Tashmë kemi një hartë botërore të shkruesve të humorit shqip !!!

Nga Flora Nikolla

Tirane, 16 Gusht /AE/.- Kur gati dy vite më parë, Albanian Excellence më mbështetjen e  Bashkisë Pogradec dhe kryetarit të saj  Ilir Xhakolli, mori përsipër  t’i jeptë një gjasë të re, letërsisë humoristike dhe satirike si dhe karikaturës  shqiptare në plan global,  e gjitha të përshfaqej, si një portë e mbyllur.

Shumë syresh  ngrinin supet , e të thonin pa drojë që askush nuk i jep vëmëndje humorit dhe satirës dhe se shkrimtarët, karikaturistët ose kishin ikur nga Shqipëria, ose nuk punonim më  këtë gjini, se nuk kishin leverdi .

Ndërsa të tjerët, ata të mëdhenjtë  pasi kishin mbyllur një epokë të këtij zhanri shumë të vështirë, kishin ikur në një botë tjetër.

Përsiatja ndaj të pamundurës  e të mundurës që ta bëjnë më të vështirë llafazanët e një shoqërie të lodhur në thashetheme e intriga, në fakt  shtonin më shumë kërshërinë për të gërmuar, hulumtuar dhe jetuar humorin e satirën  në një dimension tjetër .

E ky kërkim për të nxitur  një profilaksi të goditur të  jetës njerëzore ,  e mbyllte  dhe e bëntë amorfe  në kufinjtë e  frikës, një virus që vuri kurorën pa dëshirën e askujt .

Bota e internetit në rrumbulltirën e  globalizimit të jepte mundësi absolute për të komunikuar lehtësisht me të gjithë planetit përtë zbuluar gjeni  e  tendenca , mori talentesh …

50 shtete nga i gjithë planeti sollën në Pogradec, krijimet e tyre  për t’i prezantuar në  Bienalen e Parë Ndërkombëtare të Karikaturës , që shënjëzoi pa një pa dy, futjen për here të parë të Shqipërisë në hartën e karikaturës botërore, këtij  zhanri kaq të aplikuar,  vlerësuar , kujdesuar në mënyrë sisitematikë në botë dhe që të bën ta shohësh këtë shoqëri  në një plan tjetër, me grotesk apo me humor, me buzëqëshje në mëndim, pa u lodhur me aq shume fjalë boshe që thurrin  njerëzia sot.

Pogradeci kjo  qytezë që jeton si ne përrrallë, mes malesh  e një liqeni ninfash , erdhi  e u fiksua nga shumë autorë të largët ne telajo -karikature, nga Argjentina në Bullgari. Pastaj  në posten elektronike të Bienales vinin mesazhe  e foto nga  bota per Pogradecin , përgëzime e  falenderime për këtë nismë që vinte nga ky qytet i vogël  dhe nga Shqipëria që deri më në atë moment nuk kish ekszistuar në një hartë të madhe …!!!

Ja kështu u krye… sfida e parë , në sheshin e bukur të trëndafilave , në një hapësirë magjike më 150 karikatura të përzgjedhura më vëmëndje absolute nga një  juri me personalitete  te kultures. Cmimet u shpallën  në një mbrëmje po aq magjike buzë liqenit,  regjistruar nga Televizioni Publik Shqiptar…!!!

Dhe në një moment të vështirë shkaktuar nga COVID 19 , konkluduam  me sukses Shqipërinë në hartën e karikaturës botërore.

Më pas erdhi sfida e dyte …  Ishte Letërsia satiriko-humoristike …

Më e vështirë …, por u shpall një ditë shkurti të vitit 2021 në Pogradec …

Media  lëciti tekstin  dhe figurën … e trasnmetoi me disa lutje,  se kamerat ishin te zena me raste vrasjesh …!!!

Ne ditet ne vijim, mora disa urime të vakta  që më thonin : “A thua se mund ta përfundosh këtë konkurs kur ska vepra të humorit dhe të satirës…?!

Ideja dhe qëllimi në fund të tunelit ishte krijimi i një harte gjeografike për shkruesit shqiptarë  në botë që nxisnin krijimet e tyre me ketë lloj letërsie dhe  kyesorja, dhurata me e madhe nga ky konkurs , botimi i një antologjie te plote humori.

Kur  fola me një emër  të njohur të humorit me tha  ze mekur: “ok  nise … por që tani më vjen të tregoj një anekdotë: në  botë do të jetë i pari konkurs më 10 antarë jurie dhe më 3 vepra të prezantuara …!!!

Heshta zhurmshëm brënda vetës  teksa  me një dëshirë absolute me sytë e mëndjes fytyra e njeriut me anektodë, më shndërrohej ne një libër të bukur që në kopertinë shkruante : Antologjia e parë e Letërsië Satiriko Humoristike Niko Nikolla

Puna vijonte sistematikisht ditë pas dite.  Komunikimi me njerez , më conte për ditë në hapesira të reja të humorit …  E gjjitha që fiksoja në materile, më nxisnin te ecja më tej .

Një djalë që ka vite që shkruan humor , më mori një ditë ne telefon.

“Shkruaj  humor, me pëlqen fejtoni dhe historite reale që dëgjoj  nga njerëz të ndryshm … I shkruaj me një frymë  dhe pastaj marr dhe  i vendos në një dosje …  Nuk ka një revistë humori…nuk ka vëmmëndje , nuk ka pagesa…Zgjidhja ime është më mirë t’i shkruaj e ti lë në  arkivën time personale sepse humori nuk vlerësohet  në asnjë lloj plani …”,  tha ai i pezmatuar …

Kur disa ditë më parë , bëja bilancin  e prurjeve në këtë konkurs, pashë se teksa shënoja emra të autorëve , numri i shkruesve  shqiptarë të humorit që shënoja  në letrën e bardhe … rritej …

Ishte ngazëllim te shihja se ideja fillestare  e krijimit të një harte mirëfilli të shkruesve shqiptarë të humorit  dhe të satirës, tashme ishte para syve të mi

Numri i  tyre ishte mbi 40…!!!

Shqipëria, Kosova, Presheva,  Italia, Gjermania, USA,  Kanada,  Arbëria, Greqia, Franca ishin disa nga shtetet  e botës që marrin pjesë në këtë konkurs të kësaj letërsie, që padiskutim do të jetë më e madhe , më e larmishme , më e konsoliduar në Konkusin e dytë  që do të organizohet pas dy vitesh .

Gjinitë e prezantuara ?

Të gjitha, romani, tregimi, fejtoni, anekdota , fabula…

A shkruhet humor nga shqiptarët ?

Sigurisht që po …  skecet që dëgjojmë  e shohim  rutinë  në televizione  nuk janë të vetmet …, kur hapesira e humorit dhe e satires ka edhe me shume diapazon dhe kulture intelektuale.

Idëtë dhe mbështetjet , si ajo që dha Bashkia e qytetit të Pogradecit , bëjnë të lëvizin  edhe klishe që përshfaqin të pamundurën …!!!

Tani në kemi një hartë të shkruesve shqiptarë të humorit dhe  të satirës… Pas dy muajsh  do te kemi nje aktivitet shumedimensional ne Pogradec , qe do te kurorezohet me  botimin e nje Antoligjie dhe nje libri studimor mbi humorin bazuar ne kumtesat qe do te mbahen ne nje konference kushtuar vetem humorit dhe satires !!!

E duke ju referuar njerezise që nga mediokriteti që kanë,  duan te shëmbin idetë që ndërtojnë një shoqëri, zë plotë ju themi : Ju lutem na lejoni të ecim përpara !!!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *