Dhuna verbale : Fjalët që plagosin…!!!

Në prag të Konferencës Ndërkombëtarë  “ Dhuna verbale, duelet dhe vlefshmëria e të drejtave njerëzore “

 Abuzimi verbal nuk i lë kërkujt gjurmë fizike,  por gjurmët psikologjike që shkakton janë shumë të thella

TIRANE, 2 SHKURT/AE/.- Një fjali e thënë në një moment të caktuar , mund të mbetet e ngulitur në mendjen tënde, duke t’u kujtuar herë pas here .  

Fjalët kanë një pushtet të pabesueshëm, këtë gjithe kush nga ne e di … , sepse fjalët mund të të qetësojnë, forcojnë , por gjithashtu mund të të plagosin dhe të të godasin deri në qelizë, thënë kjo më mënyrë metaforike për të kuptuar  rrënimin psikologjik që mund të të shkaktojnë…!!!

Jeta e përditshme gjeneron situata që shumë herë na i vendosin pa dashjen tonë, emocionet mbi lëkurë . 

Ka raste, që konfliket janë dhe pozitive  dhe përfaqësojnë dhe mundësi ndryshimi. Megjithatë, kur  diskutimi bëhet ofensiv, nis e krijohet pikërisht ajo që quhet dhunë verbale. 

Dhe  “dhuna pavarësisht se në cfarë forme shfaqet,  gjithnjë është një dështim ”, shkruante Jean Paul Sartre.

Në këto raste të nxehta diskutimi, emocionet nisim komandojnë, zemërimi , frustrimi që ndjejmë , bëjnë të themi fjalë që lëndojnë. Është e kuptueshme, që në disa raste mund të humbet kontrolli, por kur kthehet në një normë, atëherë po që jemi përballë  një dhune verbale,

 Dhuna verbale, është një formë komunikimi, shkatërrues, ku një person  dëmton një person tjetër, është një menyrë komunikimi  që zgjat për një kohë të gjatë  gjatë së cilës me apo pa qëllim , ushtrohet një keqtrajtim verbal i vazhdueshëm që prek  autoestimën e personit  duke i provokuar një gjëndje emocionale  negative duke gjeneruar  dyshime mbi vlerat që ka si njeri.

Dhe dua të cilësoj se kjo dhune, nuk shkaktohet  vetëm në gjirin e një marrëdhënieje në cift , apo të të një familje, por bëhet e zakonshme në rrethe toksike në punë , apo edhe ndër ata persona që kanë më shumë  pushtet se sa të tjerët që i rrethojnë

Po cili është ndryshimi mes abuzimit verbal dhe një diskutimi të zakonshëm ?

 Sipas ekspertëve të fushës , nuk eshtë e lehtë , të dallosh një  diskutim të zakonshëm  nga një keqtrajtim verbal.

Ka raste, që shumë njerëz, janë të ndërgjegjshëm , se janë përballe një abuzimi verbal.  Shumë herë nuk i jepet rëndësi fjalëvë që thuhen duke u justifikuar sjelljen me fjalët , “nuk  doja të thoja këtë ” apo “e thashë në moment zemërimi , mos ma ve re ”.

 Në fakt si cdo lloj tjetër abuzimi , dhe ai verbal  ka ciklin e tij …

Ndaj dhe Albanian Excellence po përpiqet që nëpërmjet  një strategjie të ndërtuar, kete  dukuri te koheve tona ta trajtojë në Konferencën Ndërkombëtare,  “ Dhuna verbale,  duelet dhe vlefshmëria e të drejtave njerëzore “, që do të zhvillohet në nisje të muajit prill në Tiranë.

 Ne vigjilje të kësaj konference, Albanian Excellence do të donte të dinte mendimet tuaja lidhur me dhunën verbale, nepermjet nje komunikimi te hapur apo diskret …

Sa herë jeni përballur me të … kur dhe si e keni ndeshur … .? si jeni ndjerë ? , si e keni përballuar, sa herë ju kanë lënduar  ? dhe ku ? , si keni reaguar ?,  e keni harruar apo jo ? si keni reaguar ? a jeni ankuar ? kanë kaluar kohë ? po tani si e kujtoni ? Cfarë mendoni për ta minimizuar ?  Cfarë mund ta parandalojë ?

Ju mund të na shkruani në adresën e email albexcellence@gmail.com  apo në inbox këtu në Facebook

Faleminderit !

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *