Albanian Excellence respekt dhe vleresim per zonjat shqiptare

Suzana Varvaica  shkruan:

Tirane, 23 qershor AE/.-Ekspozita fotografike me titull: “121 Fotó në 121 Jetë suksesi” është iniciativë respekti dhe vlerësimi i Albanian Excellence, që punon dhe funksionon prej disa vitesh si një organizëm kulturoro – social, aktiv dhe domethënës në jetën shqiptare si brenda dhe jashtë Shqipërisë.  Albanian Excellence ka një mision, i cili lidhet me zbulimin e individit shqiptar, që me punën e vet arrin suksese. Albanian Excellence ka zbuluar suksesin tek njerëzit e punës dhe biznesit, tek njerëzit e artit, shkencës, edukimit, sportit, kulturës dhe fushave akademike kudo në “Shqiptari”. I ka dhënë vlërësim dhe mirënjohje për përpjekjet e tyre jo vetëm në arritjet individuale, por ka zbuluar në personalitetin e tyre interesin e zhvillimit të përgjithshëm të mirëqenies së jetës shqiptare, si dhe kontributin për emrin e mirë të Shqipërisë.

Koncepti kuratorial i kësaj ekspozite lindi si rezultat i veprimtarive të njëpasnjëshme dhe sukseshme, që udhëhiqen dhe ndiqen me këmbëngulje nga gazetarja e njohur Flora N. Nikolla. Organizatorët e ekpozitës zgjodhën, me vemendje maksimale, të ndërtojnë me fotografitë e portreteve të 121 Zonjave Shqiptare që jetojnë në Shqipëri, në disa vende të ShBA-ve dhe të Europës e më gjërë, si dhe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni një atmosferë imazhesh.

Imazhet e Zonjave janë përzgjedhur nga një grup kuratorial, në përbërjen e të cilit bëjnë pjesë profesionistë kuratorë, fotografë dhe gazetarë, që kanë pasë udhërrëfyes në këndëvështrimin e tyre dy veti thelbësore: suksesin profesional të Zonjave dhe çastin domethënës të shkrepjes së fotografimit për të arritur një atmosferë kreative dhe njohëse mbi Zonjat si model suksesi.

Ekspozita do të arrij të bëjë edhe një hërë të ditur imazhin e Zonjave të suksesit femror shqiptare, të cilat me idetë, mendimet dhe punën e tyre i kanë dhënë vendit tonë dhe mjediseve ku ato banojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë vrullin e zhvillimit, të ndryshimit dhe të transformit shqiptar.

Në aspektin estetik ekspozita ndërtohet nga një format i njejtë fotografik, për të vlerësuar në mënyrë të barabartë çdo Zonjë pjesëmarrëse. Çdo imazh fotografik, shoqërohet me tekstin njohës dhe meditues rreth personalitetit dhe suksesit të secilës .

1 Comment

  1. suzana varvarica kuka thotë:

    Vleresimi pozitiv i iniciatives dhe mbeshtetja financiare mbi punen e Albanian Excellence jane garancia e pare e funksionit te Muzeut te Gruas Shqiptare.
    Mbeshtetja shteterore dhe mbeshtetja e vet 121 Zonjave te Suksesit do te shenoje nisjen e punes per funksionimin e muzeut.

Lini një Përgjigje te suzana varvarica kuka Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *