Bienalja e Karikaturës Ndërkombëtare Niko Nikolla, do të shkojë dhe në Korçë

Do të zhvillohet nga Albanian Excellence dhe Bashkia Pogradec në 18- 20 shtator 2020

Tiranë, 30 Qershor /AE/.- Bienalja e Karikaturës Ndërkombëtare të Karikarurës Niko Nikolla që do të zhvillohet në Pogradec më 18-20 shtator, do të shkojë në një nga ditët e saj edhe në qytetin e Korçës, një qytet  shumë pranë Pogradecit i njohur për traditat e  e tij në kulturë  ashtu edhe në artet figurative prezantuar ndër të tjera me shumë  vlere nga piktori  Vangush Mio.

Në një takim që pati  Drejtorja Ekzekutive e kësaj bienaleje, Flora Nikolla,  me drejtoren e Teatrit të Korçës, Zamira Kita, është biseduar që në nga pasditet e këtij aktiviteti që zhvillohet për here të parë në qytetin e liqnit pa kufinj, në nder të figurës së Niko Nikolla, humorist dhe  gazetari njohur ,  karikaturat e prezantuara në këtë Bienale të shkojnë edhe në qytetin e Korçës.

Kita, ka shprehur mbështetjen  absolute të saj, për të organizuar një pasditë në Pazarin e vjetër të Korçës,  ku  autorët do të prezantojnë karikaturat e tyre por edhe do të mund të bëjnë karikatura të lira  më pamje nga kjo pjesë shumë interesante e qytetit ashtu sikundër edhe do të mund të realizojne portrete te ndryshme me qytetare apo edhe peronalite  të këtij qyteti të njohur në Shqipëri si Parisi  I vogël.

“Do të jetë një pasdite shumë e bukur e  cila jo vetëm  do t’i japë jehonë këtij aktiviteti kaq të bukur që e ka futur për herë të parë Shqipërinë , në hartën e karikaturës botëtore, por edhe do t;u krijiojë një atmosferë miqësore mes qytetarëve të këtij qyteti historikisht tradicional në kulturë “, tha Flora Nikolla,  duke shprehur mirënjohjen e  falenderime per zonjën Kita, një figurë e njohur e këtij qyteti e cila promovon e mbështet gjithnjë aktivitetet kulturore të  këtij qyteti  e njohur nga të gjithë si promotore e më së mirës në  art.

Të paktën 250 punime nga 50 vende të botës janë dërguar në  adresën e Bienales  ballkanike të karikaturës Niko Nikolla, “Buzëqeshje  ballkanike”, që do të organizohet pas vendimit të shtyrjes për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19, më 18- 20 shtator 2020,  në Pogradec në qytetin e lindjes së humoristit të njohur .

Harta gjeografike, e këtij eventi i cili zhvillohet nga Albanian Excellence në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Pogradecit, në kuadër të Ditëve të humorit Niko Nikolla, një aktivitet që mendohet të jetë i përvitshëm  në vijim të politikës së Bashkisë për të nderuar qytetarët e tij, perfshin të gjitha vëndet e gadishullit te Ballkanit si, Shqipëria, Kosovë, Maqedoni,  Serbi,  Bullgari, Mali i Zi, Greqi, Turqi, Rumani, Itali, Austri , Poloni,  për të vijuar në Indi, Iran, Kinë, Indonezi, Rusi,  Siri, Argjentinë  etj.

Tematika e karikaturave  të prezantuara është e shumëllojtë duke nisur nga probleme të  mprehta të gadishullit ballkanik, por edhe problemve te ndryshme te para në planin global.

Nuk ka mbetur pa u prezantuar edhe situata e krijuar nga Covdi 19.  Tema “Buzëshje ballkanike”, e përzgjedhur nga organizatorët për këtë aktivitet, ka gjetur vend në shumë punime apo karikatura nga autorë të ndryshëm. Ndaj dhe prezantimi e koncepti  si e shohin këta artistë, konceptin ballkanik , është shumë interesante në menyrën se si prezantohet.

Shumë site të njohura të karikaturës në botë, e kanë botuar njoftimin e organizimit të këtij aktiviteti krahas komenteve të ndryshme për qytetin e Pogradecit, duke i bërë një promocion njohjes të këtij qyteti piktoresk e plot bukuri natyrore.

Në jurinë e kësaj Bienale, marrin  pjesë emra të njohur të kulturës shqiptare si, Bujar Kapexhiu, Vera Bekteshi, Rezear Xhaxhiu, Gentjan Zeka, Ilir Harxhi, Thoma Gëllçi, Agim Janina, Arben Meksi .  President i jurise eshte piktori dhe karikaturisti injohur, Agim Sulaj, Drejtore Ekzkutive e këtij projekti është Flora Nikolla , ndërsa drejtor artistik, piktori dhe koreografi me banin në Nju Jork, Andis Gjoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *