Dëshira Ahmeti Kërliu:- Covid 19 : Në këto ditë të vështira, muzika e Puçinit më mbron dhe më bën të fortë

Nga Flora Nikolla

Sopranoja e njohur tregon si emocionet e saj ndryshojnë nga momenti në moment, duke  kaluar nga njëra dhimbje në tjetrën.

Tiranë, 27 Mars/AE/.- Dëshira Ahmeti Kërliu, po përgatitej të interpretonte  rolin e Toskës nga  opera e Puçinit . Opera do të ishte në Shkup  premierë më 9 Prill me Operën Kombëtare të Maqedonisë, ku punon si  soprano e parë prej shumë vitesh.

Por ikja nga kjo jetë e gjyshes e saj, nënës që e rriti dhe e bëri të ndihet artiste me shpirt me muzikën e Toskës,  e bëri të udhëtojë në Dibrën ku u lind. Teksa qëndronte me njërëzit dh me dhimbjen e saj,  muzika e Toskës,  ndër më të preferuarat e karrierës së saj muzikore, e shoqëronte ngultas në ato ditë të vështira. Me këtë muzikë në mëndje dhe në shpirt, ndau emocionet dhe dhimbjen që përjetonte  nga humbja e e njeriut të saj të afërt.

Por  Dëshirës, nuk  mund t’i shkonte  ndër mënd, që dhimbjen e saj do t’ia  këpuste në mes, një virus diabolik që ka mbërthyer pa pyetur botën. Ky virus, detyroi të kthehej urgjentisht në Nju Jork nga Dibra e dashur, sot e rrethuar nga ushtria dhe forcat policore. I gjithë qyteti është i izoluar në karantinë nga që numri i të  infektuarve nga virusi Covid 19 shtohet çdo ditë,  më shumë se çdo qytet tjetër në Maqedoni.

“Mund ta kuptoni  si mund të ndihem kur kam prindërit dhe gjithë bashkë qytetarët e mi dibranë kur  dhe nuk dimë se kur do përfundojë kjo situatë, kjo gjendje e jashtëzakonshme që po kalojnë të gjithë” tregon  në këtë intervistë Dëshira e cila tashmë është në Nju Jork së bashku më familen e saj e vetëkarantinuar.

Me sukses  absolute në e rolet botërore si, Karmen”,  Pamina-s nga “Flauti Magjik”, Santuca-s nga “Kavalieria Rustikana”,  Neda-s tek “Paljaci”, Liu-t, “Turandot”, Leonora “Forca e Fatit”, “Rrëfimet e Hofmanit”, Donikës nga Opera”Skënderbeu”, Deshira Ahmeti Kërliu,  thotë në këtë intervistë se, “emocionet e mia në këto tri javë, ndryshojnë nga moment në moment sepse nga njëra dhimbje kaloj në tjetrën”.

“Ajo që më qetëson më shumë është lutja ndaj Zotit për botën,  për fëmijët tanë për të gjithë ne”, thotë  Dëshira e  cila ka interpretuar në skena prestigjioze, dhe ka qënë prezente në ngjarje të mëdha  shqiptare  si në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë e në Shkup, në bashkëpunim me Inva Mulën, apo dhe në koncertin e Albanian Excellence ,”Jehonat e Lutjes”, kur  ajo u  nderua me titullin “Anëtare Nderi e Albanian Excellence.

Mesazhi i saj si artiste, “është që në keto ditë të vështira që po përjetohen, të gjithë të mendojnë për të ardhmen që do të jetë më e bukur, bota me njerëz të cilët beson që do e kenë kuptuar, se në këtë te gjithë janë të barabartë,të gjithë të krijuar për  të dashur njëri- tjetrin dhe për të dhuruar sa më shume dashuri dhe mirësi.

“Mos të harrojmë se Zoti është më i fuqishëm dhe na drejton, ndërsa ne jemi ata që të dhurojmë më të bukurën që jeta kërkon  dhe gjithçka që na rrethon në rruzullin e tokës” thotë Deshira në këtë intervsitë ekskluzive për Albanian Excellence.

* * *

Dëshira : “Jemi të barabartë, jemi të gjithë të krijuar për  të dashur njëri- tjetrin dhe për të dhuruar sa më shume dashuri dhe mirësi”

 F.N: Korona Virus, prej disa javësh, ka ndryshuar organizimin e ditës së punës, si është tani një ditë juaja tani për ju ?

D.A:  Është një ditë aspak e zakonshme, si për të gjithë njerëzit e botës qe kalojnë këto dite të vështira, një frikë qe ka kapluar të gjithë, një ndjenjë që nuk e kuptojmë  si na vjen në çdo moment që dëgjojme lajmet dhe emisionet për Pandeminë botërore.

Unë u ktheva nga Maqedonia, javën që kaloi dhe nga nga qyteti i Dibrës që sot është i rrethuar nga ushtria dhe forcat policore, i gjithë qyteti i izoluar në karantinë nga që numri i të  infektuarve nga virusi Covid 19 shtohej çdo ditë dhe kjo më shumë se çdo qytet tjetër në Maqedoni. Pra mund ta kuptoni  si mund të ndihem kur kam prindërit dhe gjithë bashkë qytetarët e mi dibranë kur  dhe nuk dimë se kur do përfundojë kjo situatë, kjo gjendje e jashtëzakonshme që po kalojnë të gjithë!

F.N: Po lidhja juaj me muzikën ?

D.A: Përpara se të shkoja në Maqedoni, po përgatisja rolin e Toskës nga Opera Toska e Puçinit për ta interpretuar në Operën e Maqedonisë me 9 Prill. Ky rol është për mua ndër rolet më të dashura të repertorit nga Operat që kam interpretuar deri më tani. Kjo muzikë më shoqëronte ngulitas në trurin tim dhe gjatë ditëve të vështira të mijat  të ndarjes nga jeta e gjyshes time, nënës që më rriti dhe që më bëri të ndihem artiste me shpirt me muzikën e Toskës që e kisha gjithë kohës në kokë. Me këtë muzikë,  ndaja emocionet dhe dhimbjen që përjetoja ditët e humbjes së gjyshës sime,  dhe vazhdoj ta kaloj këtë situatë duke dëgjuar muzikën perlë që  Puçini. Kjo kryevepër, më bën më të fortë dhe më mbron nga dëshpërimet që po kalojme në keto ditë të vështira.

F.N:Si është situata në Nju Jork  ?

D.A: Nju Jorku, kryeqyteti i botës si mund ta quajmë, ky metropol që nuk flen kurrë, tani është në qetësinë më të madhe si asnjëherë më parë, është e frikshme kur e shikon, por kur e mendon se vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë jetë njerëzish të prekur nga virusi monstër, kjo është një zgjidhje e detyruar për momentin.Të shpresojmë që nuk do zgjasi më shumë se do kemi dhe probleme akoma më të medha si ato ekonomike dhe në sfera të tjera.

F.N:Cilat janë disa nga masat që janë marrë aty ?

D.A: Mund të themi se kanë marrë masa për ndalimin e përhapjes se Covid 19, janë mbyllur të gjitha shkollat, institucionet e tjera dhe bizneset  veç farmacive, restoranteve , të cilat vetem mund të shpërndajnë ushqimet dhe jo për tu ulur si dhe  dyqanet ushqimore për t’u furnizuar qytetarët. Ndërkohë respektohet dhe orari që është si orë policore nga ora 9 e darkës deri në 6 në mengjes.

Këto masa që janë marrë të shpresojme që do ta ndalojë rritjen e numrit të njerëzve të infektuar! E gjithë kjo situatë më shumë varet nga vetë ne,  se sa kujdesemi dhe respektojmë rregullat që duhet edhe gjatë ditës duke bërë pazar dhe punët e tjera që kërkohen nga nevoja për të ndenjur izoluar në shtepi.

F.N: Po me shqiptarët që jetojnë aty, a keni patur kontakte?

D.A: Që kur jam kthyer nga Maqedonia, nuk kam dalë,  jam vetë- karantinuar sepse nuk doja të krijoja ndonjë shqetesim as për miqtë dhe njerëzit e tjerë që mund të takoj deri sa  mora lajmin që nuk kam fatin e keq të isha prekur nga virusi dhe vazhdoj të mbrohem bashkë me familjen time.

F.N: Cilat janë disa nga përjetimet tuaja emocionale dhe racionale këto ditë ?

Emocionet e mija keto 3 jave të fundit janë aq të ndryshueshme nga momenti në moment sepse nga njëra dhimbje kaloj në tjetrën .Trupi vetëm rrënqethet nga lajmet e përditshme dhe ajo që më qeteson më shumë është lutja ndaj Zotit per botën për fëmijët tanë për të gjithë ne.

F.N: Si do ta konsideronit situatën pandemike të krijuar nga Covid 19 në të gjithë botën ?

D.A: Këtë situatë, do ta konsideroja si në filma. Nuk mund ta besoj që e përjetojmë në realitet. Eshte një film që shpresojmë të mbaroj sa më parë dhe të ketë një fund me shumë shpresa për të ardhmen.

F.N: Cili është një mesazh njerëzor që doni të jepni në këtë situatë ?

D.A: Mesazhi si im si artiste që shumë gjëra në jetë i ndjej me emocion dhe me shumë shpirt,  është që në keto ditë të vështira që po përjetojme dhe kalojmë,  të gjithë të mendojmë për të ardhmen që do të jetë më e bukur, bota me njerëz të cilët besoj që do e kenë kuptuar, se në këtë te gjithë jemi të barabartë, jemi të gjithë të krijuar për  të dashur njëri- tjetrin dhe për të dhuruar sa më shume dashuri dhe mirësi. Mos të harrojmë se Zoti është më i fuqishëm dhe na drejton, ndërsa ne jemi ata që të dhurojmë më të bukurën që jeta kërkon  dhe gjithçka që na rrethon në rruzullin e tokës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *