Nga Flora Nikolla
Tiranë, 21 Maj/AE/.- Ka lindur në Janjevë, një qytezë të vogël, në Lipjan pranë Prishtinës në Kosovë, shtrirë mbi një kodrinë të butë e të qetë në Fushën e Madhe të Kosovës.
Sot kujton me shumë mall dhe me shumë dashuri, familjen e saj, një familje e bashkuar në bazë të së cilës ishte dashuria e madhe për njëri- tjetrin, respekti , puna dhe ndihma që duhet të jepnin për njerëzit në cdo rast që do të kishin nevojë.
Quhet Liljana Gashi , heroina e këtij tregimi që po ju tregoj , e cila brenda saj është historia e një jetë me shume punë që nuk ka ndalur asnjëherë, është historia e një vullneti të pathyer, është një histori dashurie për familjen, që si në fëmijërinë e saj, vijon ta ketë të bashkuar dhe të mireqënë në përkujdesjen e zonjës, Liljana Gashi .
E gjitha, është një histori këmbëngulje e një zonje e cila diti të kapërcejë vetëm me dinjitet ditë pas dite e vit pas viti vështirësitë e e pakushtëzuara, me foce të madh por që me krenari bën që të jetë një zonjë me një histori suksesi absolut në kontinentin amerikan .
E gjithë historia e Liljana Gashit, është historia e një zonje e cila nuk u tërhoq përpara asnjë vështirësie, me qetësi dhe me logjikë të ftohtë mundi të ketë sukses në biznesin e shit-blerjes së ndërtesave, një biznes i rafinuar të cilin dita e ndërtoi së bashku me Pjetrin, dashurinë e jetës së saj që e njohu kur ishte vetëm 16 vjec në një natë të shenjtë të lindjes së Shën Mërisë.
Nga ajo kohë të dy së bashku, kanë kaluar një jetë , kanë mundur të kalojnë shumë andralla dhe shumë gëzime si në ndëtimin e familjes së tyre të bashkuar ashtu edhe në ndërtimin e biznesit të tyre, duke plotësuar një amanet të bindshëm që babai i Liljanës ju dha kur i dha Pjetrit, aprovimin e tij për të kaluar jetën së bashku.
Prindër të pesë fëmijëve, gjyshër të një nipi dhe tre mbesave, Pjetri dhe Liljana , kanë qënë dhe janë prindër krenarë për fëmijët e tyre , të cilët kanë vijuar sistematikisht shkollën duke plotësuar vullnetshëm dëshirën e prindërve të tyre për të qënë krenarë me ta. Kurrë nuk kanë patur as më të voglin problem me fëmijët në shkollë , njëra vajzë Suzi, ka mbaruar kimi-biologji edhe master, Antoneta , vajza tjetër ka mbaruar mastër në Histori .
Liljana është një zonjë e lumtur në jetën e saj. Ditën është e zënë me punët e biznesit të saj, me mbajtjen e shtëpisë, me kujdesin shëmbullor ndaj Pjetrit , por edhe me nipat dhe mbesat e saj, me fëmijët e saj të mrekullueshëm që janë jeta e saj .
Në shtëpinë e Liljanës, në një vilë të bukur më Paramus në Nju Xhersi, dy vite më parë u organizua në një ditë plot dritë qershori, takimi i parë zyrtar i “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” , duke hapur kështu nga Albanian Excellence, një odise nderimi për zonjat shqiptare të suksesit kudo janë . “Zonjat që bëjnë Shqipërinë” , “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, për të konkluduar me “Zonjat shqiptare që bëjnë botën “.
E gjitha përbën një pasuri të madhe ne kuadrin e enciklopedisë se zonjave tona shqiptare, të kësaj hapësirë të madhe suksesi shqiptar që meriton një nderim të vecantë.
Në atë ditë të gjatë qershori, zonja suksesi nga të gjitha trojet shqiptare, thanë e treguan edhe me lotë në sy, historinë e jetës së tyre e saj, larg vendit të tyre.
Ishte një ditë e paharruar dhe vijon të jëtë e tillë … sepse të tillë e bën zemra e madhe, mikëpritja e bukur e Liljana Gashit , këtë mësim të paharruar që ajo e kishte marrë nga familja e saj, dhe që vit pas viti e ditë pas dite , diti ta bëjë të sajën e t’ua trashëgojë me aq saktësi fëmijëve dhe nipërve të saj.
E kam në sy përqafimin e vajzës së saj dhe fjalët që i tha nënës së saj, pasi tregoi jetën e saj atë ditë të gjatë qeshori në shtëpinë e saj. E përqafoi fort dhe me lotë në sy i tha : “Jam krenare për ty mam” !!!
Në këtë intervistë në emër të Abanian Excellence kam kënaqësinë të shpall zonjën Liljana Gashi, Presidente e Corporations dhe LLC, “Zonjë shqiptarë që bën botën”, nje titull që do të jepet në një mbremje Gala në Tiranë .
Ju ftoj të lexoni më poshtë intervistën e zonja Liljana Gashi e cila në hyrje të saj shoqërohet me një foto të saj realizuar me kostum popullor , me të cilën kjo zonjë e dashur do të prezantohej në ekspozitën e zonjave të suksesit botëror që Albanian Excellence do të organizonte këtë vit , por që nuk mundi për shkak të Pandemisë botërore shkaktuar nga Covid 19.
Mendoj dhe jam e sigurtë që Liljana jonë , do të kishte ende shumë gjëra për të thënë, por modestia e saj, i shpëtoi këmbëguljës time për të treguar më shumë. Ndoshta do të jetë një herë tjetër… Ndoshta !!!
Ju ftoj të lexoni më poshtë intervistën e zonja Liljana Gashi.
F.N: Liljana, cila është historia fëmijërisë tuaj ?
L.G: Unë kam lindur në Janjevë, një qytezë të vogël, në Lipjan pranë Prishtinës, në Kosovë. Jetoja me gjyshërit dhe prindërit, me katër motrat dhe dy vellezërit e mi. E kujtoj me shumë mall, familjen time, ishim një familje e bashkuar, festonim të gjitha festat së bashku dhe cdo gjë që kishim e ndanim mes nesh . Prindërit na edukuan të respektonim njerëzit , të donim dhe të respektonim shumë punën, dhe mbi të gjitha të të ndihmonim njerëzit në cdo rast që kishin nevojë. Por gjëndja e ekonomike e familjes ishte shumë e vështirë, nëna ishte e sëmurë , kurse babai ishte gjithmonë në kërkim të punës.
Babain ku u rrita pak e kisha edhe shok edhe si vëlla. Akoma i kujtoj këshillat e tij . Gjithnjë më thoshte që, duhej të mësoja cdo gjë nga punët e shtëpisë, duhej të mësoja dhe punët më të rënda. “Kështu, kur të shkosh në shtëpinë burrit, do të jesh e përgatitur pë cdo gjë, dhe kur do herë do jesh e zonja e vetes”, më thoshte ai.
Në atë kohë , me duhej të kujdesesha për cdo gjë në shtëpi , por duhej dhe të shkoja dhe mësoja në shkollë. Më mësime isha e shkëlqyer deri në klasën e pestë . Matematika, ishte lënda ime e preferuar. Por si vajza më e madhe në familje, duhet të bëja shumë punë, duhej të shkoja në mal të kullosja dhe të ruaja bagëtinë, të gatuaja , të bëja punët e shtëpisë, duhet dhe të punoja tokën . Dhe punët e bujqësisë nuk janë të lehta (qesh). Në këto kushte, unë e kisha të pamundur që të vazhdoja shkollën. Më dhimbte shumë që nuk mundesha të vazhdoja të shkoja më në shkollë.
F.N: Cila është historia e njohjes me dashurisë tënde, bashkëshortit tuaj, Pjetrit …
L.G : Më 14 gusht 1985 , unë ndodhesha në oborrin e kishës së Zojës, në natën e Zonjës së Bekuar. Aty u pashë për herë të parë me Pjetrin . Si tani e kujtoj, e pashë që më shihte dhe të dy kryqëzuam vështrimet. Pjetri krijoi mundёsinё të më takojё pёrsёri dhe më bëri dy pyetje . “- A ke tё dashur?” dhe “A mё do mua?”. Më mori duart në duart e tij dhe unë i thashe: ”Po, tё dua.”
Pjetri vendosi të vintë të kërkontë dorën time. Erdhi në shtëpi , së bashku me babain dhe axhen e tij. Por babai im nuk pranoi, nuk e njihte familjen e tyre . Babai kishte frikë të më martonte, unë isha 16 vjec e gjysëm, ai në atë kohë ishte 34 vjec. Kemi qënë shumë të lidhur me tim atë . Bashkë e flisnim për shumë gjëra.
Kishte kaluar një javë, kur Pjetri erdhi vetëm të takonte e të fliste më babanë për ne të dy. Ata folën së bashku dhe Pjetri i tregoi se kishte mbaruar shkollën, se kishte qënë ushtar, se e donim njëri-tjetrin dhe se ai kishte menduar që të dy të largoheshim nga Kosova për të shkuar në Amerikë.
“Në se e doni njëri-tjetrin, duhet të keni kujdes dhe të përballoni cdo gjë vetë e me njëri-tjetrin . Do të kaloni një jetë së bashku dhe duhet që të dini ta përballoni. Është e jotja “, ishin fjalët që na tha babai të dyve. Kështu u fejova me Pjetrin dhe nga ajo kohë nuk jemi ndarë asnjëherë me njëri-tjetrin.
F.N:Si vijoi jeta juaj me Pjetrin më pas ?
L.G: Unë jetova gjashtë muaj në shtëpinë e Pjetrit . Jetonim të gjithë së bashku me prindërit , kunetërit. Vërtet ja kemi kaluar shumë mirë. Shkoja shumë mirë me kunetërit , i kisha si shokë. Ju beja kafenë, bisedonim. Dhe njerëzit vinin shpesh herë dhe për të na vizituar. Unë isha marrë shumë më punët e shtëpisë kur isha vajza, ndaj edhe si nuse dhe për cdo gjë që kërkonte shtëpia, isha shumë e përgatitur.
F.N: Si nisi historia juaj amerikane ?
L.G: Sic ju thashë edhe më sipër, Pjetri gjithmonë kishte mendur të shkonte në Amerikë. Ai e shihte jetën tonë familjare në këtë vend. Këtë ja kishte treguar edhe babait tim, kur erdhi më kërkoi për nuse. Pra, ishte një vendim i marrë me kohë. Ishte 8 maj i vitit 1986, 34 vite të shkuara,, mbrëmje, kur me Pjetrin dolëm nga shtëpia. Atë natë shkuam në Titograd, sot Podgoricë. Të nesërmen shkuam në Belgjikë, më pas në Francë, në Meksikë dhe nga aty në Kaliforni. Fatkeqësisht kur në po kalonim tunelin pë të kaluar nga Meksika për në Kaliforni, SHBA, na ndaluan.
Ne ishim me pasaporta dhe letënjoftim të Republikës së Jugosllavisë së asaj kohe. Policia na ndaloi, ndërsa kunati ynë, pagoi një sasi parash në mënyrë që të na gjykonin në gjëndje të lirë. Më pas ne këkuam të vijmë në Nju Jork dhe ku mund të gjykoheshim.
Kështu nisi odiseja jonë e vështirë për të fituar dokumentat amerikane , odise që zgjati 15 vite. Dolëm disa herë në gjyq ku kërkonim azil politik. Ndërkohë u zhvendosëm për të jetuar në Bronx , në Nju Jork. Punonim të dy me Pjetrin shumë, Pjetri punonte në një fabrikë veshjesh .
Në një nga këto ditë, na erdhi thirrja për të na deportuar , por në nuk u paraqitëm. Kishin lindur 3 fëmijë, të cilët normalisht ishin shtetas amerikanë. Në se ktheheshim me fëmijët, ne do të na conin direkt në Beograd ku dhe nuk do të dihej fati ynë më pas. Në se , Pjetri dhe unë ktheheshim në vendin tonë, fëmijët tanë, do të duhej të rrinin vetëm. Asnjë nga të dy rastët nuk mund ta pranonim .
Kështu vazhduam të luftonim ditë pas dite e vit pas vit për të fituar dokumentat amerikane. Ndërkohë gjëndja shëndetësore e Pjetrit, sa vinte dhe keqësohej . Ne vazhdonim të punonim shumë . E gjithë jeta jonë ishte vetëm punë. Një ditë vendosëm të largoheshim nga Bronxi (Nju Jork) dhe të shkuam për të jetuar në shtetin e Nju Xhersit.
F.N: Ju jeni sot një sukses në Real State në shtetin e Nju Xhersit … Cila ishte rruga që ndoqët ju me bahkëshortin tuaj drejt këtij suksesi ?
LG: Ishte viti 1996 , kur ne blemë pallatin e parë në Nju Xhersi. Blerja e një prone, ka qënë gjithnjë dëshirë e Pjetrit. Ai kishte lexuar shumë për shitjet dhe blerjet e pronave . Kur Pjetri më tha në se isha dakort të blenim një pronë, u gëzova dhe u frikësova. U frikësova , se në se humbnim paratë dhe pronën, atëhëre do të na kthenin sigurisht në Beograd dhe fati ynë më pas nuk do dihej. Po duhet dhe guxim dhe besim në vetën tënde. Ne i patëm të dyja por punuam shumë , shumë dhe besoj se puna është celës shumë i rëndësishëm i suksesit. Kur blemë ndërtesën e pare, punonim të dy me Pjetrin për ta mirëmbajtur ndërtesën , pastronim dhe kujdeseshim për banorët .
Dita jonë kalonte vetëm në punë. Pas tre viteve që kishim blerë ndërtesën e parë , blemë ndërtesën e dytë dhe e rregulluam. Gjëndja jonë ekonomike kishte ndyshuar pak . Ndërtesa e dytë kishte 18 familje. Unë në matematikë kam qënë gjithnjë shumë e mirë dhe gjithnjë matematika më ka ndihmuar në punë . I bëja të gjitha llogaritë me mend. Një herë, në një takim kur u përgjigja një pyetje të vështirë që kishte të bënte me matematikën, zotëria që kishim takuar , pyeti Pjetrin : Cfarë shkollë ka mbaruar zonja juaj . Pesë klasë , i tha Pjetri .
Zotëria mendoi se pesë vite nga shkolla e lartë … O në cfarë Universiteti keni studjuar ?- pyeti ai . -Jo, u pëgjigj Pjetri, ska mbaruar as shkollën e mesme . -Mos ja thoni askujt këtë, mos ua tregoni fëmijëve … Sepse nga kjo histori do të kuptojnë se nuk kanë pse të vazhdojnë shkollën !!! “, na tha zotëria (qesh ).
Kështu shkoi jeta jonë, vit pas viti duke punar shumë me Pjetrin. Ai ka qënë gjithnjë i lumtur që drejtoja biznesin, konsultoheshim shumë me njëri-tjetrin për cdo gjë, Pjetri me pyeste dhe besonte te llogaritë që bëja. E kujtoj gjithnjë babain tim kur më thoshte : “po të dish mirë matematikën , nuk ke për të patur asnjëherë probleme për të financuar.
F.N: Cili është sekreti i martësës tënde të lumtur Lili ?
L.G: Dashuria. Kur ke dashurinё nё mes, çdo problem e kalon me mirёkuptim dhe me dialog. Prandaj, ne asnjёherё nuk jemi grindur, sikur i dёgjojmё sot disa çifte, aq mё tepёr, nё sytё e fёmijёve, nipave dhe mbesave. Ne duam qё ata tё rriten nё njё ambient plot dashuri, respekt dhe mirёkuptim qё, edhe ata, tё krijojnё familje të tilla në të ardhmen.
F.N: Cila është lidhja dhe marrëdhënia që ju keni me fëmijët tuaj ?
Për fëmijët gjithnjë jemi kujdesur që të shkojnë në shkollë, gjithnjë kemi dashur të jemi krenarë për ta dhe ja kemi arritur. Kur je i shkolluar , të gjithë kanë respekt dhe të shohin me sy tjetër, dhe këtë donim dhe në për fëmihët tanë, të cilët gjithnjë kanë qënë të mrekullueshëm dhe gjithnjë na kanë nderuar.
Asnjeherë nuk kemi patur probleme me fëmijët në shkollë, Suzi ka mbaruar kimi-biologji, ka mbaruar edhe master, Antoneta mastër në Histori .Nga fëmijët e mia, kam një nip dhe tre mbesa , ata janë jëta ime .
Gatuaj dhe kujdesem pёr nipёrit dhe mbesat. U rri shumë pranё fёmijёve, flas dhe takohem çdo ditё. Qё tё vegjёl, i kemi mёsuar fёmijёt, tё dhurojnё me zemёr, sepse nuk ka kёnaqësi mё tё madhe sesa tё lumturosh zemrёn e atij qё nuk ka, tё ndihmosh tё sёmurin qё ka humbur çdo shpresё pёr tё jetuar dhe ta kthesh nё jetё.
Dhёndurёt i dua shumё dhe falenderoj Zotin pёr ta. Unё kam qenё gjithmonё pёrkrahёse e vajzave tё mia, kur i kanё zgjedhur bashkёshortёt e tyre dhe vetёm njё pyetje kam pasur pёr to: “A je e sigurtё qё e do? Atёherё, lufto pёr dashurinё tёnde dhe mos lejo të ta marrё dikush tjetёr.”
F.N: Pse ju therrasin Nani ?
L.G: Po të gjithë më thërrasin Nani. Është një histori shumë e bukur. Gjyshes time nga nëna, i kam thirrur, Nani. E kam dashur shumë. Kam patur dëshirë që njërit prej fëmijëve t’i vendosja emrin e saj. Kështu vendosa që nipat e mbesat e mi, të më thërrsnin dhe mua Nani, në kujtim të saj.Kur takova nipat e mbesat e mi, pas qetësimit pak të situatës së Covid 19, ishte një mall i paparë , një dashuri e jashtëzakonshme.
F.N: Cilat ishin përjetimet tuaja në situatën e krijuar nga Covid 19 ?
L.G: Situata e shkaktuar nga Covid 19, është një situatë shumë e vështirë . Ky virus na detyroi të ndaheshim nga fëmijët, nga nipërit e mbesat, të ndaheshim nga shoqëria, nga njerëzit e afërm. Kur dilja në oborrin e shtëpisë dhe shikoja diellin që shkëlqente, natyrën , ditën e bukur, me dukej e pabesueshme cfarë ishte duke ndodhur . Jo, thoja , nuk është asgjë . Kjo është vetëm një ëndërr e keqe. Por kur hyja brenda dhe hapja televiziorin, dhe shikoja aq shumë të sëmurë e të vdekur , më kapte frika, paniku.
Mendoja cdo ditë se si do mund t’i ndihmoja njerëzit që ishin në gjëndje të vështirë . Mendova t’i ndihmoja njerëzit , bleva miell e djath e ju a cuam. Me aq mundesi sa kemi, mundoheni t’i ndihmojmë. Jam munduar të mësojë dhe nipat dhe mbesat të ndihmojnë të tjerët.
Kam punuar me grep mbi 300 lidhëse maskash për mjekët dhe infermieret që të mos u lëndohen veshët të cilat dhuruam spitalit “ Holy Name” në New Jersey. I kemi bërë së bashku me Antonetën së bashku me mbesat e saj .Do vazhdojë të punojë e të ndihmojë spitale të tjera që kanë kërkuar lidhëse.
F.N: Cilat kanë qënë lidhjet tuaja me komunitetin shqiptar në USA ?
L.G: ” Kam qenё ndër më tё parat gra, mё nё krye Shqipe Biba, në organizatёn “Motrat Qiriazi”, nё vitin 1998, dhe kam qёnё ajo qё, sё bashku me komisioneren pёr tё drejtat e grave dhe tё fёmijёve refugjatё, Mary Diaz, shkuam te Vanessa Redgrave, qё t’i tregojmё pёr luftёn nё Kosovё. Pastaj, bashkё me Marian Cubin kemi mbledhur, brenda njё nate, pesёdhjetё mijё dollarё me të cilët, pasi u mbuluan shpenzimet e veprimtarisë, janё pёrcjellё direkt pёr nё Kosovё. Tani jemi aktivistë me Radio “Vizioni”. Mundohemi të mbështesim dhe të ndihmojmë cdo kauzë te drejtë për njerëzimin.
F.N: A ke mall për Kosovën ?
L.G: Më ka marrë malli shumë për Kosovën . Kur të shkojmë në Janjevë pas Covid 19, mendojmë të shkojmë së bashku me djemtë . Duam që atë të njohin nga afër të parët e tyre.