Prishtine, 16 Tetor/AE/.- Maratonën e udhëtimit të Ekspozitës, “121 foto në 121 jetë suksesi e cila u ndal në 16 tetor në Bibliotekën Kombëtare në Pishtinë e ka përshëndetur Ministrja shqiptare e kulturës Elva Margariti .
Kjo është pëshëndetja e dytë, pas Struges (Maqedonia e Veriut) që Margariti i dërgon Albanian Excellence per kete eskpozite e cila ka mbledhur suksesin e zonjave shqiptae kudo jane, ne kuader te vitit 2019 i cili eshte shpallur viti i gruas dhe perfundon ne 12 dhjetor ne Tirane, me shpalljen e titullit te madh ne nje mbremje Gala: “Zonjat qe bejne Shqiptarine”.
Më poshte po botojmë tekstin e plote te kesaj letre :
Të nderuara miq e mikesha !
Me dëshirën për të qenë pranë jush, pranoni përshëndetjen time!
Jo shumë kohë më parë, një gazetar më pyeti nëse ministret femra ishin thjesht një numër në qeveri. Në një vend me një të shkuar patriarkale, pyetje të tilla janë të shpeshta, por realiteti është tjetër gjë.
Ky aktivitet është më shumë se një përgjigje. 121 gra e vajza, ardhur nga kontekste të ndryshme sociale, ia kanë dalë, jo vetëm të tejkalojnë çdo lloj paragjykimi, por edhe të jenë zonja në profesionet e tyre: sipërmarrëse, mjeke, shkencëtare, ushtarake, gazetare, artiste, që na bëjnë të ndihemi krenare.
Janë 121 zonja, që janë bërë bashkë nga një tjetër zonjë, Flora Nikolla, e cila i qëmtoi këto histori suksesi, duke na bërë shpresëplota se kudo ka kapacitete, që do ta çojnë kombin tonë përpara.
Por edhe konteksti ku zhvillohet ky aktivitet është një përgjigje. Prishtina , pret Zonjat e suksesit shqiptar kudo jane , ne Biblioteken Kombëtare ne muajin tetor , ne muajin e librit , pret Zonja nga Anglia, Gjermania, Zvicra, Mali i Zi , Kroacia me zonjen Shenida Bilalli , e cila nderon Teutat shqiptare !
Ju pershendes fort nga Tirana duke ju uruar shume suksese ne jetet tuaja!!!