Edita Tahiri: Një lidere e lirisë- Zonje qe ben Shqiptarine nga Albanian Excellence

Esse-ja e  znj Edita Tahiri, botuar ne librin “Zonjat qe bejne Shqiptarine”, ideuar dhe realizuar nga Albanian Excellence

Edita Tahiri është  një ndër liderët kryesors të dhe pavarësisë së Kosovës. Ka një karierë të gjatë si lidere, politikane diplomate, negociatore dhe është një ndër themeluesit e shtetit Kosovëssi dhe nënshkruese e deklaratës së pavarësisë.

Ishte zëvendëskryeministre, ministre e punëve të jashtme, ministre e administrates publike, ministre për dialog, negociatore dhe kryenegociatore gjatë luftës dhe paqës si dhe deputete në parlament në disa mandate .

Ishte Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës gjatë dhjetë vjet të rënda të okupimit të Kosovësduke realizuar me sukses misionin e sajë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe çështjen e pazgjidhur shqiptaredhe sigurimin e përkrahjes ndërkombëtare për vetëvendosjen, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo njihet si një nga protagonistët kryesorë të ndryshimeve historike për Kosovën dhe Evropën Juglindore pas përfundimit të Luftës së ftohtë. Është e vetmja grua kryenegocitore në proceset paqësore në Ballkan.

Është konsultante ndërkombëtare për procese paqësore, kyetare e partisë reformiste Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), kryetare e Lobit Rajonal të Grave në Evropën Juglindore (RWLSEE) dhe anëtare e Rrjetit Botëror të Grave për Paqen

“Kombi im shqiptar ishte në rrezik dhe kjo më bëri atë që jam sot” thotë Edita kur pyetet për historinë e sajë të politike, kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Vuajtjet e babait të saj në burgjet serbe për shkak të veprimtarisë kombëtare ” e ndryshuan atë në mënyra shumë të thella. Ajo mësoi për thellësitë e sakrificës dhe brutalitetin e shtypjes kur luftohet për lirinë e kombit. Duke qenë fëmijë ajo nuk mund t’i kuptonte të gjitha këto, andaj kur u rrit dëshironte të studionte psikologjinë, për të kuptuar dëmtimet aqtë rëndanë shpirtin dhe mendjen e babait të saj. Një tragjedi tjetër në familje, një rënkim pafund i nënës së saj nga pamundësia për ta ritakuar familjen matanë kufirit, e bëri më të rëndë ndjenjën e padrejtësisë. Duke u rritur do ta kuptonte se padrejtësia që kishte pllakosur familjen e saj ishte një copëz e padrejtësisë së madhe të ndarjes tragjike të kombit shqiptar.

Një ditë dhe një vendim ndryshoi jetën e saj. Ishte momenti kur Edita vendosi të hyj në rrugëtimin politik përlirinë dhe pavarësinë e Kosovësdhe të shqiptarëve tjerë që kishin mbetur jashtë kufijve të Shqiperisë. E ardhmja e kombit shqiptar dhe interesat kombëtare u bënë preokupimi i sajë kryesor tash 30 vjetë.

I dha vetes fjalën se do të luftoj dhe nëse duhet edhe të vdesë në mënyrë që shqiptarët dhe Kosova të jenë të lirë për të vendsour për fatin e vet. Me filozofinë e sajë politike për liri, demokraci dhe vetëvendosje ajo iu përkushtua qëllimit që të sigurojë që gjenocidi kurrë më nuk do ti ndodh popullit të saj. Iu bashkua lëvizjespër liri dhe pavarësi të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si një ndër themeluesit dhe udhëheqësit e kësaj lëvizje gjithëpopullore, të udhëhequr nga lideri historik Ibrahim Rugova.

Ishte gruaja e vetme në udhëheqje, në mesin burrave. Dhjetë vjet lufte të lëvizjes paqësore (LDK) dhe rezistencës së armatosur (UÇK) në dy vitet e fundit si edhe gjithë kontributii shqiptarëve ndër breza për një shekull, sollën lirinë në 1999,duke i dhënë fund luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit serb kundër popullit shqiptarë të Kosovës, për të sjellur pavarësinë e Kosovës në 2008.

Ajo flet për luftën me dhimbje dhe krenari.

“Lufta jonë për liri na kushtoi 100 vjetë. Ishte një luftë heroike përballë një okupatori gjenocidal. Sakrificat ishin më sublimet, shumë shqiptarë me jetë e paguan këtë liri, u vranë fëmijë, gra e burra, u tortuaruan, u zhdukën, u dhunuan gratë, u dëbuan masovikisht nga trojet e tyre etnike. Mirëpo, ndjehem krenare për fitoren tonë, ndryshuam pozitivisht historinë tonë kombëtare, gjeopolitike dhe ndërkombëtare. Sot t jemi një komb i lirë dhe duhet të vazhdojmë përpjekjet për bashkimin kombëtar dhe integrimet euro-atlantike, thekson ajo.

Pavarësia e Kosovës është një fitore historike e cila u realizua së bashku me aleatët perëndimor në krye me SHBA-të, partnerët evropian dhe NATO-në të cilët morën vendim ta bombardojnë Serbinë për ti sjellur lirinë popullit të Kosovës. Krijimi i aleancës me SHBA-të qysh në vitet e para të lëvizjes për pavarësi ishte suksesi vizionit dhe strategjisëtonë diplomatike që garantonte se ëndrra e jonë për liri po bëhej realitet, thotë Edita Tahiri e cila ishte në krye të diplomacisë së Kosovës së okupuar. Me veprimtarinë e sajë diplomatike loboi në qarqet më të larta botërore, në SHBA, BE, NATO, OKB, OSBE, KE,  madje deri në Japoni.

Ajo u shqua si negociatore dhe kryenegociatore e suksesshme në bisedimet ndërkombëtare paqësore për Kosovën, përfshirë këtu Konferencën e Rambujes (1999) që solli intervenimin e NATO-së në 1999, Konferencën e Londrës (1992), negociatat para-Rambujeane në 1998, ndërsa pas luftës ishte Kryenegocitore e Kosovës në dialogun për paqe dhe fqinjësi mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE dhe përprahjen e SHBA-ve (2011-2017).

Edita Tahiri ka mbaruar studimet pasuniversitare në Universitetin e Harvardit, Shkolla John F. Kennedy School of Government në SHBA dhe mbanë titullin Magjistre e Administratës Publike. Po ashtu,  eshte diplomuar në programin Edward S. Mason për Politikat Publike dhe Menaxhimin. Për ekselencën e sajë në studime ka marrë titullin “studente e shkelqyer” nga Univeristeti i Harvardit. Ajo ka doktoruar në shkencat politike në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin Johns Hopkins – SAIS në SHBA. Ishte studiuese e Fulbright-it në Universitetin Johns Hopkins – Universiteti SAIS. Ka specializuar në çështje të sigurisë në Qendrën George C. Marshall në Gjermani. Para okupimit, ka bërë studime master në telekomunikacion në Universitetin Essex në Mbretërinë e Bashkuar. Shkruan, ligjeron, merrë pjesë në konferenca ndëkombëtare dhe jep intervista ne mediat kombetare dhe ndërkombëtare.

Pas luftës, u anagazhua për shtetndërtimin demokratik dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, dhe këtë mision e bënë dhe sot si një politikane reformatore që hapur kritikon dukuritë që po dëmtojnë shoqërinë dhe shtetet tona.

Motoja e saj “jeta nuk është vetëm për të marrë por edhe për të dhënë” ka bërë që në dy vite të fundit të udhetojë në vendet më në rrezik të planetit për të ndihmuartë tjerët në zgjidhjen paqësore të konflikteve në Myanmar, Filipine, Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore (Siri,Jemen, Libi, Irak)

“Titulli “Zonjë që bënë Shqiptarinë ”e shpallur nga Albanian Excellence më nderoi dhe zuri një vend të veçantë në zemrën time, falënderoj zonjën Flora Nikolla dhe gjithë ekipin për angazhimin e tyre në ndriqimin e vlerave tona kombëtare, theksoi ajo. Do të punojmë së bashku për të çuar përpara misionin tone të përbashkët për një ardhmëri më të ndritur për kombin shqiptar” citohet zonja Edita Tahiri.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *