-Iniciohet nisma mbarëkombëtarë “Zonjat për fëmijët “
TIRANE, 1 Nëntor/AE/-Qëndra Albanian Excellence në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi”, në qytetin e Preshevës, kanë rënë dakort të botojnë një Antologji të poetëve dhe tregimtarëve të rinj të Luginën së Preshevës gjatë vitit që po troket, në kuadër të vitit 2020, të shpallur mbi bazën e një memorandumi të nënshkruar mes Komunës Preshevë dhe Albanian Excellence, si Viti i Preshevës nën moton , “Ne jemi me Preshevën “.
Lajmi është konfirmuar nga Reshat Neziri, drejtor i Bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi”, në Preshevë, i cili është shprehur entuziast për botimin e dy Antologjive që do të pëfshijnë tregime dhe poezi nga fëmijë të talentuar te qytetit të skajshëm të kombit nga 8 deri në 14 vjec .
Neziri duke mbështetur këtë nismë fisnike të Albanian Excellence , gjatë një takimi të zhvilluar me koordinatoren e Albanian Excellence në trojet shqiptare, gazetaren Ardita Behluli, është shprehur se, “është bukur që së bashku do të të realizojnë këtë projekt në përkrahje të talentëve të fjalës së shkruar”. Libri eshte menduar qe të jetë gati në pranverën e vitit 2020, kur mbyllet dhe faza e parë e memorandumit mes Albanian Excellence dhe Komunës së Preshevës
Drejtorja Ekzekutive e Albanian Excellence, Flora Nikolla, tha se “ kjo është një nga nismat që qëndra që ajo drejton ka marrë në nisje të Vitit të Preshevës. “Duke gëzuar e duke stimuluar të rinjtë , ne stimulojmë dhe gëzojmë të ardhmen”, tha zonja Nikolla
Ajo tha se, “kjo nismë do të bëhët prezantohet dhe në mbrëmjen Gala në Tiranë në 12 dhjetor, kur do të shpallen “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” dhe kur do të krjohen përmes këtij bashkëpunimi dhe fondet për këto të dy antologji nën sloganin “Zonjat shqiptare për fëmijët “.
“Zonjat shqiptare per femijet”, do të jetë vetëm nisja e kësaj iniciative që do të vijojë gjatë vitit 2020 dhe jo vetëm”, u shpreh ajo .
Nxënësit e shkollave fillore të komunës së Preshevës shkrimet e tyre që kanë poezi ose prozë duhet t’i dorëzojnë një email në adresat albexcellece@gmail.com dhe bibliotekapresheve@yahoo.com, për t’u bërë pjesë e audicionit të talentëve të rinj të penës së shkruar.
Pas grumbullimit të shkrimeve, juria e përzgjedhur për këtë event të rëndësishëm. do të bëjë përzgjedhjen e poezive dhe prozave më të mira të fëmijëve të talentuar dhe do të mundësojë botimin e dy librave të cilat do të jenë falas dhe sigurisht jo vetëm një mundësi për një kujtim të bukur por dhe për institucionalizimin e zhvilllmin e mëtejshëm të fëmijëve të talentuar të Luginës.
Afati i dorëzimit të poezive dhe të prozave është data 30 nëntor.