Parathënia e Albumeve të Bienales së Dytë të Karikaturës Niko Nikolla
Nga Flora Nikolla
Tiranë, 10 Nëntor/AE/.- Bienalja e Dytë Ndërkombëtare e Karikaturës, si një premtim i bukur për t’i dhënë jetë karikaturës në Shqipëri si dhe për të qënë një konkurente leale në hartën e karikaturës botërore, tashmë është një realitet i bukur, një konfirmim se serioziteti dhe dinjiteti profesional , realizon konkurime të tilla profesionale , njerëzore, të një niveli të lartë organizimi, krahasuar me të një dikasteri me koloni njerëzish.
Me këtë qëllim, Albanian Excellence, organizoi dy vite më parë në Pogradec, Bienalen e parë të Karikaturës Botërore, atëherë kur bota ishte e kllapitur në vdekje nga virusi që vuri kurorën pa dashjen e kërkujt në të gjithë planetin tonë…!!!
Ne ecëm drejt duke organizur një Bienale shëmbull buzë liqenit të bukur e hije- dritë të Ohrit, aty ku e kish nisur jetën kumbari i kësaj Bienaleje, Niko Nikolla, një nga themeluesit e karikaturës shqiptare të viteve ’80-të në Shqipërinë e ideologjizuar në një sistem.
Kujtoj se, kur vendosnim logon në maskën mbrojtëse të këtij aktiviteti, ne nuk e dinim fundin tonë cili do të ishte …,dhe kjo nga histeria që ofrohej nga toka, ajri, uji për hir të një virusi që u krijua e u përhap me apo pa dashje(!)
Por ne e vendosëm këtë logo për të patur këtë vijimësi që sot e kemi në duart tona si një gëzim në besimin që patën 70 vende të planetit për të konceptuar, krijuar, për të hedhur në art një mendim që shqetëson ditët tona : “Ku shkon botë … ?” por dhe për të treguar jetën plot sukses të një, artisti të njohur në planet siç është Agim Sulaj.
Ne sot jemi në gëzim sepse artistët këto qënie që i përkasin gjithësisë së krijimit deri në dhimbje, u përgjigjën për këtë Bienale me mendimin e tyre në art , duke treguar shqetësimin dhe vërtetësinë e lemës , Ku shkon botë ?, me konceptin e tyre filozofik, njerëzor, jetësor …!!!
Kujtoj me mall tani së bashku me ju që jeni duke lexuar këto rreshta orët, ditët, muajt që jetuam me këtë mision të karikaturës botërore… Klik-u i postës elektronike, ishte për mua shoqëruesi më i bukur dhe i kuptimtë , që në çdo moment të ditës më tregonte që ne ishin në udhë të mbarë në këtë rrugëtim… E gjitha më dukej si të isha në një bisedë të bukur dhe lozonjare , të kuptimtë me këtë botë të madhe, pavarësht se dritarja e postës elektronike ishte e vogël. …(Qesh) Kështu jetova nga qershori i vitit 2022, me këtë realitet të bukur që rritej para syve të mi, që bëhej konkret, orë pas ore, ditë pas dite, muaj pas muaji …
Ky album që keni në dorë, është treguesi më i mirë se pse jemi në gëzim, për këtë institucion që ne krijuam me dashuri dhe përgjegjësi profesionale dhe njerëzore. Vështirësitë që trysnon mediokriteti shqiptar, nuk janë të lehta, shumë herë të ulin kokën për t’i thërritur pa arsye ndërgjergjes tënde profesionale…
Kjo Bienale e dytë për mua më bën të jem e të jemi në gëzim, sepse është konfirmimi që këmbëngulja dhe vullneti mire dhe se ajo drita në fundin e tunelit që ke parë që nisje të punës tënde, është frymëzimi dhe dashuria më e madhe për të të dhënë forcën që të ecësh drejt pa kushte dhe pa u bërë pjesë e ndarjes më dysh të dinjitetit tënd profesional .
Ndaj them që ne jemi në gëzim të jemi së bashku në këtë festë të madhe të karikaturës në Shqipëri, është gëzim që në Tiranën tonë të tregohet ky art i zgjuar, koncentrat mendimi që të bën të mendosh e të vesh buzën në gaz pas një ditë të lodhur nga frenetizmi që jetojmë !!!