-Në ditën e lindjes së kompozitorit dhe dirigjentit që bëri epokë në muzikën shqiptare-
Tiranë, 28 tetor, AE/.-Koncerti jubilar “Lule Bore” i organizuar në Tiranë, në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së kompozitorit dhe dirigjentit të mirënjohur Simon Gjoni , do të transmetohet , sot më 28 tetor në oren 12.00,(sipas orës lokale të Shqipërisë), në ditën e lindjes së artistit të madh, ne kanalin e You Tube te Albanian Excellence dhe ne mbremje ne valet e RTSH.
Koncerti i ideuar nga familja Gjoni dhe mbështetur në këtë realizim nga Albanian Excellence, pati një suksës absolut një vit më parë dhe u ndoq me një interes të jashtëzakonshëm nga publiku që kish mbushur sallën e Teatritë Operës dhë Baletit , duke duatrokitur me ovacione repertorin e këtij kompozitori që ka mbetur në mëndjen dhe zemrat e publikut shqiptar me një mori këngësh ndër të cilat spikat hymni, “Luleborë” me një sukses ndërkombëtar dhe si një nga përfaqësuesit më të spikatur në muzikën shqiptare, krijues i veprave madhore instrumentale dhe vokale simfonike, me një krijimtari të pasur me gjurmë të thellë në kulturën kombëtare.
Por duket se qëllimi kryesor i këtij koncerti , përshfaqja e muzikës së Simon Gjonit në një dimension të plotë artisti me shumë vepra të panjohura nga publiku shqiptar, u arrit plotësisht me këtë koncert të zhvilluar në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, themelues i së cilës ka qënë Simon Gjoni, drejtuar nga dirigjenti i mirënjohur Eno Koço (ish- student i Simon Gjonit).
Ky koncert u regjistrua nga Televizioni Shqiptar me prezencën absolute të shumë personaliteteve të njohura të kulturës dhe të kreut të shtetit , Presidentit të Republikës, Bajram Begaj .
Koncerti është një maratonë muzikore e ndarë në dy pjesë me romancat vokale në pjesën e parë të programit dhe pjesa e dytë me këngët më të bukura të cilat profesor Simoni i shkroi gjatë jetës së tij artistike, shumë prej të cilave u dëgjuan për herë të parë me orkestrime të reja.
Ky koncert u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës, Radio Televizionin Shqiptar, Koncert maestër Hermira Gjoni për kujdesin dhe realizimin artistik të të gjithë përmbajtjes së këtij koncerti, Maestro Gridi Kraja për orkestrimet e romancave dhe të këngëve . Qëndra Albanian Excellence dhe drejtuesja e saj Flora Nikolla , e cila realizoi dhe skenarin e këtij koncerti dhe u prezantua nga Suela Demiri .
Ideator dhe regjisor i këtij koncerti jubilar i cili do të mbahet mend gjatë nga publiku shqiptar dhe që nga sot mund të ndiqet edhe në kanalin e You Tub të Albanian Excellence , është artisti i njohur me banim në Nju Jork, Andis Gjoni.
Programi
Interpretues janë
Inva Mula
Flaka Goranci
Eva Golemi
Kastriot Tusha
Erinda Agolli
Frederik Ndoci
Armando Likaj
Rezarta Smaja
Kastriot Tusha