Nga Flora Nikolla
Tiranë, 12Maj /AE/.- Smerald Spahia, violinist, artist i njohur i cili jeton në Palma de Mayorca (Islas Baleares), në Spanjë nga viti 1991, organizimin e turit koncertor “Lule Borë”, nga Albanian Excellence në muajin qershor, me mbështetjen bashkive Pogradec , Dibër e Madhe dhe Korçë, e konsideron , “një vlerë të re artistike dhe patriotike”.
Koncert maestër i Orkestrës Sinfonike të Baleares (Spanjë) nga viti 1996, maestro Spahia, spalë i orkestrës së Albanian Excellence e krijuar ne 2018 me idenë e bashkimit të shqiptarëve të këtej dhe andej kufirit , thotë në një intervistë ekskluzive për Albanian Excellence se, repertori që do të interpretojnë me kuintetin Albanian Excellence përmban, këngë tradicionale qytetare pogradecare, korçare dhe dibrane.“ Të gjitha këngët me histori, do të risillen në një kontekst të ri interpretimi me këtë formacion harqesh që pasuron në tingëllim e në ngjyra të reja “, cilëson Spahia.
“Sfida në këtë projekt është që pa prekur karakterin dhe personalitetin e këtyre këngëve, duke realizuar një harmoni dhe një interpretim më bashkëkohor, ne sjellim një rikuperim të kësaj kulture muzikore kombëtare të veshur në një interpretim te ri harmonik dhe melodik”, thotë Spahia i cili në këtë intervistë jep këtë mesazh para koncerteve në Shqipëri për publikun shqiptar :”Arti dhe kultura gjithmonë pasurojnë jetën tonë dhe janë një shprehje e mendimit dhe e shpirtit të historisë së një populli”.
Smerld Spahia, nga viti 2018 , kur u formua orkestra Albanian Excellence, ka qënë pranë jetës dhe veprimtarisë së kësaj qëndre, duke u zgjedhur nga bordi i Albanian Excellence, Drejtor Artistik i kesaj orkestre.
Ai do të interpretonte në koncertin zyrtar që Albanian Excellence në bashkëpunim me Bashkinë në Vlorë , do të organizonte me rastin e festave të Nëntorit në Vlorë se bashku me tre instrumentistë të tjerë, Gezim Belegu violoncel, Blerta Ristani , violine dhe Albana Kola, viole.
Koncerti ishte vendosur të tillullohej “Lule borë”, në kujtim të kësaj kënge hymn ne liriken shqiptare, e cila mbushte ne vitin 2019, 60 vite jetë.
Më 26 nëntor 2019, në natën e tërmetit shkatërrimtar , Maestro Smerald Spahia, ndodhej në Vlorë.
Por dëmët e pallogaritshme që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore sollën anullimin e këtij koncerti, por jo dëshirën e tij, për të interpretuar për fëmijët e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
Misioni i tij si artist e muzikant, shkoi kështu përtej këtij koncerti të anulluar nga kushte që nuk vareshin nga kërkush.
Fotoja e tij së bashku me fëmijët e kampit të të dëmtuarëve nga tërmeti, apo dhe fotoja e djalit në kamp që i bie violinës së Maestros, bëri padiksutim xhiron e të gjitha mediave shqiptare dhe jo vetëm .
“Orkestra Albanian Excellence, është një orkestër që ka shumë iluzion e me një fryme bashkëpunimi të jashtezakonshme. Fakti që të gjithë jemi shqiptarë që jetojmë jashtë dhe që kur bashkohemi për të luajtur së bashku e bën akoma më të bukur këtë gjë. Shpresoj që kësaj iniciative të Albanian Excellence t’i bashkohen edhe të tjera institucione publike për të arritur gjithmonë e më shumë mundësinë që të ndajmë së bashku me publikun shqiptar ndjenjat dhe emocionet e bukura për muziken dhe artin”, shkruan maestro në këtë intervistë ku ai flet më mënyrë shumë modeste e të përmbledhur për jetën e tij të pazgjidhshme nga violinën e tij të dashur, këtë bashkëshoqëruese besnike të jetës së tij.
Ju ftoj ta lexoni !!!
F.N : Si ndiheni para turit të koncertit “Lule Borë”, ku ju do të interpretoni këngë mirëfilli qytetare te zonës juglindorë të vendit ?
S.S : Për mua ka një vlerë të re artistike dhe patriotike ky repertor që risjell këngë me historí ne një kontekst të ri interpretimi me këtë formacion harqesh që pasuron në tingëllim e në ngjyra të reja . Sfida në këtë projekt është që pa prekur karakterin dhe personalitetin e këtyre këngëve duke realizuar një harmoni dhe një interpretim më bashkëkohor.Eshte një ide e mirë rekuperimi i kësaj kulture muzikore kombëtare të veshur në një interpretim te ri harmonik dhe melodic.
F.N: A është ky tur një sfidë ndaj Covid 19?
S.S: Me Covid jemi në sfidë të vazhdueshme deri sa e gjithë popullsia të jetë e vaksinuar.
F.N: Cili është mesazhi që doni të jepni për publikun shqiptar para këtij turi ?
S.S: Arti dhe kultura gjithmonë pasurojnë jetën tonë dhe janë një shprehje e mendimit dhe e shpirtit të historisë së një populli.
F.N: Ju keni nisur karrierën muzikore në një moshë shumë të re, gjë që ju ka ndihmuar të evoluoni dhe të kaloni në disa etapa gjatë këtyre viteve ? Cilat kanë qënë këto etapa ?
S.S: Po, në fillim marrëdhënia me instrumentin është si një lojë deri sa arrin në një pikë që merr koshiencë dhe një ditë ajo lojë shndërrohet në motorr të veprimtarisë tënde. Mbarimi i studimeve në Akademinë e Arteve, përfundon etapën e përgatitjes e të formimit muzikor profesional .
Më pas, vitet në Teatrin e Operas dhe Baletit ishin një eksperiencë e pasur në njohjen e repertorit të óperas. Gjithashtu dhe aktivitetet e muzikës së dhomës me kuartetin e harqeve që e krijuam në atë periudhë. Dhe etapa tjetër është vendosja në Spanjë në 1991 ku jetoj tani dhe ku vazhdoj njëë aktivitet të larmishem artistik duke prekur gati të gjitha gjinitë muzikore si me orkestër apo me formacione të tjera.
F.N: Dhe a e kujtoni, kur vendosët që ju të bëheshit violinist ?
S.S: Eshtë një sensación dhe një ide që erdhi duke u konsoliduar dita-ditës. Motivacioni dhe dëshira vjen si rrjedhojë e kërkesës dhe rezultatit që ti shikon dhe ndjen në relación me instrumentin dhe me muzikën gjë që krijon besimin në vétvete për të vazhduar në këtë drejtim.
F.N: Cfarë kujtoni nga fëmijëria juaj muzikore ?
S.S: Kujtoj me nostalgji Liceun Artistik, ambientin muzikor dhe jetën shoqërore të asaj periudhe, kujtoj dashurinë dhe përkushtimin për muzikën , ndjenjat e dilemës por dhe me iluzionin për të ardhmen.
F.N: Publiku juaj i parë ?
S.S: Kujtoj duartrokitjet e publikut në koncertin që organizohej në fundin e vitit për prindërit e të ftuarit në shkollën muzikore Kongresi i Përmetit.
F.N: Si ishte të jetojë në atë kohë në Shqipëri, konkretisht në Tiranë ?
S.S: Sensacioni është që cdo gjë lëvizte me ngadalë dhe koha dukej e pafund.. Tirana ishte e qetë por jeta artistike ishte e gjallë duke marr parasysh dhe kufizimet ideologjike të asaj kohe
F.N: Në atë kohë cila ishte muzika perëndimore që ju lejohej të interpretonit ?
S.S:Po kujtoj që kompozitorët e shekullit 20-të, nuk ishte e lejuar t’i interpretónim. Ishte një rrjedhojë e ideologjisë dhe politikës komuniste të asaj kohe.
F.N: Mbani mënd ndonjë histori nga koha kur studionit në Akademinë e Arteve që ju ka lënë gjurmë, apo ju ka shoqëruar në jetën tuaj ?
S.S: Mbresat janë të shumta. Në përgjithësi kujtoj me respekt e dashamirësi të gjithë ekipin e profesoreve të Akademisë. Niveli në të gjitha drejtimet ishte shumë i mirë dhe eksigjent . Por po citoj një mbresë nga ora e muzikës së dhomës me prof. Ibrahim Madhin që në përfundim të klases na kishte magjepsur të gjithëve me fantazinë e idetë e tij muzikore. Kuptova që ky është misioni i artistit.
F.N: Po violina që keni patur më shumë për zemër ?
S.S: Kur ke një instrument të mirë në dorë nuk është e thjeshte ta ndërrosh sepse punon cdo ditë me të. Marrëdhënia, është që t’i cdo herë e më shumë e njeh më mirë instrumentin e zotëron dhe di si të lúash me te. Në 30 vjet kam ndërruar vetëm 2 herë instrument.
F.N: Papritur një ditë u gjëndet në Spanjë… cila është historia juaj spanjolle ?
S.S: Në vitin 1991 mora një ftesë për konkursin internacional Pablo Sarasate (Pamplona ) dhe pas shumë vështiresi te tipit burokratik arrita të paraqitem . Kam qënë i pari shqiptar që merrte pjesë në këtë konkurs internacional.
Kujtoj intervisten dhe komentin në shtypin lokal si një ngjarje e vecantë dhe e rëndësishme sepse ne atë kohë kishte shumë pak informacion dhe lajme nga Shqipëria. Kësaj periudhe i përket dhe inkorporimi në Orkestren simfonike të Ishujve Baleare (Palma de Mallorca) ku që prej vitit 1996 debutoj si Koncertmaestër .
F.N: Cfarë ju bën më shumë përshtypje nga karakteri spanjoll ?
S.S: Karakteri i hapur, mikëpritja dhe dashuria njerëzore. Eshte afër karakterit tonë në sensin e ngrohtë karakteristike e kulturës mesdhetare.
F.N :Cilat ishin disa nga avantazhet e violinës në Spanjë ?
S.S: Ne vitet 90-të, në Spanjë arti dhe muzika gjëndeshin në moment eksapansioni dhe kjo bëri që shumë artistë e instrumentiste nga vende të tjera të vendoseshin për të vazhduar veprimtarinë e tyre artistike. Fakti është që në Orkestrën tonë kemi instrumentiste nga 17 vende të ndryshme të botës.
F.N: Gjërat që ju bënë të qëndroni në Spanjë, vazhdojnë t’ju tërheqin … cfarë është Spanja për ju ?
S.S: Projekti i orkestrës, relacionet me studentët kontakt me artiste të niveleve të ndryshme dhe projektet personale e mbushin jetën profesionale e shoqërore. Spanja është një pjesë e jetës dhe një pjesë e zemrës.
F.N :Si ka ndryshuar koncepti që kishit ju për një koncert hërën e parë , me koncertet që keni dhënë ju me rritjen tuaj profesionale.
S.S: Vetëkuptohet që eksperiencia dhe kalimi i viteve bëjnë që relacioni që krijon me skenën dhe publikun merr një perspektivë tjetër. Gjithmonë e me shumë e ndjej veten më afër publikut kur luaj.
F.N: Cila është harta gjeografike e koncerteve tuaja ?
S.S: Në Spanje në qytetet kryesore: Madrid, Malaga, Barcelona, Santander, Sevilla, Valencia, Zaragoza, Asturias . Jashtë Spanjës: Toulouse Perpiñan (Franca) Darmstad (Alemania) Copenhaguen (Dinamarca) New York ((ShBA) Viena (Austria) Stockolmo (Suedi)
F.N: Kompozitorët tuaj më të preferuar ?
S.S: Nga klasiket WA .Mozart dhe nga bashkëkohorët, Gustav , Mahler
F.N: Sa violina keni ?
S.S: Kam tre dhe seicila prej tyre ka nje timbrikë të veçantë.
F.N: Cfarë doni më shumë në këtë jetë, pas violinës ?
S.S: Librat.
F.N: Cilat janë disa nga sfidat që mendoni të realizoni ?
S.S: Në këto momente të Covid 19, duam të interpretojmë një koncert Live ne streaming se bashku me koleget e mi…
F.N: Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Shqipërinë ?
S.S: Jane të pakta por intensive… Sa herë që më është dhënë rasti qoftë në aspektin profesional apo atë personal vij dhe gjithmonë mbushem me nostalgji kur takohem me shokë, miq apo të afërm.
F.N: Si jeni ndjerë në këtë situatë të pandemisë botërore …?
S.S: Eshte një situatë e jashtëzakonshme dhe e papritur që na ka vënë të gjithëve përpara një modeli tjetër jete. Mundohem të gjej anën pozitive e të shfletoj libra dhe partitura që nuk kam patur mundësinë t’i shoh më parë. Gjithashtu vazhdoj të kem kontaktin me studentët me klasat online si dhe me projektet me orkestrën .
S.S: Një mesazh njerëzor që doni të jepni në këtë situatë ?
F.N: Njerëzimi gjithmonë ka dalë nga situatat e vështira Por mendoj se është një moment për refleksion karshi kujdesit që duhet të tregojmë në lidhje me natyrën , ndotjen ambientale dhe pasojat që sjellin ato në ndryshimin e klimës .
F.N: Si jeni ndjerë në eksperiencën e realizimit të këngës “Lule Borë”, me orkestrën Albanian Excellence ?
S.S: Kënga Lule Borë, është një këngë shumë e njohur, kështu që dhe interpretimi nga të gjithë ne ishte me shume ndjenjë dhe emoción .
F.N: Si e konsideroni këtë orkestër ? Po te adhmen e saj ?
S.S : Eshte një orkestër që ka shumë iluzion e me një fryme bashkëpunimi të jashtëzakonshme. Fakti që të gjithë jemi shqipetarë që jetojmë jashtë dhe që kur bashkohemi për të luajtur së bashku e bën akoma më të bukur këtë gjë .
Shpresoj që kësaj iniciative të Albanian Excellence t’i bashkohen edhe të tjera institucione publike për të arritur gjithmonë e më shumë mundësinë që të ndajmë së bashku me publikun shqiptar ndjenjat dhe emocionet e bukura për muziken dhe artin.