Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla: prezantim dinjitoz i karikaturës botërore në Tiranë

Tirane, 6 Dhjetor /AE/.-Albanian Excellence organizoi me sukses nga 1-4 dhjetor, Bienalen e  dytë Ndërkombëtare Niko Nikolla  në Pallatin e Kongreseve në Tiranë , një aktivitet shumë dimensional  i cili  u vizitua nga disa mijëra qytetarë të Tiranës dhe jo vetëm.

Ky aktvitet i cili u zhvillua në kuadër të  Panairit Klik Ekspo Klik, pati një impakt shumë pozitiv jo vetëm tek qytetarët dhe konsideratat e tyre të larta  që i shprehën  gjatë vizitave të tyre në  dy ekspozitat  e çelura : Ku shkon Botë ? dhe  Portet në Karikaturë Agim Sulaj, por gjithashtu  aktiviteti pati një jehonë në median shqiptare ashtu edhe në atë të huaj.

Kjo Bienale e cila dy vite më parë e futi Shqipërinë,për herë të parë në hartën e karikaturës botërore, tregoi edhe një herë fuqinë e këtij zhanri, tërheqjen që ka publiku për këtë lloj arti i cili përmes humorit dhe sarkazmës përshfaq ndryshe dukuri e fenomene të një shoqërie .

Në këtë rast, veç faktit shumë të rëndësishëm që ofron kushti i këtij organizimi që të gjitha veprat të jenë të realizuara enkas për këtë aktivitet botëror,  goditi shumë tema e  perzgjedhur : Ku po shkon botë ?

Artistë nga 70 vende të botës treguan në veprën   tyre, një koncept, një ide, një histori, një pjesë jete, një dukuri se si e shihnin ata  jetën, njerëzimin, botën sot, duke bërë të prekshme të gjithë situatën emocionale, mjedisore, ekonomike, politike , sociale të planetit tonë. Të sjella më ngjyra të humorit , mbi koncepte të dukshme filozofike dhe të një imagjinate arti ,  karikaturat e prezantura goditën me gjuhën   e tyre  shikuesit e shumtë.

Tema të tilla aktuale si Covid,  politika sot në botë, lufta në Ukrainë,  mjedisi, problemet e drogës, marrëdhenieve në familje,  bota e internetit që ze sot në masën më të madhe jetën e fëmijëve, ishin temat që karikaturistë nga e gjithe bota prezantuan gjatë ditëve të kësaj Bienaleje, duke ju përgjigjur temës së përcaktuar:  Ku shkon Botë ? Shumë sukses  pati edhe tema e dytë  e kesaj Bienaleje, Portret në karikaturë artisti Agim Sulaj.

Kolegë të artistit, karikaturistë shumë të njohur  e sollën artistin e njohur në një mori shumë të madhe konceptesh. Spikati detaji i valixhes së emigrantit të Agim Sulaj, një detaj i përdorur nga shumë autorë për të portretizuar karikaturistin e njohur  shqiptar me banim në Itali .

Të gjithë karikaturat përbënin kështu një mozaik shumë të bukur dhe që mendojmë se kanë plotësuar më së miri kriteret bazë të përcaktuara nga Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës , një prej të cilave ishte :të gjithë veprat e prezantuara të jenë premierë.

Çfarë ofruan Ditët e Bienalës Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla

Në 1 dhjetor: Çelja e Ekspozitës Ndërkombëtare e Karikaturës

Ekspozita Ndërkombëtarë e Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës,  u çel  në  1 dhjetor  në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore mes artitëve pjesmarrës, në ditën e çeljes së Panairit më të madh ndërkombëtar që zhvillohet në Shqipëri, Klik Ekspo Klik , duke qënë në këtë mënyrë në vëmëndjen  e autoriteteve më të larta vendore , shtetërore brënda e jashtë Shqipërisë .

Nën tingujt e harqeve të grupit Amdeus ,të pranishmit në celjen e këtij aktiviteti, pakez shampanjë e biseda, interpretimi dinjitoz i sopranos së njohur Shqipe Zani, i dhanw  shumë ngrohtësi kësaj  ceremonie. Inkorporimi i Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla, brenda këtij panairi ndërkombëtar, i dha këtij eventi, një dimension  shumë social dhe të hapur këtij aktiviteti, duke sjellë artin e karikaturës nga shumë këndvështrime dhe shtete, këtë herë me botën në fokus.

Gjatë katër ditëve të dy ekspozitat e hapura ngjallën interes  shumë të madh nga shikuesit të cilët ishin të shumtë në këtë Panair. Po ashtu edhe pjesmarrësit që  ishin në këtë Panair, nga e gjithe bota, mundën ta shohin këtë prezantim dinjitoz të karikaturës botëtore.

Data 2 dhjetor :  dita e  karikaturës së Kosovës

Dita e Dytë e  Bienalës Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla, ju kushtua  Kosovës, në kuadër të një bashkëpunimi të nisur nga Albanian  excellnec me shoqatën Hithi në Ferizaj , kryesuar nga zoti Imri Musliu.

Në panelet  e  kësaj Bienaleje u vendosën karikatura të sjellë enkas për këtë Bienale nga karikaturistë  të njohur të kësaj shoqate e cila ka 8 vite që organizon  Festivalin Botëror të Karikaturës në Ferizaj .

Dhe kjo Ekspozitë u ndoq me interes të plotë, sikundër nderuan me pjesmarrjen e tyre Ambasadri i Kosovës në Tiranë, zoti Skëndër Durmishi dhe ish ambasadori i Shqipërisë  Prishtinë, zoti Islam Lauka. Po ashtu gjatë kësaj ditë,  u organizua një master klass me studentë të Univesitetit Europian të Tiranës,  të cilët u njohën jo vetëm me veprat e prezantuara por edhe me diaa njohuri që ju dha artisti i njohur Agim Sulaj,

Shpallja e Çmimeve  të Bienalës Ndërkombëtare të Karikaturës

Çmimet e Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës,  u shpallen gjatë një mbrëmje Gala që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Drejtuar nga Rezear Xhaxhiu në këtë mbrëmje u përshfaqën në mënyrë artistike,  të gjitha cmimet fituese, 15 cmime në temën e parë Ku po shkon bota”  dhe 15 cmime ne temën e dytë portret në karikaturë Agim Sulaj.

Moment emocionues ishte nderimi që Bienalja i bëri një grupi karikaturistësh të njohur shqiptarë si Bujar Kapexhiu, Arben Meksi,  por edhe karikaturistëve të ikur nga kjo jetë si Zef Bumci, Shtjefën Palushi,  Koco Devole,   Dhimitraq Ligori etj.  Po ashtu interpretimi i trios Amadeus dhe sopranos se Teatrit te Operas dhe Baletit, Sofika Kola, u ndoqen me shume interes nga te pranishmit.

Çfarë  konkludoi  Bienalja e Dytë Ndërkombëtare  e Karikaturës

1- Propozimin qeverisë shqiptare të caktimit të një dite në

kalendarin  zyrtar , të shpalljes së një ditë zyrtare kushtuar karikaturës shqiptare

Ndërkombëtare të karikaturës

3- Vijimin e organizimit të një sërë aktivitesh gjatë vitit 2023 të një

serie aktivitetesh në mënyrë që të arrrihen hapa të rinj në zhvillimin

e mëtejshëm të karikaturës shqiptare dhe të njohjes së saj në botë

4- Botimin një herë në 3 muaj të revistës së Bienales ndërkombëtarë

të karikaturës  me prurjet me të reja të kësaj gjinie.

5-Nisjen e punës për të  krijuar shkollën e karikaturës shqiptare

6- Krijimin e sallonit të Karikaturës  botërore në Tiranë .

Bienalja Nderkombetare e Karikatures Niko Nikolla ne Shqiperi              

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “ , është themeluar e krijuar nga Albanian Excellence në vitin 2020.

Ky aktivitet u zhvillua për herë të parë, në qytetin  e  Pogradecit, 18-20 shtator 2020, duke institucionalizuar, futjen për herë të parë të Shqipërisë në hartën e karikaturës botërore.

Ky aktivitetet vijoi me pas ne Tiranë,  në datat 25 dhe 26 nëntor 2020, ne sheshin Nënë Tereza në balloren e Universitetit të Arteve, në mënyrë virtuale në rrjetët sociale  duke siguruar   një  shikueshmëri të kënaqeshme që përfshiu një hartë të  gjërë gjëografike .

Në këtë kuptim ne te dy aktivitetet,  karikatura u prezantua në një dimension shumë të gjërë  përmes   120 karikaturave  nga 50 shtete të botës, si edhe të 13 çmimeve ndërkombëtare që u nderuan nga një juri e përbërë nga personalitete të njohur të artit  dhe të kulturës dhe të shpallura në një nate  magjike Gala të zhvilluar në Pogradec, rregjistruar nga Radio Televizioni Shqiptar më 20 shtator 2020 .

Po ashtu  u prezantuan edhe një seri karikaturash  të katër karikaturistëve shqiptarë , Agim Sulaj ( Rimini-Itali), Agim Krasniqi (Kosovë) ,  Arben Meksi (Shqipëri) dhe një homazh për karikaturistin dhe artstin e njohur Koco Devole.

Ky aktivitet pati nje jehone te gjate dhe u mireprit nga media shqiptare , rajónale dhe po ashtu nga organizimet e Karikaturës boterore .

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *