Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian, pjesë e partisë së moderuar në Suedi e cila fitoi në zgjedhjet e së dielës, 26 maj, 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.
Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, vajza e madhe e dy prindërve Bardh e Arjana Kokalari dhe mbesa e Musine Kokalarit, shkrimtare dhe veprimtare e shquar , e përcaktuar si desidentja e parë shqiptare.
Kokalari e cila jeton prej 27 vitesh në Stokholm , ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar. Ajo ka nisur angazhimin në politikë që kur ishte 16 vjec.
Arba Kokalari , eshte nominuar nga Albanian Excellence , si ” Zonje qe ben Shqiptarine”, cmimi i madh kushtuar gruas se pare shqiptare. Ceremonia e ketij cmimi do te organizohet ne 12 dhjetor ne Hotel Sheraton ne Tirane.