Marsida Koni :”Sot, është momenti të tregojmë vlerat tona civile dhe njerëzore”

Artistja e njohur tregon ditët pezull të Corona Virus

Nga Flora Nikolla

Tiranë, 24 Mars/AE/.-Pianistja e njohur shqiptare Marsida Koni, pedagoge në  Konsevatorin Shtetëror të Muzikës, “ Bruno Maderna” në Cezena, (Itali)  e konsideron  situatën e krijuar nga Corona Virus, “një tragjedi” ndërsa  apelon se ky është momenti që më tepër se kurrë, të tregojmë vlerat tona civile dhe njerëzore !

“Të qëndrojmë në shtëpi, të përfitojmë nga ky moment kaq dramatik, për të qënë akoma me pranë asaj çfarë kemi më të shtrenjtë: familjes”, thotë Marsida Koni në një intervistë ekskluzive për Albanian Excellence, e cila e ka nominuar artisten e cilësuar si ‘ambasadore e muzikës shqiptare në botë’, si një ndër 100 historitë e suksesit  në vitin e 100 të shtetit shqiptar (2012) gjate nje mbremje madheshtore Gala, te organizuar ne Tirane  .

Marsida Koni e cila ka punuar me solistë ndërkombëtarë, ka studiuar me një ndër profesorët më të mëdhenj italianë siç është Franco Scala, tregon në këtë intervistë ditët e saj të gjata në kohën e korona virus që ajo i mbush me dashurinë që jep vetem familja,vajza e saj Martha, bashkëshorti i saj Piero me të cilin bashkëpunon  nga viti 2005 duke  rregjistruar 4 CD , por edhe per projekte të reja pune, me pas  hidhen ne lojërat e fëmijërisë së hershme, realizojne sekrete recetash guzhine, një prej të cilave e zbuloi dhe na e dërgoi edhe ne për ta ndarë së bashku me ju  .

Shtëpia për Marsidën, mbetet një ndër vendet e preferuara, një oqean i pafund, dhe koha për të eksploruar gjithçka nuk mund të jetë për të, kurrë e mjaftueshme.

Me një aktivitet  koncertor në të gjitha vendet e botës, Marsida vijon të japë mësimi pianojë online në këto ditë e netë të gjata , kur virusi hileqar dhe i pabesë ka pezulluar jetën planetare, ajo .

“Sigurisht që mesimi online, nuk është i thjeshtë, por për momentin është alternativa më e mirë dhe më e sigurtë për të mos lënë studentët e braktisur”, thotë Marsida e cila deri më tani ka publikuar në 40 vende të botës me etiketen diskografike Brilliant Classics CD, (2018)  CD me etiketen diskografike Aulikus  CD “Shqiperia ne art (2019) .

Por më shumë dashuri e me pasionin që e karakterizon në këto ditë të gjata, ajo ka studiuar sigurisht pa kohë  në dispozicion, në pianon e saj.

Se në fakt nuk mund të ndodhë ndryshe, sepse siç është shprehur edhe profesori i saj Franco Scala: ” është i jashtëzakonshëm entuziasmi i kësaj pianisteje, përkushtimi dhe drejtimi i te gjithë energjisë së saj drejt piano, një hapje mendore dhe artistike e jashtëzakonshme …!!!

 Trishtimi, zemërimi dhe shpresa e  Marsida Konit

F.N: Korona Virus, prej disa javësh, ka ndryshuar organizimin e ditës së punës, si është tani një ditë pune për ju ?

M.K: Nga data 23 shkurt, në Itali me një dekret të kryeministrit u mbyllen të gjitha shkollat ne të gjitha gradët e saj. Duke parë qe mbyllja  shkollës, do të ishte më e gjatë se sa mendohej Ministria a Arsimit vendosi fillimin dhe njohjen e mësimeve online.Sigurisht që nuk është e thjeshtë por për momentin është alternativa më e mirë dhe më e sigurtë për të mos lënë studentët e braktisur…

F.N: Si është të japësh mësim piano online ?

M.K : Sigurisht që nuk është e thjeshtë. Duke u konfrontuar edhe me kolegë të tjerë në Konservator, pashë që ishte një eksperiencë e re për shumicën e tyre dhe jo vetëm për mua. Për momentin është alternativa më e mirë dhe më e sigurtë për të mos lënë studentët e braktisur.

Elementi më humoristik ndoshta është që me këtë forme të re didaktike studentët nuk mund të përdorin më një justifikim tepër “ të famshëm” që kur gjatë mesimit diçka nuk ecte si duhej thoshin: “Në shtëpi më  dilte  shumë mirë kjo pjesë.(Qesh)

F.N: Si  është pjesa tjetër e ditës ?

M.K: Pjesa tjetër e ditës kalon shumë shpejt. Një pjesë të kohës bashkë me vajzën, Martën, ia dedikojmë detyrave të saj online, abetares, matematikës, gjeografisë, mësimit në violine etj.

Pastaj bashkë, me tim shoq nxjerrim nga “arkivat” lojëra të fëmijërisë sonë si lojë me peta, lojë tresh, bataglia navale, l’impiccato etj.

Një pjesë të mirë të kohes ia dedikojme guzhinës, me merenda të ndryshme per Marthën. Përfitojmë nga koha që e kemi në dispozicion për të lexuar libra të rinj, për të riparë opera dhe balete te ndryshëm, për të dëgjuar mbi libra dhe tregime nga autorë të mëdhenj në Radio3, për të studjuar mbi projekte të reja pune.

Shtëpia për mua mbetet një ndër vendet e preferuara, një oqean i pafund, dhe koha për të eksploruar gjithçka do të doja nuk është kurre e mjaftueshme.

F.N: Cilat janë disa nga përjetimet tuaja këto ditë ?

M.K: Sigurisht që ambjenti që të rrethon, ndikon në mënyrë të pashmangshme në gjëndjen tone shpirtërore.

Përjetimet shpesh janë nga më ekstremet. Trishtim pafund kur shikon si shuhen me qindra e qindra jetë.

Zemërim kur shikon se sa shumë njerëz nuk duan te kuptojne situatën, duke mos respektuar rregullat e vetë-izolomit.

Shpresë kur mendon se edhe mbas dimrit më të egër ku gjithçka duket e vdekur, jeta rifillon të çelë dhe me më tepër forcë dhe energji…

F.N: Si do ta konsideronit  situatë pandemike të krijuar nga Covid 19 në të gjithë botën ?

M.K:Një tragjedi të vërtetë…!!!

 F.N: Cili është një mesazh njerëzor që doni të jepni në këtë situatë ?

M.K: Sot, është momenti më tepër se kurrë,  të vendosim në jetë vlerat tona civile dhe njerëzore !

Të qëndrojmë në shtëpi, të përfitojmë nga ky moment kaq dramatik, për të qënë akoma me pranë asaj çfarë kemi më të shtrenjtë: Familjes !

Receta e Marsidës në kohën e Corona Virus

Kur i thamë, të dërgonte një nga recetat e saj që gatuan në këto ditë, Marsida, heshti një moment e më pas nisi të nisë foto të shumëllojta me gjerat  e mrekullueshme që kish gatuar së bashku me vajzën e saj, Martha.

Pasi solli një mori fotosh, vendosi të tregonte recetën e Pane Ebraico, që ne po e botojmë si më poshtë shoqëruar me foto.

Shpresojmë që t’ju vlejë e ta provoni  dhe ju.

Pane Ebraico (Challah)

270 gr miell 00

15 gr sheqer

1 lk (luge kafeje) kripe

6 gr maja birre e fresket

80 gr uje

1 vezë

2 të verdhë veze,

20 gr. vaj

1.Perziejmë mirë miellin, sheqerin dhe kripën dhe këtë miks e vendosim menjëanë.

2.Vendosim ne një enë majanë e birres,ujin, vezën dhe një nga të verdhat e vezës dhe i peziejme per 2 minuta me 50 grade.

3.Shtojmë miksin e miellit dhe vajin dhe e punojme per 1 minute.

4.Ne nje ene qelqi te thelle, hedhim pak miell, vendosim brumin, e mbulojme me pellicola  dhe e leme te pushoje per 10 minuta. ( personalisht ndjek keshillen e nje mikeshes sime nga Puglia dhe brumin e vendos gjthmone ne furre me driten e ndezur).

5.Duke mbajtur brumin ne qender te enes, terheqim anet e tij dhe i palim mbi qender. E leme te pushoje serisht per 10 minuta dhe e perserisim kete opercion 2 here. E mbulojme perseri dhe e leme qe brumi te vije per 1 ore.

6.Marrim brumin e ardhur, dhe e ndajme ne 3 pjese per te krijuar nje gershet. Rrumbullakosim gershetin duke i dhene formen e nje kurore dhe suke vendosur poshte tij fillimin dhe fundin e thurjes.

8.Vendosim kuroren ne pjaten e furres ku kemi shtruar fillimisht letren e furres dhe e pyejme siperfaqen me te verdhen e vezes. E mbulojme perseri dhe e leme te vije serisht per 45v minuta ( ose deri sa te dyfishohet vellimi).

9.Ngrohim furren me 250 grade. Me pas ulim temperaturen ne 200 gr dhe e pjekim ne kete temperature per 15-20 minuta ( deri sa te marre ngjyren e e deshiruar).

E heqim nga furra dhe e leme te ftohet plotesisht para se ta presim.

Ju befte mire !!!

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *