Tiranë, 13 Janar-AE/.- Albanian Excellence ka nisur që në ditët e para të janarit punën për realizimin e “Histori e zonjave të suksesit shqiptar në botë”, pas shpalljes që i bëri në Nju Xhersi në SHBA, këtij projekti madhor në një takim që pati atje me anëtare të Albanian Excellence , të nominuara në vitin 2019 në projektin “Zonjat shqiptare në Nju Jork “.
Burime nga Albanian Excellence pohuan se “Histori e zonjave të suksesit shqiptar në botë do të zhvillohet në dy faza”.
Faza e parë përfshin muajt e parë të vitit deri në pranverë duke konkluduar me botimin e nje albumi fotografik me 121 zonja shqiptare të suksesit botëror (vëllimi i dytë) si dhe me një ekspozitë shetitëse ku do të prezantohen këto fotogafi , në disa vende të Europës dhe të SHBA.
Faza e dytë do të vijojë me përzgjedhjen nga 121 zonjat e suksesit pjesë e albumit dhe e ekspozitës, të “Zonjave shqiptare që bëjnë botën”, si maja e ajsbergut të suksesit të gruas shqiptare në botë.
Për të përzgjedhur zonjat e suksesit tashmë është krijuar një bord, i cili po punon për përzgjedhejn e pesonazheve që do të jenë pjesë e këtij titulli të madh që mendohet të organizohet deri më tani në Tiranë në një event madhështor ku do të jenë prezente zonjat e përzgjedhura të cilat në vendet ku kanë emigruar kanë ditur të arrijnë një histori absolute suksesi më shumë se të barabartë me vendasit ku jetojnë.
Po kështu udhëtimi i ekspozitës së suksesit, do të jetë njëherazi edhe një udhëtim jo vetëm vlerash autentike shqiptare po njëherazi edhe dhënies së ideve dhe nisjes së projekteve konkrete , sikundër mund të jetë hapja e shlkollave shqipe për fëmijët shqiptarë , seminare pë ruajtjen e identitetit shqiptar etj.
Në fakt kështu organizoi, Albanian Excellence edhe vitin e kaluar, kur ekspozitën e 121 historive të suksesit e hapi në një mori qytetesh mbarëshqiptare si në Strugë (Maqedonia e Veriut), Prishtinë(Kosovë), Preshevë(Republika e Sëbisë), Ulqin(Mali i Zi), Pogradec, Patos (Shqipëri). Në çdi vend ku shkoi , hodhi një ide ndryshe, e nisi nje projket që do të vijojë në vitin 2020.
“Zonjat shqiptare që bëjnë botën” përfundon në këtë mënyrë në vitin 2020, megaprojketin që Albanian Excellence i kushtoi zonjave shqiptare kudo janë bazuar në Memorandumin “Të jesh grua në shekullin e XX”, nënshkruar në Nju Jork në shtator të vitit 2016 kur u organizua projekti “Zonjat shqiptare në Nju Jork”.
Bazuar në këtë memorandum dhe në pikat e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, viti 2021 do të jetë edhe viti i Kongresit të gruas mbarëshqiptare , organizuar nga Albanian Excellence e cila krijin në këtë menyrë edhe Encikplopedinë e gruas së suksesit shqiptar kudo është.
Në se keni nje propozim konkret për një zonjë që njihni, ju lutem kontaktoni me stafin tonë ne adresën e email, albexcellence@gmail.com.
Sfida ka nisur !!! Albanian Excellence ju mirëpret !!!