Konkursi Mbarëkombëtar i Letërsisë Satiriko-Humoristike Niko Nikolla- Juria  vendos 5 çmime

Çmimet kurorëzohen më 19 shtator 2021  në Pogradec

Tushemisht, 16 Gusht/AE/.- Juria e Konkursit Mbarekombëtar të Letërsisë Satiriko-Humoristike Niko Nikolla, me kryetar, shkrimtarin e humorit,  Vangjel Kozma, është mbledhur këtë fund javë ne Grand Hotel në Tushemisht- Pogradec , ku ka diskutuar prurjet e autoreve mbareshqiptare në këtë konkurs që do te finalizohet me 18-20 shtator në qytetin e liqenit me nje maratonë aktivitetesh.

Juria e konkursit  ka vlerësuar pjesmarrjen dhe ka vendosur kriteret e përzgjedhjes se çmimeve në këtë konkurs kushtuar nje prej gjinive më të veshtira te letërsisë e cila  prej vitesh ndodhe një gjëndje harrese !

Anëtaret e jurise kanë analizuar prurjet duke konturuar  dhe Çmimet  Niko Nikolla, që do të jenë : çmimi  i parë ne Prozë , çmimi i dyte ne Prozë , çmimi i parë në poezi, çmimi i dytë  dhe çmimi Albanian Excellence .

Gjithashtu juria ka përcaktuar në parim disa prej autorëve më të spikatur në  këtë konkurrim.

Verdiktin e cmimeve te ketij konkurimi , juria  e eprbere nga personalitete te fushes se letërsisë do  ta marri në datën 19 shtator , në ditën kur do të organizohet dhe  mbremja e madhe Gala e ndarjes së çmimeve.

Në këtë konkurrim te humorit dhe te satirës morën pjesë rreth,  40 autorë shqiptarë që  shkruajnë letësinë satiriko-humoristikë  nga Shqipëria, Italia, Gjermania, Kosova, SHBA,  Kanada,  Arbëria, Presheva-Sërbi , Franca etj.

Realizimi i këtij konkursi është ide dhe realizim i Albanian Excellence  mbështetur nga Bashkia Pogradec  dhe Qëndra Kulturore Lasgush Poradeci në kujtim të një prej figurave më emblematike të humorit shqiptar, Niko Nikollës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *