Albanian Excellence shpall konkurrimin për cmimin “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “ per vitin 2019
Koha e dhënies se këtij cmimi : 1 herë në vit
Kandidatet duhet të jenë zonja të lidhura me ceshtjet e shoqërisë civile. Ato duhet të jenë frymëzuese për brezin e ri , të të rejave në kërkim për më të mirën në një shoqëri , kornizat sociale që kanë arritur ndryshe dhe për zonja që dallojnë për punën e tyre dhe vullnetin sistematik në punë, familje, shoqëri si dhe në komunitet
Cfarë është cmimi ‘Zonjat që bëjnë Shqiptarinë -2019”
“Zonjat qe bejne Shqiptarinw” , ideuar nga Albanian Excellence, eshte nje projekt për të nderuar e për të pranuar se, Zonjat e Shqipetarise, janë një zë i fuqishëm në përvijimin dhe në ndërtimin e së ardhmes, nnjë faktor shumë i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për një të ardhme më të sigurtë.
Cmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një vlerësim për gratë shqiptare kudo janë të cilat nderohen për vokacioni e tyre, iniciativën e tyre, rritjen profesionale, punën e madhe në të mirë të profesionit që prezantojnë,.
Ky cmim është për zonjat që arrijnë të pamundurën dhe që tregojnë se me punën e tyre, ëndrrat bëhen realitet .
Qëllimi i cmimit
1-Rinjohja dhe vlerësimi I punës së gruas shqiptare në zhvillimim e saj profesional; social dhe njerëzor në zhvillimin e një shoqërie dhe të një kombi në tërësi .
2-Të zbulojmë gra-lidere të cilat nga anonimati , kanë arritur të promovojnë zhvillim personal , social, dhe pro zhvillimit të një shoqërie.
3-Njohja dhe promovimi i tyre me qëllim mbeshtetjen e tyre ne komunitetet e më gjërë
4-Arritja e barazisë së udheheqes së gruas
5-Cmimi kërkon të promovojë gra të panjohura në jetën e përditshme të cilat edhe pse mes shumë veshtirësive, kanë arritur të përmbushin ëndrrat e tyre duke qënë burim frymëzimi për gjeneratat .
6-Cmimi është I pavarur dhe autonom
Fushat që do të shtrihet ky konkurrim
1-Fusha Edukative
Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha gratë që merren me praktika pedagogjike, dhe që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin arsimor dhe edukativ
2-Fusha Sociale
Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat me aftësitë e tyre kanë sërbuer për të transformuar grupe sociale duke dhënë një impaktpozitiv në shoqëri , përme iniciativave që zhvillojnë.
3- Sipërmarrje rurale dhe mbrojtja e mjedisit
Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat që luajnë roj në zhvillimin e agroturizmit dhe në mrojtjen e mjedisit
4-Fusha e biznesit
Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat që drejtojnë qarqe ekonomike dhe biznese duke luajtur rol priorirat në to si dhe në zhvillimin social dhe integral të vendit
5-Fusha Kulturore
Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat spikasin në fusha të ndryshme të artit dhe të kulturës për origjinalitetin dhe për kulturën e tyre.
6-Fusha e Sportit
Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat janë promotore dhe në krye të sporteve të caktuara
7 Fusha e Shkencës dhe teknologjisë
Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat që kanë spikatur në fushën e teknologjisë dhe të shkencës të cilat gjenerojnë alternativadhe promovojnë iniciativa me impact social
8-Fusha publike
Në këtë fushë marrin pjesë të gjitha zonjat të cilat prezantojnë etikë dhe kurajo profesionale dhe I shërbejne vendit dhe ne forcat e armatosura
Tre cmime
Cmim nga një shoqëri sigurimesh
Cmim nga një kompani celularësh
Cmim nga Albanian Excellence
Te interesuarat duhet te dorëzojnë dokumentat e mëposhtme deri në datëm 23 Korrik 2019
1-CV profesionale
2- Foto me ngjyra
3-Projekti që mëndon se mund të realizojë gjatë vitit 2019
3-Kompromiset sociale me ceshtjen e gruas
4-Cmime dhe nderime qe ka marre ne fushes profesionale dhe shoqërore në ndihmë të komunitetit
5-Letër nga punëdhënësi
Kandidatja duhet të prezantojë veten në tre faqe ku të argumentojë arsyet se pse duhet ta marrë këtë titull dhe te parashtroje nje plan te sajin qe mund ta realizoje si Zonje qe ben Shqiptarine.
Letra që mbështesin kandidaturen (optional)
Cdo lloj tjeter dokumenti që përforcon kandidaturën