Tirane, 16 Maj/AE/.- Emoción dhe ndjesi të mrekullueshme përjetova këtë të shtunë të 16 majit, teksa shihja nga Tirana e vaposur me erë –zagushie, live ne Facebook, ceremoninë e veshjes së nuses arbëreshë nga Frascineto ne Itali.
Ishte një ceremoni dashurie ideuar e realizuar Lucia Martino, nga Miss Arbëreshë 2019, Miss Ilenia Colloca, nëna e saj Gemma Ceccarini, dhe gjyshja e saj e dashur Elena e cila ja kish veshur kete kostum mbesës kur ishte disa muajshe e me pas vit pas viti ne cdo ditelindje e festë arbëreshe e shtepie!!!
Në ekranin e vogël ne Facebook, shfaqej veshja pjese -pjese me ngjyra plot jetë, figurëza të vogla, qëndisur me ar por edhe me argjend të larë në ar.
Lucia pyeste dhe Gemma tregonte per cdo detaj te saj . Fullanza , ‘operatorja’, e “Luacia al Kana” , me kujdesin e saj xhironte cdo sekuence !!!
E punuar e gjitha me dorë, në vetvete një filozofi e menduar bukur për të ndërtuar veshjen e nuses . Cdo gje është realizuar nga gjyshja e Miss Arbëreshë, nëna Elena por që vishet ashtu hap pas hapi nga mamaja e saj Gemma.
Tre breza që rrinin aq bukur së bashku këtë pasdite maji për të treguar një kohë të shkuar që jeton edhe sot te gjaku i shprishur i Arbërit këtu në Frascineto në Cozenca në Itali.
Bota m’u duk e vockël shumë, mu duk se fuqinë dhe prepotëncën që tregon përball nesh, ja kish marrë kjo dashuri e miresi e madhe pesë a gjashtë shekullore e mbarsur me mall te ngrirë të atdheut të ikur e vendosur paskëtaj nga male mbi male përtej Adriatikut historik mes Italisë dhe Shqipërisë tonë.
Kjo traditë e skalitur dashurie që dlirësisht përconin zonjat tona të Arbërisë , sillnin pasuri ngjyrash, origjinalitet, punë për të bukurën, vullnet për ta ruajtur e mbrojtur këtë pasuri, sillnin historinë tonë !!!
E gjitha kjo ceremoni , erdhi e qetë dhe e plote hap pas hapi me një këngë për nusen në sfond, me lajtmotivin e bukur të nënës që vesh nuse, bijën e saj .
I gjithi ishte nje spektakël që tejkalon spektaklet më të rafinuara, një spektakël i vërtetë që qëndron më shumë se madhështor përballë departamenteve e zyrave burokratike plot perkedheli, sfiduese përballë titujve adminstrativë që dinë të heshtin perpara te vertetave te tilla , por qe ‘bërtasin’, kur ndonjëhërë edhe ata organizojnë dicka !!!
Lucía Martino, nga Kana-ja e saj në një fshat të vogël me erë mali, ka javë që në këto ditë të coroditjes covidiane, tregon me vullnet vetmitar, një traditë , jep një mësim , tregon për një jetë të largët si në përrallë, përmes aromës ere-mire të biskotave apo te pjatave që gatuan shijshem me duart e saj .
Ajo flet bukur për një një jetë, për një kulturë !!!
Nuk lodhet, as nuk stepet. Të henën e javes e nis me një mendim të ri për të shtunën që e bën të plotë orë pas orë e ditë pas dite. Pastaj te shtunën nis e tregon për një recete , për nje poezi , për një jetë , për një dashuri … !!!
Vetëm me dashurine e Arbërisë , nga mesi i marsit, Lucia vijon cdo të shtunë, një mision që nisi dy vite me pare nga Vorea dhe Albanian Excellence.
Nga ajo kohë, vijojnë të projektohen ide, të kërkohen vlera , të jetëzohen vepra, si edhe sot ne kete spektakel vlere e dashurie njerezore !!!
Quhet , “Të dua Arbëri” !
Zuri udhë një pranverë të lagësht kur festohej me bujë , ditëlindja e heroi tonë kombëtar , pagëzuar si Viti i Skendërbeut !!!