Familja e madhe Albanian Excellence !!!

Flora Nikolla

Parathenia e librit, “Zonjat qe bejne Shqiperine

Këtë dhjetor  te vitit 2018, e shoh veten rrethuar me një familje të madhe  e cila nisi të krijohej gjashtë vite më parë, në vitin e 100- të shtetit shqiptar !

Anëtarët e saj nisën t’i ikën Shqipërisë në vitet 90-të të një shekulli të kaluar për të qënë më të mire. Sot jetojnë  në shtetet e  Amerikës, Europës, në Australinë  e largët , por që pa dyshim ka shumë që vijojnë të bëjnë jetën e të shembullit edhe në Shqipërinë e tonë të vogël .

Kjo familje, i takon botës globale, sepse cdo kush prej tyre ka jetën  e tij , kudo-është , por në shtëpinë e tyre të parë , në Shqipërinë e të gjithëve  ata e dine, se tashmë  kanë dhe një familje të madhe , krahas gjenetikes !!!

Kjo është  familja e madhe Albanian Excellence !!!

Albanian Excellence, u rrit qetazi , modestisht, ditë pas ditë, emër pas emri, intervistë pas interviste , përpjekje pas përpjekje, xhelozi pas xhelozie, emocion pas emocioni , jetë pas jete, lot pas loti , dashuri pas dashurie, këmmbëngulje pas këmbëngulje  , histori pas historie me shqiptarët, këtej dhe andej kufiri.

Këtë dhjetor në vitin e gjashtë të krijimit të saj, familja e madhe Albanian Excellence,  kremton një ngjarje  me një emër të madh !!!

Quhet , “Zonjat që bëjnë Shqipërinë “ !!!

Janë zonjat që me dashurinë e nënës, të dhimbjes sublime të lindjes së dashurisë , të vullnetit dhe të mirësisë, të jetës në kufinjtë e lindjes dhe vdekjes , arritën trimfun, arritën të jenë shëmbuj të jetës së familjes , të fëmijëvë , të vendit , të ne të gjithëve .

Si dhe pse lindën  Zonjat që mbajnë një emër të madh  ?

Lindën  nga dëshira për më të mirën që duhet të kemi mes nesh, nga puna sistematike e Albanian Excellence , përkushtimi dhe evoluimi i ideve të saj, lindën nga shëmbulli për më të mirën që duhet të kemi profesionalisht dhe moralisht në jetët tona, lindën që të kemi mirësi dhe dinjitet njërëzor dhe profesional në ditët tona, që kur edhe të jenë gri të kenë  pranë shkëlqimin e shëmbullit të ekzistencës së të mirës e të së paqmes.

Lindën për të qënë ne të gjithë më fisnikë  më mëndjehapur e zemërgjërë në ditët tona frenetike, kur interesi  i vogël e mposht atë të të qënit njeri, lindën nga projektimi i së ardhmes që duhet të ruaje cka krijuan e ndërtuan  brezat  tanë duke selektuar vlerat e së ardhmes që duhet të jetë e paqtë për ne të gjithë!!!

Zonjat që bëjnë Shqipërinë në këtë libër, tregojnë hap pas hapi si u rritën nga vegjëlia e përrallave të gjysheve erëmira tek  brujtja e tyre si personalitete në fushat që ju takojnë të punojnë e te japin sot koontributin  e tyre , duke vendosur një gur themeli të fortë nga e shkuara e tyre e afërt deri në të ardhmen e të gjithëvë .

Në këtë kuptim me gëzim shkruaj se faqe pas faqe në këtë libër shohim ne leximin e esseve, rritjen e personaliteteve të tyre , të dëshirave , kërkesave, projekteve , mirësive , ideve  që kanë për më të mirën  e profesionit që përfaqësojnë, për shoqërine, vendin dhe kombin  e  shqiptarisë.

Ndaj them me ngazëllim se arritëm të kemi ditë pas ditë e orë pas ore në kuadrin e një viti pune,  një manual vlerash që  ja vlen të lexosh,  që ja vlen ta kesh në bibliotekën tënde , ndoshta edhe për të kujtuar së jeta është e shkurtër për ta gjykuar pa bindjen tënde , dhe se ditët tona fatlume duhet të jenë të mbushura me sukses e jo me mllef , ashtu si janë  jetët e këtyre zonjave që me këmbënguljen e tyre, ditën të bëjnë pjesën e mirë të Shqipërisë sonë të dashur !!!

Jam e lumtur që familja e madhe Albanian Excellence sot ka plot  shëmbull suksesi këtej dhe andej kufiri,  ndihem mirë që në historitë e shkruara nga Albanian Excellence për njerëz dinjiteti njerëzor janë edhe Zonjat e këtij libri,por  ndihem edeh më  mirë që si rrallë hërë  Ato, janë angazhuar  për të qënë së bashku në vitin 2019 nën emrin Albanian Excellence, në një sërë aktivitetesh , iniciativash qytetare, mirësie dhe fisnikërie për një shoqëri më të mirë !!!

Ja pse unë por, edhe  ju  jemi të rrethuar nga një familje vlerash.

Ja pse Albanian Excellence ka rastin të festojë për këtë punë të sajën,  anëtarët e saj duhet të ndihen mirë në këtë familje të madhe , e cila vec zonjave këtë nëntor mirëpriti edhe muzikantë shqiptarë nga Italia , Austria, Greqia, Spanja, SHBA,  Shqipëria, të gjithë virtuozë, duke krijuar një orkestër vlerash e cila cdo nëntor do të jetë në Tiranë për të kremtuar  28 dhe 29 nëntorin e të gjithë shqiptarëve !!!

Ku ka më bukur …!!!

Ku ka më bukur që sërish në  dhjetorin e e ardhshëm do të jemi së bashku me  Zonjat që bëjnë Shqiptarinë !!!

Unë ju premtoj ne këmi  udhë të gjatë për të bërë  … !!!

Kjo për  një arsye të thjeshtë e po aq të madhe : “Duam që të gjithë të jemi një Albanian Excellence !!!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *