Marrë nga libri, “Zonjat shqiptare në Nju Jork “ botim i vitit 2016
Photo credits: Maestro Ilir Rizaj Photography
Gjilberta Lucaj, violonceliste, është një nga Zonjat shqiptare qe jeton ne Nju Jork dhe që do të marrë pjesë në Ekspozitën, “Zonjat shqiptare të shekullit të XXI “, që do të celet këtë fund qershori në Tiranë .
Kjo intervistë, qe po botojme ne faqen e Albanian Excellence, është marrë nga libri ”Zonjat shqiptare në Nju Jork”, botim i Albanian Excellence në vitin 2016.
Domosdoshmërisht, aktualisht, shumë herë më shumë do i jenë shtuar sukseset Gjilbertës, në këto tri vite.
Por me shume dashuri, do te kemi kenaqesine qe t’i zbulojmë në celjen e kësaj Ekspozite, ashtu edhe në albumin fotografik që do të botohet më këtë rast , por pse jo dhe nga Gjilberta, sepse mirëpresim pjesmarrjen e saj në këtë kohë të nxehtë politikë, kur kjo iniciativë me qënësinë grua, do të dëshëronim te zbuste gjindjen në Shqipëri, duke e bërë më njerëzore dhe më fisnike .
Amerika sidomos Nju Jorku për Gjilberta Lucaj është vendi që i ka dhënë mundësinë të krijojë një jetë që asnjë vend tjetër në botë nuk do të kishte patur mundësinë t’ia krijonte.
Amerika sot për Gjilbertën, është vendi ku ëndrrat bëhen realitet, por duhet të kalosh periudha të vështira si njeri dhe si muzikant qe dhe pse shpirti të pikon gjak, nuk duhet të dorëzohesh nga pikësynimi i jetes, nga arti, nga dashuria, që i jep forcë ëndrrës që do të arrish.
Ka mësuar, që nëse je i mërzitur duhet të qeshësh, nëse je i paaftë duhet të studiosh, nëse dashuron duhet të ndahesh, nëse je i lodhur duhet të nisësh nga fillimi, dhe gjithçka duhet ta sakrifikosh per artin dhe ëndrrat e tua. Ateherë, dhe vetem ateherë, jeta ne Amerike të shpërblen pa masë. Ka studiuar me profesorët më të mëdhenj në Amerikë si violinçelistët: Peter Wiley (Grammy award winer), André Emelianoff (Professor at Juilliard school of music and Award Winning Musician), Julia Lichten (Principal cellist ne Orpheus Orchestra). Po ashtu ka marrë masterklas nga Yo-Yo Ma, disa herë. Gjilberta, violonçelistja e talentuar, është e angazhuar me performanca solo, muzikë klasike dhome, tango, jazz .
Ka dhënë koncerte në të gjithë botën, si në Meksikë, Kinë, Kore, Europë, Afghanistan dhe thuajse në çdo shtet në Amerikë. Adhuron një rreth të madh muzike por ka debulesë për kompozitorët e kohës romantike nga periudha 1815-1930, Chopin, Brahms Lizst, Tchaikovsky duke mbaruar me Rachmaninoff. Nga kompozitorët shqiptarë adhuron, Prenkë Jakova, Pjeter Gaci, Gjon Simoni, Avni Mula, Çesk Zadeja, Kol Idromeno (edhe pse ai ishte piktor, por për disa nga këngët shkodrane) .
Gjilberta Lucaj ka kompozuar dhe regjistruar muzikë në dy filma, sikundër ka rregjistruar muzikë për Beyonce, Alicia Keys dhe Ricky Martin. Ajo ka interpretuar rol kryesor si aktore në një nga filmat që ka kompozuar dhe muzikën. Gjilberta thotë në këtë intervistë, se ka arritur të bëjë njerëz të vajtojnë dhe buzëqeshin në koncertet e saj. Ka interpretuar disa here ne Carnegie Hall dhe në disa nga sallat më të famshme të botës , sikunder ka interp retuar për zëvendes presidentin Amerikes, Joe Biden, Presidentin e Meksikës etj. Si muzikante thotë se i ka arritur pak a shumë ëndrrat. Por gjithmone ka patur dëshirë të hapë një bamirësi për fëmijët e talentuar si në vegla muzikore dhe në artet si aktrim, dancing, pikturë. Do kishte shumë dëshirë t’i hapte rrugën fëmijëve të talentuar në art, sikundër ju dha Gjilbertës mundësia të vazhdonte me muzikën e saj.
F.N : Fëmijëria juaj është e lidhur me një nga qytetet me shumë kulturë në Shqipëri, Shkodra, si e kujtoni ju qytetin e vendlindjes, çfarë ju lidh ende më këtë qytet mitik ?
Gj.L: Ditët e fëmijërisë në atë kohë, ishin të mbushura me pastërti shpirtërore dhe dëshirë për ta parë botën edhe pse ishim fëmijë. Më kujtohen shokët e shoqet e fëmijërisë dhe jam akoma në kontakt me to, edhe pse jemi shpërndarë në të gjithë botën. Qyteti me vjen ndër mënd me rrugët plot biçikleta (nuk kishim makina në 1990) dhe njerëzit përshëndeteshin me njëri-tjetrin, po thuaj si në një film i vjeter. Shkodra është qyteti më i përsosur në botë për mua, sepse aty u linda e kalova një fëmijëri të bukur, u krijova si njeri dhe si muzikante. Po aty u frymezova me ëndrra dhe dëshira që më dërguan në të gjithë botën. Po ashtu atje kam kushërinj dhe kushërira .
F.N: Ju isht vetëm pesë vjeç kur interpretuat për herë të parë, si ju kujtohet tani ky moment dhe çfarë vlerë ka ajo për ju?
Gj.L: Wow ai moment ishte shumë interesant dhe për një muzikant është përgjithmonë i ngultur në memorie. Më kujtohet se isha shumë nervoze dhe po mundohesha të mos shikoja profesorët apo njerëzit në fytyrë sepse kisha shumë emocione. Por mbasi mbarova dhe u duartrokita u ndjeva sikur isha gjëja më e çmuar në botë. Të them të drejtën, ka shumë vlerë gjithmonë për mua ky moment, sepse kuptova që ishte diçka serioze. Ky moment, më bëri të ndihem e vlerësuar nga njerëzit që deri në atë kohë me trajtonin siç trajtohet një fëmijë.
F.N: Kur ishit 13 vjeç, ju fituat Konkursin Kombëtar Artisti i Ri… Ishit një muzikante e spikatur si dhe pse shkuat në SHBA ?
Gj.L: Po në moshen 13 vjeçare u zgjodha si fëmija që do të mund të merrja pjesë në një koncert në Itali me orkestren simfonike të Shkodrës. Luajtëm në Vatikan për Papën John Paul II. Ishte një eksperiencë transformuese për jetën dhe karrierën time në violonçel. Si shumë adoleshentë, deri ateherë nuk isha shumë e përqëndruar tek violinçeli dhe pse studioja me orë çdo ditë. Por kjo eksperiencë madhështore në Vatikan më bëri të bija në dashuri me violinçelin. Mënyra si italianët vlerësonin muzikën dhe respekti qe i jepnin muzikës klasike, ndikoi tek unë shumë. Në Itali më afruan një bursë shkolle ne Padova Conservatorio di Musica por isha shumë e re dhe prindërit nuk më lejuan të vazhdoja shkollën vetëm në Itali pa ta dhe pse gjithçka ishte e paguar. Prindërit nuk mundeshin të merrnin vizë në Itali, siç ishin atëherë marrëdhëniet e vështira me ambasadat.
F.N: Si u përballët ju më Amerikën, si kishit menduar ju këtë vend të madh dhe si u gjetët ju në të?
Gj.L: Në moshën 14 vjeçare, takova kushurirën time që kishte ardhur nga Neë Yorku dhe ajo më frymezoi me idenë që kur të mbaroja shkollen e mesme të konkurroja në Neë York. Në moshën 16 vjeçare i dërgova një kasete magnetofoni dhe disa shkolla më dhanë një shans të shkoja të merrja pjesë më konkurrim.
Teknika në Neë York ishte shumë e lartë dhe e kuptova se unë do të studioja të pakten një vit me një profesor në Neë York që të mbërrija atëe nivel të lartë që gjithë bota dëshëron. Ishte një demoralizim i madh të përballeshe me atë konkurrim por profesori që më morri përsipër ishte shumë i njohur dhe me tha se kisha nje talent të papare e të papërpunuar dhe në se do kisha durim do më jepte ndihmën që kisha nevoje të arrija nivelin e duhur.
F.N: Sot çfarë është për ju Amerika? Si do ta zbërthenit ju jetën që bëhet në kontinentin amerikan ?
Gj.L: Amerika sidomos Nju Jorku, për mua është vendi që më ka dhënë mundësinë të krijoj një jetë që askund tjetër në botë nuk do ta kisha pasur mundësinë ta krijoja. Eshte me të vërtetë vendi ku ëndrrat mund të bëhen realitet, por ama duhet të kalosh periudha kaq të vështira si njeri dhe si muzikant qe dhe pse shpirti të pikon gjak, ti nuk duhet të dorëzohesh nga pikësynimi i jetes, nga arti nga dashuria, që të jep forcë drejt kësaj ëndrre që ta arrish.
F.N: Çfarë keni mësuar ju nga Amerika?
Gj.L: Kam mësuar që nëse je i mërzitur duhet të qesh, nëse je i paaftë duhet të studiosh, nëse dashuron duhet të ndahesh, nëse je i lodhur duhet të fillosh nga fillimi, dhe gjithçka duhet të sakrifikosh per artin dhe ëndrrat e tua. Ateherë, dhe vetem ateherë, jeta ne Amerike të shpërblen pa masë. Kam qënë me fat të studioj me disa nga profesorët më të mëdhenj në Amerikë si violinçelistët: Peter Ëiley (Grammy aëard ëiner), André Emelianoff (Professor at Juilliard school of music and Aëard Ëinning Musician), Julia Lichten (Principal cellist ne Orpheus Orchestra). Po ashtu kam marrë masterklas nga Yo-Yo Ma disa herë.
Jam shumë e angazhuar me performanca solo, muzikë klasike dhome, Tango, Jazz etj. Kam dhënë koncerte në të gjithë botën, si në Meksikë , Kinë, Kore, Europë, Afghanistan dhe pothuajse në çdo shtet në Amerikë. U zgjodha të jap premierën e koncertit për violinçel në SHBA të kompozitorit të nderuar, Nimrod Borenstein në vendin e famshëm në NYC, Symphony Space më daten 10 Shtator. Po ashtu do luajë një pjesë të shkurtër në vendin ku gjithë muzikantëet ëndërrojnë të luajnë, Carnegie Hall ne NYC më daten 27 Shtator.
F.N: Cilët janë kompozitorët që ju keni më shumë për zemër, por nga kompozitorët shqiptarë cilët do të veçoni ?
Gj.L: Kjo pyetje është si tëe pyesësh dikëend ç’fare uji doni kur jeni shumë tëe etshëm. Adhuroj një rreth shumë tëe madh muzike por kam debulesë per kompozitorët e kohës romantike nga periudha 1815-1930, dmth Chopin, Brahms Lizst, Tchaikovsky etj duke mbaruar me Rachmaninoff. Nga kompozitorët shqiptarë , Prenkë Jakova, Pjeter Gaci, Gjon Simoni, Avni Mula, Çesk Zadeja , Kol Idromeno (edhe pse ai ishte piktor, por për disa nga këngët shkodrane) etj.
F.N: Ju keni kompozuar dhe regjistruar muzikë në dy filma… sikundër keni rregjistruar muzikë për Beyonce, Alicia Keys dhe Ricky Martin, çfarë mund të tregoni për këte eksperience?
Gj.L: Në fakt kam luajtur një rol kryesor si aktore në një nga filmat që kam kompozuar muzikën. Kinemaja është shumë e veçante siç është dhe muzika, veçse në vend që të luash me një instrument pa dialog, në film ke mundësinë të bëhesh një njeri tjetër. Alicia Keys është njeri i mirë dhe e thjeshtë. Beyonce punon më shumë dhe nga 19-20 ore në ditë kur ka Koncerte live, kurse burri i saj Jay-z është shumë koprac! Ha ha ha,,,
F.N: Cila është ambicja juaj më e madhe muzikore, dhe kur mendoni ta realizoni ?
Gj.L: Unë kam arritur të bëj njerëz të vajtojnë dhe buzëqeshin në koncertet e mia. Kam interpretuar disa here ne Carnegie Hall dhe në disa nga sallat më të famshme të botës. Domethënë, si muzikante i kam arritur pak a shumë ëndrrat. Por gjithmone kam patur dëshirë të hap një bamirësi për fëmijët e talentuar në vegla muzikore dhe artet e tjera si aktrim, dancing, pikturë. Shpresoj që në dy vite ta realizoj. Do kisha shumë dëshirë t’i hapja rrugën fëmijëve të talentuar në art, sikundër m’u dha mua mundesia të vazhdoja muzikën time.
F.N: Si e shihni ju veten si muzikante në vitin 2020?
Gj.L: Duke krijuar muzikën time origjinale dhe duke mësuar muzikantë të rinj. Ndoshta pjesëmarrëse në Grammy’s .
F.N: A mbani lidhje me Shqipërinë ? Si e shihni ju sot vendin tuaj të origjinës dhe a keni ndonjë plan konkret ?
Gj.L: Shkodra më mungon shumë. Nuk e kam vizituar Atdheun prej më shumë se 13 vite. Mbaj lidhje me dajën dhe me kusheririn tim që është profesor i njohur violine në Shkollën e Muzikës në Shkodër. Do kisha patur shumë dëshirë të vij dhe të jap disa koncerte në Shqipëri. Po ashtu jam ftuar në Kosove disa herë por jo në Shqiperi. Vitin që vjen do të japë koncerte në të dy shtetet.
F.N: Në SHBA, ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh sa të integruar e shihni këtë komunitet në jetën amerikane ?
Gj.L: Te rinjtë dmth moshat 18-45 vjeç jan shumë të angazhuar në komunitetin Amerikan por gjithmonë duke ruajtur vlerat Shqiptare. Kurse moshat më të mëdha, të them të drejten, nuk janë të angazhuar thuajse aspak, përkundrazi kanë mbetur me idete dhe kanunet e vjetra që kur kanë ikur nga Shqipëria mbi 50 vite. Dmth shumë kanë mbetur pak mbrapa, por sido qoftë, kanë filluar të emancipohen më shumë.
F.N : Po gruan shqiptarë në këtë komunitet ?
Gj.L: Shumë më ndryshe seç ka qënë më parë. Gruaja shqiptare punon, mban dhe rrit familjen, dmth është mbretëreshë në botën e saj. Tani ka marrë më shumë forca të përfaqësojë dëshirat e saj në familje dhe në komunitet. Ka përditë më shumë cilësi dhe pamvarësi me bashkëshortin e saj. Por akoma kemi diferenca të mëdha në kulturë me botën që duhen të barazohen.
F.N: . Cili mendoni se duhet të jetë imazhi i gruas shqiptare në shekullin e XXI ?
Gj.L: Si ka qënë gjithmonë: inteligjente, me karakter të fortë, me sukses në jetë, e patundur nga vështirësitë dhe e bukur për thjeshtësinë e saj.
Nje quotë thotë: “Do të vijë dita kur burrat të kuptojnë që gruaja është një barazim i tyre, jo vetem tek oxhaku i zjarrit si dikur, por në mbledhjet e shteteve të botës. Atëherë, dhe vetem atëherë, do të ekzistojë bashkimi perfekt mes dy seskeve që do të rezultojnë zhvillimin më të lartë të races humane”.—Susan B. Anthony.