Lucia Martino jeta e një grua arbëreshe !!!

  Lucia Martino -Zonje qe ben Shqiperine – dhjetor 2018

U leva Frasnitë dhe pas studet universitar, jetova gjithmonë në katundin tim, Frasnita në diversitetin tim etnik. Çë kur isha e vikërr, mora pjesë gjthëmonë të bëja të ngrënit bashkë me mëmën time dhe me ciet çë  ndreqëjën të ngrënit ndër festat më të mbëdha e vitit.Qe për mua  një furtunë të shihja ata të ngrënë, kështu xura kuçinën arbëreshe e e vlova  për mos të ish e  homologuar me atë të LETINJEVE. Xura ndër vitrat vleren  e  trashëgimin njerëzor dhe kulturor me experinciet çë bëra ndë skollet. Bashkë me liciunët zura  me skollelt një laborator  me një punë pasional të mbijdhjem rrëcetat e kuçinës  tradicionale, çë mund të përdoren për të promovuar politikën e mikpritjes, gastronomike ndaj turistëvet dhe udhëtarëvet çë vizitojnë  Komunitetet Arbëreshë e Parkut e Pulinit. Në Institutin Gjithëpërfshirës ‘E. Koliqi ‘, ku kam mësuar letra, zunë aktivitete të ndryshme, si teatri, laborator i kuçinës etj. Këto aktivitete vetëm  e  shkollës  çë u bënë  gjatë vitevet,  u shtuan gjithnjë e më shumë në Komunitetën. Me këtë njohuri, koordinarta punën çë duhej për skollelt , çë pra u bë një pasion të vërtetë çë gradualisht u bë një kompetencë. Pas aprovimi të ligjit 482/99, drejtoria, prof. Emilia Blaiotta, pënxoj të vënëj aktivitetin  teatrore në gjuhën Arbereshe. E njoh mirë gjuhën time amtare, kam fituar kompetence me kurs  teatral të shumta, për të krijuar një laborator teatral, kështu çë deri në vitin 2007, studentët e mi kanë luajtur aktivitete teatrale në gjuhën Arbëreshe nga vit. Për skollelt kjo qe një experince shumë e rëndësishme, sepse, përveç rritjes, ata xunë, teknikat  teatrale, në gjuhën amtare: të gjegjurit, të folurit, të djovasurit  dhe të shkruajturit. Pas daljes në pension, unë themelova “Shoqatën Vorea” e cila do të jap një kontribut në mbrojtjen, ruajtjen, zgjerimin dhe shpërndarjen e specifikave të territorit të Frascineto dhe më shumë ato të kulturës së pakicave arbereshe çë janë gjuha, këngët dhe muzika, besimi bizantin-grek, prodhimi poetik dhe letrar, traditat fetare dhe popullore etnike, dhe kuçina. E gjithë kjo bëhet përmes: seminareve dhe aktiviteteve teatrale, grupeve të këngëve, pripararturet  e të ngrënit, dhe shkëmbimet  me shoqatat kulturore dhe ekspertë në sektorë të ndryshëm.Teatri me të vërtetë i pëlqen grupit dhe popullit tim, pse atje na  gjëmi jetën e ngaditshme dhe fjalet e një herë çë nani të ritë nëng i dinë më. Ndëse gjatë studimit dhe veprimtarisë sime mësimore më ofruan bazën e përmbajtjes, zgjedhja ime personale ishte të siguroja një përfshirje festive, pjesëmarrëse dhe korale në kulturën time. Prandaj, ideja për të dhënë energjinë time për të prodhuar veprimtarinë teatrore çë synon përhapjen e imazheve dhe traditave të botës arbëreshe, për të shpëtuar harresën çë ka parë aq shumë gjuhë të lashta të bien në përdorim dhe të ulen në aktivitetet e kërkimore.Për këtë pasjun më 7 prill 2015 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani më dha nderin e MIESHTER I MADH. Ndihem më shumë se e nderuar me njohjen, të cilën unë e ndaj me shumë njerëz me ndjeshmëri të barabartë, madje paguhet me pasionin me të cilin, në jetën time dhe në kohën e pushimit, kushtoj përhapjen e kulturës tonë.

Pas kaq shumë kohë dhe kaq shumë izolim nga atdheu i origjinës, nani shihet  një zgjim. Shqipëria është gjithmonë më afër Arbërisë. Këtë vit 2018 shënon 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe festohet në të gjithë ngjarjet e diasporës shqiptare në identitetin, historinë dhe kulturën kombëtare . Shoqata Vorea, të cilën unë e kryesova, organizoi një sërë ngjarjesh me pjesëmarrjen dhe përfshirjen e artistëve nga bota shqiptare, gjatë periudhës së Pashkëve dhe projekteve të rëndësishme kulturore si “TE DUA ARBERI” ende në zhvillim, të zhvilluara në afërsi bashkëpunimi me Dr. Flora Nikolla, president i Shoqatës ALBANIA EXCELLENCE. Projekti na ka parë si protagonistë të vizitat në vendet historike si në Shqipëri dhe në Arbëri. Në këtë vit festimi, në muajin e Shën  Mirtirit muaji të figurave të shquara të shqiptarëve, Ilir Meta, President i Shqipërisë, Sergio Mattarella, President i Italisë,  Donato Oliverio, Peshkopi i Eparkisë së Ungrës, u takuan në Arbëri për të forcuar lidhjet historiko-kulturore çë bashkojnë njerëzit arbëreshë të mirëpritur  në 600 vjet më parë me atë shqiptar. Sot, Arbëria kërcënohet vazhdimisht nga globalizimi, fëmilt nuk flasin me të biltë në gjuhën e tyre amtare, në shkollë nëng mësohet më gjuha, dhe kultura jonë rrizikon të biret.

Nisma ime me Albanian Excellence

Shumë herë kam apeluar institucionet, veçanërisht nga Shqipëria. Nani, pas takimit historik të tre ditëve të fundit të Shën Mirtirit, në emër të rrënjëve të përbashkëta gjuhësore dhe kulturore, ftoj së bashku me Albanian Excellence Institucionet të hapin një dialog të bashkëpunimit për të shpëtuar trashëgiminë kulturore çë jeton në zemrat e Arbereshvet.

Për mua të jem arbëreshe do të thotë se jam italian, kalabrisë dhe, se etnia ime, është ndryshe nga  italianët dhe nga kalabrizët. Unë i përkas një kulture të lashtë, me kulluret të ndryshme me kupertat  kukulta çë kam mbi shtratin tim, unë i përkas aromave të lashta të pastës së bënura ndë shpit, dromsa, strjdhela, fillatjel çë kam mësuar edhe skollelevet e tim dhe miqvet e B&B, të shoqëruara nga dhullçet tradicionale. Unë i përkas vleravet e kulturës sime e lashtë, ë MIKPRJTIA, më ka transmetuar. Kush na ka mësuar të gjithë këtë trashëgimi: gjuhën, historinë, zakonet dhe traditat e Skënderbeut çë janë kaluar me gojë përgjatë shekujve? Mëmat tona.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *