8 Marsi :Albanian Excellence sjell pranverë shqiptare në Nju Jork

-Festime dhe angazhime të reja nën moton: “Zonjat për zonjat”-

Nju Jork, 8 Mars/AE/.- Nën siglën Albanian Excellence,  zonjat shqiptare në Nju Jork (Poughkeepsie), kanë  kremtuar edhe këtë vit 8 Marsin, nën një atmosferë të gëzueshme dhe festive. Kanë qënë zonja të të gjitha profesioneve që jetojnë në Nju Jork,  të cilat duke qënë së bashku, jo vetëm kanë festuar por edhe kanë rënë dakort të jenë së bashku nën moton “Zonjat për zonjat “, një nismë e marrë nga Albanian Excellence dhe që do të kurorëzohet më një konferencë që do të organizohet  këtë verë në Poughkeepsie(Nju Jork).

Këngët dhe vallet shqiptare të të gjitha trevave , kanë  qënë shoqërueset e këtyre  momenteve ngazëlluese,  të cilave pa dyshim u janë bashkuar  dhe fëmijët që ndonëse të lindur në Amerikë , rriten me emrin Albania, zëri  dhe boshti i jetës së tyrë të larguar. Por nuk kanë munguar në këtë festë edhe  fjalimet e zonjave të cilat kanë folur jo vetëm për jetën e tyre, por edhe për nisma civile për të drejtat e punën e tyre që  bëhen edhe më të kuptimta në këtë ditë simbol të zonjave kudo ato jetojnë.

Pamvarësisht, atmosferës tejet ngazëllyese që solli kjo festë, në këtë mbrëmje të bukur, u përkrah një zëri edhe nisma e nisur prej kohësh nga Albanian Excellence . “Zonjat për Zonjat”, një nismë  e cila ka në boshtin e saj ndihmën  e aleancën pa kushte që  duhet të kenë  në punën e jetën e tyre sociale zonjat kudo janë .  Në këtë kontekst u vendos që  në verën e këtij viti në zonën e Poughkeepsie të zhvillohet një  konferencë ndërkombëtare me zonjat shqiptare që jetojnë në Nju Jork , për t’i dhënë më shumë zë kësaj nisme dhe për të përvijuar jovetëm pozitën që zonjat shqiptare kanë sot në  SHBA, por edhe për të  përcaktuar hapësirat e bashkëpunimit dhe të të qënit së bashku në  jetën  shumë dimensionale që jetohet sot në shekullin e XXI .

Ky aktivitet i organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, zhvillohet në plotësimin e detyrave të përcaktuara nga  Memorandumi  “Imazhi i gruas mbarëshqiptare në Shekullin e XXI “ i nënshkruar në  vitin 2016, në Nju Jork me prezencën , e Presidentit të Shqipërisë të asaj kohe, zotit Bujar Nishani , kur Albanian Excellence , realizoi projektin multifunskional,  “Zonjat shqiptare në Nju Jork”,  kushtuar suksesit të rreth 60 zonjave  shqiptare që jetojnë  në Nju Jork.

Në vitin 2019 , zonja nga Shqipëria, Kosova ,Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Kroacia, Zvicra, SHBA, Italia, të mbledhura  në  Tiranë, në Konferencën Ndërkombëtare “Vlera  e të qënit grua në shekullin e XXI”, krijuan  me propozim të Albanian Excellence, “Aleanca e Gruas së Suksesit Shqiptar”, një organizëm që me vullnet të lirë bashkon  ane kënd, gratë, zonjat, nënat, motrat shqiptare që kanë arritur sukses më karrierën e tyrë profesionalesi dhe në të gjitha aspektet e tyre.

Por po ashtu, Albanan Excellence , ka themeluar dhe ka nënshkruar në Nju Jork në vitin 2018  peticionin, “Dhuna seksuale në Kosovë në vitin 1999,  krim luftë”, një peticion online , dhe jo vetëm i cili deri më tani është nënshkruar nga më shumë së 4000 zonja kudo në botë.

Albanian Excellence , është themeluese e çmimit “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “. Ajo është në proces punë për të realizuar “Zonjat shqiptare që bëjnë botën”  si dhe të organizimit të Kongresit të parë të gruas ekselente shqiptare, aktivitete të cilat u ndërprënë punën, për shkak të Pandemisë Covid 19.

Krahas tre botimeve , “Zonjat shqiptare në Nju Jork “. “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, Albanian Excellence, ka organizuar Eskpozitën Ndërkombëtare, “ 121 foto në 121 jetë suksesi”, në Tiranë, të çelur në  Kopshtin e Presidencës së Republikës së Shqipërisë, nën kujdesin e Presidentit Ilir Meta,  në Preshevë (Republika e Sërbisë), në  Strugë,(Maqedonia e Veriut) , në Ulqin          (Mali i Zi), Patos-Pogradec (Shqipëri).

Fotot e prezantuara në këtë ekspozitë, janë botuar edhe në një album fotografik i cili prezanton jo vetëm  fotot e 121 grave të suksesit shqiptar por edhe jetën e tyre profesionale. Po ashtu në  nisje të vitit 2021,  u realizua një kalendar më  Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, si simbol i bashkimit të trojeve shqiptare , ketë herë nga suksesi i zonjave shqiptare.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *