Flora Nikolla shkruan :
-Vijon misioni i “Të dua Arberi “-Gjitonia kjo bashkëudhëtare rëndësishme e jetës arbëreshe-
Tirane, 31 Maj/AE/.- Pasi ka prezantuar disa nga recetat magjike të kulinarisë arbëresho-kalabreze, pasi ka treguar traditat më të bukura të gjakut të shprishur të Arbërit, seranatat apo edhe kostumet origjinale të kësaj arkeologjie të gjallë, Lucia Martino, prezantoi të shtunën e 30 majit , teatrin arbëresh, pjesë shumë të rëndësishmë e shoqatës “Vorea”, për të mbrojtur gjuhën , traditën e gjakut të shprishur të Arbërit.
Lucia Martino në këtë seri të dhjetë të vijimësisë së projektit “Të dua Arbëri”, së bashku me Elena Amato, anëtare e shoqatës Vorea, pjesë e grupit teatror “Vorea”, interpretuan për të gjithë dashamirësit e rubrikës së përjavshme “Lucia al KANA”, në Facebook-Live, pjesë nga skeçi, “Gjitonia”, një pjesë shumë simpatike e cila flet për institucionin e gjitonisë, si një pjesë shumë e rëndësishme e komunitetit arbëresh në të gjithë kohën e jetës së këtij komuniteti në kohë dhe në hapësirë.
Me nota humori, të dy aktoret, Lucia dhe Elena të veshura me kostume tipike të nënave arbëreshe, interpretuan dhe treguan njëherëzi dukuri të tilla të gojëdhënave popullore, si syri i keq, ashtu sikundër treguan edhe për gjitoninë, një pjesë shumë e rëndësishme dhe shumë e afërt në jeten e gjithkujt.
“Gjitoni, vlen më shumë se të afërmit, sepse gjitoni , është gjithnjë pranë teje, qoftë në një moment gëzimi, ashtu edhe në një moment dhimbje. Gjitonia ishte një kusht social solidariteti, në sensin moral dhe material “, tha për Albanian Excellence, Lucia Martino duke treguar se pse këtë seri, ja kushtuan pikërosht gjitonisë.
Pas daljes në pension, Lucia Martino themeloi “Shoqatën Vorea” dhe grupin teatror me të njëjtin emër, duke dhënë një kontribut shumë të madh në mbrojtjen, ruajtjen, zgjerimin dhe e kulturës arbëreshe siç janë gjuha, këngët dhe muzika, besimi bizantin-grek, krijimetaria poetike dhe letrare, traditat fetare dhe popullore etnike, dhe guzhina.
“Teatri me të vërtetë i pëlqen grupit dhe popullit tim, pse atje na gjëmi jetën e ngaditshme dhe fjalet e një herë çë nani të ritë nëng i dinë më”, thotë Lucia Martino e cila gjithnjë ka theksuar idenë se, përmes teatrit jo vetëm mbahet e gjallë gjuha arbëreshe , por ajo ndihmon edhe në përhapjen e imazheve dhe traditave të botës arbëreshe, për t’i shpëtuar harresës.
Kështu e pamë dhe e njohëm edhe këtë pjesë të jetës së abëreshëve këtë të shtunë të fundit të majit , nga KANA, të përcjellë me aq vërtetësi , sinqeritet , origjinalitet nga Lucia Martino dhe Elena Amato, të cilat edhe këtë herë përgatitën, një pjatë karakteristike arbëreshe që quhej , “Tumac me cërrin”, një pjatë që gatuhej në kohën e Krishtëlindjeve .
“Të dua Arbëri “, një projekt i iniciuar nga Albanian Excellence dhe Vorea, në viti 2018, në 550 vjetorin e heroit tonë kombëtar, ka rinisur nga mesi i muajit mars 2020 , në kohën e Covid 19, me një seri specialiesh direkt në Facebook, ku Lucia Martino, si protagoniste kryesore, ideon , tregon dhe prezanton për publikun momentet më të rëndësishme të jetës së arbëreshëve në kufijtë e shekujve për të mbrojtur prejardhjen e tyre historike dhe kulturore.