Covid19:Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla shtyhet 18-20 shtator 2020

Bienalja  Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla , “Buzëqeshje ballkanike”,  e planifikuar të organizohej ne 18-21 maj 2020 në qytetin e Pogradecit, do të shtyhet  më 18-20 shtator 2020 , për shkak të situatës së jashtëzakonshme që është krijuar nga pandemia Botërore  e virusit Covid 19.

Falenderojme  ne emer te te gjithe organizatoreve te ketij eventi, karikaturistët në mbarë botën për të gjitha punimet e dërguara  në adresën e kësaj Bienaleje, (bienalekarikature@gmail.com), për të marrë pjesë në këtë aktivitet që organizohet nga Albanian Excellence dhe Bashkia e qytetit të Pogradecit (Shqipëri).

Shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj dhe në vijimin e bashkëpunimit tonë.

Ne jemi të lumtur që deri më tani kanë kaluar punimet e dërguara kanë kaluar numrin 200 dhe mirëpresim punime të tjera.

Qofshi mirë dhe u mirë u takofshim në shtator

            Flora Nikolla                                                                      Agim Sulaj

        Drejtore Ekzekutive                                                    President i Jurisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *