Atë e bijë, lart në qiell e poshtë në tokë- duet mal dashurie …!!!

Diçka personale në një ditë të shtunë

Nga Flora Nikolla

Tushemisht, 29 Gusht/AE/.- Kënaqësia kapërcen kufinjtë, kur emocióni nuk mund t’i njohë ato, kur pas një kalvari të gjatë pune, emri i atit tënd artikulohet nje kontekst të rëndësishëm ndërkombëtar, siç është Bienalja e Ndërkombëtare e Karikaturës që në këto kohë  të vështira, po mundemi ta organizojmë me Bashkinë e qytetit te Pogradecit , duke arritur  që për herë të parë institucionalisht, Shqipëria të jetë në hartën e Karikaturës botërore !!!

Në fakt, kur punon në gjithfarë ditësh, te fashitet se ke një emër të madh mbi kokë, se në fakt  ti punon brënda rregullave të tua, parimeve të punës tënde, normave të tua !

Deri këtu ska çudi, sepse kjo është puna jote që bën, di  të bësh, …aspak e lidhur me emrin e njeriut që të dha jetë e ti po ja kushton!!! Janë kaq larg këto të dyja , sa kur bashkohen , me kuptoni , nuk di sepse emocionin e bëjnë det !!!

Ja meqënëse kam pak kohë këtë të shtunë, po mundohem t’ua  shpjegoj… sepse, në fakt , ka një dallim mes këtij dueti, babë e bijë, sepse ai ka arsye qe të jetë  i dukshëm dhe i padukëshëm.

I pari  në këtë duet e ka mbaruar punën e tij, e dyta gjithmonë duhet të krijojë, ndertojë, duke ruajtuar një emër që as flet e në fund të ditës nuk i thotë as e bërë mirë dhe as duhet ta bësh më miirë dhe as e  bërë keq!

Për fat, puna nuk më  ka lidhur kurrë me emocionet e mia , e respektoj dhe e dua në asht deri ne fund të jetës sime! Gjithmonë kam patur marrëdhënie ekselente me të, më ka dhënë forcë  dhe sidomos guxim që asnjëherë të mos kem kthim pas. E kështu asnjëherë, nuk tutem kur marr vesh xhelozitë,  cmirën , shkopinjtë nën këmbë. I le gjithmonë në vobektësinë e tyre të mjerë e kundroj me qetesi dhe me energji, dritën  e tunelit tim !!! Bile edhe kur më thonë fjalë të  bukura, nis e vetë-mbrohem!!!

Në këtë suazë aspak të lehtë, pavarësisht fjalëve që unë shkruaj,  jeton dite pas dite, dueti babë e bijë.

Ai ne qiell dhe ajo ne toke, jetojnë çdo ditë veçmas , pa bujë e fjalë!!! E ja keshtu heshturazi lart ne qiell e ketu ne toke, mbrojnë e krijojnë një aktivitet në nder dhe për nder !!!

Një prag pasditeje, teksa ecja, buze liqenit më të  bukur ne botë , iPhone  im i lodhur tringëlliu !

Ishte një mesazh nga Indonezia e largët , fituesi i çmimit special  të Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës !

E hapa plot ngut  !

“ Jam shumë i lumtur dhe ju falenderoj që jam pjesë e Bienales Nderkombetare Niko Nikolla” …

Ngriva, një lot ra poshte syve të mi, pastaj shumë lotë të njelmëta  u bashkuan me ujin e ëmbël të liqenit tim që i bën dritë shpirtit tim!!!

Kuptova,  ndoshta për herë të parë, deri ku kishte  mbërritur, thelbi i këtij dueti  mal -dashurie  !!!

Ditët  më rendín me shpejtësi  skëtere !!!

18 shtatori e një mori aktivitetesh plot dinjitet të planifikuara të organizohen,  do të kulmojnë me daten 20 shtator , një date e bukur per atin tim !!! Çdo 20 shtator , kremtonte me Brigadën e 20 sulmuese , fitoren mbi fashizmin gjatë Luftës së Dytë Boterore!!!

Ai nuk mund të ma kerkonte  kete gjë , por unë e kuptova në heshtje dhe vendosa datën që sërish ta gëzojë atë !

Më 20 shtator në një natë magjike, ai do japë një trofe…, do të japë  disa trofe  me emrin e tij , vazhdimësi fisnike e jetes së tij fisnike !

Nga Argjentina në Indonezi , nga Gjermania në Spanjë , nga Bullgaria në Kinë, mga 50 shtete te planetit, orë pas ore, mbërrijnë mesazhe me falenderime për këtë Bienale, për Shqipërinë , për Poradecin tim, për organizatorët !!!

Te gjitha i bashkon një emer Niko Nikolla, njeriu im i shtrenjtë , që me  kurajon time e pa dashjen time, këtë herë nuk kisha as si ta pyesja  dhe as t’i merrja mendim  dhe as si në ndonjë rast ta kisha  në krah !!!

Orë, ditë , muaj, lodhje e durim vetmitar , shumë punë me miq e me armiq që bëjnë si miq pas nje odiseje të gjatë, cdo gjë të fshihet si me dorë…, kur sheh konturet e mrekullueshme te këtij aktiviteti, kuptuar e shtrirë anë më anë, me një emërues të përbashkët njohje e karriere, të madhin Agim Sulaj!!!

E në besoni në këto rreshta të shkruara nga shpirti , ju lutem kryqezoni gishtat, e me uroni fat në këtë  iniciativë ku ati dhe bija , janë vetem një binom fisnik  i këtij vendi !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *