Firmo ky realitet i mrekullueshëm, bartës i përvojës së një populli antik dhe fisnik si shqiptarët

Intervistë me zotin Giuseppe Bosco, Kryetari i komunës së  Firmos, në Kozenca -Itali

Flora Nikolla shkruan :

Tiranë, 4 Qershor/AE/.-Giuseppe Bosco, Kryetari i komunës së  Firmos, në Kozenca në Itali, në një intervistë për Albanian Excellence, tregon për komunën që ai drejton prej një viti,  mbi  pasuritë kulturore, traditën e historinë e kësaj komune arbëreshe, për punën që bëhet nga kjo komunë në ruatjen e kësaj pasurie  disa qindra vjeçare në këtë pjesë të Kalabrisë,  e cila shtrihet  në pjesën  juglindore të vargmalit të Apenineve  e që zbret butë drejt Jonit blu .

E vendosur në një pllajë 369 metra mbi nivelin e detit me një shtrirje territoriale prej 11,53 km², Firmo, ka një komunitet i rëndësishëm arbëresh në Kalabri. Ai është një vend tipik i Italisë së Jugut, me pamje të mrekullueshme që ja japin kodrat rreth tij, cilësia e ajrit të pastër, cilësia dhe larmishmëria e ushqimit, vendosur  mes Pollino dhe Jonit.

Firmo,  prezanton një realitet të  mrekullueshëm. Por gjithashtu  ajo që e dallon nga vendet e tjera, është se ashtu  siç thonë ekspertët: “të njohësh  dy gjuhë, është si të jetosh në dy botë”.

Dhe kjo veçanti e rrallë, janë arbëreshët e vendosur këtu mbi pesë shekuj më parë duke ruajtuar njëherazi, traditën, kulturën, gjuhën e tyre e duke qënë sot pas asnjë mëdyshme,  një arkeologji e gjallë e kohëve tona.

“Firmo është shkëlqimi i Kalabrisë, ai është bartës i përvojës së një populli antik dhe fisnik si shqiptarët”, shkruan  z.Bosco në këtë intervistë  për Albanian Excellence e cila së bashku me Shoqatën Vorea, në Frascineto, kanë nisur nga dy vite më parë një projket shumë amcicioz të titulluar “Të dua Arbëri”.

“Ne besojmë se mënyra më e mirë për të ruajtur  vlerat tona, është të njohim e të mbrojmë gjithnjë e më shumë ndërgjegjen letrare të kulturës arbëreshe dhe shqipe, pasi përmes tyre do të njihen e vlerësohën  vlerat e rëndësishme të etnisë arbëreshe”, shkruan  kryetari i komunës së i Firmos,  duke nënvizuar se , “gjithnjë ne  prezantojmë përkatësinë tonë etnike-linguistike, përkatësi që duam ta forcojmë gjithnjë e më shumë edhe me tokën e prejardhjes tonë”.

Intervista e zotit Giuseppe Bosco, që po botojmë më poshtë , do të jetë pjesë e librit , “Të dua Arbëri” që  Albanian Excellence dhe Vorea, janë  duke përgatitur, si pjese e projektit me të njëten emër, se bashku edhe me nje sere idesh te tjera shume te rendesishme qe i japin ze, kesaj vlere te madhe qe quhet Arberi.

Ju ftojmë  ta lexoni.

* * *

F.N: I nderuar z. Bosco, duke ju falenderuar për këtë intervistë që bëhët në distancë dhe në një kohë të vështirë shkaktuar nga Covid 19, do të donim të dinim shkurtimisht  mbi karrierën tuaj politike dhe profesionale  ?

G.B: Unë jam Giuseppe Bosco,  jam kryetari i komunes se Firmo. Jam e martuar me Marielën dhe jam  babai i dy fëmijëve. Profesioni im është llogaritar. Pasi kam punuar  në sektorin administrativ në disa ndërmarrje të ndryshme, tani kam biznesin tim familjar. I lidhur me politikën që fëmijë, duke ndjekur babanë tim, dhe pastaj gjithnjë e më shumë  aktiv në  rrethin e partive të moderuara të qendrës, kam përvojën e këshilltarit në punimet publik nga 2009 deri në 2014,  këshilltar i pakicave dhe tani kryetar i komunës  prej një viti. 

F.N:  Si do ta përshkruanit  Firmon, komunën që ju drejtoni ? 

G.B: Komuniteti im është një vend tipik i Italisë së Jugut, i cili përveç pamjes së mrekullueshme të kodrave, cilësisë së ajrit të pastër, cilësisë dhe larmishmërisë së ushqimit, mes Pollino dhe Jonit, prezantojnë një realitet të  mrekullueshëm.

Por përveç këtyre ka dhe një tjetër veçori, Firmo, është  i vecantë nga  shumica e vendeve të tjera italiane, sepse të arsyetosh me dy koka dhe të kesh dy pikëpamje, është siç thonë ekspertët: “të njohësh  dy gjuhë është si të jetosh në dy botë”.

Firmo është shkëlqimi i Kalabrisë, midis Pollino dhe Jonit, ai është bartës i përvojës së një populli antik dhe fisnik si shqiptarët. Firmo nuk ka realitete të mrekullueshme artistike ose historike si vendet e tjera, por, në sipërfaqen e tij të vogël, sjell të gjitha kënaqësitë e matura të dimensionit ‘të vendit’.

Firmo ka përmendoret e saj historike në të dy pallatet feudale, fetare, pra manastiri i dikurshëm, ose më saktë, Grancia del Convento di Dominikët e Altomonte, një rezidencë harmonike që shtrihet për rreth 1400 metra katrorë sipërfaqe dhe e cila në vitet 90 –të,  u restaurua nga komuna falë fondeve evropiane, e pastaj, në pjesën e sipërme të qytetit, pallati laik feudal i barones Gramazio i cili është një shtëpi private po  ku mund të admironi portalin e bukur dhe holllin  e tij.

 

Pastaj, afër kishës Santa Maria e vendosur në qiell,  është e ashtuquajtura,  ‘shtëpia e parë’ e Firmos, nga konti Grek Alessio Comite, ndërtuar falë një dhurate nga princat Sanseverino të Bisignano. Kulla me formë të rrumbullakët është një veçanti e vërtetë historiko-arkitekturore e qytetit.

F.N: Është për t`u admiruar mbijetesa dhe ruajtja e shqipes brenda kufijve italian. Për këtë arritje është dashur sakrificë dhe  shumë punë. Si është arritur, sa janë tolerante ligjet italiane, karshi përdorimit të gjuhëve të huaja ? 

G.B: Bashkimi i Italisë daton 150 vjet më parë, në kohën e unifikimit dhe të Kushtetutës, kur ishte shumë e pranishme mungesa e unitetit gjuhësor në Itali , për shkak të larmisë së gjuhëve dhe dialekteve të pranishme në gadishull dhe kjo për shkak të një ngurtësie të caktuar që mund të dukej mizore në shtypjen e disa të drejtave  të atyre që do të donin më shumë hapësirë ​​për gjuhët e pakicave.

Artikulli 6 i Kushtetutës thotë: “Republika mbron pakicat gjuhësore me rregulla specifike”, por vetëm në fund të viteve tetëdhjetë, me ligjin 482, ky parim u pranua plotësisht.

F.N:Si mund të përkufizohet nga një autoritet si ju, mbijetesa e këtij komuniteti përgjatë shekujve ?

G.B: Sigurisht që duhet të bëjmë një referim me te shkuarn, kur kishte një farë  mbyllje  për shkak të rrethanave të caktuara të një lëvizje të kufizuar të  njerëzve në krahasim me  sot. I huaji “i huj”, ishte një gjë e rrallë në vitet 1950, por dhe  një vullnet i fortë i përkatësisë së tyre. Sot kjo nuk është më e mundur, për arsye që dihen, duke filluar nga ndërhyrjet e mediave  apo shkaqeve të të gjitha llojeve dhe nga lehtësia e madhe e lëvizjes së njerëzve.

Emigrimi nuk është ai i asaj kohe kur ishte shumë konservator, sepse të rinjtë sot lëvizin në veri dhe jashtë vendit dhe ata kanë një jetë  dhe marrëdhënie shumë intensive. Ata flasin gjuhën ametare vetëm me familje ose me miqtë në Firmo.

Pavarësisht kësaj, falë bashkëpunimit të Shkollës dhe Kishës, besojmë se mund të shpresojmë për të ardhmen.

F.N:Firmo, është një nga qëndrat e komunitetit  arbëresh  që vijon të ruajë gjuhën , ritet fetare, kostumet.

Si paraqitet  konkretisht  kjo situate në  komunën tuaj ?

G.B: Firmo, në përgjithësi  është mjaft konservatore, sigurisht që gjuha flitet , por ajo që vihet re është përdorimi  gjithnjë e më shpesh i fjalëve të reja në italisht dhe anglisht, sidomos nga brezi i ri , por duke ju referuar medias, situata nuk paraqitet aq e vështirë.Riti fetar për shumë shekuj ka bashkëjetuar me atë të kishës romake dhe gjithashtu duhettë merret në konsideratë që në shekujt XVII dhe XVIII nuk ishte e thjeshtë të gjeje libra dhe imazhe liturgjike nga lindja Greke, prandaj u morën edhe përkushtime dhe zakone perëndimore. Pavarësisht nga krijimi i Eparkisë së Lungros,  riti Lindor ne vendet shqiptare është ndjekur mirë.

Në Firmo, ne kemi një kishë, atë të San Giovanni Crisostomo, sipas kanoneve të ritit Bizantino-Grek.

Nëse me ‘kostume’, ju  nënkuptoni  fustanin Gala, kjo ka humbur vlerën e një fustani që përdoret në raste të veçanta si në, dasma apo ngjarje  të ngjashme…, kjo veshje përdoret për ngjarje  me temë arbëreshe, për festën e Patron Shën Athanasius dhe për iniciativat e shkollës. Pjesa më e madhe e familjeve ua tregon këtë traditë  fëmijëve të tij, që janë artizanë shumë të mirë  dhe që vazhdojnë  të përdorin  teknikat e rafinuara që përdoren  për veshjen Gala, siç është qëndisja në ar ne pjesën e  fundeve.

Nëse me   “zakonet” mënyrat e jetës, nënkuptoni, kulturën në gastronomi, kujtojmë  disa disa pjata të veçanta si,  makaronat e freskëta -la shtridhla dhe dromsa- që  janë mjaft të pranishme  dhe për të cilat, Firmo ka meritën që i ka bërë ato të njohura në botë,  falë lokalit “La Capricciosa” nga Carmine Longo i cili në vitet 80 filloi në mënyrë autoritare t’i propozonte  ato  si pika e diamatit në lokalin e tij,  dhe më pas nisën të përdoren e të jenë prezentë në ambientë të rendësshme e tipike  të Firmos si, në raste festash, dasma, pagëzime etj.

 

F.N: Komuna juaj,  ka një program konkret në ruajtjen e vlerave të arbëreshëve ,  mikpritjen, nderin, besën, vëllazërinë …?

B.G: Zonjë e dashur , në se do të ekzistonte diçka konkrete që do të bëntë të ruheshin vlerat do të ishte zgjidhur problem, duke nisur nga nderi dhe ligji. Por në fakt, nuk është kaq e thjeshtë,  dhe ne besojmë se mënyra më e mirë për të ruajtur këto vlera, është të njohim e të mbrojmë gjithnjë e më shumë ndërgjegjen letrare të kulturës arbëreshe e shqipe, pasi përmes tyre do të njihen e vlerësohën  vlerat e rëndësishme të etnisë arbëreshe .

Një nga programet që ndjekin në vijimësi , është vëmëndja ndaj muzikës arbëreshe,që në  Firmo  ka patur  disa eksperienca  interesante nga grupi folklorik, kori, muzikante shumë të rëndësishëm që i kanë dhene  ze njohjes dhe përhapjes  së pasurisë poetike  dhe letrare  të Firmos.

Më pëlqen të kujtoj ndër shumë krijime të tjera , krijimet e njohura të poetit Vorea Ujko, i lindur në Frascineto, por që për shumë vite punoi si prift në Famullinë e Firmos, apo dhe prof. Pietro Napoletano.  Fryt i kësaj tendence janë sot kantautorët tanë, Ernesto Iannuzzi, Santino De Bartolo, Salvatore Donato, Vincenzo Guaglianone e  shumë të tjerë.

Në aktivitetin e kantautorëve, përpunohet si kërkimi gjuhësor dhe muzikor, ashtu edhe  tradita arbëreshe dhe ajo shqiptare, rinovohet leksiku dhe po ashtu  perpunohet struktura  që mbështetet sigurisht në traditën.

Ndaj dhe mbrojta jonë kulturore dhe rikrijuese mbështetet fort në këto pika dhe ndërkohë edhe në tre manifestime  historike si,  la Valla e Shin Thansit (1 maj ), Memorial Salvatore Donato (12 gusht Sa të mund këndomi “Kur na arbresh” (5 janar) dhe manifestime të tjera që jane  në vite të ndryshme,  por që gjithnjë prezantojnë përkatësinë tonë etnike-linguistike, përkatësi që duam ta forcojmë gjithnjë e më shumë edhe me tokën e prejardhjes tonë .

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *