Tirane, 18 Shtator/AE/.- Themeluesja dhe Drejtorja Ekzekutive e Albanian Excellence, Flora Nikolla, i ka derguar nje leter, kryetarit te komunes se Presheves, zotit Shqiperim Arifi, ku e falenderon per vullnetin e mire dhe frymen e bashkepunimit qe Komuna qe ai drejton , ka treguar gjate vizites se fundit qe nje delegacion i Albanian Excellence, realizoi ne kete qytet palcerisht shqiptar, duke e shpallur vitin 2020 si, “Viti i Presheves”, me sloganin “Ne jemi me Presheven”.
Albanian Excellence , ka vendosur ne menyre unanime, qe vitin 2020 ta shpalle, Vitin e Presheves, gje e cila presupozon vendosjen e te gjitha burimeve njerezore qe ajo ka evidentuar ne shtatet vitet e jetes e saj, qe kur se u krijua ne vitin e 100 te shtetit shqiptar, ne ndihme te nevojave reale, qe ka dhe do te prezantoje Presheva , ky qytet shqiptar , pjese e Republikes se Serbise.
Me poshte po botojme letren e plote qe themeluesja dhe drejtuesja e Albanian Excellence i ka derguar zotit Arifi.
I nderuari zoti Arifi !
Me kënaqësi ju falënderojmë për pritjen dhe disponimin e Komunës që ju drejtoni, gjatë qëndrimit të delegacionit të Albanian Excellence, në Preshevë , për mbeshtjetjen e gjithë-anshme që na dhatë gjate ditëve tona në qytetin tuaj , këtë vend palcërisht shqiptar i cili gjatë vitit 2020 në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të firmosur mes Komunës së Preshevës dhe Albanian Excellence, e vendos Preshevën në qëndër të punës dhe aktivitetit të kësaj qëndre e cila nga viti 2012, evidenton shqiptarët e suksesit të të gjitha trojeve kudo ata jetojnë.
Na erdhi keq që nuk patëm mundësi t’ju takonim personalisht, por në cdo moment ne ndjemë përkujdesje maksimale të zotit Aliu dhe të të gjithë stafit tuaj !
Ne ju falenderojmë për mikrpritjen tuaj dhe për qëndrimin e mundësuar nga ju gjatë së cilës ne mësuam më shumë për qytetin tuaj dhe na u bënë më të qarta idetë për të ardhmen e afërme që në të jemi më pranë jush dhe të mund të afrojmë në bashkëpunim edhe më shumë qeveritë respektive të kombit tonë.
Ne ju falenderojme që ju besuat tek prezantimi dhe njohja që i bëri këtij projekti te Albanian Excellence, nga Ardita Behluli, një gazetare e arrirë që ju keni në Peshevë, pjesë e Albanian Excellence që në muajin prill të këtij viti, kur u ftua të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar zonjave të suksesit shqiptar në botë zhvilluar në Tiranë dhe në Shkodër , dhe më pas të ishte pjesë e Ekspoztës ndërkombetare “121 foto në 121 histori suksesi “.
Puna e koodinuar e Arditës me ju dhe me Albanian Excellence, gadishmëria absolute juaja për të qënë së bashku në këtë projekt, puna e detajuar e AE në këtë projekt, pra sinkronizimi i të gjithë këtyre faktorëve, them se , solli rezultate shumë të mira në këtë nisje projekti, duke garantuar një vijimësi të sigurtë për vitin 2020 , si “Viti i Preshevës”.
Ne duam t’ju informojmë se kemi nisur që tani punën për vitin 2020.
Këngëtarja e njohur Eda Zari , pjesë e Albanian Excellence, ka rënë në parim dakord që gjatë vitit 2020 të organizojë së bashku më Albanian Excellence dhe me mbështetjen tuaj, një koncert humanitar me divizën, “Ne jemi me Preshevën ! “.
Ndërkohë Albanian Excellence, më qëllim promovimin e talenteve të reja, dëshëron të botojë një libër me te rinj që njihen në qytetin tuaj për talentin e tyre në prozë dhe në poezi .
Këto janë shumë pak, kur mendon se puna ka pak dite qe ka nisur qe kur se ne ishim atje por që do të vijojë më tej kur ne do të projektojmë, qartesojme dhe do te zhvillojmë shumë ide të tjera për të konkretizuar divizën tonë që u mbështet aq mirë nga ju :” Ne jemi me Preshevën”.
Ne besojmë në këtë bashkëpunim dhe në punën tuaj , në besojmë që do të jetë një vit i bukur e plot aktivitete e që në fund së bashku me gëzim të promovojmë në muajin dhjetor në Preshevë , “Histori suksesi Preshevare në botë “, një libër me vlera që do të mund t’ia lemë si kujtim Preshevës, ndërsa, Presheva do të ketë një libër vlerash që do te mund të jetë një pasuri e madhe njerëzore , por edhe mbështetëse për të gjithë qytetin tuaj .
Ne bësojmë te ju , ne besojmë te shumë kush që do të dijë të thotë gojë plotë e mëndje kthjellët : “ Po, Ne jemi me Preshevën” !!!
Na qofte udha e bardhe !!!
Ju faleminderit dhe mirë u takofshim së shpejti !!!