Princi i Arbërisë, Francisco Maria Frega i këndon dashurisë e bukurisë arbëreshe  

Në Lucia al KANA të shtunën, 23 maj Live në Facebook , ekskluzivisht me serenata arbëreshe

 Tiranë, 21 Maj/AE/.- Muzikaliteti origjinal dhe vargjet e mrekullueshme të serenetave arbëreshe, këtyre këngëve të improvizuara dhe të lindura nga dhunti popullore poetike, do të këndohen të shtunën e 23 majit,  live në Facebook nga Francesco Maria Frega, në rubrikën  “Lucia al Kana”, një rubrikë që vijon  prej disa javësh nga Lucia Martino, si një bashkëpunim mes Albanian Excellence dhe Vorea, në kuadër të projektit, “Të dua Arbëri” nisur dy vite më parë mes dy shoqatave respektivisht në Tiranë (Shqipëri)  dhe Frascineto (Itali).

Francesco Maria Frega, një personazh i  botës arbëreshe, i njohur ndryshe si  Princi i Arbërisë, është protagonist shumë simpatik i kësaj mbrëmje tipike arbëreshe, kur do të interpretohen këto këngë të mrekullueshme kushtuar  bukurisë e dashurisë së vajzave e nuseve të Arbërisë, në një ditë shumë të rëndësishme të jetës së tyre si është martesa dhe jo vetëm.

Francisco Maria Frega, në një intervistë për Albanian Excellence , shprehet i ngazëlluer për këtë pjesmarrje të tij në Al Kana më serenetat e bukura arbërëshe të cilat sic thotë ai i ka kënduar,  që kur ishte i vogël me familjen e tij, por në veçanti me babain e tij që e donte muzikën shumë” .

Stërnip i Gjeneral Pasquale Trifilio, komandant i ushtrisë italiane por edhe një një poet i madh dhe shkrimtar popullor, Princi i Arbërisë, do të vijë  në këtë mbrëmje maji, me një seri këngësh të zgjedhura , duke treguar në këtë rubrikë, se si kanë  mundur të mbajnë gjallë e të trashëgojnë brez pas brezi, në Kalabri , traditën e VIERSHET, KENTIURET dhe AIRET.

Gjithashtu ai  do të tregojë si i është  përkushtuar  forcimit dhe përhapjes së trashëgimisë arbëreshe, veçanërisht asaj muzikore e cila zë një vend të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe publike të Arbereshëve .

Francesco Maria Frega,  është pjesë e korit polifonik të S. Nicola di Mira të Katedrales së Lungro, shtëpia e Eparkisë, e cila ofron këngë nga liturgjia greko-bizantine. Po ashtu ai është pjesë e grupit Moti i parë  me të cilin karregjistruar  regjistruar “33 xhiro në Francë” dhe një CD me Universitetin e Kalabrisë. Ai po ashtu, është pjesë e korës së Giovanni Battista Rennis.

Për disa vite është pjesë e kompanisë teatrore  “VOREA” me qëndër në Frascineto.

Kurrikula e jetës së tij  ndër vite, është pasur me shumë çmime dhe njohje nga shoqatat dhe ministritë e kulturës në vende të ndryshme të botës. Ai ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare dhe koncerte të organizuar nga arbëreshët nga Perëndimi në Lindje. Aktualisht, me Shoqatat ‘Vorea’ dhe Albanian Excellence, po merr pjese në  projektin ‘Të dua  Arbëri “,  i cili nisi  dy vite më parë  e do të vijojë për një kohë të gjatë.

Le të mirëpresim në Facebook live, Francisco Maria Frega më serenatat e bukura të dashurisë e të bukurisë , të shtunën, ora 17.00 në Lucia al KANA nga Frascineto.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *