BIENALJA E KARIKATURËS BALLKANIKE NË POGRADEC –BASHKIA DHE ALBANIAN EXCELLENCE
POGRADEC, 18 Shkurt/.- Bashkia Pogradec në bashkëpunim qendren me Albanian Excellence shpalli te marten në Pogradec, “Ditët e humorit Niko Nikolla 2020” dhe Bienalen e karikaturës Ballkanike “Buzëqeshja e Ballkanit –Niko Nikolla“, një aktivitet shumë dimensional në kujtim të shkrimtarit, gazetarit dhe humoristit të njohur poradecar, aktivitet që synon të jetë një aktivitet traditë në qytetin e liqerit, cdo 20 maj, në kujtim të lindjes së këtij personaliteti të njohur të këtij qyteti, i cili edhe pse iku shumë i ri nga qyteti i tij i lndjes , nuk e harroi asnjëherë me zemër , me shpirt dhe me mendje qytetin e tij.
Ky aktivitet i cili zhvillohet bazuar në politikën e re të Bashkisë së qytetit të Pogradecit, për të kujtuar e nderuar personalitetet e qytetit, do të promovojë dhe cilësojë rolin e madh qe ka dhënë për humorin shqiptar, Niko Nikolla, duke drejtuar për 25 vite revistën humoristike “Hosteni “, me një tirazh mbi 60 mjë kopje, e konsideruar si revista e vetme opozitare në kohën e sistemit një partiak.
Nënkyetarja e Bashkisë Entela Gusho, duke shpallur këtë aktivitet në Bibliotekën e qytetit Mitrush Kuteli, nënvizoi rëndësinë që ka organizimi i këtij aktiviteti duke nderuar një personalitet të jetës së qytetit, në dimensione ndërkombëtare , përmes organizimit të një mararone aktivitetesh në letërsi , karaikatirë, traditë, shtyp, sikundër është dhe një bienale e karikaturës balllanike me emrin e Niko Nikollës, i cili në dimensionin e ti si drejtues i humorit arriti të fizionojë dhe të krijojë shkollën e karikaturës shqiptare , duke arritur të zbuloje dhe të kultivojë edhe talentet në këtë fushë të artit pamor në vitet 70-90 të shekullit të kaluar.
Drejtorja Ekzekutive e Albanian Excellence dhe ideatorja e ketij projekti, Flora Nikolla, duke folur për këtë aktivitet, nënvizoi punën e madhe krijuese të Niko Nikollës, si shkrimtar në fushën e humorit, publicist si drejtues i Revistës “Hosteni”, por edhe për punën e madhe për Ballkanin që ai ka bërë si krijues, lidhur kjo dhe me titullin me te cilin është pagëzuar edhe kjo bienale e karikaturës.
“Niko Nikolla, eshte themeluesi i revistës Ballkan në vitin 1991, por i njohur dhe per shprehjet e tij që në vitin 1988 bëri xhiron e botës nga Gabrovo e Bullgarisë nga ku tha :”Ta kthejmë Ballkanin nga fuci bauti në fuci humori” , apo edhe “Në Ballkan mos pyes shumë se del kushuri edhe më gruan tënde”. Themelimi i këtij konkursi në nder të tij, është një shtysë jo vetëm për evidentimin e vlerës , por edhe një shtysë më shumë për zhvillimin e karikaturës në Shqipëri”, tha Flora Nikolla.
Bujar Kapexhiu një përsonalitet shumë dimensional i humorit në Shqipëri , karikaturist shumë i njohur , anëtar i jurisë së Bienales së Karikaturës që u shpall sot përvijoi rëndësinë e madhe që ka organizimi i këtij aktiviteti në zhvillimin dhe kultivimin e humorit në Shqipëri.
Ai tha se , “Ky aktivitet do të jetë shumë planësh jo vetëm ne karikaturë por edhe në letërsi, , në kinematografi . Poradeci nuk ka vetëm figura të tilla të mëdha si Mitrushin dhe Lasgushin, por edhe Niko Nikollën, ndaj vlerësimi i figurës së tij duke e identifikuar me humorin nga Bashkia e Pogradecit, ka një vlerë shumë të madhe jo vetem për të tashmen por edhe për të ardhmen.
Ilir Harxhi, regjisor, duke vlerësuar aktivitetin , tha se do të mbështese këtë iniciatovë shumë të rëndësishme duke pohuar se gjatë Ditëve të humrit Niko Nikolla, do të kishte rëndësi edhe prezantimi i filmave shqiptare të humorit, përfshirë edhe filmat e tij që kanë karakter të theksuar humorit.
Presidenti i jurisë së këtij Konkursi Ballkanik është karikaturisti me famë botërore , Agim Sulaj, i cili absolutisht ka pranuar të drejtojë jurinë e këtij konkursi të parë të karikaturës si dhe të sjelle gjatë këtyre ditëve , një ekspozitë të tijën personale, me kopertinat e revistës Hosteni të krijuara prej tij në kohën kur Sulaj , punonte si karikatrist në këtë revistë.
“Fillesat e para mbi Ballkanin i trashëgojmë nga i pazëvëndësueshmi Niko Nikolla , i cili i ka kushtuar Ballkanit shumë shkrime , libra e vlera të trashëguara , të cilat në këtë bienale duam ti vizatojmë me syrin e satirës e humorit “Buzëqeshja që lidh miqësitë”, është shprehur Sulaj për këtë aktivitet.
Në këtë konkurrim Ballkanik janë të ftuar të marrin pjesë të artistët e humoristët e Rajonit të Ballkanit me veprat dhe idete e tyre ,
Tema, “ Buzëqeshje Ballkanike” është pagezuar, se jo rrallë vendet e Ballkanit, kanë qënë terrene luftrash e keqkuptimesh historike. Ideja e këtij konkurrimi kërkon të lerë pas mosmarrëveshjet e të kaluarës , për një Ballkan paqeje e miqesie reciproke.
Duke vleresuar vlerat e secilit vend si pasuri e perbashkët, janë të lirë të marrin pjesë të gjithë artstët pjesemarrës që duhet t’i dërgojnë deri në 3 punime , teknika e lire mbi leter, FormatiA3,A4 Data e fundit e dorëzimit të punëve do të jetë 20 Prill 2020
Cmimet” Cmimi pare Niko Nikolla 500€ Cmimi i dytë Bashkia e qytetit të Pogradecit400€, Cmimi i trete i Jurise 300€ .