Gra nga Shqipëria, Kosova ,Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Kroacia, Zvicra, SHBA, Italia, të mbledhura në Konferencën Ndërkombëtare “Vlera e të qënit grua në shekullin e XXI”, vendosën të krijojnë sot më datë 15 Prill 2019 në ambientet e Hotel Ballkoni I Dajtit, Tiranë, me propozim të Albanian Excellence, pas dëgjimit dhe aprovimiit me unanimitet të plotë, krijimin e Aleanca e Gruas së Suksesit Shqiptar, një organizëm që me vullnet të lirë do të bashkojë ane kënd , gratë, zonjat, nënat, motrat shqiptare që kanë arritur sukses më karrierën e tyrë profesionalesi dhe në të gjitha aspektet e tyre.
Aleanca Globale e Gruas së Suksesit Shqiptar në Botë me qëndër në Tiranë, do të jetë një organizim vullnetar individual, nën mbikyqrjen e Albanian Excellece e cila do të drejtojë duke u bazuar në mendimet , idetë , kërkesat e të gjitha zonjave pjesmarrëse .
Aleanca do të shërbejë gjithshtu si bërthamë për organizimin e Kongresit të Parë të Shëmbullit Shqiptar që do të mbahet në vjeshtën e Vitit 2021 , nga Albanian Excellence në bashkëpunim me Organizma të larta ndërqeveritare nga të gjita vendet pesmarrëse si dhe me shoqata pjesmarrëse.
Kjo aleancë është fryt i refleksionve , punës, takimeve, bisedave, e shumëllojshmërisë së ideve që u prezantuam edhe në këtë Konferencë, duke ftuar të gjitha Zonjat shqiptare, të jenë së bashku në të gjitha problemet që ju dalin përpara në ditët e tyre, përmes dialogut, kërkesave të tyrë në grup, deklaratave të përbashkëpta për cështje të caktuara që duhen zgjidhur me dialog dhe me consensus në bllok nga një numër I madhe pjesmarresesh.
Duke qënë së bashku , në një rrjet botëror të grave të suksesit shqiptar me një eksperincë të jashtëzakoshme e të gjithamshme, ne mund t’i bejmë ballë edhe udhëkryqit në të cilën ndodhet jo pak herë , lëvizja e grave , e cila nga njëra anë, synon të mbrojë cdo gjë të arritur dhe nga ana tjetër ndodhet nën trysninë e jashtëzakonshme të globalizimit.
Kështu do të jemi së bashku, sepse, ështe e sigurtë se aksioni femëror do të jetë një celës i sigurtë në të gjithë zgjidhjen e krizave që kalon gruaja në të gjitha dimensionet e jetës sot .
Po kështu Aleanca Merr përsipër të ndërtojë elektronikisht rrjetin e Grave të suksesit shqiptar, që do të thotë të rregjistrimit të Grave të suksesit, të punës, vendit ku jetojnë dhe të arritjeve të tyre .
Krijimi i këtij rrjeti ka rëndësi të madhe në evidetimin e vlerave të mëdha që kemi si shqiptare në të gjithë rruzullin ku jetojmë dhe kontribuojmë.
Sepse atë që nuk e bejne qeveritë , tashmë duhet ta bëjmë ne .
Le të jemi së bashku në Aleanca Globalë e Grave të suksesit Shqiptar për të qënë së bashku në kërkesa, ide, mendime, dëshira , përpjekje, mundësi më të mira për qënësinë e forcës tonë femëore , duke dhënë mendimin dhe veton tonë për cdo problem që mund të hasim jo vetëm në jetën tonë si Zonja , nëna e motra , por edhe në problem të mëdha që servirin sot në të gitja aspektet në botëm e madhe të globalizimit.
Gratë së bashku, mund ë drejtojnë kështu një luftë të organizuar kundër formave të diskriminimit , të gjitha formave të dhunës, qoftë dhunë seksuale, abuzimi fisik ísico, violaciones, o incesto. Aleanca do të punojë për eleminimin e stereotipeve që izolojnë gratë në shtëpi dhe njohjen e punës shtëpiake. |
Luftë gjithashtu për edukimin , jetesë , shëndetin, punë, sepse gruaja duke patur shtrirjen e plotë të të drejtave të njeriut , mund të realizojë barazinë dhe të riafirmojë bindjen e saj të plotë në demokraci, drejtësi dhe në paqe. |