e mi të mjekësisë më kanë dërguar një video që kanë bërë për të gjithë profesorët e tyre. Do ju përkthej në shqip një frazë të Gregorio Marañon që e kanë vënë në videon e tyre. (Dhe tani si përherë, mbi katastrofat natyrale qëndrojnë njërëzit dhe gjërat me të cilat frymëzhet e mira, që është filli I vazhdimësisë dhe i progresit, motive që në mes të dhimbjes na lejon të jemi krenarë të epokës që na ka takuar që të jetojmë.
F.N: Albanian Excellence ka shpallur cmimin për mjekët: Hero-Covid 19 , Si e konsideroni ju kete cmim kushtuar mjekëve shqiptarë kudo janë në botë dhe që kanë qënë në vijën e parë të kësaj pandemie ?
K.S: Ju përgëzoj për këtë iniciativë. Kjo periudhë ka vënë në dukje që shumë shqipetarë në mbarë botën janë mjekë të shquar e të nderuar, ata nderojnë vendin dhe shkollën ku kanë studiuar.. Nuk e harroj profesorin tim, Gezim Bocarin që në një prezantim që më bëri tha :”Kita është një nga studentët e Fakultetit tonë të Mjekesisë . U ndjeva shumë krenar atë frazë. Ju faleminderit. Kam dhënë në këtë periudhë me dhjetra intervista , kam komunikuar me ministrine e Shëndetësisë dhe me kolegët e mi, jam munduar të jap kontributin tim dhe jam krenar që kam mundur të ndihmojë sado pak vendin tim .