TIRANE, 28 Shkurt/AE/.- Albanian Excellence gjatë vitit 2020 do të realizojë një seri ekspozitash në Shqipëri dhe në botë, me zonja të suksesit shqiptar qe jetojne në Shqipëri, në botën shqiptare apo në botën globale. Do të jenë 121 histori suksesi sërish në këtë përballje të Albanian Excellence me suksesin femëror , një sfidë që kjo qender qe ka ne fokus te saj suksesin, po realizon me sukses të plotë prej disa vitesh …!
Cila do të jetë surpriza qe Albanian Excellence sjell këtë vit ?
Ndër shumë detaje të reja që do zbulohen ditë pas dite gjatë këtij viti , dy do të jenë më thelbësoret :
1-Zonjat shqiptare të suksesit do të prezantohen me veshje popullore
2- Nje pjesë e madhe e zonjave të suksesit që do të përzgjidhen si histori suksesi do të jene nga periferia dhe jo nga zonat qëndrore, sic ndodh zakonisht.
Nisur nga ideja e vërtetë se, suksesi krijohet jo vetem në qëndër, por edhe në zona periferike, janë përzgjedhur e po pëzgjidhen zonja suksesi nga këto zona, ku suksesi në të gjitha dimensionet e tij, është më i sigurtë dhe më i konsiderueshëm.
Nisur nga kjo ide, Albanian Excellence, do të sjellë një mozaik të vërtetë historish suksesi të cilat do të shkuhen në një libër nga zonjat e përzgjedhura e ndërkohë edhe një mozaik të vërtetë vlerash që përmbledh dhe ka në vetvete , tradita jonë e mrekullueshme e popullit , ajo imagjinatë origjinale, ngjyrash , teknikash , idesh në konturimin dhe realizimin e kostomeve që historikisht nga kohë shumë të vjetra kanë veshur zonjat shqiptare.
Në këtë kuptim, Albanian Excellence,dhe këtë vit, do të sjellë një vlerë të shtuar të suksesit të zonjave shqiptare mbështetur në histori të vërteta, reale dhe njerëzore suksesi në mbështetje të idesë që do të realizojë në fund të vitit në muajin dhjetor ku nga kjo mori historish të suksesit të përzgjidhen 21 Zonja shqiptare që bëjnë botën.
Strategjia e Albanian Excellence, në evidentimin e historive të suksesit shkon kështu përtej standarteve të krijuara deri më tani. Sepse ajo synon përmes kësaj ideje njohjen sa më të mirë të historive, shkëmbimin e vlerave reciproke që mund të kenë zonjat shqiptare të suksesit në botë , me zonjat shqiptare që jetojnë në perferi po që me punën e tyre kanë ditur të ndërtojmë një jetë suksesi. Bashkërendimi i të gjitha këtyre eksperiencave dhe praktikave njerëzore të zonjave tona shqiptare. njohja e tyre përmes organizimit të ekpozitave, botimit të librave, organizimit të tavolinave të rrumbullkata ku do të tregohen këto eksperieca dhe vlera , takimi i zonjave mes tyre, ndërmarrja e iniciativave të përbashkëta në takimet që do të zhvillohen me iniciativë të Albanina Excellence, të gjitha këto ngjaje e mini ngjarje, do të jenë bashkëshoqërueset plot me vlerë, në ditët tona në vitin 2020.
Cdo gjë që do të organizojmë do të jetë e bukur, e vërtetë e natyrshme dhe njerëzore në dhënien e mesazheve të mirësisë se qënies femër e cila këtë vit do të prezantohet aq bukur e veshur me traditën dhe encikopedinë që di të krijojë vetëm populli.
Udha do të na jetë e mbarë !!!