Flora Nikolla shkruan :
Tirane, 13 Tetor/AE/.- Me 16 tetor, 121 zonja të suksesit shqiptar të hulumtuara dhe të përzgjedhura nga Albanian Excellence në një ekspozitë nderkombetare dhe në një album fotografik , do të jenë së bashku në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë , pas një udhëtimi arome suksesi, që nisi në qershor në selinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta , për të vijuar në pika kyce të shqiptarizmës sonë, si në Strugë (Maqedonia e Veriut ), Preshevë (Republika e Sërbisë), por po ashtu dhe në qytetet periferike të Shqipërisë si, Patosi dhe Poradeci i përralluar.
Emëruesi i përbashkët i këtij udhëtim, ishte dhe është dhënia e ideve dhe mesazheve fisnike të mirësisë femërore për vijimësinë e më të spikaturës ne shoqërinë tonë të shqiptarizmës por edhe të shoqërisë së globalizuar të cilës në tërësinë tonë si komb i përkasim në të pesë kontinentet.
Në këtë kuptim, ky udhëtim i zonjave të suksesit , ka ndryshuar nga qyteti në qytet , nga udhëtimi në udhëtim, duke krijuar sot në mozaik ngjajesh, idesh, projektesh të cilat do të zënë udhë në vitin 2020, që po troket .
Ekspozita “121 foto në 121 jetë suksesi “, nuk mbeti kurresesi, në suazën e formalitetit që ka një ekspozitë , por shkoi e po vijon të shkojë dhe më tej me ide që lindin e pasurohen udhës, dhe që në fund të fundit na bashkojnë e na bejnë më të denjë si komb në këtë shekull ku protagonizmi dhe pragmatizmi qëndrojme mirë kokë më kokë me njëri –tjetrin.
Mberritja në Prishtinë, për mua , përbën një ngjarje të madhe , e para sepse na solli në Prishtinë një zonjë , pjesë e kësaj ekspozite , një zonjë që i përket botë se medias dhe artit e cila prej 15 vitesh nderon duke bashkuar , zonjat e suksesit shqiptar .
Ajo është zonja Shenida Bilalli , e cila organizon në këtë mes vjeshte me diell, përvjetorin e 15- te te Klubit te femrave shqiptare te Kroacise si dhe 3 vjetorin e themelimit te Klubit Nderkombetar “Mbreteresha Teute, duke nderuar viktimat e dhunës seksuale të Luftës në Kosovë në vitin 1999, përmes këtij organizimi ku do të ndajë cmime dhe për zonjat që kanë punuar në përkrahje e rehabilitim të kësaj shtrese të shoqërisë së Kosovës.
Së dyti, une ndihem mire emocionalisht dhe shpirterisht se ketu me më solli dashuria ime e madhe për këtë vend, që si gazetare e kam përjetuar në shumë etapa të rritjes së saj , nga pranvera e vitit 1999. Qindra reportazhe kam shkruar për ty Kosovë në momente shumë të veshtira të ekzistencës tënde, mijëra lajme kam transmetuar, jo rralle here duke m’u dridhur edhe dora, për ty gjatë punës sime si, kyeredaktore në Agjencinë shtetërore të lajmeve.
Por po ashtu dhe po aq bukur kam shkruar skenarin e dokumentarit historik “Shqiptarët”, prodhim i Radio Televizionit Shqiptar per ty , sikunder ne menyre sistematike kam transmetuar nga Prishtina , hap pas hapi te gjitha zgjedhjet vendore dhe qendrore te organizuara aty deri ne formimin tend si shtet.
Nuk ka pasuri me te madhe tek nje gazetar, se sa bagazhi i ngjarjeve qe ai ka ndjekur, perjetuar, transmetuar, kuptuar, shkruar , dokumentuar !!! Ndihem me fat qe une e kam kete per ty Kosove !!!
Ja pse te gjitha së bashku përbëjnë një ndjesi aq të bukur ne kete prag ardhje te kesaj ekspozitë e cila bart suksesin e zonjave tona kudo janë te cilat ne fakt e bëjnë më të qënësishme dashurine për tokën e Kosovës dhe për njerëzit e saj, ashtu edhe më ngazëllyese këtë fakt shëmbëllyes .
Një grup zonjash do të na bashkohen në këtë vjeshtë në të 16-in tetor në Prishtinë.
Shumica do të jenë nga kryeqëndra e Kosovës, por shumë të tjera do të vijnë nga Shqipëria, ashtu dhe nga shtete të tjera ku ato punojnë .
Se bashku do të jenë edhe tek Mbretëresha Teute ,edhe te Albanian Excellence , dhe te e shkuara e lavdë e Shqiptarisë edhe te e tashmja e ndritur e Shqiptarisë.
Së toku do ti mbledh dhe do ti bashkojë Prishtina e shqiptarizmës!
Së toku do të jenë më të hijshme në një amfiteatër origjinal fotosh .
Së toku do të jenë më të forta për ti thënë viktimave te dhunes seksuale, një zëri : “Ti nuk je vetëm “.
Së toku do të jenë më të bashkuara për të thënë : “Ne jemi me Preshevën”, sfida e fundit që Albanian Excellence ka marrë përsipër për vitin 2020!