Për herë në Poradec, organizohet Bienalja e Karikaturës Ndërkombëtare “Buzëqeshje Ballkanike “ në kuadër të “Ditët e Humorit Niko Nikolla”
Pogradec, 22 Qershor/AE/.-Albanian Excellence në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkisë Pogradec , organizojnë “Ditët e humorit Niko Nikolla “, një aktivitet që synon të jetë i pëvitshëm dhe që kërkon të evokojë dhe të nderojë një nga emrat e njohur të qytetit të Pogradecit, por njëherezi edhe ta kthejë këtë qytet klimaterik dhe me resurese të rralla natyrore, në një vend të njohur të artit dhe të kulturës, mbarëshqiptare dhe botërore , përmes organizimit të aktivitetve të tilla me një rëndësi të madhe kulturore por edhe me një impact shumë të fortë kulture.
Në këtë kuptim “Ditët e Humorit Niko Nikolla”, do të sjellin sipas një axhende të mirë menduar një seri aktivitesh kushtuar satirës dhe humorit në një plan të gjërë, duke shëbyer si një shtysë e domosdoshme në zhvillimin humorit dhe satirës, në letërsi dhenë artet pamore në plan ballkanik por dhe më gjërë.
Një herë në dy vjet do të organizohet Bienalja e karikaturës nderkombetare dhe një hërë në dy vjet konkursi i letërsisë humoristike .
Kështu mendohet që Pogradeci, vit pas viti të kthehet në një qytet të humorit dhe të satirës, në një qëndër të këtij zhanri kaq të rëndësishëm dhe që vitet e fundit ka patur atrofizime dhe jo një zhvillim të njëtrajtshëm .Ballafaqimi i vlerave kombëtare, mbarë shqiptare dhe botëtore një herë me karikaturën dhe një herë me letësinë humoristike(Roman, skecë, komedi) , mendojmë së do të sjellë një zhvillim më harmonik të satiës dhe të humorit në tërësi .
Drejtore Ekzekutive e “Ditët e humorit Niko Nikolla “, është Flora Nikolla, gazetare, producente -Presidente e Albanian Excellence Drejtor organizativ i “Ditët e humorit Niko Nikolla”, është Andis Gjoni, drejtor i bordit të Albanian Excellence, piktor, skenograf .
Kush është Niko Nikolla
Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur Niko Nikolla, njihet në Shqipëri si njeriu i cili arriti të drejtojë për 25vjet revistën “Hosteni”. Si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, Niko Nikolla e lidhi jetën e tij me gazetarinë sa dhe me humorin përgjatë 45 viteve.
Shkrimtari Teodor Keko e quante babain e gazetarisë shqiptare, titull të cilin ai me modestinë e tij nuk e pranoi asnjëherë. “Gazetarët duhet të jenë me zemër të madhe, me mendje të ftohtë dhe me duar të pastra”, citonte gjithnjë Nikolla, i cili lindi më 20 maj 1931 në qytetin e Pogradecit.
Punoi për shumë vite si gazetar pranë gazetës “Zëri i Popullit” dhe më pas si kryeredaktor i Revistës “Hosteni”, deri në vitin 1991 kur doli në pension. Me qindra e qindra janë fejtonet, artikujt dhe reportazhet që mbajnë firmën e Niko Nikollës, në të gjithë shtypin shqiptar.
Dikush e ka quajtuar optimisti i përjetshëm dhe si i tillë pas viteve ’90, Niko Nikolla botoi libra në fushën e publicistikës, humorit, por edhe prozës. Përmenden këtu “Shënime të një gazetari”, “Pushtimi i Amerikës”, “Një angleze në rrugën e Dibrës”, “Furtuna e janarit”, “Lamtumirë Vlorë”, “Njeriu pa emër”, “Zhyl Verni në katror”, “Mjaltë dhe Gjak”, “Kronika nga Fronti i Dytë”, “Vdekja e varrmihësit”, “Një lumë midis dy shenjtorëve”, “Dallëndyshet e dimrit”, “Koloneli me një sy”, ndërsa ka në proces botimi “100 Novela e tregime nga Ballkani”.
Gjithashtu ai botoi një kolanë prej shtatë titujsh mbi temën e Ballkanit, ku përmes humorit sa dhe dramës arriti të shpreh ç’është Ballkani, ç’janë ballkanasit dhe si do të ecë Ballkani. “Ta kthejmë Ballkanin nga një fuçi baruti në një fuçi humori” është një nga shprehjet e humoristit, i cili në vitin 1991 botoi në këtë lëmë dhe revistën Ballkan, ku shkruan penat më të njohura të gadishullit tonë.
Gjatë aktivitetit të tij letrar-publicistik, Niko Nikolla është nderuar disa herë me çmime në konkurse të ndryshme letrare si dhe me pesë çmime të para në fushën e gazetarisë dhe të letërsisë si çmimi “Çajupi” në vitin 1989.
Miqtë e Niko Nikollës janë shprehur se humori i tij buron nga tërë qënia e tij dhe ishte pjesë e së përditshmes së tij. Në ceremoninë e 70 vjetorit të tij, më 2001, Nikolla u tha miqve: “Nesër jam 71 vjeç, por nesër do t’u ndërroj vendin numrave dhe do të jem 17 vjeç”.
Mes vlerësimeve që ka marrë veprimtaria e gjerë publicistike dhe letrare e Niko Nikollës është dhe Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të parë (1978). Në vitin 2003 për “kontributin në fushën letraro-artistike, kontributin si gazetar, por edhe si veprimtar për qytetin e tij të lindjes”, Këshilli Bashkiak i Pogradecit unanimisht i dha Niko Nikollës titullin “Qytetar nderi”.
Po ashtu Niko Nikolla.është nderuar nga Presidenti i Republikës, me titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”.
Niko Nikolla thoshte “gazetaria është një furrë e madhe që djeg çdo gjë dhe që në fund të mbetet vetëm pasioni…”
Pasioni për gazetarinë sa edhe për humorin e bëri atë që për gjatë dy javëve në gjendje të rëndë shëndetësore edhe pse nën kujdesin e mjekëve, askush të mos i jepte në kartelën e tij një diagnozë të saktë. Ndoshta ky është pasioni, por edhe humori, apo thënia e famshme e tij “mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”.
Çfarë do të përfshijnë Ditët e humorit Niko Nikolla më 18-21 shtator 2020
Gjatë “Ditët e humorit Niko Nikolla 18-21 shtator 2020 “, do të këtë një axhendë të ngjeshur me pjesmarrjen e personaliteteve të lata të humrit shqiotar por edhe të shumë karikaturistëve të njohur që do të vijnë nga bota .
Axhenda do të përqëndrohet në dy pika kyesore : Në pjesën akademike (aktivitetet që do të zhvillohen në Pallatin e kulturës, ekspozitat që do të hapen , tryezat e rrumbullkata kushtuar humorit dhe karikaturës. Gjatë këtyre ditëve parashikohen të hapen katër ekspozita : Ekspozitë me sende personale të Niko Nikollës , nga jeta e tij në Tiranë dhe në Pogradec .Ekspozite me kopertina origjinale të revistës Hosteni realizuar nga Agim Sulaj . Ekspozitë e zotit Bujar Kapexhiu me karikatura. Ekspozita e karikaturave të prezantuara në Bienalen e karikaturës Niko Nikolla 2020 Ceremonia e shpalljes se cmimeve fituese .Po ashtu do të organizohet një tryezë e rrumbullakët “ Karikatura trend apo tendencë në rritje”.
Gjatë këtyre ditëve do të oganizohet edhe tryeza e runbullaket mbi Letërsinë satirike dhe humoristike, gjatë së cilës do të shpallet edhe Konkursi i Letërsisë humoristike Niko Nikolla për vitin 2021. Trupa e teatrit të Pogradecit , do të shfaqë një mbasdite me pjesë e skece humoristike . Gjatë këtyre ditëve do të organizohet edhe ceremonia e dhënies së emrit Niko Nikolla , të rrugicës ku gjendet shtëpia e Niko Nikollës.
Nderimi i disa personalitete të ardhura në Pogradec si Agim Sulaj dhe Bujar Kapexhiu ne nderime nga Bashkia e qytetit dhe Albanian Excellnece.
Në pjesën popullore ( aktivitetet që do të zhvillohen buzë liqenit , karikatura të lira për qytetarët nga pjesmarrësit , e të ftuarit , interpretime të skeceve të humorit , programe artistike gjatë ditëve në pikat kyce të qytetit , sfilata me kostume popullore, shfaqja e filmave humoristikë .
Gjate dy paraditëve , artistët e ardhur në Pogradec , do të realizojnë karikatura me qytetarët në ambjentë të hapura . Gjithashtu ata do të japin dhe mësime si realziohet një karokaturë ëpr qytetarë të interesuar . Këto ditë kaq të bulura do të shoqërohen edhe me Panaire gatimesh tradicionale dhe veshjesh karakteristike të zonës.
Bienalja I –rë Ndërkombwtare Niko Nikolla “Buzëqeshje Ballkanike”
Karikatura është mjeti që transmeton mesazhe të fuqishme qoftë dhe një të hedhur të syrit për problem sociale , politike që ka dhe has cdo shoqeri . Në këtë kuptim ajo ka një karakter të gjërë hapsinor dhe prek shumë nacionalitete njëherazi përmes mesazheve encikopedike që përcjell.
Në Shqipëri , në këtë shekull , kjo është iniciativa e parë që merret në këtë drejtim me një emër të njohur në fushën e satitrs dhe të humorit sic është Niko Nikolla, i cili diti të hedh bazat e karikaturës në gjysmën e shekullit të XX në Shqipëri përmes revistës Hosteni të cilën e drejtoi për 25 vite . Kjo revistë u kthye në një shkollë karikature në Shqipëri, në këtë revistë u krijuan një grup karikaturistësh të cilët sot janë të njohur në të gjithë rruzullin si Agim Sulaj, Ilir Pojani , Sabaudin Xhaferri, Kosta Raka e shumë të tjerë .
Të paktën 250 punime nga 50 vende të botës janë dërguar në adresën e Bienales ballkanike të karikaturës Niko Nikolla, “Buzëqeshje ballkanike”, që do të organizohet pas vendimit të shtyrjes për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19, më 18- 20 shtator 2020, në Pogradec në qytetin e lindjes së humoristit të njohur .
Harta gjeografike, e këtij eventi i cili zhvillohet nga Albanian Excellence në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Pogradecit, në kuadër të Ditëve të humorit Niko Nikolla, një aktivitet që mendohet të jetë i përvitshëm në vijim të politikës së Bashkisë për të nderuar qytetarët e tij, perfshin të gjitha vëndet e gadishullit te Ballkanit si, Shqipëria, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Mali i Zi, Greqi, Turqi, Rumani, Itali, Austri , Poloni, për të vijuar në Indi, Iran, Kinë, Indonezi, Rusi, Siri, Argjentinë etj.
Tematika e karikaturave të prezantuara është e shumëllojtë duke nisur nga probleme të mprehta të gadishullit ballkanik, por edhe problemve te ndryshme te para në planin global.
Nuk ka mbetur pa u prezantuar edhe situata e krijuar nga Covdi 19. Tema “Buzëshje ballkanike”, e përzgjedhur nga organizatorët për këtë aktivitet, ka gjetur vend në shumë punime apo karikatura nga autorë të ndryshëm. Ndaj dhe prezantimi e koncepti si e shohin këta artistë, konceptin ballkanik , është shumë interesante në menyrën se si prezantohet.
Por ajo që është për t’u përmëndur, është edhe fakt, që shumë site të njohura të karikaturës në botë, e kanë botuar njoftimin e organizimit të këtij aktiviteti krahas komenteve të ndryshme për qytetin e Pogradecit, duke i bërë një promocion njohjes të këtij qyteti piktoresk e plot bukuri natyrore.
Disa syresh dhe kanë prezantuar qytetin përmës karikaturës si artisti nga Argjentina Poblo Zerda apo autori bullgar, Valentin Georgiev, i cili ka realizuar në karikaturë , një prezantim fantastik të personalitetit të Niko Nikollës, të liqenit të Pogradecit dhe të artistëve të kombësive të ndryshme që hedhin vallë rreth tij, por edhe të një karikaturë me të gjithë shtete e gadishullit tonë për të cilin Niko Nikolla, punoi aq shumë.
Presidenti i karikaturistëve të Bullgarisë, Walex Alexandrov Presidenti i Unionit te Karikaturisteve Bullgare Walex Alexandrov , i ka kushtuar një rëndësi të madhe organizimit të Bienales Niko Nikolla, “Buzeqeshje ballkanike” .
Ai ka shpërndarë për të gjithë karikaturistët, shtyrjen e këtij eventi shumë të rëndësishëm për shkak te Covid 19, në 18-20 shtator, por gjithashtu i ka bërë dhe një promocion qytetit të Pogradecit, përmes botimit të një grup fotosh .
“Nëse mbledhim atje karikaturistë nga të gjitha vendet e Ballkanit, do të jetë shumë bukur.
Ne jemi ambasadorë për paqen”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook ku boton këtë seri fotosh .
Ndërkohë, Presidenti i jurisë së këtij eventi ndërkombëtar, karikaturisti dhe piktori me banim ne Itali , i njohur ne planin boteror, Agim Sulaj, cilëson se ky, “manifestim do të jetë madhështor” .
Ai shprehet se, “kjo Bienale, eshte vlerë e Niko Nikollës, që edukoi me dashuri një brez te mrekullueshëm artistësh të humorit, satirës, karikaturës. Kenaqësi sot t’i rikthehemi figurës së tij me një mirënjohje e falemnderit plot humor mbi Ballkanin që si thoshte ai, ta kthejmë nga një fuci baruti në nëj fuci humori.
Këtë herë me këtë aktivitet që mban emrin e këtij personaliteti artistët duan ta kthejnë gadishullin Ballkanik në një fuci humori dhe harmonie e bashkëjetese midis popujve të këtij rajoni” shprehet karikatiristi i njohur.
Në jurinë e kësaj Bienale, marri pjesë emra të njohur të kultturës shqiptare si , Bujar Kapexhiu, Thoma Gellçi, Vera Bekteshi, Rezear Xhaxhiu, Gentjan Zeka, Ilir Harxhi.
Drejtore Ekzkutive e këtij projekti është Flora Nikolla , ndërsa drejtor artisti, piktori dhe koreografi me banin në Nju Jork, Andis Gjoni.
“Ditet e humorit Niko Nikolla” , do të jetë një aktivitet sa serioz aq edhe i rëndësishëm në gjininë e humorit ne nivel kombetar dhe nderkomebtar por do te luaje nje rol shume te rendesishme dhe në gjallërimin e jetës së qytetit të Pogradecit në tërësi, nje qytet qe laget nga liqeni i Ohrid dhe eshte prane me dy kufinj tokesor me Maqedonine dhe shume prane me Greqinë.