Anita Hoxha shkruan: 1 Dhjetor/AE/ Ne do t’ia dalim, edhe pse shpirti na është thyer e zemra është lënduar. Ditët nuk do jenë më si më parë…përpara syve tanë do të mbeteb gjithmonë ato pamje të tmerrshme apokaliptike. Para syve tanë do na mbesin ato pesëdhjetë e një viktima; gra, fëmijë e të rinj, që shpirtin e dhanë nëpër rrenoja…
Ne nuk mund të jemi të lumtur më, edhe po të ishte një viktimë e vetme, jo më më pesëdhjetë e një jetë.
Por, misioni i artistit është të çeli lule prilli edhe në dimrin e acartë..!
Ne do t’ia dalim, do t’a bëjmë për fëmijët tanë, që në supet e tyre të brishtë po bartin dhimbje pa fund…
Ne do t’ia dalim…do t’iu tregojmë atyre se jeta jepet vetëm njëherë dhe e vetmja që ka rëndësi është vetëm ajo.
Ne do t’iu tregojmë atyre se vetëm duke qenë të bashkuar, do mund të kalojmë dhimbje te mëdha…
Ne do t’ia dalim, sepse ne vërtetë humbëm jetë njerëzish, qe nuk kthehen më, ne humbëm shtëpitë qe punuam nje jetë…
Ne humbëm shumë gjëra, por gjetëm njëri- tjetrin, në këto kohë dhimbje. Gjetëm atë shqiptarin e dikurshëm… atë që ndante kafshatën e bukës, atë që në të mirë e në të keqe ulej në sofër e te jepte kurajo !
Ne gjetëm njëri- tjetrin që per shumë vjetë e shamë, e pështymë… i thamë fjalë të pa fundme !
Ne rigjetëm atë në të gjithë botën, në këtë solidaritet të pa parë kurrë ndonjëherë…
Ne do t’ia dalim për bukurinë e jetës, për vazhdimësinë e saj dhe të brezave që do vijnë.
Zoti na bëri të kuptojmë se pasuria nuk vlenë asgjë përpara jetës
Na beri të kuptojme se mbrenda një sekonde shkaterrohet çdo gjë !
Zot, edhe në këtë dhimbje që po na gerryen shpirtin, ne rifituam njëri- tjetrin !
Asgjë nuk na bën më të dobët, asgjë nuk do na ndaj më, ne do jemi gjithmonë aty, për njëri- tjetrin, sa herë qe dikush rrëzohet do të jemi aty, duke i dhenë supin tonë të mbeshtetet..!
Gjithmonë do kujtojmë ato viktima të pafajshme, qe Zoti do t’i mbaj në gji në parajsën e tij të perjetshme !
Ne do t’ia dalim po, po do t’ia dalim të ringrihemi, se ne e rigjetëm njëri- tjetrin përsëri…!!!