Dr. Lida Shosha :”Besimi që pacientët kanë, kur dorezojnë jetën,pergjegjësia madhore dhe vleresimi më i madh në karrierën e nje mjeku”

Nga Flora Nikolla

Tiranë, 2 Maj/AE/.-Dr. Lida Shosha, nisi të punonte në Spitalin Ushtarak, sot Spitali Universitar i Traumës në Tiranë.  Ishte femra e parë në kirurgji në historinë e këtij spitali. Kishte habi, skepticizëm, romuze herë të qëllimëshme, herë për humor, por që shpejt u kaluan.

Pasioni i Dr.Shosha, për kirurgjinë dhe vullneti i celiktë për të zotëruar bisturinë, mposhti cdo barrierë. Më pas, sfidë dhe sakrificë e pashoqe, investim kolosal, trajnime të shumta brenda e jashtë vendit në shumë shtete të botës, për të qënë e aftë të performosh teknikat me bashkohore e të diskutosh me kolegë të nivelit të lartë, evoluim gradual drejt pjekurisë profesionale, dhimbje dhe trishtim, netë të shumta pagjumë me bisturi në dorë, festa të munguara, pastaj kalimin e Vitit të ri me pacientët, pa familjen e femijët, shumë jetë të shpëtuara e të sheruara nga të gjithë cepat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e diasporës, sadisfaksion i pamatë. Prej kohesh ajo kryen me sukses te plote, profesionin e saj si kirurge ne Spiatlin Amerikan ne Tirane.

E intrigon enigma, cdo pacient eshtë nje enigmë për t’u zgjidhur, së pari është sfida me diagnozën,dhe kjo është thelbësore. Por mbasi arrin ta zbërthej rastin, fillon sfida me trajtimin. Pjesa e profesionit që e tërheq shumë, është kur arrin të heq një tumor nga trupi njerëzor, apo kur zgjidh një rast me vështirësi teknike pothuaj të pamundur.

Hero Covid 19 : “Covid 19, një klithmë dridhëruese për politikbërësit për të investuar në sistemin e shëndetësisë dhe kujdesin per jetën njerëzore”

Në vijën e parë ne kohen  e Covid 19, kanë qënë mjekët infeksioniste, reanimatorë, pneumologë dhe stafet respektive infermierore. Por ashtu si dhe specialitetet e tjera dhe kirurgjia  e ka vazhduar shërbimin ndaj pacienteve në vendet e punës, duke ju përgjigjur urgjencave kirurgjikale madhore, sëmundjeve onklogjike e rasteve të rënda sigurisht në kushtet e një sigurie maksimale për të mos u infektuar dhe për t’i shërbyer pacientëve në nevojë.

Ndjesia e parë që i vjen nder mend është shqetësimi që shihte në sytë e fëmijëve, të bashkëshortit  dhe nënës së saj, sa here dilte nga shtëpia për në spital. Por ata e dini që nuk bënte kompromise me detyren e saj si mjek, si në kohë paqe, ashtu dhe në kohë lufte. Por qe e vështirë, sidomos për familjaret e mjekëve dhe të gjithë ata që kanë staf mjekësor, e që u është dashur të jenë në krye të detyrës gjithë këtë periudhë historike.

Në situatën dramatike të shkaktuar nga Covid 19,  Dr.Shosha kujton shpëtimin e jetës së një pacienti në një situatë shumë kërcënuese për jetën, qe erdhi nga Shkodra. Mbas gjashtë orësh në sallë gjithë natën, shpetimi i jetës së tij ishte sfidë e kaluar me sukses dhe sadisfaksion i pamatë. Nese është shkruar të vdes, në kohën e koronavirusit, më mire të vdes në duart e tua, – i kishte thënë pacienti para se të futej në sallë. Besimi që ata kanë kur dorezojnë jetën e tyre në duart e saj, është pergjegjësia më madhore dhe vleresimi më i madh ne karrierën e nje mjeku profesionist.

Cmimi, “Hero-Covid 19, i Albanian Excellence, është një cmim kushtuar mjekëve shqiptare kudo jane në botë, është një vleresim i merituar për bluzat e bardha, për sakrificën epike dhe kontributin për shpëtimin e jetës njerëzore është një cmim që personifikon luftën dhe ngadhënjimin mbi vdekjen,që nënkupton se e keqja sfidohet kur luftohet së bashku si një trup i vetëm dhe kur investohet bindshëm në këtë profesion jetik për egzistencën e një shoqërie.

Ju ftoj te lexoni intervisten qe  Dr. Lida Shosha dha  per Albanian Excellence, e kuader te cmimit :Hero Covid 19

F.N: Cilat janë disa nga karakteristikat që duhet të kesh për të qënë mjek …

L.Sh: Nuk mendoj se ka karakteristika specifike, përsa kohë e dashuron  fort këtë profesion, është i gatshëm të investojë pareshtur për t’u bërë i aftë të sakrifikoje shumë nga jeta e vet dhe e të afërmeve të vet dhe të dojë pa kushte tjetrin.

F.N: Dhe pse zgjodhët ju të bëheshit mjeke ?

L.Sh: Ishte dëshirë e hershme e tim e ti, donte shumë të bëhesha mjeke.Ja plotësova dëshiren dhe zgjodha mjekesinë. Isha krenaria e tim eti. Fatkeqësisht ai e humbi betejën me tumorin në moshë të re dhe nuk ariti të më shohë të realizuar. Eshtë brengë që dhëmb shumë, për mua dhe familjen time largimi i tij i hershëm nga kjo botë. Ishte një njeri me një zemër të madhe, bujar dhe shumë punëtor, i ngjaj shumë atij, dhe kjo më motivonte, bëj më të mirën time në jetë për të përmbushur me dinjitet amanetin e tij.

F.N: Cilat ishin fillimet tuaja ?

L.Sh: Ishte shumë e vështirë do thoja, zgjodha kirurgjinë e përgjithëshme, si specializim pasuniversitar. Fillova punë në Spitalin Ushtarak, sot Spitali Universitar i Traumës. Isha femra e parë në kirurgji në historinë e atij spitali. Sigurisht kishte habi, skepticizëm, romuze herë të qëllimëshme, herë për humor, por që shpejt u kaluan. Pasioni për kirurgjinë dhe vullneti i celiktë për të zotëruar bisturinë, mposhti cdo barrierë. Sigurisht m’u gjënden miq e kolegë dashamirës, të cilët gjej rastin t’i falenderoj.

F.N: Si do ta përshkruanit në këtë intervistë karrierën tuaj të gjatë si mjek ?

L.Sh: Sfidë dhe sakrificë e pashoqe, investim kolosal, trajnime të shumta brenda e jashtë vendit në shumë shtete të botës, për t’u bëre e aftë të performosh teknikat me bashkohore e të diskutosh me kolegë të nivelit të lartë, evoluim gradual drejt pjekurisë profesionale,dhimbje dhe trishtim, netë të shumta pagjumë me bisturi në dorë, festa të munguara, Vit të ri me pacientët,pa familjen e femijët, shumë jetë të shpëtuara e të sheruara nga të gjithë cepat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e diasporës, sadisfaksion i pamatë.

F.N: Në këtë karrierë të gjatë, cila është pjesa e profesionit tuaj, që ju tërheq më shumë ?

L.SH: Me intrigon enigma, cdo pacient eshtë nje enigmë për t’u zgjidhur, së pari është sfida me diagnozën,dhe kjo është thelbësore. Por mbasi arrij ta zbërthej rastin, fillon sfida me trajtimin. Sigurisht pjesa e profesionit që më tërheq shumë, është kur arrij të heq nje tumor nga trupi njerëzor, apo kur zgjidh një rast me vështirësi teknike pothuaj të pamundur.

F.N: Ishte kusht apo zgjedhje specialiteti i kirurges ?

L.SH: Jo nuk ishte kusht, mes disa opsioneve që m’u ofruan, m’u duk më i përshtatshëm, duke njohur deri diku dhe karakterin dhe fizikun e fortë që kam.

F.N: Si ka evoluar shkencërisht kohët e fundit ky specialitet ?

L.SH: Mjekësia evoluon përditë, është në një rendje maratonomake.Sot kirurgjia robotike, laparaskopike, si dhe shumë teknika minimal invasive,ofrojnë më shumë komoditet për pacientin, dhe rehabilitim më të shpejtë të tij, por mendoj që mjeku do mbetet përherë te epiqendra dhe do vazhdoje të jetë i pazëvëndësueshëm në këtë process transformimi të mjekësisë.

F.N: Cila ka qënë përshtypja juaj në fillimet e para të përhapjes së Covid 19. Si e keni konsideruar ?

L.SH: Përshtypja e parë ishte që Covid 19, është përballje me të panjohurën. Shpesh në mjekesi sfidohemi me të panjohuren, ndaj mjekësia nuk është shkencë egzakte. Kam përjetuar e punuar në kohërat e dramave të mëdha që ka kaluar shoqëria shqiptare në këto 30 vjet, psh në 1997-ën, brenda një nate erdhën në spital 123 të plagosur e 12 të vdekur, e kjo vazhdoi për dite me radhë, po ashtu sfida të tjera që më kanë bërë të ruaj qetësinë, mprehtësinë e të analizoj situatën pa panik.

F.N: Dhe më pas ?

L.Sh: Duke marrë parasysh që cdo pandemi, që ka prekur njerëzimin, nuk është e përjeteshme, ka një kurbë, pik dhe rënie, nga kërkimet dhe hulumtimet, mendova që fund prilli do ishte tërheqje e pandemisë dhe  mbase  në maj dhe qershor do t’i rikthehemi normalitetit.

F.N: Në vijën e parë në këtë pandemi botërore ishin infeksionistet, po specialitetet e  tjera? Cilat kanë qenë ndjesitë tuaja profesionale që doni të përshfaqni në këtë intervistë ?

L.Sh: Në vijën e parë kanë qënë mjekët infeksioniste, reanimatorë, pneumologë dhe stafet respektive infermierore. Ne kemi vazhduar shërbimin ndaj pacienteve në vendet tona të punës, duke ju përgjigjur urgjencave kirurgjikale madhore, sëmundjeve onklogike e rasteve të rënda sigurisht në kushtet e një sigurie maksimale për të mos u infektuar dhe për t’i shërbyer pacientëve në nevojë. Sigurisht, ndjesia e parë që me vjen nder mend është shqetësimi qe shihja në sytë e fëmijëve, tim shoqi dhe nënës time, sa here dilja nga shtëpia për në spital. Por ata e dinë që unë nuk bëj kompromise me detyren time si mjek, si në kohë paqe, ashtu dhe në kohë lufte. Por qe e vështirë, sidomos për familjaret tanë dhe të gjithë atyre që kanë staf mjekësor, e që u është dashur të jenë në krye të detyrës gjithë këtë periudhë historike.

F.N: Po në planin njerëzor ?

L.SH: Kjo pandemi mori më së shumti më të vjeterit dhe ata me probleme shoqëruese shëndetësore. Bota do jete e varfër pa brezin me thinja të arta, pa duart e buzët me rrudha që puthin e ledhatojnë të vegjëlit, prindërit e gjyshërit tanë të shtrenjtë. Kjo është shumë trishtuese.

F.N: A mund të tregoni një histori tuajën që ju ka lënë mbresë në këto ditë të vështira?

L.Sh: Shpëtimi i jetës së një pacienti në një situatë shumë kërcënuese për jetën, qe erdhi nga Shkodra. Por mbas gjashtë orësh në sallë gjithë natën, shpetimi i jetës së tij ishte sfidë e kaluar me sukses dhe sadisfaksion i pamatë. Nese është shkruar të vdes, në kohën e koronavirusit, më mire të vdes në duart et ua, – me tha pacienti para se të futej në sallë. Besimi që ata kanë kur dorezojnë jetën e tyre në duart e mia është pergjegjësia më madhore dhe vleresimi më i madh ne karrierën e nje mjeku profesionist.

F.N: A jeni optimist për situatën e krijuar nga pandemia botëtore Covid 19 ?

L.SH: Kjo ishte një situate dramatike për njerëzimin dhe gjeti krejt të papërgatitura sistemet shëndetësore të shumë vendeve nga më të zhvilluara.Ka patur shumë të vdekur, por edhe me shumë te shëruar. Kjo është një klithmë dridhëruese për politikbërësit për të investuar me shumë në sistemin e shëndetësisë dhe kujdesin per jetën njerëzore.Bota duhet të ndryshojë konceptimin dhe ecurinë e saj në rrugë më të sigurta për të ruajtuar e vazhduar egzistencën. Sigurimi i vaksinës dhe zbulimi i trajtimeve mëtë sigurta, do të cojë në një shuarje graduale të kësaj pandemie, e ndërkohe bota duhet të pëgatitet për sfidën e radhes.

F.N: Cili është një mesazh që donit të jepnit për mjekët në këtë periudhë ?

L.SH: Mjekët janë institucioni më i larte i një shoqërie, janë armata më e shkolluar dhe e trajnuar, që ka sakrifikuar më shumë në këtë profesion që është ndër më të vështirët. Mjekët janë dhe do jenë në krye të detyrës në cdo situatë, se kanë bërë betim me shpirtin e tyre të lirë për t’i shërbyer jetës,janë aseti më i vyer i një shoqërie, kështjella dhe këmbana e fundit që bie. Duhet që qeveria dhe politikbërësit si dhe vetë shoqëria të ndryshojë përqasjen me figurën dhe vlerësimin dinjitoz të mjekut, të munguar tashmë ndër vite.

Ridimensionimi i figurës  dhe profesionit të mjekut është imediat për të fuqizuar themelin e besimit dhe për të krijuar një atmosferë bashkëpunimi reciprok pëe përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

F.N:Si i shihni ju mjekët e së ardhmes ?

L.Sh: Duhet gjithmonë shumë punë, për të krijuar një brez dinjitoz të së ardhmes, që të jetë i aftë të marrë në dorë jetën e qytetarëve shqiptarë, por kjo fillon nga një shkollim dhe edukimi më cilesor në auditorët e Universiteteve, por dhe afrim e bashkëpunim me të gjitha strukturat shtetërore të domosdoshme për ta mbajtur këtë produkt kaq jetik pëe një shoqëri, dhe për të ulur ritmin e emigrimit të tij jashtë vendit.

F.N: Albanian Excellence ka shpallur krijimin e një cmimi për mjekët: Hero-Covid 19. Si e konsideroni ju, këtë cmim kushtuar mjekëve shqiptare kudo jane në botë që kanë qënë në vijën e parë të kësaj pandemie ?

L.Sh: Eshtë një vleresim i merituar për bluzat e bardha, për sakrificën epike dhe kontributin për shpëtimin e jetës njerëzore , është një cmim që personifikon luftën dhe ngadhënjimin mbi vdekjen,që nënkupton se e keqja sfidohet kur luftohet së bashku si një trup i vetëm dhe kur investohet bindshëm në këtë profesion jetik për egzistencën e një shoqërie.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *