Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla  në fokus portreti i Dritan Abazovic

Tiranë, 22 maj/AE/.-  Këshilli artistik i Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla, duke  punuar për të përcaktuar temën e dytë e këtij aktiviteti  botëror,  e cila sipas rregullave të saj, është një portret e një figure të njohur, votoi  krahas emrave të propozuar , figurën e njohur politike të botës mbarëshqiptare por edhe botërore, politikanin nga Mali i Zi,   Dritan Abazovic.

Ishte kënaqësi e gëzim,  që kur ky propozim ju dërgua zoti Abazovic,  ai e pranoi me kënaqësi, duke u vënë kështu në folus të disa qindra figurave të njohura të karikaturës botërore , të cilët nga sot  , janë të lirë, të krijojnë imazhet e tyre , për këtë personalitet i cili tashmë ka krijuar imazhin e tij në botën politikë në botë .

I nderuar nga Albanian Excellence, në vitin 2023 me cmimin  Albanian Excellence- Grand Excellence 2023, zoti Abazovic, është 38 vjec. Ai ka qenë kryeministri më i ri i Malit të Zi, një vend i vogël ballkanik me pak më shumë se 600 mijë banorë; pjesë e pakicës shqiptare de jure afro 5%; nga krerët e qeverive-ndoshta më i riu në Europë nga prilli 2022, në shtator 2023

 

“Ne, Mali i Zi jemi vend i diellit dhe zbavitjes…. Shqetësimi ynë sot që po mban kohë e mirë në Bled, është ah sikur sezoni turistik të zgjasë më shumë… Na ftoni në Bashkim Europian, sepse nëse jemi në shoqëri të mirë, atëherë jemi më të suksesshëm”– tha Dritan Abazoviq, në Forumin BE+ Ballkan, në Bled në vjeshtën e 2023.

Atje gjendej në “një shoqëri jo dhe aq të mirë”: me homologët e tjerë ballkanas, që impresiononin sallën me debate të forta me njeri tjetrin, me sfond filozofik, apo historik. Ishte ai samit ku kryeministri i Shqiperise bënte humorin e zi dilematik- o në autobusin e ngadalshëm europian, ose në aeroplanin rus (ndersa Prigozhin sapo u rrezua)…

Dritan Abazovic, është 38 vjec, ka qenë kryeministri më i ri i Malit të Zi, një vend i vogël ballkanik me pak më shumë se 600 mijë banorë; pjesë e pakicës shqiptare de jure afro 5%; nga krerët e qeverive-ndoshta më i riu në Europë nga prilli 2022, në shtator 2023. Si politikan, si qytetar, si opozitar, si kryeministër, fundjavave i ka kaluar këtu tek nëna e tij; me shokët e tij; me makinën e tij të vogël; me varkën e tij të vogël në Bunë apo në det. Aq sa kur po votohej rrëzimi i tij në parlament, dikush i tha plot cinizëm: dorëzoje qeverinë dhe shko merru me peshkimin në Bunë, me varkën tënde…

Dritan, vjen nga fjala Dritë, pra njeri i dritës. Fjalë shqipe, por edhe sllavë që bashkëjetojnë me shqiptarët kanë filluar ta përdorin emrin Dritan për ti vendosur emrin fëmijëve të tyre. Madje dhe modeli i flokëve të tij, po përdoret me emrin Dritanka. Dikush në botën sllave, si për të ilustruar ndikimin e tij shoqëror dhe politik flet për procese që quhen Dritanizacija.

Njerëz si Dritani kuptohen më mirë, të zhvendosur në kohë apo në hapësirë.

Dritan Abazovic vjen nga Ulqini, që konsiderohej si Republikë piratësh në shekullin e 18. Me 190 anije në një qytet me 2800 banorë: ku mbivendoset kultura ilire, romake, veneciane, turke, hebreje,shqiptare, sllave, ku madje ka patur dhe skllevër afrikanë, pasardhësit e të cilëve janë larguar para pak vitesh nga jeta.  Sabatia Zevi, mashtruesi hebre mesjetar, mendohet se ka varrin e vet. Ulqinakët, pretendojnë madje se Don Kishoti i Mances u shkrua apo u frymëzua në Ulqin, D’ulcigno, sepse Dolcinea ka jetuar në qytetin e tyre. Servantes sipas disa historianëve lokalë që krijojnë dhe ëndrra, por të bukura ama, u mor peng në Ulqin dhe prej aty u frymëzua për romanin e tij të famshëm.

Diku thuhet se ka njerëz që krijojnë ngjarjet, pra që mundësojnë zhvillimin e tyre.

Ka njerëz që i shikojnë ngjarjet.

Ka njerëz që habiten me zhvillimin e ngjarjeve…

Duam t’ju ndihmojmë të shikoni ngjarjet. Ngjarjet të cilat i ka krijuar, i ka mundësuar Dritan Abazovic në 10 vjetët e fundit në vendin e tij të vogël plot diell, por dhe borë në male.

Ai ka ndikuar fuqishëm, cilësisht në dhënien fund të një qeverisje të gjatë-dikush e konsideron si qeverisje autokratike 30 vjecare, të Presidentit GJukanovic, në goditjen e një sistemi të lidhur me të, në largimin e dinosaurëve si i quante Dritani. Kuptoni: në Mal të Zi që nga 1905, kur u krijua si shtet i pavarur, nuk ka patur rotacion. Me Dritanin u mundësua.

Ai e goditi – në fillim me guximin e opozitarit, dhe më pas si numri dy dhe si kryeministër- trafikun e kontrabandën e cigareve në Mal të Zi. Mali i Zi ishte i famshëm për të, sepse një pjesë e madhe e GDP vinte nga ky biznes.

Me nxitjen dhe krijimin e kushteve nga Dritan Abazovic, u mundësua goditja e aq shumë figurave brenda një kohe aq të shkurtër, kryetarë gjykatash të epërme, prokurorë të përgjithshëm, shefa kompanish publike, etj.

Dritan Abazovic ka gisht në afirmimin e një klase të re politike me teknokratë, të panjohur më parë-nisur që nga qeveria e 2020 me kushtet e tij të famshme, e deri më sot.

Qeveria e tij solli rritje ekonomike të qëndrueshme, ulje të borxhit të jashtëm,rritje të peshës së shtetit në ekonomi-porte, hekurudha,transport detar, metalurgji,  duke kufizuar rolin e oligarkëve.

Qeveria e tij ndikoi në kufizimin e ndikimit rus, ndërsa Dritani ishte inisiatori i parë i udhëtimit të liderëve ballkanikë në Kiev.

Në qeverinë e tij afro 5% e popullsisë janë .. ukrainase. Që megjithatë bashkëjetojnë me pak rusë, që kanë patundshmëritë e tyre atje.

Dritan Abazovic ka ndikuar në rritjen e disponimit pro perëndim, pro BE dhe pro NATO,- brenda dy vjetëve- si tregonin sondazhet e organizuara në vjeshtën e vitit 2023.

Në sondazhin  2023 ishte rritur përqindja e malazezëve që do të votonin propavarësisë, proshkëputjes nga Federata sikur referendumi të bëhej atë ditë.

Cfarë e bën Dritanin të vecantë mes liderëve ballkanikë, shqiptarë dhe jo të tillë, është se ndryshime të tilla epokale janë kryer me një formulë që ka disa elementë suksesi.

Zero konfliktualitet social dhe politik. Zero turbullira në rrugë. Zero konflikt me fqinjët, madje përmirësim i marrëdhënieve me të gjithë fqinjët pa dallim. Zero propagandë përcarëse ndëretnike dhe ndërfetare. Jo me shumica revolucionare. Me 4 deputetë, si game changer absolut. Jo me parti etnike, por me parti qytetare.

Sot një vit më pas botimit në shqip, ai promovon me moskokëcarjen e vet klasike librin për të cilën ka recensa të jashtëzakonshme ndërkombëtare, në Universitetet më të mira të botës-Harvard, Kembrixh, Kolumbia.-Kritika e etikës së globalizmit, botuar fillimisht në serbisht, e më pas në anglisht dhe shqip, si tezë doktorale në Universitetin e Sarajevës. Mbi 10 universitete të tjera mes të cilëve Bocconi në Milano, Universiteti i lirë i Brukselit  apo Universitete jashtë Europës,e kanë promovuar. Politikani i dyte ne historine e Malit te Zi, per te cilin Le Monde, beri profil personal.

Ulqini është qytet i shenjuar nga Zoti dhe kësisoj dhe nga historia. Madhështia e kohëve të lavdishme nuk zhduket. Sepse Dritani bën ngjarjet të ndodhin dhe nuk i vëzhgon ato. As habitet.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *