Bashkia Pogradec dhe Albanian Excellence , ftojnë artistët të marrin pjesë në Bienalen e Parë të  Karikaturës Niko Nikolla”

Tirane, 21 Shkurt/AE/.- Bashkia Pogradec në bashkëpunim me Qëndrën Albanian  Excellence ftojnë artiste të Gadishullit Ballkanik, të marrin pjesë në “Bienalen e Parë të  Karikaturës Niko Nikolla”,  që zhvillohet në kuadër të Ditët e Humorit dhe Satirës Niko Nikolla , që do të organizohet nga 18 deri në 21 maj në qytetin e Pogradecit , Shqipëri.

Kjo është hera e parë që  organizohet një konkurs karikature që mban emrin e një prej emrave nmë të njohur të humrit shqiptar.

Ai organizohet ne qytetin e Pogradecit në juglindje të Shqipërisë, qytet që laget nga liqeni më i thellë i Ballkanit i dalluar për një natyrë shumë piktoreske.

Kjo Bienale e  fut  qytetin e Pogradecit, vendlindjen e Niko Nikollës në hartën botërore të karikaturës.  Bienalja e karikaturës do të jetë një aktivitet periodik, bashkëpunim me Bashkinë e qytetit , me të gjitha të drejtat që ka Albanian Excellence, si markë e rregjistruar , sipas legjislacinit të shtetit shqiptar.

Në këtë konkurrim janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë artistët e Rajonit të Ballkanit  me veprat dhe idetë e tyre bazuar në temën “Buzëqeshje Ballkanike”.

Vendet e Gadishullit të Ballkanit shpesh kanë qënë shpesh terrene luftrash e keqkuptimesh historike.   Ideja e këtij konkurrimi kërkon të lerë pas mosmarrëveshjet e se kaluarës , duke parë përpara një  Ballkan,  paqeje e miqësie reciproke, duke vleresuar vlerat e secilit vend si pasuri e perbashkët.

Cdo artist pjesemarrës duhet të dërgojë deri në 3 punime , teknikë e lirë mbi letër, FormatiA3,A4 .

Veprat duhet të nisen në adresen email bienalekarikature@gmail.com dhe art.agimsulaj@gmail.com

Data e fundit e dorëzimit të punëve do të jetë 20 Prill 2020

Cmimet:

Cmimi parë Niko Nikolla 500€

Cmimi i dytë:  Bashkia e qytetit te Pogradecit 400€

Cmimi i trete i Jurise 300€

Qëndrimi dhe akomodimi në hotel  do të jetë në  ne qytetin e Pogradecit nga dt 18-21 Maj

Ceremonia e dorëzimit të cmimeve do të zhvillohet në datën 20  maj  në Galerine e Artit Pogradec

Punimet fituese mbeten pronesi e Bashkise se qytetit dhe Qëndrës Albanian Excellence, duke u përdorur  per Publicitetin e Bienales.

Ju mirëpresim !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *