Nga Flora Nikolla
Amerika i dha lumturinë duke krijuar një Anë të re që ajo e ka miratuar me shumë dashuri. Ishtë një moment i veshtirë i jetës së saj, kur Ana nisi të punojë me gurë gjysëm të çmuar dhe me kristale . Sapo mbaronte një bizhu që kishte krijuar, ua tregonte miqve të saj të afërt në një festë që organizohej apo dhe në takime mes tyre.
Punë pas pune, durim pas durimi, luftë pas lufte, këmbënguje pas këmbëngulje, kështu nisi të rritej biznesi i saj i bizhuterive, që e pagëzoi, “Moda e Nina Nona dhe që tërhoqi shumë njerëz. Studioi, “Chakras”, nisi të njohë dhe të zbatojë fuqinë e tyre shëruese me gurë gjysmë të çmuar me kristale. Krijonte dizajne të rinj, ndihmonte dhe shëronte shumë njerëz nga ndjesi emocionale dhe fizike.
Sot, çdo pjesë e bizhuterive të saj, është një vizatim origjinal. Shijon kombinimin e gurëve më ngjyra vezulluese të cilat japin fuqi. Por ajo që e plotëson Ana Marky Walsh, është kombinimi i krijimtarisë së saj origjinale me filantropinë të cilat ua dhuron grave të dhunuara , jetimëve, personave më aftësi të kufizuara, fëmijëve me nevoja të veçanta, fëmijëve më autizëm.
Albanian Excellence në vitin 2018 e nderoi znj Ana Marky Wolsh, në një ceremoni të veçantë të organizuar në Nju Xhersi në shtëpinë e biznesmenes së njohur , Liljana Gashi ku u nënshkrua dhe peticioni në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë në vitin 1999, me titullin e lartë “Zonjë që bën Shqiptarinë”, me motivacionin :“Për kontributin e lartë njerëzor dhe profesional në të gjitha aspektet e jetës si dhe për krijimin e një personaliteti të vyer dhe të spikatur në ndihmë dhe mbështetje të komunitetit shqiptar në SHBA”.
Këtë vit, në kuadër të projektit të Albanian Excellence, “Zonjat shqiptare që bëjnë botën “, Ana Marky Walsh, është përzgjedhur në 121 historitë e suksesit të zonjave shqiptare kudo janë. Ajo do të prezantohet si edhe bashkëatdhetaret e saj shqiptare te suksesit në këto ekspozita, veshur me kostum popullor, duke dhënë një mesazh mirësie dhe dashurie .
Për here të pare në këtë intervistë po botojmë dhe foton e afruar nga Ana, realizuar me dashuri nga mikesha e saj, Arberie Ethemi, për këtë ekspozitë, e cila do të hapej gjatë muajit mars në Zagreb (Kroaci), dhe në qytetet e Librazhdit dhe të Lezhës në Shqipëri për shkak të Pandamisë botërore që po jetojmë. Në këtë mënyrë, njëherazi me këtë intervistë po botojmë këtë foto te Anes ne krye te intervistes, veshur me Kostum popullor, lajtmotivi qe do të ketë kjo ekspozitë, qe po ashtu do te hapej (askush se di akoma), ne Nju Xhersi ne 19 prill,
Në këto kohë të mbrapshta të Covid 19, që botën e ka ndarë, duam të mendojmë së njëherazi se botën duhet ta bëj më të fortë dashurinë njerëzore . Këtë në fakt e tregon rresht pas rreshti edhe këtë intervistë të cilën ju ftojmë ta lexoni edhe Ana. Këtë intervistë Ana e ka dhënë për Albanian Excellence , për librin “Zonjat shqiptare në Nju Jork “, realizuar në vitin 2016.
Në fakt, ne mund ta nisnim këtë seri historish të titulluar , “Suksesi në kohën e koronavirus “ dhe me intervista të tjera që janë gati për botim në faqen zyrtare të Albanian Excellence : www. albanianexcellence.com . Por menduam ta nisim me Anën tonë si një ogur i mirë, si kthjellim mendjeje, që kur je e sigurtë në këmbënguljen e deshirës së shpirtit dhe mëndjes tënde, çdo gjë arrihet dhe realizohet në këtë jetë.
Sepse, shumë vështirësi e dallgë na përplasin fort në tokë, madhështia e çdo kujt nga ne , qëndron në forcën e ringritjes me të njëjtën forcë dhe të ecjes vetëm përpara.
Ashtu si Ana jonë !!!
F.N : Si ka qënë fëmijëria juaj Ana ? Cilat kanë qënë disa nga ëndrrat tuaja të para ?
A.M :Unë u rrita në një familje të madhe me gjashtë fëmijë, me prindërit dhe me gjyshin. Në atë kohë jetonim në Shkupin e vjetër, kohë para tërmetit, me një standart të ulët ekonomik , por ishim të lumtur dhe me shumë dashuri për njëëi-tjetrin. Në kujtimet e mia, mbaj mënd që nëna dhe babai, gjithnjë na mësonin të silleshim mirë me njerëzit dhe të dinim vlerën e punës. U rritëm me një besim të fortë për fene katolike dhe shkonim çdo të dielë në kishë.
Në jetën time, ndikim të madh ka patur axha im. Ai ishte aktor dhe akademik,besoj qe edhe sot njhet në Maqedoni,në Kosovë dhe më gjërë. Quhej, Mark Marku, punonte ne teatrin e Shkupit dhe ishte shumë i sukseshëm. Ishtë një burrë i lexuar dhe me pikpamje të hapura intelektuale. Ndoshta nga ai, kisha një ëndërr, të vazhdoja rrugën e artit, të interpretoja role për njerëzit dhe t’i ata bëja të lumtur. Por mbeti vetëm një ëndërr.
Një moment i bukur që ka ndikuar në jetën time ka qënë Nënë Tereza, kur ajo jepte klasë katekizëm në katedralen e Shkupit. Ajo na fliste dhe na mësonte nga puna e saj me të varferit në Indi. Dhe pse isha 8 vjeç në atë kohë ajo mbeti një mësim i mirë që në jetë duhet t’i shërbejmë njeriut në nevojë dhe që çdo gjë ta bëjmë me dashuri.
Unë nuk u bëra artiste teatri, por zgjodha për të jetuar një jetë që të më plotësonte mua dhe njëkohësisht të ndihmoja të tjerët.
F.N: Si dhe pse vendosët të shkonit në Amerikë ?
A.M : Në moshën 15 vjeçare, njoha një djalë nga Prizreni. Ishte një dashuri e pastër , e bukur, u njoha në shtëpinë e kushurinjve në Shkup. Më vonë u martuam.
Ishim të rinj dhe nuk menduam për gjëra të tjera. Në moshën 17 vjeçare u bëra nënë, linda djalin tim të parë, Gjonin. Isha e lumtur dhe nuk mendoja që jeta do të merrte kthesa të tjera.
Lumturia ime nuk vazhdoi gjatë, pasi im shoq iku me një grua tjetër. Dhe akoma më e vështirë ishte se ai mori me vete djalin tonë. Në Kosovë dhe në Maqedoni, në atë kohë kur gruaja ndahej nga burri, nuk kishte të drejta. Me ndarjen, e drejta i kalonte burrit. Kështu ai mori me vete Gjonin e vogël në Kroaci, ku kishte edhe tregtinë e argjendarisë.
Por jo vetëm kaq, mua më mungonte edhe mbështetja nga familja ime. Unë isha një grua e re, e varfër, pa përkrahje. Djalin tim të parë e shkeputën nga dashuria e nënës dhe unë nuk bëja dot asgjë. Zemra ime u thye keq.
Por, jeta më hodhi në peripeci të tjera kur në vitin 1972, njoha një djalë që jetonte në Amerikë. Ai erdhi kërkoi dorën time, dhe prindërit e aprovuan. Më pas ai u largua në Amerikë për të bërë dokumentat që duheshin. Në një periudhë të shkurtër duhej të të merrja vizën dhe të ikja ashtu sic ishte zakoni.
Ai premtoi shumë për një jetë të bukur në Amerikën e viteve 70-të , vend i lirë dhe me mundësira të mëdha, një jetë për të dëshëruar punë, shtëpi. Te të gjitha që tha, ai nuk kishte asnjë të vërtetë. Fejesa ime dhe martesa bashkë në një fjalë u zhduk, u bë terr, ai nuk u duk për shumë kohë , ndërkohë që isha tre muaj shtatëzanë .
Prindërit nuk e dinin që prisja dhe fëmijën e dytë dhë që ishte vajzë. Ata më ndihmuan me të holla për një biletë udhëtimi, sepse në atë kohë për mentalitetin tone, ishte turp që vajza e martuar me një martesë të dytë, të kthehej në shtëpi përsëri. Ana duhej të ikte.
Kështu u nisa në Amerikë, në vitin 1974.
Në fluturimin nga Shkupi në Nju Jork, qava shumë për djalin tim, Gjonin. Ka qënë një rrugë e gjatë e dhimbshme, ku mora me vete kujtimet për djalin, familjen time, vuajtjet e tyre me mendimin që po ikja në një botë të madhe dhe pa askënd.
Episodi i jetës sime vazhdoi kur më priste babai i vajzës sime, si të thuash premtimi fejesa-martesa bashkë. Nuk ishte vetëm, por me një vajzë amerikane, kur më pëshpëriti në vesh: “Mos thuaj asgjë,bëhu sikur je motra ime,sepse nuk kam as shtëpi,as punë,as para. “Ndryshe përfundojmë në rrugë. Sonte do të shkojmë në apartamentin e saj “.
Atë natë me vajzën time në bark, fjetëm në një karrige lëkundëse, e uritur, e mërzitur, shtatëzënë e lodhur, kur ai flinte me të dashurën në dhomën e gjumit. Kujtimi dhe malli për djalin asnjëherë nuk u ndal nga zemra ime.
Ndërsa e shtrirë në karrige, zemërthyer, vura dorën në bark dhe i thashë fëmijës së palindur : “Askush nuk do të guxojë të të marrë nga unë . Në këtë vend të ri, do të ekzistoj dhe do të bëj çdo gjë për ty. Ne të dyja do të jetojmë në një shtëpi të madhe dhe do të kemi një jetë të mirë “.
Ajo që gjeta në Amerikë, nuk do të më shkatërronte , do të më jepte shtytje për t’u ngritur dhe për tu bërë më të fortë.
Një gjë nuk më shqitej nga mëndja : si të mund ta sillja djalin në Amerikë. Ëndrra ime u realizua pas 18 vitesh të gjata.
F.N : Çfarë bëtë ju në vitet e para në SHBA ?
A.M : Në atë kohë punoja në një pompë benzin. Mbijetoja. Një jave pasi lindo vaja, nisa të pastroja zyra. Një nga këto zyra ishte dhe kompania e Diane Von Furstenberg-ut dhe obet Redford-it, në qytetin e Nju Jork-ut.Ndërsa pastroja , lutesha teksa shihja vajzën time të ulur prapa tavolinave në një prej zyave luksoze.
Jam e lumtur të them se vizioni im për të ardhmen e saj, u realizua. Gjatë gjithë kësaj kohe, duroja abuzimin verbal dhe fizik nga bashkëshorti që nuk punonte, por që më merte paratë e uante kumar.
Qëndrova me të deri sa vajza ime mbushi 3 vjeç. Më vonë e lashë duke ikur pa lënë gjurmë.
F.N : Pas kaq vitesh, çfarë ju ka dhënë Amerika ?
A.M :Amerika më dha mundësinë e punës , të mbaj dhe të rris vajzën time. Më bëri të zonjën e vetes, të fitoja jetën dhe të vizitoja djalin tim, pas pesë vjetësh dhe nga ai moment në çdo vit. Mbi të gjitha më forcoi besimin tim, pasi është një vend që u hap një botë njerëzve të mirë dhe të bukur, të cilët u bënë sistemi im mbështetës. Nisa të krijoja dhe të dizanjoja forma bizhuterish . Punoja çdo sezon, shisja bizhuteri nën tenda, në rrugë. Unë u bëra trajnere e çertifikuar e jetës dhe Amerika më ofroi të jap ndihmën time për shumë gra të tjera.
Amerika më dha lumturinë, krijoi një Ana të re, të cilën unë e kam merituar me dashuri .
Në atë kohë ecja në shtegun e dhimbjes në ndjekje të lumturisë, por çdo lot që unë kam derdhur, u shndërrua në një dritë përmes fuqisë së dashurisë dhe forcës së besimit tim.
F.N : Si do ta pëshkruanit ju sot vendin tuaj të dytë, SHBA ?
A.M : Gjithmonë mendoja të kisha një familje të lumtur dhe Amerika, ishte vendi ku unë e gjeta një të tillë. Burri im, Frank Walsh, i cili më pranoi mua për atë që unë jam, më ka mbështetur dhe më mbështet në cdo plan të jetës.
Vajza ime që tashmë është rritur, ndoqi industrinë e modës. Ajo është martuar dhe ka tre fëmijë dhe unë dy mbesa dhe një nip të bukur.
Tani, kemi një shtëpi të madhe, ku mblidhen të gjithë miqtë e mi dhe familja ime. Vendi im i dytë hoqi frikën dhe pafuqinë time duke ndërtuar një grua të re, këtë që unë jam sot.
F.N :Të kthehemi në momentin kur ju nisët të punonit me bizhuritë tuaja… Cili ishte hapi i parë që nisët ju në krijimin e biznesit tuaj ?
A.M : Të krijosh jetën tënde në mënyrën i do, është motoja ime. Unë kam arritur në përfundimin se mëndja e kujdo, mund të arrijë gjithshka që dëshëron. Në shtëpinë tonë, në vëndlindje, kemi punuar me filigram argjendi të pastër.
Në Amerikë,nuk mund të kisha pajisjet e duhura dhe nuk mund të prodhoja argjënd. Ndaj nisa të punoja me gurë gjysmë të çmuar dhe kristale. U tregoja bizhuteritë e bëra vetë njerëzve në festat që organizoheshin, apo edhe në shtëpitë e tyre. Pastaj, kam punuar në, Panaire të qytetit dhe në rrugë.
Mbaj mënd një dimër, kam patur një tavolinë pune në rrugën 59,dhe Columbus Cicle, matanë Central Parkut , ku kam shitur bizhuteri. Bënte shumë ftohtë, qëndroja 12 orë pa lëvizur nga tavolina e punës. Duart më ngrinin më bëheshin herë të zeza, herë blu, nga të ftohtit.
Disa ditë kishte shitje të mëdha, disa ditë më pak, por Perëndia më ofronte gjithnjë forcë dhe mbështetje .
Biznesi im u rrit, kur nisa të studioja ‘chakras’, dhe fuqinë shëruese të gurëve gjysmë të çmuar me kristale. Nisa të krijoja dizajne të rinj,dhe të ndihmoja njerëzit për t’u shëruar nga emocione dhe siklete të ndryshme emocionale dhe fizike.
Dhe kështu hapa, biznesin tim të quajtur Moda e Nina Nona, që tërhoqi shumë njerëz. Nisa të marr pjesë në shfaqjet e artit, në festival artizanale dhe në ndërtesa të korporatave me prezantimet e mia.
F.N :Çfarë ju tërheq më shumë në punën tuaj ?
A.M :Në punën time, më tërheq e bukura, kreativiteti dhe dashuria. Unë flas me njerëzit në nevojë, përmes krijimtarisë sime. Çdo pjesë e bizhuterisë sime, është një dizajn më vetë origjinal, pa kopje tjetër. Çdo gur gjysmë i çmuar ka kuptimin e tij dhe unë punoj rreth energjisë së gurëve dhe kristaleve. Kënaqem duke kombinuar gurët me ngjyrat e tyre vezulluese të cilat japin fuqi. Në çdo pikë sfere, është vënë një fije peri, ku unë vendos shumë bekime për personin që do ta mbajë atë dhe kjo mua më plotëson.
Ajo që më pëlqen më shumë në lidhje me krijimin e bizhuterive, është se kombinoj krijimtarinë time me filantropinë, duke ia dhuruar grave të dhunuara, jetimëve, personave me aftësi të kufizuara, fëmijëve me nevoja të veçanta, femijëve me autizem.
Thirrja dhe suksesi im, tani ndesh lumturinë time. Më në fund arrita të ndihem krenare, dhe e plotësuar me arritjet e mia dhe vizionin tim, për të ndarë bukurinë, dashurinë dhe lumturinë me botën.