Mirë se keni ardhur në botën e Albanian Excellence !!!

Flora Nikolla shkruan:

23 Qershor/AE/.- Zonjat e suksesit shqiptar për vitin 2019, janë së bashku në një libër –album si një oaz mirësie dhe paqe për të dhënë vlerën e merituar që  ato vetë kanë ndërtuar  me dinjitet, dashuri dhe me mirësinë e elegancës femërore në jetën e tyre !

Zonjat e suksesit shqiptar në këto fotografi  e biografi të shkurtra që po ju prezanton Albanian Excellencë në këtë libër-album, janë bashkëshorte, nëna, motra, mike, personalitete në punën e tyre, janë të sigurta, të rrepta, të zgjuara, kërkuese, janë shqiptare kudo që jetojnë, janë vlera që ne të gjithë duhet t’i çmojmë dhe t’i vlerësojmë si një mundësi më shumë për vendin e jetën tonë.

Ndaj  unë them që rrinë aq bukur së bashku! Ndaj edhe them se bukuria e tyre fizike i përgjigjet aq natyrshëm e lehtësisht statusit të tyre social, intelektual, statutusit të së ardhmes që janë fëmijët e tyre, rritur me kujdes në jetën e tyre, mbushur plot me ngazëllim, përpjekje, dështime dhe ringritje suksesi të sigurtë.

Ndaj ju them me dashuri e gojë-plotë : “Mirë se keni ardhur në botën e Albanian Excellence, ju Zonja të suksesit shqiptar, nga  gjithë -planeti veshur me tis të mrekullueshëm kombëtar!

Mirë se gjëndeni në këtë oaz vlerash që Albanian Excellence, i ka përzgjedhur e mbledhur me dashuri e kujdes si emblema të suksesit shqiptar kudo janë , me idenë  e përfaqësimit dhe të prezantimit të suksesit shqiptar kudo jetojnë zonjat e mënçura dhe hije plota shqiptare që më këmbënguljen e tyre dinë të kenë personalitetin dhe emrrin e tyre,  në një korpratë të madhe , në një Qëndër të rëndësishme mjeksore, në një Qëndër të madhe informatike, në një mjedis ku fjala e vendimet e tyre janë vendimtare për të vijimësinë e një procesi që ka nisur me pikë pyetje”.

Seicila me individualitetin e saj,  në këtë libër të iniciuar nga Albanian Excellence, Zonjat  shqiptare të suksesit, janë së bashku si një ogur i mirë  për Muzeun e Grave që duam të ndërtojmë së bashku me zonjën Suzana Varvarica, i pari i këtij lloji që duam ta kemi sikundër shumë shtete në botë , por që  si parahyrje ,  do të ketë fotografitë e këtyre zonjave të suksesit shqiptar të cilat ndihmuan edhe për realizimin e këtij projekti nisur nga vullneti i mirë për të krijuar një sistem vlerash aq të munguar në kohët që jetojmë, në një Shqipëri ku tarafet dhe e pavërteta profesionale krijojnë nje klimë pasigurie dhe ankthi profesional.

Dua të falenderoj të gjithë fotografët-artstistë që kanë fiksuar dhe kanë sjëllë individualite kaq të spikatura të prezantara në këtë libër, dua të falenderoj Olsi Beçi,  fotografin zyrtar të Albanian Excellence, fitues i disa çmimeve dhe i vlerësuar nga shumë struktura të rëndësishme në Amerikë, i cili në këtë libër ka realizuar një set të rëndësishëm fotosh .

Një falenderim të veçantë për zonjën Suzana Varvarca-Zonjë që bën Shqipërinë në vitin 2018,  që me shumë dashuri në morinë e punëve të saj vijon të jetë një mbështetësë e denjë e idevë dhe punës së madhë që Albanian Excellence, bën në evidentimin e vlerës shqiptare në botë dhe në vendin tonë.

Vlerat shqiptare kanë nisur të jenë së bashku ! Tani duhet të jemi së bashku edhe në të mirë të vendit tonë !!! Ne ju presim !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.