Hero Covid 19: Forca e misionit të Dr. Gjyle Cahani, qëndron në dashurinë pa kushte për mjeksinë

Nga Flora Nikolla

Tiranë, 26 Maj/AE/.- Ishte viti 1964, kur Dr. Gjyle Cahani, pasi mbaroi Politeknikumin Mjekësor,  nisi jetën e saj profesionale, në botën e Mjekësisë. Ishte 14 vjeç, kur nisi këtë ëndërr të bukur që ja kishte përmbushur ndjesitë që kur ishte fëmijë.

Nga ajo kohë, nuk ka rreshtur së punuari në këtë botë të madhee të pafund. Sepse përtej të menduarit se, mjeku  është një artist që kërkon të bukurën dhe jetën, për Dr. Gjyle Cahani, të jesh mjek, është një mundësi, është mënyra më e mire dhe më njerëzore e kontaktit njeri me njeri, në nivelin më të lartë të intelegjencës në natyrë.

Ditë pas dite, muaj pas muaj,  vit pas viti, kjo zonjë e rrallë në kapacitetet e saj si njeri dhe si mjeke, ka patur sa më sipër si lemë në drejtimin profesional dhe njerëzor, duke përmbushur ndjenjën e dhëmshurisë, të përkushtuarit ndaj njerëzve, ndjenjën e të ndihmuarit gjithmonë kur kanë patur nevojë. Gjithmonë ka studiuar, punuar me  ndjesinë e fëmijërisë së largët, kur njerëzit e mjekësisë dhe bluzat e bardha  ja kishin ngacmuar ndjesitë dhe  sytë e mëndjes fëminore.

Sepse, të jesh mjeke, për Dr.Cahani, do të thotë të kesh lindur me një dëshirë, me një pasion, sepse njeriu që merr përsiper këtë mision humanitar, profesional, dhe shkencor, ka vullnetin e fuqishëm për të qëndruar mbi këmbët e tij, sado e vështirë  të jetë kjo rrugë për t’ia dalë.

Ndaj, kur mbaroi shkollën e mesme mjekësore dhe  u diplomua  si ndihmësmjeke, nisi punën menjëherë, në një fshat reth një ore e gjysëm më këmbë nga fshati ku banonte. Nuk u  zbraps përpara asnjë vështirësie.

Në atë kohë i duhej të punonte në katër fshatra në këmbë, mes dëborës, temperaturave të ulta, ndonjëherë veshur me gëzofin e të jatit për ta mbajtur ngrohtë në netët e thëllimta me një fener në dorë, apo me dritën e henës kur pandoflat e saj rrëshqisnin në pyllin e lagësht me gështënja, dhe kur kembët i shpoheshin nga gjëmbat.  Më pas do të punonte në Qëndren Shëndetësore Shëmri, prapë si ndihmësmjeke. Cdo natë kishte  një urgjence, por dhe dy, me një distance deri në dy orë më këmbë.

Sot, kujton më gëzim dhe mall në këtë intervistë,  kur iu aprovua kërkesa për në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë apo kur nisi punën në pediatri në spitalin e qytetit, pastaj emërimin në  janar të  1977, si drejtore e Qendrës Sanitare. 

Ishte një mjeke e re, kryeinspektore e rrethit që duhet të  drejtonte, situatën epidemiologjike dhe higjenike, vaksinimin, vatrat infektive, kontrollin e ujrave të pijshëm dhe siperfaqësore, kontrollin  e ambjentit dhe çdo gjë tjetër që kishte të bënte me profilaksinë dhe shendetin, për rrethin Kukës dhe Has. Punonin në grup, respektonin saktë dhe në mënyrë etike pozicionet e punës. Kështu, zinxhiri epidemiologjik, ishte i plotë në të gjitha hallkat e tij. Nga kjo punë që bënte ky ekip i drejtuar nga zonja e kësaj interviste, Dr. Cahani, u  zhduken  vatrat e tifos, paratifos, dizenterisë, difterisë,  sot ato thuajse janë sëmundje të së kaluarës.

Gjatë specializimit për mikrobiologjinë në vitin 1981, në  IHE(Instituti Higjenes Epidemiologjise) tani  Instituti i Shëndetit Publik, pati mundësinë të njihej, të punonte, të studionte me mjeke mikrobiologë, epidemiologë, higjenistë të niveleve botërore, me kulturë  europiane, me kulturë profesionale dhe shkencore të niveleve të larta. Dr.Cahani, u bë pjesë e këtij ekipi në vazhdimësi dhe pasi mbaroi specializimin, sepse në aspektin profesional dhe shkencor kishte lidhje dhe varësi direkte me këte institut.

Duke punuar fort, duke studiuar shumë, mendonte se jo vetem do të ishte e aftë për të bërë diagnoza të sakta,  jo vetëm do të ndihmonte njerëzit, por do të ishte më e barabartë me mjekët, kolegët, deri te ata të  niveleve të larta.

Ndaj dhe rikthimi në Kukës , pas mbarimit të specializimit të mikrobologji e gjeti Dr.Cahani më të sigurtë në punë e saj  në laboratorin mikrobiologjik në Kukës, e gjitha, siç tregon  në këtë intervistë një punë e papërseritëshme, një punë kolosale. Përgatitja e materialeve, përgatitja e terreneve speciale si terreni Lefler për difterine, terreni Levenshtein për tuberkuloz, përgatitja e mbi 33 testeve biokimike, e shumë e shumë terreneve të tjera, ishte një pune tepër profesionale dhe shkencore. Diagnoza e difterisë, meningiteve, mikrobeve si stafilokok, streptokok, antraks, tifo, disenteri, brucelozes, leishmanioze, gjendjeve septike, diagnoza e hepatiteve infeksioze, dhe me vone diagnoza e HIV,   e shume  sëmundje të tjera kërkonin një perfeksionim profesional dhe shkencor.

Problemet në periferi janë të shumta, është një vend si të thuash i virgjër përsa i përket studimeve, dhe këtu i gjen më tepër të veçantat, ndaj doktoresha jonë,  nuk pranoi kurre te ikte nga vendi i saj.

Mbrojti dizertacionin shkencor, ”Roli i Enterobaktereve në Sëmundjet Diareike akute të fëmijëve”, nisur nga fakti se sëmundjet diarreike, infeksioze, në atë kohe ishin shkaku kryesor i mortalitetit infantil të fëmijëve, po kurrsesi paskësaj nuk e pranoi postin e shefes se shëndetësisë në rreth. Ajo dontë të vijonte të merrej më studimet shkencore, kurrsesi me shkresa burokratike. Me ndihmen e ekipit të saj, një ekip i përgatitur,  vunë në zbatim diagnozën e thelluar mikrobiologjike për të gjithë familjen Enterobacteriaceaeeve, e cila përmbledh 5 fise dhe 12 gjini, duke përgatitur në kushte laboratorike 33 biokimi, ose sistemin Enterottube ll, dhe më gjerë, të cilat bota i përgatiste vetëm në rrugë komerciale.

Në vititn 1993, Dr. Cahani,  u përgatit për diagnozën e AIDS-it, e cila ka qëne një sfidë në vete, një punë jashtëzakonisht e madhe për diagnozën e AIDS, kontrollin e gjakut, pranë punktit të gjakut, kontrollin e vatrave etj, dërgimin e mostrave pozitive në ISHP Tirane, për konfirmim të mëtejshëm, referimin e rasteve, etj. Kjo ishte një pune e vështirë, stresuese shpesh herë, pasi ne diagnostikuam raste pozitive, me të cilet duhej një komunikim etik i veçantë, special, mund të thuash, me të gjitha keto raste, apo me familjet e tyre, me hulumtimin e metejshëm të  infeksionit etj. Në vitin 1995 bëri mbrojtjen e temes, në dy nivele komisionesh. E para prane katedrës shkencore të mikrobiologjisë, dhe e dyta pranë Jurisë, me mjekët, pedagogët dhe profesionistët më të mirë të shkences mjekësore, duke marrë gradën, DOKTOR.

Në vitin 2003,  u emërua drejtore e kujdesit shëndetësor parësor. Ka studjuar të gjithe infrastrukturën e kujdesit shëndetësor parësor duke realizuar studimin –Infrastruktura e Kujdesit shëndetësor parësor dhe mënyrat e zhvillimit te tij – dhe –Ecuria e treguesve të kujdesit shëndetësor paresor- depozituar prane Ministria e Shëndetësisë. Në vitet 2008 deri 2012 ishte pedagoge e jashtme ne fakultet e infermijerisë  dhe udhëheqese e disa temave dhe disertacioneve shkencore për studentet .

Në vitin 2007, mori iniciativën të hapë një laborator mjekësor privat në vitin në Kukes, duke krijuar mundësitë për shume ekzaminime të reja, për të sëmuret.  Në vitin 2012, u largua nga Laborarori mikrobiologjik shteteror, me kërkese të drejtorise pasi kishte plotësuar moshën, megjithëse nuk kishte mjek tjetër mikrobiolog.

Dr. Cahani,  vazhdon të punojë. Asnjëherë nuk rendet së treguari dashurinë ndaj misionit të jetës së saj . Si mjeke familje pranë një komune në Kukes e më pas si mjeke familje në Has, ajo ka një raport të mrekullueshëm me të semurët dhe banorët, sepse siç thotë ajo, duhet të integrohesh më tepër, jo vetem në sëmundëshmërinë, por edhe në problemet  sociale.

Trajnimet e shumta që ka kryer në fushën sociale, dhënia mesim në fakultete lënden e etikes mjekësore e  kanë vënë mjeken tonë, në një raport me special me banoret dhe të sëmurët.

Por ajo mbart një shqetësim shumë të madh për Laboratorin  mikrobiologjik i cili vijon të jetë pa mjek që kur ajo është larguar, dhe mbi te gjitha mjeku mikrobiolog është hequr fare nga struktura, që nga ajo kohe. Një shkatërrim total i kësaj hallke të domosdoshme, cilëson Dr. Cahani.

Në dy librat që  ka shkruar, ka ndjerë nje diçka të nevojshme ta shkruaj ne forme të mesazheve, pjesëzave, studimeve, konkluzioneve, pikërisht ne ato moment kohe kur njerëzit mendonin se ishin mirë, kur njerëzit mendonin se asgjë nuk mund t’i ndalonte, dhe  ndoshta duke rëndur shume, duke kërkuar shumë, duke menduar të kapin atë që është më larg tyre,  duk harruar ato që  kanë përpara syve, harrojne  ambjentin  ku  jetojme,  e shperdorojmë, harrojme që kemi dhe një bote shume të madhe, disa here me e madhe se bota që ne shohim, boten e mikrobeve, viruseve etj  Në formë të një mozaiku, ashtu si e ka quajtur redaktori i saj,  është munduar të japë konceptin   saj  për jeten, për realitetin, për të vertetën,  për punen dhe token, për ngjarjet në Kukës, për gratë, për rinine studentore te kohes së saj .

Është ndoshta një nga intervistat më të gjata që kam realizuar në kohë. Kjo jo vetëm se Dr. Cahani, sikundër e lexoni, ka kaq shumë për të shkruar, ka kaq shumë për të treguar , ka kaq shumë për të mësuar nga  ajo, por edhe për seriozitetin dhe respetin që kjo zonjë e rrallë di t’i organizojë  të gjithë etapat  e jetës së saj .  Të gjitha, me të njëjtën dashuri, me të njëjtin respekt , me të njëtin seriozitet !!!

Të kesh një jetë të tillë profesionale, të shtrirë në kohë dhe në hapësirë , si jeta e Dr Cahani, vërtete është një  privilegj dhe një mësim e një shëmbull për të gjithë për të kuptuar se jeta mund të ndërtohet në të gjithë dimensionet e saj kur ka brenda vetes aq shume dashuri në misionin tënd, kudo që të jetosh .  Sepse, nuk  ka rëndësi se ku… , rëndësi ka se si ti e  shikon jetën , profesionin , veten tënde… ! Tek kjo zonjë e rrallë nuk ka ndalim … , nuk ka tërheqje, ajo është gjithnjë në kërkim dhe në zbulim të asaj që për të është më e mira e jetës së saj sepse në shpirtin dhe në mëndjen e saj, është dashuria dhe vullneti për më të mirën e profesionit të saj.

Hero  Covid 19 : “Në mënyrë të ndërgjegjëshme, e kemi pranuar perpara vetëtvetes, përpara familjes dhe të gjithë shoqërisë, të kryejmë këtë mision fisnik”

E tillë ka qënë jeta e saj dhe në ditët e Covid 19, kur puna e saj si  mjekë e familjes, ishte t’i qëndronim pranë banorëve që ne mbulonim, në një mënyre pak më ndryshe, shërbim elektronik, më qëllim që të mos përhapnim  infeksionin. Krahas punës rutine, recatat elektronike për të sëmurët kronike, konsulta online, vaksinim fëmijësh, ndjekje e grave shtatëzena, bënin krehjen e popullates për  rastet me temperature dhe probleme të tjera që lidheshin me këtë infeksion, kryesisht nëpërmjet të telefonatave, kontakteve online , dhe raportimin çdo dite prane të gjithave strukturave shëndëtesore lokale.

Gjate kontakteve të përditëshme me banoret, ata kanë ndjere përkushtim njerëzor, humanitar, kofidencial, dhe për këte kanë marrë uratat, dhe vlerësimet maksimale nga ana e tyre.

Ajo thotë se,  pas Covid-19, bota duhet të jetë ndryshe në të gjithe kompleksitetin e saj, njerëzit duhet të ndryshojne në mëndësine e tyre, dhe mbi të gjitha duhet të ndryshojne politikat. Njerëzit e politikës, nuk duhet të jene më njerëz politike për politike,  por duhet të jene ajo pjese e re e njerëzimit, ajo pjesa gjeneruese, dhe e shëndetëshme e njerzimit, duhet të jene ajo pjesa intelektuale, novatore. Mjekët e kanë bëre detyren e tyre, si në këte periudhe, dhe në të gjitha periudhat dhe situatat e veçanta epidemiologjike, nuk kanë kursyer asgjë nga vetja e tyre për të shpëtuar jete njerëzish, për të studjuar shkaqet, infeksionin, terapine dhe çdo gje tjeter njerzore. Janë mbyllur me dite të tëra në spitale, laboratore dhe kudo, vetem në shërbim të njerëzimit.

Ndihet shumë e lënduar për ato qindra mjek, për ato qindra personel mjeksor, që vdiqën si viktima të profesionit dhe përkushtimit të tyre. Ndoshta ata nuk kishin gjithë mbrojtjen e duhur,  gjithe përkujdesjen që duhet ndaj tyre kur ata përballen me këto infeksione të rrezikshme. Të tjere duhet të kujdesen për ne, sepse ne në momentet që jemi para të sëmurit duam vetem të shpëtojme atë, dhe ndoshta harrojmë vetveten, harrojme që edhe ne jemi njerëz, është mesazhi i Dr.Cahani , në këtë intervistë.

Është kënaqësi që në fund të këtij rrëfimi ta shpall në emër të Albanian Excellence, Dr.Gjyle Cahani, me titullin  Hero Covid 19. Eshtë nder ta kemi  në këtë zonjë në familjen e madhe të Albanian Excellence, një zonjë që në jetën e saj ka patur si lemë të saj :  “kemi për detyrë të punojmë në mënyrë të saktë dhe humanitare për shëndetin e njerëzve, pasi në mënyrë të ndërgjegjëshme, e kemi pranuar perpara vetëtvetes, përpara familjes dhe të gjithë shoqërisë, të kryejmë këtë mision fisnik”.

Më poshtë ju ftoj të ndiqni intervistën me Dr. Gjyle Cahani , një rrëfim sa human aq profesional.

 

***

F.N: Cilat janë disa nga karakteristikat që duhet të ketë një njeri për të qënë mjek …

Gj.C: Të thuash mjeke, do të thotë të te ketë lindur një dëshirë, një pasion që në vogëli, ose të kesh patur një moment gjatë fëmijërisë tënde, që të ka ngacmuar thellë në ndjenjat e tua për të bërë punë të mire njerëzore.

Njeriu që merr përsiper këtë mision humanitar, profesional, dhe shkencor, ka vullnetin e fuqishëm për të qëndruar mbi këmbët e tija, sado e vështirë të jetë kjo rruge për t’ia dale. Në rast se çdo gjë e ke fituar me mundim, ashtu si ai kazani i madh i bërsive që zien fort përbrenda për të nxjerrë një pikë raki të fortë, ama vetem me pika, se në rast se rrjedh nuk vlen, ashtu dhe puna jonë në mjekësi duhet të ziejë shumë përbrenda për të nxjerre pika të sakta dhe të forta. Mjeku është artist, se ai kërkon të shëndetëshmen, të bukurën, kërkon jeten, mjeku ka ndjenja të thella njerëzore.

F.N: Ishte kusht apo zgjedhje  që ju të bëheshit mjeke ?

Gj.C: Në fëmijëri të gjithë jemi shume emotiv. Fillojmë të përjetojmë të gjitha problemet e jetës, veçanërisht ato të familjes tonë të vogel, që bëjnë pjesë në familjen e madhe, dhe nuk i  shfaqim por i ruajmë përbrënda. Dhe pikërisht këtu e marrim rrugen e jetës në mënyrën tonë. Të jesh mjek, është një mundësi e madhe, është mënyra më e mirë, më njerëzore e kontaktit njeri më njeri, në nivelin më të lartë të intelegjences në natyrë.

Një herë, një pacient, më befasoi kur me qetësinë dhe dlirësinë që e karakterizonte më tha:  “Mjeku vjen pas Perëndisë”.  Unë qesha me një qeshje të veçantë, jo të zakonshme, që të bën të mendohesh thellë, dhe i thashë se ky është një vlerësim shumë i madh.  – A e thatë me të vërtetë apo ashtu kot?, “ Jo doktoreshë, kjo është e vërtete, sepse mjeku të shëron, mjeku të kthen në jetë, kur ti gati ke vdekur, mjeku të qëndron pranë si Perendia” tha ai.

Apo një fëmijë i zbathur që mblidhte disa lule të bardha në rreze të diellit me të ëmen, dhe kur unë i pyeta – si po kaloni, dhe pse i mblidhni këto lule? – Fëmija i vogël, me çiltërsi dhe me sytë që po i shëndrisnin, me atë pamjen kritikuese të fytyres së tij të vogel më tha, – Me këto lule bëhet paracetamol, nuk e di ti? -”. Ai me ndërgjegjen e tij të paster, nuk mendonte vetem për veten e tij, për të fituar para me lulet që mblidhte, por edhe për të qëne i dobishëm për njerzit. Sa bote e madhe është bota e fëmijëve…

Por çfarë ka ndodhur me ne, çfarë ka ndodhur me doktorin, pasi ne edhe emrin e nënes po e harrojme, pra e kemi emrin e madh doktor!.  A kemi ne një status doktori, apo edhe ngjyra e bardhë e pastërtisë, dhe e pastërtisë shpirtërore, si dhe ngjyra e gjelber e shpresës njerëzore po dëmtohet ?

Ku jane kokat e mëdha të mjekesisë që punuan me djersën e ballit gjithë artin e shkencës mjeksore për njerëzit tanë ?

Ata mikrobiologë me sy të forte, ata kirurgë me duar të arta, dhe gjithë ajo plejadë e madhe mjekësh që punuan dje, dhe ata që po punojnë sot… ?  Ata shkencëtare që në trurin e tyre kishin regjistruar të gjithë zinxhirin e jetës….?

F.N: Cilat ishin fillimet tuaja  në mjekësi ?

Gj.C: E kam filluar mjekësine në moshën 14 vjeçare, në vitin 1964, në Politeknikumin Mjekësor të Tiranës.  Nga ajo kohë , kam qënë  punonjëse e mjekësise dhe vazhdoj akoma të jem. Fëmijëria të jep shumë mundësi, pasi hapsirat e të menduarit, të investiguarit, të eksploruarit, të memorizuarit janë shumë të mëdha në këtë periudhë.  Momente të veçanta gjatë fëmijërisë, sic janë fenomenet e ndryshme, siç jane sëmundjet, apo takimet me njerëz të veçante etj,  të ngacmojnë fuqishëm në këto hapësira, dhe të zgjojnë idenë e të vepruarit.

Njerëzit e mjekësise, dhe bluzat e bardha  të tyre më kanë ngacmuar shumë ndjesitë e mia në fëmijëri.  Ndjenja e dhëmshurisë, ndjenja e të përkushtuarit ndaj njerëzeve, ndjenja e të ndihmuarit… u përmbushen tek unë duke studjuar dhe duke punuar në mjekësi.

Pasi mbarova shkollën e mesme mjekësore, tre vitet e para në Tiranë, në vitin e katert shkolla jonë u transferua në Vlore. Ne si maturantë, në simestrin e dyte e bënim praktikë në një spital, të cilin unë e kam bërë në Shkoder. Në Vlorë kemi dhënë provimet e maturës dhe jemi diplomuar për Ndihmës mjeke. Politeknikumi Mjekësor i Tiranes, dhe pastaj i Vlorës,  ka qënë një shkolle me disiplinë të fortë profesionale. Pas diplomimit jemi kthyer ne lokalitetet tona, unë në Shëmri Kukës. U emërova nga Komitetin Ekzekutiv i asaj kohe për të punuar ndihmësmjeke në një fshat rreth një ore e gjysëm me këmbë nga fshati ku unë banoja.

F.N: Çfarë do të kujtoje nga kjo periudhë e parë e jetës tuaj në mjekësi ?

Gj.C: Këtu unë mbuloja katër fshatra, dhe distanca më e largët ishte 3-4 orë në këmbë.  Puna që unë bëja ishte vizita të sëmuresh, urgjenca, injeksione dhe vaksinimin e fëmijëve. Kur ne aplikonim vaksinën  kundër poliomielitit duhej të vraponim shumë dhe të kalonim fshatrat brënda dy dhe maksimumi tre orësh, pasi vaksina skadonte shpejt. Për të kaluar nga një fshat me një fshat tjeter me rrugë këmbësore të vështira na ndihmonin fshataret, shpesh here edhe gra të cilat ne i njihnim. Në një rast une kam ngatërruar rrugen dhe jam detyruar të ndjekë të gjithë rrjedhjen e përroit bashkë me një shoqe për te zbritur në fshat.

Në vitin 1969, u  transferova në Qëndren Shëndetësore Shëmri, edhe këtu si ndihmësmjeke. Puna ime, ishte përgjegjëse e agjensisë farmaceutike të Qendrës Shëndetesore, përgjegjëse e vaksinimit për gjithë zonën, dhe aplikuese e vaksinave për qendrën e lokalitetit, plus tre fshatra të tjera, me distance kohore nga njëri fshat tek tjetri prej  rreth 4-5 oresh me këmbë, vizita mjekësore, në rastet kur mungonte mjeku, urgjenca mjeksore, trajtim i fëmijëve 0-1 vjeç me vitamina dhe mjekime falas për fëmijët 0-1 vjeç me receta të veçanta per këtë grupmoshe, asistime në urgjenca për lindje, kur mungonte mamia, megjithse nuk kisha mbaruar për mami, injeksione, mjekime plagesh, serum antitetanik, etj. Për çdo nate minimalisht beja nga një urgjence, dhe në raste të veçanta edhe dy, me një distance deri në dy ore me këmbe.

Në këto urgjenca natën më shoqëronte babai im.

 

Në disa raste kur më thërrisnin për injeksione, ne mes të dëborës, kur  fëmijët ishin me temperature, une vishja gëzofin e babës, të cilin ja kishin dhëne nga ndërmarrja e pyjores ose e gjeologjisë, sepse me mbante shumë ngrohtë. Ndërsa në verë, ose vjeshte, kur shpesh binte shi natën, me një fener në dore, ose me driten e henes, pandoflat e mia rreshqisnin në pyllin e lagesht me gështënja, dhe kembet më shpoheshin nga gjëmbat.

Në një rast ne kemi ngatërruar rrugën dhe jemi detyruar të ndjekim gjithë rrjedhjen e përroit bashkë me  shoqen time për të zbritur në fshat.  Në raste të tjera udhëtonim edhe me dragovil(qesh),  besoj ju nuk e dini se çfarë është dragovil ? Dragovili ishte një vagon, që rrëshqiste në shina, të cilat shtriheshin duke u gjarpëruar deri  në pyll, dhe  atje ngarkoheshin me trupa nga sharrëtaret. Dy vagonista e ngisnin atë.

Më kujtohet një urgjence në një fshat ku e sëmura duhej të niseshe për në spital, pasi ishte me apendesit të përforuar dhe gjëndja e saj po rëndoheshe.  Për të njoftuar ambulancën, kemi thirrur një punonjës, ndoshta ishte punonjës poste ose kuptonte diçka. Ai  është ngjitur në shtyllat e telefonit dhe kemi njoftuar  spitalin për të dërguar ambulancën. E sëmura për në spital,  është shoqëruar me epikrize përcjellese, ku ishte percaktuar diagnoza, dhe ishte shenuar çdo medikament që i ishte aplikuar. Kjo ishte praktike pune.

Në raste të veçanta krahas  sherbimit ndaj njerëzve, mjekonim ose bënim injeksione edhe për kafshet, kur fshatarët i kishin ato të sëmura. Mbaj mend një dhije i aplikova një penicilinë në qafe, pasi kisha parë njëhere një veterinare. Fshatarët ishin në hall dhe m’u drejtuan mua.

F.N:  Ju studiuat mjekësi në periudhën 1969-70 , si vijoi më tej karriera juaj ?

Gj.C: Po në vitin 1969-70, më është aprovuar kërkesa për të vazhduar Fakultetin e Mjekësisë në Tirane. Ky  ishte një fat dhe një mundësi e madhe që m’u u krijua, pasi në atë vit nuk kishte  matura nga gjimnazi, për arsye të aplikimit të modelit  tetëvjeçare në shkollat  në ato vite. Ne vitin 1976,  kam mbaruar Fakultetin e Mjekësisë dhe jam diplomuar mjeke e përgjitheshme. Jemi kthyer në rrethet tona përkatese.  Kam filluar punen në pediatri, ndoshta për t’u përgatitur për mjeke në fshat.

Më pëlqente jashtëzakonisht puna që kisha nisur. Ndihesha kompetente, e përgatitur, dhe përpiqesha të isha sa me shume modeli i profesorëve të mi, të cilet na mësuan me aq dashuri, dhe me aq përkushtim shkencën e bukur të mjekësisë. Ruaj kujtimet më te bukura, respektin më të madh për ata njerëz me shume kulture qytetare, profesionale, etike, shkencore.  – Ata nuk qenë aty thjesht për të n’a kaluar, por ata qene aty për të n’a mesuar. Shpesh here ata na tregonin sekuenca mjekesore nga jeta e tyre të cilat më jane ngulur edhe sot në mendje. Profesor Ndroqi : Dëgjoni studentë, mos e harroni kurre se perkusioni është metoda më e mire për të diagnostikuar një pneumoni, por unë i kam gishtat krejt të dëmtuar nga rrezatimi në radiologji, duke punuar më të sëmuret me tuberkuloz, dhe pastaj na i tregonte gishtat e tij të deformuar plotësisht,deri edhe të shkurtuar nga rrezet.

J’u kërkoj ndjesë të gjithë profesorëve të tjerë, që ndoshta nuk arrij t’i përmend në këtë moment, pasi janë shumë,  por nga të gjithë ruaj sekuenca mjekësore shume të vlefshme, që më kanë shërbyer në jetë.

Në çdo moment, ndoshta të vështirë, më dilnin përpara mësimet, leksionet dhe provimet e formimit të mjekut deri në fundin e vitit të gjashte, dhe që i kisha shume të freskëta, dhe kështu mundesha t’u jepja zgjidhje të gjitha problemeve që më dilnin perpara.

Më pëlqenin shumë raportet dhe etika me kolegët mjekë, por tregohesha e matur dhe e kujdesëshme  ndaj tyre, pasi ata ishin të specializuar dhe me eksperience. Me pëlqenin raportet  me të sëmuret, dhe përpiqesha t’i kuptoja jo vetem për problemin e tyre shendëtesor, por edhe ne të veçantat që ata kishin  në aspektin psikologjik dhe në çdo aspekt tjeter të jetes së tyre. Më pëlqenin raportet me personelin infermier, raporte mjaft etike, me pëlqenin aftësite, dhe përkujdesjet e tyre edhe ndaj nesh.

Roja e pare  në urgjencën e spitalit, e vetme si mjeke dhe me të gjitha përgjegjësitë e shërbimit të mjekut të rojes,  në një kohe kur unë  sapo  kisha dhënë provimet e formimit, dhe sapo isha diplomuar,   më kujtohet si tani;  dy të sëmure me infarkt miokardi, dy të sëmure me abdomen akut, njeri me perforacion stomaku, dhe shume e shume  te semure të tjere, që për për t’ju shpëtuar jetën vlejnë vetem sekondat, kur  në atë kohe diagnoza percaktoheshe vetem me ane te palpacionit, perkusionit, dhe  auskultacionit.  Diagnozat që vendosa, dhe për të cilat  thirra mjekët speciaslistë, dhe sallën e operacionit në mes të natës, qenë të sakta dhe të sëmuret morën shërbimin e duhur dhe  të specializuar. Ky ka qënë fillimi im si mjeke dhe e mbaj shumë mirë mend.

Me këtë rast falenderoj të gjithë profesorët e mi që me një përkujdesje të veçante n’a përgatiten ne  mjekë të aftë, dhe mbi të gjitha human, dhe të përkushtuar. Ruaj respektet më të mëdha për ta.

F.N: Ju ishit ende një mjeke e re kur u emëruat drejtore e Qendrës Sanitare të asaj kohe.  Si  zhvillohej atëherë mikrobiologjia në zonën verilindore të vendit ?

 Gj.C: Ne vitin 1977 janar, u emërova, drejtore e Qendrës Sanitare të asaj kohe.  Një mjeke e re, kryeinspektore e rrethit, në zbatim të Dekret Ligjit mbi Inspektoriatin Sanitare, në vartësi direkte në Ministrinë e Shëndetësise, dhe në vartësi profesionale të Institutit  Higjenes dhe Epidemiologjise. Puna ime ishte  të  drejtoja, apo të menaxhoja të gjithë situaten epidemiologjike dhe higjenike, vaksinimin, vatrat infektive, kontrollin e ujrave të pijshëm dhe siperfaqësore, kontrollin  e ambjentit dhe çdo gjë tjetër që kishte të bënte me profilaksinë dhe shendetin, për rrethin Kukës dhe Has. Për hërë të parë  inagurova godinen e re të këtij shërbimi në Qytetin e ri të Kukesit. Godina kishte një strukturë të veçante për këtë shërbimin dhe plotësonte të gjitha kërkesat  profesionale dhe specifike. Shërbimi i higjenës, epidemiologjise, dispanseria, konsultori i grave, propaganda shëndetesore, qendra e dezinfektimit dhe deratizimit, laboratori mikrobiologjik dhe laboratori kimik etj.

Stafi ishte i plotësuar me mjek  specialistë, mund të thuash nga specialistet më të mire, një pjese e të cilëve kishin ardhur nga Tirana, dhe ishin të specializuar për higjenen e punes, ambjentit, ujit, higjenën ushqimore, higjenën shkollore dhe e çerdheve, epidemiologe, mjeke të propagandës shendetësore, mikrobiolog, kimista,  të gjithë të specializuar.

Shërbimet, që kryheshin ishin luftimi i sëmundjeve ngjitese, nga difteria, poliomieliti,tifo, paratifo,  dizenteri, salmonella, antraks, bruceloze, infeksionet e lëkures, dermatofite, tetanoz, si dhe kontrolli i ambjenteve për tymra, gazra, CO2, CO, deri dhe substanca radioaktive.

Këtu përfshiheshin dhe dy laboratore të mëdha të fuqishme, me të gjithe infrastrukturën e duhur, që ishte laboratori. mikrobiologjik, me mjekë specialist nga Tirana, dhe laborator kimik në të cilin punonin dy inxhiniere kimista dhe stafi laborant. Laboratori bakteriologjik me një staf shume kompetent dhe të kompletuar bënte diagnozen e enterobaktereve si tifo, dizanteri, salmonella, diagnozen e difterise, meningitit, dhe koket e tjera patogjene, diagnozen e antraksit, si dhe kontrollin mikrobiologjik të ujrave të pishem për Kukes dhe Has si dhe të ujrave siperfaqesore. Gjithashtu bënte kontrollin e sallave të operacionit, të shtëpise se lindjes, kontrollin nga hunda, fyti, duar deri në kontrollin e paisjeve, rrobave spitalore etj për ngarkese bakteriale. Kontrolli mikrobiologjik i produkteve ushqimore, gjate prodhimit, ambalazhimit deri në përfundim dhe tregëtimin e tyre, sipas standarteve të përcaktuara kryheshin me një kompetence dhe profesionalizem të larte. Depistimet profilaktike në çerdhe, kopshte, vatra ishin puna më voluminoze e këtij laboratori. Analizat mikrobiologjike për libreza shëndetësore që nga rruget e siperme të frymëmarrjes, për difteri dhe koke të tjera, si dhe analizat mikrobiologjike për salmonela, dizenteri etj kryheshin gjithashtu nga laboratoret mikrobiologjik.

Laboratori  kimik kryente me kompetence të plote të gjitha ekzaminimet kimike të ajrit, ujit, ushqimeve, ambjenteve, me të gjitha parametrat kimik,  për treguesit më të hollësishem të gazrave, lagështires në ambjente të ndryshme, në galerite nëntokësore, deri në përmbajtjen e jodit dhe gjithe mikroelementëve të tjere në uje dhe ushqime, matjen dhe përcaktimin e radioaktivitetit etj

Te dy laboratoret ishin shume të specializuar, për fusha të veçanta, dispononin veshje antipestoze dhe mbrojtje speciale, dhe kishin trainimet përkatëse.

Sëmundjet si difteri, poliomielit, meningit, fruthi,  terbimi, hepatitet, deri dhe encefalite, si dhe tifo, paratifo, dizenteri, lejshmanjoze, etj ishin problemet më të mëdha të asaj kohe.  Ne bënim diagnozen e sakte mikrobiologjike, për të gjitha rastet që paraqiteshin në spital, studimin e vatres, që nga depistimet me analiza mikrobiologjike, terapi falas, vaksinim, izolim, dezinfektim, si dhe rikontrolle të përseritura të këtyre vatrave. Këtu nuk po flas për analiza të tjera mikrobiologjike dhe serologjike, si infeksionet e fytit, urines, e shume e shume të tjera.

Në rastin e infeksioneve si tifo, paratifo, dizenteri, bëheshin kontrolle mikrobiologjike në vater shume të zgjëruara, për të kapur bartesit, si dhe kontrolloheshin vaçnërisht uji i pishem, deri te ujrat siperfaqesore si dhe produktet e ndryshme ushqimore. Kontrolli i ujit pishem, pasi shpesh këto sëmundje kane rezultuar nga ndotja e ujit, ishte ekzaminimi më i rëndësishem. Në këte moment ndërhynte jo vetem epidemiologjia por edhe higjena e ambjentit dhe ujit. Kam shume kujtime në këte pjese, por me kujtohet një rast ku perveç se ne patem 7 veta të semure me disenteri, në një vater, edhe të gjitha produktet e bylmetit të tyre, rezultuan me bacilin e dizenterise, pas kontrollit të imtësishem që ne bëme.

Ne punonim në grup, duke respektuar në mënyre të sakte dhe etike pozicionet e punës, në menyrë që zinxhiri epidemiologjik të ishte i plote dhe të plotësonte të gjitha hallkat e tije. Nga kjo punë që bënte i gjithë ekipi, janë zhdukur vatrat e tifos, paratifos, dizenterisë, difterisë, e shume sëmundje të tjera dhe sot pothuajse jane sëmundje të së kaluares. I përmenda të gjitha këto për të thënë se sot ky zinxhir profesional,  këta profesioniste, këta specialiste, jane shperfillur, janë denigruar, janeë hequr fare ndoshta edhe nga strukturat e shërbimeve shëndetësore, dhe me një fjalë mund të themi se është shkatërruar skeleti i profilaksise.

F.N:  Ju studiuat më pas mikrobiologji,  mendoni  se bëtë zgjedhjen e duhur …?

Gj.C: Në vitin 1981 kam filluar specializimin për mikrobiologji, ne IHE(Instituti Higjenes Epidemiologjise) tani  Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë kohës që unë isha studente në Fakultetin e Mjekësisë, nuk është se me pëlqente mikrobiologjia. Fakulteti i Mjekësisë kishte lëndë pafund. Ne merrnim pjese në rrethe të ndryshme shkencore, të cilat udhëhiqeshin nga profesoret tane, dhe une merrja pjese në rrethin shkencor të kirurgjise. Në këto rrethe në përgatisnim tema të ndryshme shkencore, dhe asistonim gjatë  opercionioneve të ndryshme, ndoshta si asistent i parë ose i dytë.  Mikrobiologjia ishte një lënde që më kuriozonte, mendoja se do të shikoja mikrobet, të cilat nuk i kisha parë ndonjë herë, dhe mendoja si janë ato. Por nuk ndodhi plotësisht ashtu, sepse në laboratore shikohen më tepër kolonitë e mikrobeve, ose pas ngjyrimeve mund të shikosh vetëm format kryesore të tyre si dhe reaksionet biokimike, serologjike etj

Në atë kohe më tepër mjekët specializoheshin sipas nevojave. Meqënëse unë punoja në DHE dhe mua m’u dha mundësia për specializim në mikrobiologji, mendova se po,  do të shkoj. Isha me fëmijë të vogël 4-5muajsh, dhe duhej ta merrja me vete. Gjatë specializimit me ndryshoi mendimi për mikrobiologjinë. Mendoj se kam qënë me fat pasi aty pata privilegjin e madh të njihesha, të punoja, të studjoja me mjek mikrobiolog, epidemiolog, higjenista etj që ishin të niveleve botërore, me kulturë  europiane, me kulture profesionale dhe shkencore të niveleve të larta. Une u bera pjese e atij ekipi në vazhdimesi edhe pasi mbarova specializimin, pasi ne në aspektin profesional dhe shkencor kishim lidhje dhe vartësi direkte me këte institute.

Gjatë kohës që unë studioja dhe përgatitesha për të marrë specializimin e mikrobiologjise vazhdova të përgatitesha edhe për të dhëne provime të tjera pas universitare, në mënyre që të përfshihesha në studime dhe kualifikime të metejshme. Kater provime pas univesitare krahas provimeve të specializimit kërkoheshin për të mbrojtur një disertacionin  shkencor. Filozofia, lënda ku unë do kryeja studimin që për mua ishte mikrobiologjia, një lëndë e përafërt që ishte epidemiologjia, dhe gjuha e huaj, që për mua mendova që mund të ishte gjuha ruse, pasi kisha bëre në shkolle të mesme dhe fakultet, por që me vone nuk me hyri shume në pune dhe u detyrova t’i  kthehesha anglishtes.

Duke punuar fort, duke studiuar shumë, mendoja se jo vetem do të jem më aftë për të bëre diagnoza të sakta, dhe  kështu do të ndihmoja më tepër njerëzit, por do të isha më e barabarte me mjekët, kolegët, deri te ata të  niveleve të larta. Kur ngjitesh në një shkalle, mendova pse të mos ngjitem edhe në një shkalle tjeter e kështu me radhe.

F.N: Pasi mbaruat studimet për mikrobiologji ju u kthyet në Kukës. Si e kujtoni ju këtë periudhë , si ishte puna në laboratorin mikrobiologjik në Kukës…?

Gj.C:  Po e vërtetë, në  vitin 1983 kur  mbarova studimet për mikrobiologji  u ktheva në Kukës , si mikrobiologe. Është bukur kur ndihesh e sigurtë dhe kompetente në vënien e diagnozës.

Sprova e parë e fortë, ishte kur një i sëmure me antraks u paraqit në urgjencën e spitalit, në gjëndje shume të rëndë, pasi karbunkulat e antraksit nuk i kishte në duar si ndodh zakonisht, por në qafe dhe afër kokës, që përbën një rrezik shume të madh. Direkt me anën e një xhami të laboratorit u mor  material nga kjo karbunkul, është ngjyrosur dhe është vëne në mikroskop. Bacile gram pozitiv, të vendosurua në vargje si vagonat e trenit. Brenda një ore u dha rezultati mikrobiologjik:  Bacile anthracis. Një mjek shumë i pergatitur dhe kompetent në mjekësi, i cili fliste rrallë,  me drejtohet dhe më thote, Bravo! Kjo është diagnoze shumë e sakte.

Puna në laboratorin mikrobiologjik në Kukës,  është një punë e papërseritëshme, një punë kolosale. Përgatitja e materialeve, përgatitja e terreneve speciale si terreni Lefler për difterine, terreni Levenshtein për tuberkuloz, përgatitja e mbi 33 testeve biokimike, e shumë e shumë terreneve të tjera, ishte një pune tepër profesionale dhe shkencore. Diagnoza e difterisë, meningiteve, mikrobeve si stafilokok, streptokok, antraks, tifo, disenteri, brucelozes, leishmanioze, gjendjeve septike, diagnoza e hepatiteve infeksioze, dhe me vone diagnoza e HIV,   e shume  sëmundje të tjera kërkonin një perfeksionim profesional dhe shkencor. Diagnoza në mikrobiologji duhet të jete e saktë dhe përfundimtare, sepse i sëmuri  duhet kuruar specifikisht për ate që ti përcakton, duhen marrë masat në vater, pra është një pune ku fjala jote është vendimtare dhe ve në levizje të gjitha strukturat e tjera. Ne jo vetem që bashkepunonim me IHE, ata na ndihmonin, por shpesh here edhe na kontrollonin, nepermjet identifikimit te shtameve, të cilat i sillnin nga Tirana.

Mbi 26 000 analiza dhe ekzaminime mikrobiologjike, serologjike, parazitologjike, ujra, ushqimore etj kryheshin ne vit, në një kohe ku  çdo gjë duhej ta pergatisnim vete, pasi asgjë nuk ishte e gatshme, që nga tamponat, terrenet dhe çdo gjë tjeter. Më ka pëlqyer gjithmone që j’u jap përgjigje gjërave, dhe vetem shkenca ju jep përgjigje të sakte.

Problemet në periferi jane të shumta, është një vend si të thuash i virgjer përsa i përket studimeve, dhe këtu i gjen më teper të veçantat.

Ne seksionin e shëndetësise paraqita dokumentat per të mbrojtur disertacion shkencor, për gradë shkencore. Seksioni shëndetësise j’a percillte Ministrisë së. Shëndetësisë, dhe kjo e fundit Akademisë së shkencave.  Brënda një kohe të shkurter më erdhi përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë: Akademia e Shkencave ka pranuar që ju të kryeni studimin për graden shkencore. Seksioni i Shëndetësise pranë Komitetit  Ekzekutiv më  thirri dhe në menyre pak solemne dhe vlerësuese më dha përgjigjen e ardhur.

Tema që kisha zgjedhur ”Roli i Enterobaktereve në Sëmundjet Diareike akute të fëmijëve”, sëmundjet diarreike, infeksioze, në atë kohe ishin shkaku kryesor i mortalitetit infantil të fëmijëve.

Brënda një kohe të shkurter më erdhi emërimi për shefe e seksionit të shëndetësise në rreth, por unë e refuzova, duke sqaruar: Ju lutem më kuptoni drejt unë dua të merrem me studimin shkencor në laborator prandaj nuk mund të largohem prej andej. Në atë kohe po të refuzoje punen që të afronin ishte problem.

Në laboratorin mikrobiologjik zbulova një staf të mrekullueshem laborantesh, shume të përgatitur, dhe një depo të madhe me reagent të firmave prestigjioze Merk  dhe Difco, si dhe materiale të tjera pa fund.

Kërkoheshe një rikualifikim tjetër pranë laboratoreve të njohura, si dhe një udhëheqës i temës me gradë shkencore. Në laboratorin mikrobiologjik të spitalit ushtarak kam patur fatin e madh të takohem me doktorin e shkencave, mikrobiologun e njohur Esat Duraku, dhe gjithe stafin e mrekullueshem të  këtije laboratori. Pasi u trajnova për diagnozën e integruar të Enterobaktereve dhe mësova të gjitha teknikat e përgatitjes terreneve, leximit, përfundimit të rezultateve me teknika të koduara, me një përkujdesje të veçante të këtije stafi, jam kthyer në Kukes. Me ndihmen e Ekipit tim laborant, një ekip shume i përgatitur, kemi vënë në zbatim diagnozën e thelluar mikrobiologjike për të gjithë familjen Enterobacteriaceaeeve, e cila permbledh 5 fise dhe 12 gjini, duke pergatitur ne kushte laboratorike 33 biokimi, ose sistemin Enterottube ll, dhe me gjere, te cilat bota i pergatiste vetem me rruge komerciale. Staf i mrekullueshem, i afte, punëtore dhe i ndergjegjëshem. Ndiheshim shume të lumtur nga rezultatet e punës.

 F.N: Ju  jeni përgatitur edhe për diagnozën e AIDS… mund të tregoni ndonjë kujtim tuajin pësonal nga kjo eksperiencë ?

GJ.C: Në vititn 1993 jam përgatitur për diagnozën e AIDS-it, e cila ka qëne një sfidë në vete, një pune jashtëzakonisht e madhe për diagnozën e AIDS, kotrollin e gjakut, pranë punktit të gjakut, kontrollin e vatrave etj, dërgimin e mostrave pozitive në ISHP Tirane, për konfirmim të mëtejshëm, referimin e rasteve, etj. Kjo ishte një pune e vështirë, stresuese shpesh herë, pasi ne diagnostikuam raste pozitive, me të cilet duhej një komunikim etik i veçantë, special, mund të thuash, me të gjitha keto raste, apo me familjet e tyre, me hulumtimin e metejshëm të  infeksionit etj.

Më kujtohet një pacient seropozitiv, i cili në një moment të veçantë krize, vjen në laborator dhe kerkon laboranten time, që punonte me mua për diagnozen e AIDS. Ai mbante në dore një thike të madhe, më mire të thuash një hanxhar, dhe laborantja shume e frikësuar largohet me shpejtësi.  Atëhere jam përpjekur për të ruajtur qetësine, dhe e kam afruar pranë duke e ulur në një karrige dhe i them – qetësohu. Ai u ul pranë meje duke me thëne – unë nuk kam gjë, është shkruar gabim, – mirë i them, qetësohu, çdo gjë do të shkoje mirë, dhe në një moment ai me kapi doren, ndoshta për të pare reagimin tim nëse unë do e tërhiqja dorën apo jo, pasi në ate kohë nuk kishte shume njohuri rreth AIDS-it. Kuptohet që unë nuk e tërhoqa, kështu që ai u ndje më mire, më i qetq, dhe u largua më me shume besim..

Ne vitin 1995 bëra mbrojtjen e temes, në dy nivele komisionesh. E para prane katedres shkencore të mikrobiologjise, dhe e dyte prane Jurise, me mjeket, pedagoget dhe profesionistat më të mire të shkences mjeksore, duke marre gradën, DOKTOR.

F.N: Qyteti i Kukësit ka qënë një faktor shumë i rëndësishëm në mikpitjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë krizës kosovarë të vitit 1999… Si e kujtoni atë periudhë

Gj.C: Në vitin 1999, gjatë krizës kosovare, puna jonë është vlerësuar edhe më shume, në aspektin profesional, shkencor, në perballjen që kishim ato dite të vështira në një numër të madh analizash nga llojet më të ndryshme të tyre, dhe nga situatat më të ndryshme epidemiologjike, që na u paraqiten. Laboratori mikrobiologjik,  ishte në qëndër të vëmendjes nga të gjitha organizmat botërore, sepse nëpërmjet ekzaminimeve mikrobiologjike për të semuret e ndryshëm, ekzaminimeve mikrobiologjike në vatra, në ujin e pijshëm, deri dhe ujrat sipërfaqesore, produktet ushqimore, analizat e gjakut për transfuzione etj,  vlersohej e gjithë situata epidemiologjike, për të parandaluar  epidemite që mund të shfaqeshin ato dite, nga grumbullimet e pafundeme te njerezve, të ardhur…

Ne mes të shume kujtimeve, më është fiksuar dhe një djale rreth 9 vjeç, të cilit ja sollën mbi tre herë analizat e jashtëqitjes tek ne, duke menduar se ai mund të kishte tifo, kolere e çfarë mund të them tjetër, dhe që do të ishte rrezik për perhapjen e nje epidemie masive. Ne e vizituam djalin, si dhe vatrën, ku, dhe morem shumë kampione analizash. Djali kishte heqje të tmerrshme barku, temperature, ishte shumë i lodhur dhe i këputur, syte e tije kishin hyrë thellë në zgaver, buzet i kishte të thata, megjithse reanimoheshe me lëngje dhe perfuzione. Ne u kujdesem shumë për këte rast, dhe i analizuam tre herë e me shumë mostrat e tij, si dhe mostrat që morëm në vater, por në të treja rastet kishim të benim me një mikrob, Proteus mirabilis, që është edhe banor normal i zorres, por në kushte të veçanta …pra kushte të vështira jetese, nënushqyerje, ai merr permasat e një mikrobi të rrezikshem.

Roli jo vetem i laboratorit tonë, por i gjithë mjekësisë rajonale dhe më gjërë, si dhe mjekëve nga e gjithë bota, ka qënë shumë i madh në ato dite të vështira. Mjekët dhe çdo punonjës mjeksor u përball me situata shëndetësore të veçanta, të cilat jo vetem që i lodhen shumë ata duke punuar ditë dhe natë, në mënyren më humanitare, pa shpërblimin më të vogel, por mbi të gjitha u traumatizuan nga sëmundjet, shpesh here të papërballueshme, vdekjet, prej të cilave ishin mbushur shkallet dhe koridoret e spitalit.

Pas vitit 1999  u organizuan trajnime të ndryshme, nga Minitria e Shëndetësisë, nga organizatat e huaja, duke u përfshire ne disa programe, mbi menaxhimin e shëndetësise në rrethe, menaxhimin e shendetit të nënes dhe fëmijës etj, pjesmarrje në konferenca të ndryshme mbi mikrobiologjine etj.

F.N: Ju keni qënë edhe drejtore e kujdesit shëndetësor …

Gj.C:  Në vitin 2003,  u  emërova drejtore e kujdesit shëndetësor parësor. Kam studjuar të gjithe infrastrukturën e kujdesit shëndetësor parësor duke realizuar studimin –Infrastruktura e Kujdesit shëndetësor parësor dhe mënyrat e zhvillimit të tij – dhe –Ecuria e treguesve të kujdesit shëndetësor paresor- depozituar pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Në vitet 2008 deri 2012 isha pedagoge e jashtme në Fakultetin e Infermijerisë  dhe udhëheqëse e disa temave dhe disertacioneve shkencore për studentët.

Në bashkëpunim edhe me studentet përfundova librin ose si mund të thuash broshurën mjekësore, me disa tema dhe studime për problemet e etikes shëndetësore në tërsi, përfshire uniformat që mbante personeli mjeksor në ate kohe, dhe përmirsimet që duhej të benin, mënyrat e dezinfektimit ne ambjente spitalore,  dhe shume probleme të tjera aktuale jo vetem për Kukësin, por në të gjithe shëndetësinë shqiptare, të cilen e kam depozituar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ISHP. Ka qëne ky dokumenti i pare që u depozitua në Ministrinë e Shëndetësisë, (i cili m’u kërkua me ngulm) dhe që solli një kthes♪ dhe përmirësim të paktën në uniformat e shëndetësisë.

F.N: Ju hapët në Kukës në vitin 2007 , një laborator mjekësor privat , ndërkohë vijoni të jeni mjeke familje në Has…

Gj.C: Mora iniciativën të hap një laborator mjeksor privat në vitin vitin 2007 në Kukes, duke krijuar të gjitha mundësitë për shume ekzaminime të reja, për të sëmuret.  Në vitin 2012, u largova nga Laborarori mikrobiologjik shteteror, me kerkese të drejtorise pasi kisha plotësuar moshen, megjithëse nuk kishte mjek tjetër mikrobiolog. Kam vazhduar mjeke familje pranë një komune në Kukes. Pas rreth një viti kam kaluar mjeke familje në Has, Njesia administrative Fajza, ku dhe vazhdoj të punoj përseri.

Laboratori  mikrobiologjik është pa mjek që ne kohen kur une jam larguar, dhe mbi te gjitha mjeku mikrobiolog është hequr fare nga struktura, që nga ajo kohe. Një shkatërrim total i kësaj hallke të domosdoshme.

Une vazhdoj të jem mjeke familje në zonen e Hasit. Mjeke familje ka nje status tjeter, ke një raport krejt ndryshe me të semuret dhe banoret. Duhet të integriohesh më tepër, jo vetem në sëmundëshmërine, por edhe në problemet e tyre sociale.

Trajnimet e shumta që kam kryer në fushen sociale, dhënia mesim në fakultete lënden e etikes mjekësore me vune mua në një raport me special me banoret dhe të sëmurët. Pra ne si struktura mjekësore nepërmjet komunikimit, respektimit të rregullave me njerëzit, të sëmuret e zhvillojmë edhe shkencen e Etikës.

Gjetja e mënyrave të komunikimit, te cilat jane të ndryshme për komunitete të ndryshme, shpesh here është çelësi i suksesit. Në fillim e kisha të vështirë për t’ju shpjeguar njerëzve mënyren si të shpjegohen për sëmundjen e tyre, për shëndetin e tyre, por duke dhënë diçka  nga vetja ime, ndoshta me teper se ç’duhet, duke ruajtur në moment të vështira ndoshta edhe qetësine, në mënyre edhe të padrejte ndaj vetes, njerëzit e kuptuan çfarë unë dua të them, e kuptuan se e bëj për të mirën e tyre. Komunikime pa fund, telefonata pafund, shpesh here –respekte doktoreshë, e shumë e shumë të tjera. Me pëlqen shumë sidomos kur gratë e zones time ndihen mirë me mua, më marrin dhe me urojnë gjithnje në festa, këte nuk duhet ta harroj as unë. Ndihem shumë mire me këta njerëz, ndihem edhe më mirë kur zgjidh problemet  e tyre shëndetësore, ndihem shumë mire kur ata janë mirë.

F.N: Jeni autore e librit   “Për mua” dhe  së fundi e librit , “ Sëmundshëmria rajonale bazuar në rezultate laboratorike .  Cila ka qënë tema e  dy këtyre botimeve…?

Gj.C: Në dy librat që  kam shkruar, kam ndjerë nje diçka të nevojshme ta shkruaj ne forme të mesazheve, pjesëzave, studimeve, konkluzioneve, pikërisht ne ato moment kohe kur njerëzit mendonin se ishin mire, kur njerzit mendonin se ne jemi më të fuqishmit, kur njerëzit mendonin se asgjë nuk mund të na ndaloje, dhe  ndoshta duke rëndur shume, duke kërkuar shume, duke menduar të kapin atë që është më larg tyre, harrojne ato që i kane perpara syve, harrojne ato që jane më të domosdoshmet e tyre, për vazhdimësine e  jetes tone, ambjentin tone, makroambjentin, ku ne jetojme, dhe që e shperdorojme çdo dite,  harrojme që kemi dhe një bote shume të madhe, disa here me e madhe se bota që ne shohim, boten e mikrobeve, viruseve etj

Në forme të një mozaiku, ashtu sib e ka quajtur redaktori im,  jam munduar të jap konceptin tim për jeten, për realitetin, për të vertetën,  për punen dhe token, për ngjarjet në Kukes, për grate, për rinine studentore te kohes time dhe cilit status duhet ti perkasim ne… etj.

po jap dy-tre fragmente….

-Ne respekt të jetes, në respekt të çdo gjëje që ne kemi jetuar…Jeta është të ecesh mbi gjemba zbathur….

-Cili është Statusi Yne? -aksione, studenta..Pluge, Lushnje..-Për të fjetur ishin liruar dy stalla bagetishe, më mire me thëne stalla lopesh. Neve na u dhane disa thase si këllef dyshekesh për t’i mbushur me..kashte…Kur lopet u kthyen nga fusha, u futen në stalle, kur ne ishim brënda, dhe u drejtuan tek dysheket tane. Në fillim u frikesuam pak, pasi ato ishin lope të mëdha, dhe bërtisnin. Me disa drita feneresh vajtem për të marre gjellen, binte shi dhe ishte balte e madhe. Ne shkonim me rradhe duke mbajtur në dore gaveten.

Ballsh,Fier. -Këtu në benim transhe, dhe shtrinim shina. Ngjitur me ne punonin të burgosurit. na ndanin vetem telat me gjemba. Një nate fillon nje ciklon i tmerrshem, që na i shkuli çadrat, pas kësaj stuhie ne mbetem jashte të mbështjellur në batanije të lagura .

ose,

Toka..Toka ku rrime ne është flori

Toka ku shkelim ne çdo dite , ku ecim çdo dite, ku shtrihemi çdo dite, eshte flori…

Një kombinim i mahniteshem jete, një kombinim i mahniteshem qelizash, një kombinim i mahniteshem, formash, ngjyra, larmie…

Një kombinim i mahnitshem forcash dhe funksionesh….është më e veçanta e të veçantave…është më e bukura e të bukurave….është jeta vete..Ta bekojme këte toke….

Kur une e fillova mjeksine në moshen 14 vjeçare në bindjen time ndoshta fëminore të asaj kohe mendoja vetem -dua të bëhem doktoreshe- sepse ne vetëvete une po gjëja mënyren më të mire, më njerzore, për t’u  shërbyer njerezve, dhe kështu po plotësoja  cilësite e mia  të veçanta,  që me karakterizonin në fëmijëri dhe që  mund të karakterizojne çdo njeri në fillesat e tij. Gjate karrieres time të gjate kam punuar ndihmesmjeke, pastaj fillesat në Fakultet për kirurgji, ku une praktikohesha shpesh here, pastaj në pediatri, pastaj në shërbimin e higjenes dhe epidemiologjise, pastaj mikrobiologe dhe ne fund mjeke familje dhe mikrobiologe.Mjekesia eshte unike dhe të gjitha këto plotësojne njëra tjetren, por me mikrobiologjine mburrem.

E kam thëne në një mënyre edhe në librin e pare, por në një mënyre më të qarte në librin e dyte. Ne duhet të ndryshojme sjelljet tona ndaj ambjentit, ne duhet të ndryshojme mënyren e jeteses, ne duhet të ndryshojme mendësine, ne duhet të punojme për jeten tone dhe çdo gjë jetike që na rrethon në mënyre pak më natyrale.

Problemet jane komplekse, dhe problemet e se tërës na çojne ne një problem të vetem, dhe problemet e vetme na çojne në problemet e së tërës.

Ne nuk jemi vetem, ne rrethohemi nga makroambjenti të cilin ne e shikojm dhe përseri nuk veprojme drejt ndaj tij, por ne rrethohemi dhe nga mikroambjenti, që është shume, shume më i madh se që mendojme ne. per ta plotesuar:

 F.N: Me një karrierë të gjatë në mjekësi, sigurisht që keni kaluar e përballuar  edhe epidemi të tjera… Ku ndryshon Covid 19 , nha eksperiencat e  tjera që ju keni kaluar …Si dhe pse lindi e përhap Covid 19 ?

Gj.C: Duke qëne në mjekësi si punonjëse  kam punuar që  vitin 1968, kur une isha ndihmës-mjeke, nga ajo kohe kam kaluar disa epidemi dhe pandemi. Kemi punuar shume për pandemine e gripit të vitit 1968-69, dhe mbaj mend kalonim në çdo fshat për të parë banoret, për t’i vizituar etj.

Në vitin 1968 pandemine e shkaktoi influenza virus, shtami H3N2. Në vitin 1997 u çfaq shtami H5N1 ose influenza aviar, kryesisht në shpend, për të cilin dhe këtu ne kemi punuar shumë. Në vitin 2009,  u shfaq një shtam i ri i virusit influenza H1N1 me origjinë nga derri, që shkaktoi një shpërthim të influenzes humane, që ne fillim ishte  çfaqur në Meksike, përsëri kemi punuar shume veçanërisht në pikat doganore. Viruset e influenza shfaqin ndryshime të vazhdueshme në strukturen antigjenike, duke krijuar shume tipa, prandaj është i vështire vaksinimi.

Në vitin 2002 u shfaq koronavirusi SARS, që shkaktonte një pneumoni atipike e quajtur SARS (severe acute respiratory syndrome) me origjine nga Kina. Ne morem të gjitha njohurite e duhura nepërmjet të një takimi në ISHP Tirane. Për të patur situaten nën kontroll çdo dite merrnim informacion nga spitali dhe qendrat shëndetësore, për të gjitha format dhe rastet e sëmundjeve të sistemit respirator, si dhe çdo dite raportonim prane ISHP dhe Min.Shen.  Tirane.

Coronavirusi aktual është, futet tek CoV-SARS por me veti të reja antigjenike. Eshte mjaft virulent, kërkon perkujdesje të veçante dhe rregulla të forta higjenosanitare dhe epidemiologjike.

Për të kuptuar në thelb çeshtjen që lidhet me sëmundëshmerinë, epidemiologjine dhe në tërësi me virulencen e viruseve duhet të kemi pak njohuri rreth ndërtimit dhe struktures së grimcave virale.

Grimcat virale jane shume të veçanta ne strukturen e tyre. Viruset jane grimca të përbëra nga matereriali gjenetik, Core, ADN ose ARN. Acidi nukleinik rrethohet nga një levozhge proteinike, strukturale dhe enzimatike. Proteinat virale kane disa funksione, mbrojne materialin gjenetik, ndërmjetësojne atashimin e virusit tek receptoret specific të qelizes strehuse. Ndërveprimi i proteinave virale me receptoret e qelizes është determinues madhor i specifitetit. Proteinat e jashtme virale jane gjithashtu antigjene të rëndësishem që induktiojne 1-antikorpe neutralizuese  dhe 2-qeliza T cytotoxike, që vrasin qelizat e infektuara. Proteinat e jashtme virale jane edhe situsi i antikorpeve, pra antikorpet lidhen me keto protein virale dhe pengojne hyrjen e virusit në qelize, ku dhe behet replikimi apo shumezimi i virusit. Proteinat e jashtme induktojne pergjigje immune. Disa virus kane envelope që është nje lipoproteine membranore. Shpesh here kane edhe glukoproteina ne forme projeksionesh si thumba ose spikula mbi siperfaqe që lidhen me receptoret e qelizes strehuse gjate hyrjes në qelize.

Shpesh here viruset mund të komplomentojne njëri tjetrin, që mund të ndodhe kur njeri ose dy viruset që infektojne qelizen kane nje mutacion …virusi i pamutuar komplementon nje virus të mutuar, virusi helper mundëson replikimin e virusit defektiv..Ka shume fenomene te tjera ne mes te viruseve, siq eshte perzirja fenotipike..kur viruset kembejne pjese te tyre si p.sh nukleokapsida e nje virusi dhe envelopa e nje virusi tjeter, ose siq quhen pseudoviruset. Gjithashtu shkenca po punon edhe per vaksinat rekombinante që përmbajne viruse të ndertuar gjenetikisht, për të bartur gjenet e viruseve të tjere….

Mendohet se rreth 8% e zinxhirit tone gjenetike është i përbëre nga retroviruse të futur në ADN njerzore gjate evolucionit. Retroviruset ( jane viruset që shkaktojne AIDS-in), ata kane një avantazh të vaçante. Ata mund të përdoren si trasportues gjenesh, kjo për shkak se këta virus  jane të lehte të modifikohen, dhe integrohen lehte në gjenomin e strehusit, pra përdoren si shperndarës gjenesh..

Grimcat virale funksionale mund të krijohen në një tub prove nepërmjet të kombinimit të nje acidi nukleinik, (AN) të purifikuar me proteinat e purifikuara, pa patur nevoje për burim energjie, pa patur nevoje per enzima, pa patur nevoje për qeliza njerzore etj. Kështu që viruset bëjne komplementime në mes të njeri tjetrit, krijone mutacione gjenetike, krijone forma të ndryshme gjenetike, nepërmjet rekombinimeve proteinike etj.

Atëhere, duke njohur viruset duke njohur strukturen e tyre antigjenike, aftësite e tyre të komplementimin, rekombinimit, etj, që do të thote aftësia e viruseve për të komplementuar dhe plotësuar  një virus tjeter, nepërmjet sekuencave të ndryshme gjenomike, do te thote se gjithnje do te kemi virus të rije, me struktura të reja antigjenike, dhe me virulence, apo aftësi për të shkaktuar sëmundje të ndryshme. Pra jane grimca virale të thjeshta, dhe komplekse, që mund të bëhen dhe ribëhen.

Mendimi im, që  kam shprehur, në rrjete profesionale, është se, viruset nuk mund të studiohen të shkëputur, mes njeri tjetrit, nuk mund te studiohen të shkëputur nga hosti, dhe veçoritë e tij anatomike, nuk mund të studiohen të shkëputur nga ambjenti dhe më gjëre.  Viruset duke u perhapur nga një vend në një vend tjeter, nga një person në një tjeter, pasazhohen, ashtu sic ndodh pasazhimi në kultura laboratorike, që shpie në ndryshimin strukturor të viruseve, për t’u pershtatur me kushtet e reja etj, prandaj une mendoj se problemi i viruseve është një problem botëror, i cili mund të studiohet vetem duke ngritur struktura të veçanta botërore, dhe  laboratore të veçanta, speciale, në shkalle botërore, me ekspertet më të mire, ku të grumbullohen, dhe të studiohen  shtamet nga e gjithe bota, dhe asnjëhere të mos studiohen të shkëputur, lokal, apo për komercialitet.

F.N:  Keni një mesazh njerëzor që doni të jepini për situatën e krijuar nga Covid 19

Gj.C: Pas Covid-19, bota duhet të jete ndryshe në të gjithe kompleksitetin e saj, njerëzit duhet të ndryshojne në mëndësine e tyre, dhe mbi të gjitha duhet të ndryshojne politikat. Njerëzit e politikës, nuk duhet të jene më njerëz politike për politike.. por duhet të jene ajo pjese e re e njerëzimit, ajo pjesa gjeneruese, dhe e shëndetëshme e njerzimit, duhet të jene ajo pjesa intelektuale, novatore..

Ndoshta në të ardhmen mund mos kemi Covid-19, por pa tjeter që do te kemi forma të tjera pathogjene dhe antigjenike të Covid -19, apo të llojeve të tjera virusale…është vetem një bashkim i sekuencave gjenomike dhe proteinash për të krijuar viruse të rinj, për të depërtuar më lehte në strukturat anatomike të organizmit tonë.

Nuk ka jetë të gjallë në planet pa patur edhe microbe, viruse dhe çdo gjë tjetër..

Kujdesi yne i veçantë duhet të jetë  të mbrojmë ambjentin tonë nga çdo lloj ndotje, dhe duke mbrojtur ambjentin tonë, mbrojmë shëndetin tone, dhe ruajmë strukturat anatomike funksionale normale, të cilat përfshihen në faktoret kryesore të mbrojtjes natyrale ndaj infeksioneve, dhe dëmtimi i tyre sjell pamundësine tone për t’u mbrojtur nga çdo lloj sulmuesi.

F.N: Ju gjithsesi , keni vijuar punën tuaj gjatë situatës së Covid 19 … Çfarë mund të kujtoni nga kjo periudhë, cilat kanë qënë disa nga përjetimet tuaja ?

Gj.C: Gjatë Covid-19 ne mjekët e familjes, puna jone ishte të qëndronim pranë banorëve që ne mbulonim, në një mënyre pak më ndryshe, sherbim elektronik, më qëllim që të mos përhapnim  infeksionin. Detyra jone  ishte që çdo dite krahas punes rutine, recatat elektronike për të sëmurët kronike, konsulta online, vaksinim fëmijësh, ndjekje e grave shtatëzena etj, të bënim krehjen e popullates për  rastet me temperature dhe probleme të tjera që lidheshin me këtë infeksion, kryesisht nepërmjet të telefonatave, kontakteve online etj dhe raportim çdo dite prane të gjithave strukturave shëndëtesore lokale. Nëpermjet nesh kontrolloheshe e gjithe popullata, po bej nje krahasim, si me radar.

Dy raste me Covid-19, që kisha në zonen ku une shërbeja, ishin nga forcat e policisë. Të dy rastet ishin pa asnje shënjë klinike, dhe kanë qëndruar në karantine, në shtepite e tyre. Deri sa ata rezultuan negative kemi komunikuar çdo dite.  Gjate kontakteve të përditëshme me banoret, kemi ndjere përkushtim njerëzor, humanitar, kofidencial, shpesh here ndoshta duke bëre edhe ndonjë shaka, aq sa na e lejon etika mjekësore, dhe për këte kemi marrë uratat, dhe vlerësimet maksimale nga ana e tyre. Banoret shpesh here pyesinin po ju si jeni doktoreshe, a jeni mirë, që do të thote se edhe mjeku është njeri, edhe ai sëmuret si  çdo njeri tjeter.

Pra ne jemi njerëz, jemi qenie humane, të njëjta, të barabarta, dhe ashtu duhet të jemi të barabartë.

F.N: A keni patur frikë doktoreshë  gjatë kësaj kohe ?

Gj.C: Frikë nuk kam patur në asnje pandemi apo epidemi, ndoshta duke qëne mikrobiologe kam kuptuar disa gjëra më shumë, unë pothuajse maskën e mbaj vazhdimisht, dorezat pothuajse vazhdimisht dhe duart i laj shumë. Mendoj se format e ndryshme virusale i kam kaluar në forma të lehta dhe subklinike, e them këte se ne jemi ndoshta në kontakte të  vazhdueshme, dhe shpesh herë bëhet imunizim kolektiv. Kjo do të thote kur ne marrim sasi jo të mëdhaja të virusit ( sasi jo sëmundje shkaktuese ), nëpërmjet reduktimit të tij maksimal, me ane të respektimit në tëresi të rregullave të higjenës, dhe kur ne i kemi të shëndetëshme strukturat normale, si dhe përdorim shume çajra, dhe bime të ndryshme natyrale, me të cilat Shqipëria është shume e pasur, mundësia për të shkaktuar sëmundje është më e paket.

Në rastin e Covidit unë e kam menduar këte, që të mos kemi karantine të rreptë, me perjashtim të kategorive të veçanta të popullatës.

 F.N: Cili është një mesazh që donit të jepnit për mjekët në këtë periudhë ?

Gj.C: Mjekët e kanë bëre detyren e tyre, si në këte periudhe, dhe në të gjitha periudhat dhe situatat e veçanta epidemiologjike, nuk kanë kursyer asgjë nga vetja e tyre për të shpëtuar jete njerëzish, për të studjuar shkaqet, infeksionin, terapine dhe çdo gje tjeter njerzore..Jane mbyllur me dite të tëra në spitale, laboratore dhe kudo, vetem në sherbim të njerzimit.

Me vjen keq dhe ndihem shume e lënduar për ato qindra mjek, për ato qindra personel mjeksor, që vdiqen si viktima të profesionit dhe perkushtimit të tyre. Ndoshta ata nuk kishin gjithë mbrojtjen e duhur,  gjithe përkujdesjen që duhet ndaj tyre kur ata përballen me këto infeksione të rrezikshme. Të tjere duhet të kujdesen për ne, sepse ne në momentet që jemi para të sëmurit duam vetem të shpëtojme ate, dhe ndoshta harrojme vetveten, harrojme që edhe ne jemi njerëz.

Mjeku lëndohet përpara të sëmurit, lëndohet në momentet kur i sëmuri mund të jete në agoni, prandaj dhe mjeku dhe çdo personel mjeksor duhet të trajtohet në mënyre të veçante.

Mbaj mend nga profesori im i kirurgjise, – Ne e futem të sëmurin në gjëndje të rëndë në sallën e operacionit, por nuk mundem të bënim gjë. Mëlçia e tij ishte e mbushur me multiabcese, megjithatë, përdorëm të gjitha mundësite e tjera mjeksore, kurative, i qëndruam me dite të tëra mbi koke duke u kujdesur, dhe çuditërisht ai ja doli.

Ose:

I sëmuri im duket i zverdhur në fytyre, i lënduar, duart i dridhen, shikimin e ka të humbur diku e të frikësuar dhe më drejtohet……në këtë moment personaliteti i tij ka rënë në piken zero mendoj, dhe e vetmja shprese është doktori. Une i them, me ëmbëlsi dhe mirësi….duke i folur ngadalë se mos po e zgjoj  nga bota e tij, por edhe duke i dhënë shprese..- Hee si je.. Ai psheretinë pak,  dhe pastaj thote ngadalë… – Pooo mire jam.. atëhere  une vazhdoj, – a i ke pirë rregullisht ilaçet?, – po po,  atëhere une e rimarr pak veten dhe i them – ke për t’u bërë shume mire….- hajde tani mirupafshim, dhe për çdo gjë që të kesh me merr në telefon. Ai largohet pak më i sigurte dhe pak më i qetë..-pjese nga libri, / Për Mua /Gjyle Cahani- Hilaj. (kjo që unë kam shkruar është e vërtetë, ky është një i semuri im, në fshatin ku unë punoj.)

0se:

Isha duke udhëtuar për në Tirane, me pune. Krejt papritur shikojme,  një autobus i cili sapo ishte përmbysur nën rruge në një gremine. Ishte autobus kosovar me mbi 40 studente. Kjo ishte një pamje  tronditese..dhe në atë moment nuk po kalonte asnjeri tjeter, atëhere mendova jam mjeke dhe duhet të mbledh veten, duhet të veproj.Në mënyre urgjente, duke m’u dridhur duart lidhem me Tiranën, dhe Ministrinë e Shëndetësise. Nq atë moment të them të drejten nuk u ndjeva vetem. Ata më dhane te gjitha udhezimet e duhura, duke me thëne, – përpiquni të trasportoni sa me shpejt dhe sa më shume në spitalin më të afert, që për atë rast ishte spitali i Pukes, – dhe mbaje kontakt me ne, ne do të nisim me njehere ndihma, ambulanca, mjek, helikoptera etj Vazhduan të grumbullohen makina të rastësishme të cilat u treguan të gatëshme, në menyre krej vullnetare, me një distance, mund të them të larget, të trasportojne të plagosurit për ne spital. Në makinen time futa tre të plagosur, djem të ri, njëri megjithëse nuk ishte i plagosur shumë, por më tepër kishte pësuar një traumë psikologjike, dhe bërtiste pa lidhje, nuk e dinte se ku ishte, dhe ku po shkonim, atëhere i lutem të qetësohet, duke i thëne, – jeni në duar të sigurta, qetësojuni. Spitali i Pukes, ku kishin mbërritur shumica e të plagosurve, fatkeqësisht edhe në gjëndje të rëndë për jeten, ose dhe me keq, ishte shëndrruar në një ndër emergjencat më të mëdhaja që une kisha pare. Nuk kishte më salle kirurgjie të veçantë, por i gjithë spitali, korridoret etj, ishin salla kirurgjie, ju drejtohem :  mos u shqetësoni, tani do vijne ndihma nga Shkodra, Tirana, pasi jam në kontakt të vazhdueshëm me Tiranën, dhe në një moment Tirana me kërkon që telefonin të j’a afroi tek veshi doktorit.  Ai duke punuar shpejt me te plagosurin, për t’i ndaluar hemoragjine, vazhdon të  marrë edhe  udhëzimet nga Tirana. Mjekët personeli mjeksor dhe të gjithë, më vjen keq ta them, por ishin të lare ne gjak, me fytyra të çpërftyruara, të lagura në djerse, me floke që ju shkaparidiseshin, me sy si të zgurdulluar, që ishin shfrenuar ndaj çdo lloj gjëndje psikologjike, vazhdonin të luftonin për të shpëtuar jetet e djemve dhe vajzave të reja. Shume shpejt kane ardhur nga Shkodra ambulanca mjekë, shume shpejt ushtria ka nisur helikopteret, dhe ka vazhduar trasportimi i të plagosurve, shume shpejt ka ardhur dhe vete ministri i mbrojtjes.. Në mes të atyre të plagosurçve, diku në një dhome gjeta edhe djemtë që i trasportova. Ata ishin pak të hutuar, por u ndjene mire kur më panë…

Më vone, kur u  takova me koleget nga Tirana,  ju thashe – Ndjehem e lënduar për atë moment,  jo vetem për të rijntë, që disa edhe nuk shpetuan, por edhe për personelin mjeksor, që e kam pare në atë gjëndje, më lëndon shume… se gjithnje themi : janë duke bëre detyrën…kjo është më shumese e tmerrshme!

Është shume pak ajo që ne mund të bëjme duke i memorizuar njerzit, ngjarjet, në analet e historise, dhe duke i memorizuar ata, në memorizojme historine njerzore, histori e cila duhet të përballet me të ardhmen e afert apo të larget, do të vlersohet dhe studiohet, dhe do të jete e pavdekëshme.

F.N: Albanian Excellence ka shpallur cmimin për mjekët:  Hero-Covid 19 , Si e konsideroni ju këtë cmim kushtuar mjekeve shqiptare kudo jane në botë që kanë qënë në vijën e parë të kësaj pandemie

Gj.C: Shpallja për çmimin mjekë  -Hero-Covid 19, nga  Albanian Excellencetregon për një kulture të gjëre qytetare, njerëzore, për një kulturë tuajën personale, nepërmjet të së ciles, ju doni dhe do të përcillni historinë për të ardhmen, që ajo të ngelet e shkruajtur, e skalitur, në mënyren më të bukur të saj. Unë ndihem shumë e vleresuar që do të marr pjesë në eventin tuaj, por si gjithnje unë e pyes veten – E meritoj apo jo?

 

Ju falenderoj përzemërsisht, dhe uroj që të tjere të shkruajne për Ju, dhe punen tuaj të mrekullueshme.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *