Histori suksesi ne fushen e Estetikes, botuar ne librin “Ne boten e Bukurise” nga Albanian Excellence
Natasha Mema, punon prej rreth 15 vitesh në fushën e bukurisë dhe estetikës ne Nju Jork te SHBA . Arsyeja që vendosi të zgjedhë këtë punë është pasioni, dashuria për të bukurën dhe dëshira per ta ushtruar këtë profesion që të bën që të jesh e bukur ,e freskët , të zgjatësh rininë dhe të ndihesh femër Kjo e bën ta dojë edhe më fort profesionin e saj me dëshirën të kontribuojë për gratë dhe vajzat duke i bërë që të ndihen të bukura , të freskëta , plot energji dhe jetë.
Vendosja e saj në Nju Jork ishte e vështirë . Vinte nga një nga një vënd i cili linte shumë për të dëshiruar ekonomikisht , politikisht , kulturor, në një shtet si Amerika.
E gjitha kjo ishte shumë sfiduese për Natashën.
Përballja me gjuhen ,traditat, kulturën , klimën e shumë situate të tjera,të cilat e rriten, e bënë të jetë kjo që është eshte sot, nje histori suksesi, falë mbështetjes së ligjeve Amerikane të cilat mbrojnë dhe i japin mundësi kujtdo që do të zhvillohet, të dojë punën dhe rritjen e tij intelektuale .
F.N: Sa vite keni që punoni në fushën e Bukurisë dhe te Estetikës ? Përse ju vendosët të punoni në këtë fushë ?Ishte nje instikt apo një bindje juaja?
N.M:Punoj për rreth 15 vjet në fushën e bukurisë dhe estetikës . Arsyeja që vendosa të zgjedh këtë punë është pasioni ,dashuria për të bukurën dhe dëshira per taushtruar këtë profesion, të jesh e bukur, e freskët, të zgjatësh rininë dhe të ndihesh femër është ëndërr për seicilën grua apo vajzë . Kjo më bën mua ta dua edhe më fort profesionin tim , dëshirën të kontribuoj për gratë dhe vajzat e tjera ti bëj ato të ndihen të bukura , të freskëta , plot energji dhe jetë. Po ishte një bindje e brëndshme që më nxiti drejt realizimit të ëndrrës time .
F.N: Besoni ju që është një profesion i rëndësishëm dheqë ju ka dhënë njohjen që keni menduar?
N.M: Patjetër që po ,të jesh grua është hyjnore , cdo grua dhe vajzë është dhe duhet të ndihet e bukur dhe e realizuar , kjo do i bën ato te jenë pozitive në familje dhe kudo , ndikon gjithashtu edhe ne rritjen e besimitdhe vetëvlerësimit tyre , pasi bukuria e jashtmegërshetohet me bukurinë e brëndshme .Rritja pozitivitetit të tyre rrit njohjen dhe përgjegjësitë e mia për të qënë sa më profesioniste , kohërente dhe e aftë në përshtatje me teknologjinë, e cila evoluon me shpejtësi marramendëse. E rëndësishme është që kur e dashuron një profesion te rritësh dhe ta ushqesh cdo ditë profesionin dhe ëndrrëntënde .
F.N: Cila ka qënë eksperienca juaj Amerikane, sa e vështirë ka qënë ?
N.M: Patjetër që po , shumë e vështirë sic do fillim i cili ka sfidat e veta . Të vish nga një vënd i cili lë shumë për të dëshiruar ekonomikisht , politikisht , kulturor etj, në një shtet si Amerika është shumë sfiduese . Përballja me gjuhen ,traditat, kulturën , klimën e shumë situate të tjera,të cilat më rriten mua dhe më bënë që të jem kjo që unë jam sot, kjo falë mbështetjes së ligjeve Amerikane të cilat mbrojnë dhe i japin mundësi kujtdo që e don punëndhe rritjen intelektuale tijën .
F.N:Si janë klientët Amerikanë , ku mendoni ju se ndryshojnënga ata Europianë ?
N.M: Klientët Amerikanë janë njerëz pozitiv, të kulturuar,korrektë ,të qetë ,të mire-edukuar dhe njohin fare mire vlerat e etikes dhe gjithashtu respektojnë dhe vlerësojnëpunën e tjetrit .Dinë të vlerësojnë shëndetin e tyre , të përshtaten me të renë.
F.N: Po klientët shqiptarë , cila është kujdesja e klientëve shqiptarë ndaj vetes ?
N.M: Ndryshimi i klientëve Amerikanë me klientët Evropianë është se, investojnë për shëndetin dhe paraqitjen e jashtme te tyren , kujdesen për fytyrën dhe të qënit pozitiv . Amerikanët punojnë shumë ndaj investojnë për tu ndjerësa më të relaksuar dhe te clodhët .
Shqiptarët janë më të brishtë përsa i përkët trajtimitestetik dhe kjo vetëm në aspektin ekonomik sepse nuk e përballojnë ndoshta tek kostoja ,ndërsa edukimi,informimi mbi rëndësinë e trajtimeve estetike besoj nuk ju mungon, ata janë inteligjentë dhe emigracioni ka sjellë informacion dhe eksperienca plot besoj .
Emigrantët e kanë mundësinë për të investuar duke qënë se kanë vite në Amerikë , Evrope etj. tashmë ata janë integruar dhe kanë qëndrushmëri ekonomike dhe bëjnë një jete të mirë. Investimi i tyre për estetikën dhe kurimin e vetes përbën një rëndësi të vecantë .
F.N :Si është një ditë në shkollën ku ju jepni mësim ? Si janë studentët Amerikanë?
N.M: Një ditë në shkollën ku unë jap mësim është shumëproduktive në atë cfarë ne japim dhe feedback -ut që marrim ,studentët janë plot energji dhe dëshirë për tëmësuar të renë dhe për ta implimentuar atë në praktikë . Ndihem shumë e vlerësuar në mesin e tyre , më respektojnë dhe nëse unë mungoj një ditë ata ndjehen tëshqetësuar për mungesën e mosprezences sime atje.
F.N: Cfarë shërbimesh ju ofroni ju klientëve?
N.M: Klientëve ju ofrojmë shërbime të ndryshme si :
❖ Pastrime fytyre
❖ High Frekuency
❖ Electrostimulim
❖ Cryotherapy
❖ Peeling kimik për rigjenerimin e lëkurës
❖ Cool lifting
❖ Mikro needling
❖ Vamoire facial
❖ Trajtim fytyre me Ultra Sonic Skin Scrubber
❖ Masazh fytyre antistres , relax ,hidratim,rigjenerim ,tonifikim , rigjeneruese , aromatherapy dhe masazh kurativ , të gjitha këtopërfitohen nëpërmjet përzierjeve bimore , për tërigjeneruar lëkurën e klientit .
❖ Trajtim fytyre ( vitaminik )
❖ Maska fytyrë për ushqyerjen e lëkurës së fytyrës
❖ Trajtim I fytyrës Anti – Age
❖ Spatula me ultratinguj
❖ Ultra sound facial duke stimuluar kolagjenin
❖ Trajtim professional kundër pucrave (acne)
❖ Mikrodermabrasion per të hequr lëkurat e vdekura etj.
F.N: Për se beson që klientët ju zgjedhin ju për të qënë të hijshme?
N.M: Puna që unë kam bërë në këto vitë sigurisht ka dhënëdhe rezultatet e saja tek klientët e mi ,krijimi i një klientele ,prezenca dhe rritja e tyre cdo ditë tregon qartë punën dhe suksesin tim ndër vite ,dhe cfarë është më e rëndësishme besimin që unë kam krijuar tek ata .
F.N: Cilat janë këshillat që mund ti jepni një estetisti tëri ?
N.M: Të dashurojë profesionin e tij dhe të mos lodhet kurrëme punën që bën, të jetë kërkues ndaj vetes dhe të jetë koherent me të rejat e fundit, të dijë të komunikojë dhe se si ta prezantojë te renë tek klienti . Ne cdo kohë të përcjellë energji pozitivite .
F.N: A ju krijoni lehtësira klientëve besnikë ?
N.M: Patjetër që po, ofrojmë shërbime ekstra .
F.N: Me eksperiencën që ju keni zgjedhur, si do ta përkufizonit sot, botën e estetikës ?
N.M: Bota estetikës është si një univers i gjërë, i cili ka shpërthimet e tij të njëpasnjëshme te zhvillimit teknologjik modern, si në aparatura ashtu edhe nëkozmetikë, dhe ne jemi eksploruesit e kësaj hapësire oseastronautë dhe transmetuesit e këtyre risive tek klientela .
F.N: Po zhvillimin e Parukerisë dhe Estetikës në Shqipëri si do ta konsideroni ?
N.M: Realisht nuk kam një informacin te saktë ,sepse kam shumë vite që jam larguar por me aq sa kam inormacionnga rrethi im shoqëror dhe familjar atje, Estetika dheParukeria ka evoluar kënaqshëm dhe të gjithë shqiptarët e duan të bukurën .
F.N: Dëshironi të vini në Shqipëri dhe të ndanieksperiencën tuaj amerikane këtu ? Cilat janë planet tuaja për të adhmen ?
N.M: Sigurisht , kjo do finalizonte edhe një dëshirë tjetërtimen . Ardhja ne Shqipëri është gjithmonë kënaqësi,pasi unë kam një pjesë të rëndësishme atje ,familjentime. Arsye tjetër është të bashkëndaj informacionet,evolucionin e Estetikes dhe teknologjisë së funditAmerikane , gjithashtu eksperiencën time me kolegët atje, do të ishte fantastike .