Ja trofeu i Bienales Ndërkombëtare të Humorit  “Buzëqeshje Ballkanike”, Niko Nikolla

12 emrat  fitues te karikaturës  botërore  do të zbulohen në një Mbrëmje Gala, më  20 shtator 2020

Pogradec, 4 Shtator/AE/.- Pena dhe  peneli do të jenë  të gdhëndura ne kokën e nje flutur, në trofeun e  Bienales Ndërkombëtare  të Humorit  “Buzëqeshje Ballkanike”, Niko Nikolla,  që është njëherazi dhe  logoja e këtij eventi botëror të humorit që do të zhvillohet në qytetin e Pogradecit, 18-20 shtator 2020.

Në qëndër të pjatës me diametër 125 milimeta, është gdhëndur  logoja e  kësaj Bienaleje që organizohet për herë të parë , logo e realizuar nga piktori dhe karikaturisti me famë botërore, Agim Sulja, njëherazi dhe Presidenti jurisë së Bienales e cila e fut zytarisht për herë të parë në hartën e  karikaturës botërore.

Peneli dhe  pena , janë dy element të saj,  që mbështesin idenë  e krijimit të  “Ditët e humorit Niko Nikolla”, event qe do të mbeshtetet  në dy shtylla shumë të rëndësishme, e para në karikaturën boterore  dhe e dyta në letërsinë humoristikembarë shqiptare , dy shtylla që Niko Nikolla, i fizionimoi qartë e mbi bazë të forta, në drejtimin e tij për 25 vite kur drejtoi Revistën Humoristike Hosteni, e konsideruar si revista e parë opozitare në Shqipëri.

Materiali  i pllakës është bakër i llakuar , gdhëndja e emrave është realizuar me lazër, ngjyrosur me solucion të posacëm për materialin . Ajo është e vendosur në një kuti  druri origjinal ne pëmasat 16×16  cm.

Trofeu i Bienales Ndërkombëtare të Humorit  “Buzëqeshje Ballkanike”, Niko Nikolla është punuar nga  “Argjendari Pirro”, një nga ndërmarjet  e punimve artistike më të njohura ne vënd që kanë realizuar edhe trofetë më të rëndësishme shtetërore dhe privatë të pas viteve ’90 të, duke shënuar në Shqipëri një epoke të re në krijimtarinë dhe modernizimin e imazhit te institucioneve shteterore dhe jo vetëm.

Në po botojmë  fotografinë e një trofeu pa emrin përkatës fitues, të cilët do të jenë 12 dhe do zbulohen në një mbrëmje magjike buzë liqenit të Ohrid në Hotel 1 Maji në Pogradec  ku do të zvillohet edhe kjo natë e paharruar çmimesh, brenda të gjitha protokolleve që na imponin Covid 19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *