Nënkryetarja e Kuvendit te Shqipërisë, Klodiana Spahiu, pret në takim Drejtoren Ekzekutive të Albanian Excellence, Flora Nikolla

Tirane, 2 Mars /AE/ Drejtorja Ekzekutive e Albanian Excellence, Flora Nikolla, njëherazi themeluese e Klubit të Zonjave të Ekselencës Shqiptare, së bashku me zonjën Aida Hoxholli  anëtare e bordit të këtij klubi, u pritën në një takim miqësor nga Nënkryetarja e Kuvendit te  Shqipërisë. zonja  Klodiana Spahiu.

Takimi nuk ishte thjesht një vizitë kortezie, por një hap i menduar drejt ndërtimit të një dialogu institucional mbi rolin e gruas në shoqërinë shqiptare dhe mbi nevojën për të krijuar struktura që evidentojnë dhe mbështesin ekselencën.

Gjatë bashkëbisedimit u analizua ideja dhe filozofia mbi të cilën është ngritur Klubi i Zonjave të Ekselencës Shqiptare – si një platformë që synon jo vetëm të bashkojë figura të spikatura të suksesit por edhe të krijojë një rrjet ndikimi pozitiv, mentorimi dhe solidariteti ndërmjet brezave. U theksua se klubi nuk është konceptuar si një organizëm formal përfaqësimi, por si një hapësirë vlerash, ku përvoja, integriteti dhe arritja profesionale kthehen në kapital moral për shoqërinë.

Flora Nikolla paraqiti në mënyrë të detajuar edhe rrugëtimin 14-vjeçar të Albanian Excellence, si një qendër që ka ndërtuar me këmbëngulje një arkiv të suksesit shqiptar, duke dokumentuar histori frymëzuese brenda dhe jashtë vendit. Sipas saj, krijimi i Klubit të Zonjave është një fazë e re zhvillimi, që e zhvendos fokusin nga evidentimi individual i arritjeve drejt ndërtimit të një komuniteti me vizion afatgjatë dhe krijimin e nje standarti ne shoqerine shqiptare.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi sfidat që shoqërojnë sot angazhimin e grave në jetën publike – nga përfaqësimi institucional deri te nevoja për modele të dukshme suksesi që frymëzojnë vajzat dhe gratë e reja. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile për të krijuar politika dhe iniciativa që e trajtojnë ekselencën jo si përjashtim, por si standard.

Në këtë kuadër, u përmend edhe mbrëmja e organizuar me shumë sukses në Prishtinë , me 26 shkurt,  për themelimin e Klubit të Zonjave të Ekselencës Shqiptare, një aktivitet i realizuar në ambientet elegante të Sëiss Diamond Hotel Prishtina. Mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë dinjitoze dhe frymëzuese, me pjesëmarrjen e zonjave të njohura nga fusha të ndryshme, duke shënuar një moment të rëndësishëm për institucionalizimin e kësaj platforme në të gjithë hapsirën mbarëshqiptare,  fokus i jetes së Albanian Excellence.

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë,  vlerësoi kontributin e deritanishëm të Albanian Excellence në ndërtimin e një narrative pozitive për arritjet shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur iniciativa që fuqizojnë rolin e gruas në zhvillimin shoqëror, kulturor dhe ekonomik të vendit.

Takimi u mbyll me dakordësinë për të vijuar komunikimin dhe për të eksploruar forma konkrete bashkëpunimi, duke e konsideruar Klubin e Zonjave të Ekselencës Shqiptare si një strukturë që mund të kontribuojë në forcimin e dialogut ndërinstitucional dhe në promovimin e vlerave të qëndrueshme në jetën publike shqiptare.

 

5 Koment

  1. zudena 100 mg thotë:

    zudena 100 mg

    zudena 100 mg

  2. nitrofurantoin 100mg capsules

    nitrofurantoin 100mg capsules

  3. meloxicam for dogs

    meloxicam for dogs

  4. ivermectin for rosacea

    ivermectin for rosacea

  5. hello world thotë:

    hello world

    hello world

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *