Komunikatë e Bienales së Dytë Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla

Bienalja  II –të Ndërkombëtare   e Karikaturës Niko Nikolla

Tema : “Ku shkon bota… ?”

Vendi : Tirana  Shqipëri

Data: 19-20 nëntor  2022

“Ku shkon Bota ,,,?” :  tema e Bienales së Dytë të Karikaturës

Bordi artistik  i Albanian Excellence, themeluese e  Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla, ka vendosur që tema e  Bienales së dytë Ndërkombëtare të Karikaturës  Niko Nikolla të jetë:   “ Ku shkon Bota… ?”

Kjo temë u caktua nisur nga situata që kalon bota sot  në shumë plane.

Në këndvështrime  e planë të ndryshme atistike, artistë nga e gjithë bota   pëmes artit të karikaturës do të sjellin mesazhe të fuqishme  sociale , politike   mjedisore që  cdo shoqëri ka sot.

 

 Në këtë Bienale janë të ftuar të marrin pjesë :

  • Artistë të karikaturës nga mosha 18 vjeç
  • Punimet mund t’i dërgojnë në të gjitha teknikat
  • Punimet duhet të dërgohen brenda datës 5 shtator 2022
  • Duhet të dërgohën katër punime mbi temën e caktuar
  • Punimet të dërgohën në adresën albexcellence@gmail.com
  • Punimet e prezantuara nuk mund të kënë  marrë pjesë në asnjë konkurrim tjetër
  • Nga të gjitha pounimet e prezantuara  Juria do të seleksionojë 150 punime. Punimet do të dërgohën më postë nga autorët
  • Veprat e seleksionuara do të  njoftohen me email  dhe më pas do  të nisin punët origjinale
  • Punët që do të shpallën fituese  do të mbeten prone  e Bienales së Karikaturës

10-Veprat e prezantuara do të ilustrohen gjatë ditëve të Bienales

 

 Tema e dytë  e Bienales  Ndërkombëtare të Karikaturës

Portret në karikaturë : Agim Sulaj

Këtë vit   tema e dytë në karikaturë i kushtohet karikaturistit Agim Sulaj Do të jetë një portret humoristik që do t’i kushtohet piktorit dhe karikaturistit të njohur italo- shqiptar. Agim Sulaj.

 

 Juria  Ndërkombëtarë e Bienalës së Karikaturës Niko Nikolla

Agim Sulaj    President i Jurisë Itali

Angel Boligan                       Meksikë

Valentin Gregoriev               Bullgari’

Bernard Buton                       Francë

Marinela  Nardi                     Itali

Gianni Martini                       Itali

Rezear Xhaxhiu                       Shqipëri

 

 Çmimet e Bienales së  Dytë  të Karikaturës  Niko Nikolla

Çmmi i parë  500 euro

Çmimi i dytë  300 euro

Çmimi i tretë 200 euro

Këto çmime do të sponsorizohen nga Shoqata Euro Humor -Shoqata Prim Alpe  dhe zoti Gianni Martini  mbi bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi të nënshkruar mes dy  shoqatave.

Për temën  e dytë

Çmimi i parë 400 euro

Çmimi i dytë 300 euro

Çmimi i  tretë 200 euro

Drejtore Ekzekutive e Bienlaes eshte  Flora Nikolla, CEO e Albanian Excellence njeherazi themeluese e Bienales Nderkombetare te Karikatures Niko Nikolla

Në Shqipëri , në këtë shekull , kjo është iniciativa e parë që merret  në këtë drejtim me një emër të njohur në fushën e satitrës dhe të humorit sic është Niko Nikolla, i cili diti të hedh bazat e karikaturës në gjysmën e shekullit të XX në Shqipëri përmes revistës Hosteni të cilën e drejtoi për 25 vite .  Kjo revistë u kthye në një shkollë karikature në Shqipëri, në këtë revistë u krijuan një  grup karikaturistësh të cilët sot janë të njohur në të gjithë rruzullin si Agim Sulaj, Ilir Pojani , Sabaudin Xhaferri, Kosta Raka e shumë të tjerë .

Të paktën 250 punime nga 50 vende të botës u dërguan dy vite më parë  në  adresën e Bienales  ballkanike të karikaturës Niko Nikolla, “Buzëqeshje  ballkanike”, që u organizua, më 18- 20 shtator 2020,  në Pogradec në qytetin e lindjes së humoristit të njohur .

Harta gjeografike, e këtij eventi, perfshiu të gjitha vëndet e gadishullit te Ballkanit si, Shqipëria, Kosovë, Maqedoni,  Serbi,  Bullgari, Mali i Zi, Greqi, Turqi, Rumani, Itali, Austri , Poloni,  për të vijuar në Indi, Iran, Kinë, Indonezi, Rusi,  Siri, Argjentinë  etj.

Tematika e karikaturave  të prezantuara ishte e shumëllojtë duke nisur nga probleme të  mprehta të gadishullit ballkanik, por edhe problemve te ndryshme te para në planin global.

Nuk mbeti pa u prezantuar edhe situata e krijuar nga Covdi 19.  Tema “Buzëshje ballkanike”, e përzgjedhur nga organizatorët  gjeti vend në shumë punime apo karikatura nga autorë të ndryshëm. Ndaj dhe prezantimi e koncepti  si e panë këta artistë, konceptin ballkanik , ishte shumë interesante.

Por ajo që është për t’u përmëndur, është edhe fakt,  që shumë site të njohura të karikaturës në botë, botuan njoftimin e organizimit të këtij aktiviteti krahas komenteve të ndryshme për qytetin e Pogradecit, duke i bërë një promocion njohjes të këtij qyteti piktoresk e plot bukuri natyrore.

Disa syresh dhe kanë prezantuar qytetin përmës karikaturës si artisti nga Argjentina Poblo Zerda  apo autori bullgar, Valentin Georgiev, i cili ka realizuar në karikaturë , një prezantim fantastik të personalitetit të Niko Nikollës, të liqenit të Pogradecit dhe të artistëve të kombësive të ndryshme që hedhin vallë rreth tij, por edhe të një karikaturë me të gjithë shtete e gadishullit tonë për të cilin Niko Nikolla, punoi aq shumë.

Presidenti i karikaturistëve të Bullgarisë, Ëalex Alexandrov Presidenti i Unionit te Karikaturisteve Bullgare Ëalex Alexandrov , kushtoi një rëndësi të madhe organizimit të Bienales Niko Nikolla, “Buzeqeshje ballkanike” .

“Nëse mbledhim atje karikaturistë nga të gjitha vendet e Ballkanit, do të jetë shumë bukur. Ne jemi ambasadorë për paqen”, shkruante  ai  dy vite më parë në faqen e tij në Facebook  .

Ndërkohë, Presidenti i jurisë dhe drejtori artistik i  këtij eventi ndërkombëtar, karikaturisti dhe piktori  me banim ne Itali , i njohur në planin botëror, Agim Sulaj, cilëson se ky, “manifestim  do të jetë madhështor” .

Ai shprehet se, “kjo Bienale, eshte vlerë e Niko Nikollës, që edukoi me dashuri një brez te mrekullueshëm artistësh të humorit, satirës, karikaturës. Kenaqësi sot t’i rikthehemi figurës së tij me një mirënjohje e faleminderit plot humor mbi  botën dhe cdo fenomen që ajo kalon sot.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *