Bienalja, Coronavirus dhe Pogradeci

Nga Flora Nikolla

Pogradec, 4 Shtator.AE/.- Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës , “Buzëqeshje Ballkanikë”,  Niko Nikolla organizohet me lajmin  e mirë, që Shqipëria, hyn zyrtarisht për herë të pare  në hartën e karikaturës botërore, duke prezantuar Pogradecin dhe në Pogradec, në një qytet të vogël, shtrirë në buzë të një liqeni si në një përrallë, 50 shtete nga i gjithë planeti ynë, në një kohë kur një virus, pa dashjen e askujt ka vënë  kurorën për të gjithë ne.

Ndaj dhe organizimi i këtij eventi botëror të humorit, në këtë kohë, por edhe në këtë qytet, i njohur dhe për një humor sqimatar, duket sikur i buzëqësh Coronës, e i thotë : ”Ne dimë të bëjmë humor të goditur edhe në kohë të vështira !!!

Dhe jo vetëm kaq  !!!

Por dhe  organizimi i këtij eventi botëror në këtë kohë, duket sikur mishëron pa dashje një shprehje të Niko Nikollës, këtij personaliteti të humorit dhe të publiçistikës ballkanike, i cili me buzëqeshjen e tij babaxhane, duket sikur na thotë edhe përtej jetës sonë, një nga postulatet e jetës së tij : “ Merreni jetën si komedi…, jo si tragjedi “.

Nga janari i këtij viti, Bienalja Ndëkombëtare  e Karikaturës “Buzëqeshje Ballkanikë”, ditë pas dite e muaj pas muaji, krijoi një familje të madhe të humorit, një familje të bukur që emërues të përbashkët pati ka dhe do të ketë  në udhën  e tij të gjatë, një koncept intelektual të shoqërisë globale kudo jetojmë, prezantuar përmes një abstragimi plot humor, që të bën të kuptosh ndryshe zhvillimin e një sistemi e të një shoqërie, mes një mendimi filozofik të shprehur përmes humorit dhe satirës.

Sepse, larg mediokritetit mbytës, një buzëqëshje bëhët e bukur,  kur sheh një vyrtit të keq konceptuar me humor, dhe jo me fshikëllim mbytës fjalësh që jo rrallë here fluturojnë në zbrastësi , mbushur me lodhje të kotë , në ditët e gjata të jetë , ‘pragmatiste” që na duhet të jetojmë. (qesh)

Pa dashur të shkruaj moral në këto rreshta përshëndetëse, them se një zëri duhet t’i themi: “Udhë të mbarë të kesh Bienalja Buzëqeshje Ballkanike”, sepse në fund të tunelit të jetës sonë, karikatura është një filozofi  e shprehur në shumë dimensione që në të buzëqeshim dhe diku këtu e diku atje, të kuptojmë mënyrën e jetës sonë dhe që sigurisht  mesazhin se, ne nuk jemi të pagabueshëm .

Apo jo ?

Shikoni sa  shumë gjëra pra kemi për të kremtuar buzë liqenit të bukur të Ohrid që të bën ta përjetosh me bukurinë e tij mbushur me oksigjen,  jetën si një përrallë dhe në tryezë me një peshk të rrallë që rritet  vetëm në ujrat e liqenit më të thellë të Ballkanit tonë,  që këtë hërë ka menduar të na dhurojë vetëm buzëqeshje me këtë event ndërkombëtar.

50 mendime, 50 filozifi, 50 tendenca, do të përshfaqen  nga 18 deri në 20 shtator, mes një bukurie  dritheruese prag-vjeshte,  me muzikën e valëve të  liqenit .

Do të jemi së bashku në një oaz të bukur humori  e së bashku  në një zë buzë gaz do të themi “  “po që ishte  një sukses !!! … Mirë u takofshim  në Bienalen e rradhës!!!

E  pastaj  mes valëve fërshëritëse të liqenit blu marinë  do t’i drejtohemi, Coronavirus  dhe do t’i themi krenarë: “ Ne të shohim si komedi, e  t’i mirëmbetsh bashkë me kurorën tënde !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *