Bienalja ballkanike e karikaturës Niko Nikolla : 250 punime nga 50 vende të botës

Do të zhvillohet nga Albanian Excellence dhe Bashkia Pogradec në 18- 20 shtator 2020

Tiranë, 24 Prill/AE/.- Të paktën 250 punime nga 50 vende të botës janë dërguar në  adresën e Bienales  ballkanike të karikaturës Niko Nikolla, “Buzëqeshje  ballkanike”, që do të organizohet pas vendimit të shtyrjes për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19, më 18- 20 shtator 2020,  në Pogradec në qytetin e lindjes së humoristit të njohur .

Harta gjeografike, e këtij eventi i cili zhvillohet nga Albanian Excellence në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Pogradecit, në kuadër të Ditëve të humorit Niko Nikolla, një aktivitet që mendohet të jetë i përvitshëm  në vijim të politikës së Bashkisë për të nderuar qytetarët e tij, perfshin të gjitha vëndet e gadishullit te Ballkanit si, Shqipëria, Kosovë, Maqedoni,  Serbi,  Bullgari, Mali i Zi, Greqi, Turqi, Rumani, Itali, Austri , Poloni,  për të vijuar në Indi, Iran, Kinë, Indonezi, Rusi,  Siri, Argjentinë  etj.

Tematika e karikaturave  të prezantuara është e shumëllojtë duke nisur nga probleme të  mprehta të gadishullit ballkanik, por edhe problemve te ndryshme te para në planin global.

Nuk ka mbetur pa u prezantuar edhe situata e krijuar nga Covdi 19.  Tema “Buzëshje ballkanike”, e përzgjedhur nga organizatorët për këtë aktivitet, ka gjetur vend në shumë punime apo karikatura nga autorë të ndryshëm. Ndaj dhe prezantimi e koncepti  si e shohin këta artistë, konceptin ballkanik , është shumë interesante në menyrën se si prezantohet.

Por ajo që është për t’u përmëndur, është edhe fakt,  që shumë site të njohura të karikaturës në botë, e kanë botuar njoftimin e organizimit të këtij aktiviteti krahas komenteve të ndryshme për qytetin e Pogradecit, duke i bërë një promocion njohjes të këtij qyteti piktoresk e plot bukuri natyrore.

Disa syresh dhe kanë prezantuar qytetin përmës karikaturës si artisti nga Argjentina Poblo Zerda  apo autori bullgar, Valentin Georgiev, i cili ka realizuar në karikaturë , një prezantim fantastik të personalitetit të Niko Nikollës, të liqenit të Pogradecit dhe të artistëve të kombësive të ndryshme që hedhin vallë rreth tij, por edhe të një karikaturë me të gjithë shtete e gadishullit tonë për të cilin Niko Nikolla, punoi aq shumë.

Presidenti i karikaturistëve të Bullgarisë, Walex Alexandrov Presidenti i Unionit te Karikaturisteve Bullgare Walex Alexandrov , i ka kushtuar një rëndësi të madhe organizimit të Bienales Niko Nikolla, “Buzeqeshje ballkanike” .

Ai ka shpërndarë për të gjithë karikaturistët, shtyrjen e këtij eventi shumë të rëndësishëm për shkak te Covid 19,  në 18-20 shtator, por gjithashtu i ka bërë dhe një promocion qytetit të Pogradecit, përmes botimit të një grup fotosh .
“Nëse mbledhim atje karikaturistë nga të gjitha vendet e Ballkanit, do të jetë shumë bukur.
Ne jemi ambasadorë për paqen”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook ku boton këtë seri fotosh .

Ndërkohë, Presidenti i jurisë së këtij eventi ndërkombëtar, karikaturisti dhe piktori  me banim ne Itali , i njohur ne planin boteror, Agim Sulaj, cilëson se ky, “manifestim  do të jetë madhështor” .

Ai shprehet se, “kjo Bienale, eshte vlerë e Niko Nikollës, që edukoi me dashuri një brez te mrekullueshëm artistësh të humorit, satirës, karikaturës. Kenaqësi sot t’i rikthehemi figurës së tij me një mirënjohje e falemnderit plot humor mbi Ballkanin që  si thoshte ai, ta kthejmë nga një fuci baruti në nëj fuci humori.

Këtë herë me këtë aktivitet që mban emrin e këtij personaliteti artistët duan ta kthejnë gadishullin Ballkanik në një fuci humori dhe harmonie e bashkëjetese midis popujve të këtij rajoni” shprehet karikatiristi i njohur.

Në jurinë e kësaj Bienale, marri  pjesë emra të njohur të kultturës shqiptare si , Bujar Kapexhiu, Vera Bekteshi,  Rezear Xhaxhiu, Gentjan Zeka, Ilir Harxhi. Drejtore Ekzkutive e këtij projekti është Flora Nikolla , ndërsa drejtor artisti, piktori dhe koreografi me banin në Nju Jork, Andis Gjoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *